Thursday, April 20, 2017

ESE LETRARE: Vdekja eshte nje akt qe shpaguhet me te mirat qe lihen pas, ashtu sic shpaguhet flijimi per hir te nje ideali



Koha eshte e shkurter, por arti i gjate" eshte nje thenie kuptimplote e Bodlerit qe lidhet pikerisht me vdekjen, me shpirtin artist dhe me perjetesine.

Dualiteti i perhershem mes te siperpermendurave shpaloset si pikesynimi kryesor vecanerisht i njerezve me bote, i cili eshte mjaft i bukur, sepse paraqet rrugetimin drejt suksesit te pafundme e te pavdekshem. Cdokush qe ia ka dale te arrije kete objektiv te eperm, e sheh aktin e vdekjes thjesht si nje proces vijues te ciklit jetesor dhe jo si nje fatalitet te pashmangshem.

Ne te tilla raste, vdekja perceptohet vetem ne kendveshtrimin fizik, sepse per sa i perket anes shpirterore ajo nuk sjell pluhurin e harreses, perkundrazi, ben te mundur tejcimin e perjetesimin e emrit te dikujt, qe me veprat e tij ka lene gjurme ne jete-ne kete antonimi te forte, e cila kerkon kurajo e vullnet te pamate per ta ballafaquar. Analogia e kesaj dukurie eshte flijimi per hir te nje ideali qe shpaguhet ,po ashtu si dhe vdekja, me veprat e lena pas. Por, flijimi shkon pertej kuptimit te pare te fjales. 


Cdo akt i krijimit artistik per hir te pavdekshmerise shpirterore sublimohet si nje akt sakri fikimi, qe i atribuohet vetem nje deshire te thjeshte dhe fisnike: shfrytezimi i cdo mundesie qe na krijohet ne menyre qe ta gjejme vetveten ne hollin e personaliteteve me te lartesuara mbareboterore.
E pikerisht kjo do te sjelle shpagimin per vajtjen ne boten e pertejme.


Nga Eva, Kruje

Wednesday, April 19, 2017

Evgjeni Grande: Analize e personazheve kryesore ( Balzak)

Zonja Grande ishte një grua e thatë, fytyrë-hequr, verdhacake si një ftua dhe e plogët. Ishte një nga ato gra që duken sikur kanë lindur vetëm e vetëm, për t’u shtypur nën thundrën e të tjerëve. Ishte kockë- trashë, me një hundë të gjatë dhe ballin të gjerë , me dy sy të mëdhenj. Në shikimin e parë ajo ngjante si ato frutat pa lëng, e pa shije. Dhëmbët i kishte të rrallë e të zi dhe buzët rrudha-rrudha. Për ëmbëlsinë e saj ëngjëllore, për durimin e saj, për shpirtin e saj të dhembshur, cilido ia qante hallin dhe e nderonte. Varësia e saj ndaj të shoqit dhe përulësia ku kishte rënë dukeshin qesharake, por ëmbëlsia e saj nuk e lejonte të zemërohej e të ngrinte krye. Krenari a e saj e fshehtë, fisnikëria shpirtërore e saj, që përbuzeshin dhe lëndoheshin prej zotit Grande, e udhëhiqnin këtë grua në jetë. Ajo paraqitet si një nënë shumë e përkushtuar për lumturinë e së bijës. Marrëdhënia midis tyre ishte shumë e ngushtë. Nënë e bijë ishin lidhur aq ngushtë njëra me tjetrën, sa ato dy motrat e dëgjuara hungareze, që nga gabimi i natyrës kishin lindur të ngjitura me një kurriz të përbashkët ashtu Evgjenia me t’ë ëmën ishin gjithmonë bashkë në atë strofkë, së bashku venin në kishë, së bashku flinin. Ajo e kishte edukuar të bijën me ligjet e kishës dhe me moralin jetësor. Botën e saj të brendshme e shprehte më së miri në fjalë dhe në veprimet e s aj. Dhe tek ajo shohim një ëmbëlsi të veçantë ndaj familjes së saj. Ajo jeton me ndjenjen e së mirës dhe vdes duke menduar për të. 

Nanoja ishte shërbëtorja që punonte në shtëpinë e zotit Grande. Ajo përfaqëson një fenomen të rëndësishëm historik, një shtresë të tërë shoqërore dhe është shprehja e gjysmë proletoriatit të krahinës frënge të asaj kohe. Kur zoti Grande i ofroi asaj të punonte si shërbëtore në shtëpinë e tij, ajo u gëzua aq shumë saqë i mbeti mirënjohëse gjatë gjithë jetës. Ajo ishte shumë e fortë nga ana fizike dhe besnike ndaj pronarit. Nanoja kënaqej me pak gjëra dhe mendonte se zoti Grande ishte i ndershëm kur ai me të vërtetë e shfrytëzoi sa mundi. Bindja dhe nënshtrimi i saj i plotë ndaj borgjezit Grande përbën një dobësi të pjesës më të prapambetur politikisht të gjysmë proletarëv e të fshatit francez të asaj kohe. Sa më shumë që Grandeja i merrte shpirtin, aq më shumë ajo e quante atë bamirës të saj. Pranë Grandesë ajo nuk ishte mësuar të rrinte me njerëz zemërgjerë. Ajo flinte në fund të një korridori të gjerë ku vetëm trupi i saj i fortë mund të duronte. Në këtë mënyrë ajo realizonte she punën e rojtarit duke qenë e trajtuar si qeni i Grandesë. Për hir të “nderit” që Grandeja i kishte bërë asaj duke e punësuar, ajo merrej me të gjitha punët e shtëpisë, madje gjatë verës ajo merrej me vjelje dhe ruante vreshtat. –(S’do mend se do të më ndihmosh ti, o ushtar i regjur. A nuk ke shërbyer në marinen e rojes perandorake? ) Ajo përherë ishte e gatshme ti ndihmonte të tjer&eum l;t, sidomos Karlin, i cili e quan atë ushtarë të rregjur. Nanoja s’kishte marrë asnjëherë dhurata sepse kishte jetuar me njerëz jo bujarë. Karli do ti dhurojë asaj rrobën e tij të bukur. –Si?Eshtë e mundur të më dhuroni një rrobe aq të bukur?- tha me vete Nanoja.- Më duket se ky djalosh flet përçart. Pas vdekjes së Grandesë ajo martohet me Antuan Kornoaleri i cili u emërua rojtar i përgjithshëm i tërë tokave dhe pasurive të Evgjenisë.



Kryshote e De Grasenet paraqiten si personazhe që kanë një funksion të rëndësishëm; me to zbulojmë anë të veçanta të kohës. Edhe tek këto përsonazhe vihet re etja për pasuri e cila i vesh me dinakëri, egoizëm dhe me prirjen për të zbuluar mënyren për tu bërë të pasur. Ata synojnë të përfitojnë nga plaku Grande por ky i fundit si ujk i vjetër që është i përdor si grep.

Ata përpiqen të sillen si të ndershëm për ti marrë Grandesë vajzen e tij për të përftuar nga pasuria e tij.E gjitha kjo nxjerr në pah forcën e madhe të parasë në jetën e shoqërisë borgjeze. Paraqet një botë të vjetruar e cila të lë një përshtypje të hidhur sepse me të është e vështirë që një vend të eci përpara. Me anë të veprimtarisë së tyre Balzaku dëshiron të nxjerri në pah mesazhin që konsiston në shpresën për ndryshim. Shpresa për një botë ku pasuria nuk ëshrë Zot dhe ku veset e egoistëve duhet të marrin fund.


Nga Desi, Prishtine

Ese Letrare: Si e perfytyroj te ardhmen time? no.2


Gjithmone e ardhmja ka qene nen vemendjen jo vetem te profeteve, astrologeve por edhe e mendimtareve,filozofeve.....gjithashtu edhe ne vemendjen tone. Shpesh e pyesim veten se cfare eshte e ardhmja dhe cfare na rezervon ajo?

Mendoj se e ardhmja eshte ajo pjese kohe qe ne kemi familje te madhe:)...miq te sinqerte e dashuri te perjetshme.....Them se e ardhmja eshte cka ne kemi prodhuar ne te kaluaren duke hedhur hapa jo te njejte ne te tashmen e duke sakrifikuar per te ardhmen.


Mendoj gjithashtu se edhe pse e planifikojme te ardhmen,smund ta percaktojme ate.....E vetmja gje qe ne mund te bejme eshte te mbledhim te gjitha informacionet qe kemi ne jeten tone,ne te tashmen tone e ti shfrytezojme ato per te krijuar te ardhmen tone.
Por cfare ndodh me ne njerezit kur fillojme sakrificen per te ardhmen? Ai është kaq i shqetësuar për të ardhmen sa nuk e jeton të tashmen. Ai nuk jeton dot as sot as nesër.

Ai jeton sikur nuk do të vdes kurrë dhe vdes pa jetuar kurrë siç duhet. Sa shumë të vërteta ka në këtë thënie. Fatkeqësisht. Fatkeqësisht. Ne fitojmë, mundohemi për të krijuar diçka materiale, dhe pasi ta krijojmë, nuk kemi kohë të kënaqemi me të. A është më e vlefshme për të gjithë ne që t’i kalojmë ore te steragjutar në punë,ne kafene apo ta kalojmë atë kohë me familjet tona? Pastaj përsëri nxitim, zgjim në mëngjes, kthim në shtëpi vonë pasdite, në mbrëmje madje. Synimet, ëndrrat, karriera. Ndriçim i reflektorëve, blice të fotoaparateve, famë, dhe shkëlqim i rrejshëm. E di, e di, duhet të fitojmë të ardhura,te argetohemi por duke sakrifikojmë praninë tonë te familja. Të gjith ë ne kemi numër të kufizuar të ditëve në jetën tonë. Mendoni se sa shumë vlen një ditë dhe si do ta shpenzoni atë në të ardhmen. Dhe do të kuptoni se vlen shumë, dhe nuk duhet ta çoni dëm, ta kaloni me njerëzit e gabuar, në momente jo të gëzuara, në minuta të pakthyeshëm të lumturisë. Unë e di se sa shumë më mungojnë ato momente me familjen time, me miqtë e mi. Sikur të mundja, do ta blija një ditë. Thjeshtë, do ta qerasja veten. Do ta blija një ditë edhe për ju, që të mund të kënaqeni me njerëzit që i doni dhe që ju duan. Unë besoj se ju meritoni një mbledhi dhe një ditë fantastike, prandaj jepjani atë dhuratë vetes dhe familjes suaj, sepse familja është pasuria më e madhe dhe askush nuk e meriton k&e uml;të ditë më shumë se ata. duhet t’i shprehim ndjenjat tona si diçka që do të na përkujtonte se jemi vetëm njerëz, jo robotë Dhe është pikërisht kjo, pauza e vogël që do ta thyej rutinën, ajo që ju duhet më së shumti e per te harrojmë atë që e dëshirojmë, për t’u kujtuar se çka është ajo që e meritojmë per te ardhmen. 

Nga Anxhela, Tirane