Showing posts with label Poezi. Show all posts
Showing posts with label Poezi. Show all posts

Tuesday, March 29, 2016

ESE : “ Modeli antik i epit te Lahuta e Malcise “ .

Letersia shpesh here nuk ka qene thjesht nje “krijimtari”. Shume here ajo ka qene nje pasqyre realitetesh, luftrash, betejash apo edhe fantazie qe te nderthurura bashke kane dhene vepra te pavdekshme. Ne letersine boterore mund te renditim me qindra te tilla, por veprat “Iliada”dhe “Odisea” jane padyshim kryevepra boterore dhe muze per cdo shkrimtar. Edhe pse i perkasin antikitetit grek, ato kane vlera universale qe gjejne vend edhe ne shoqerine e diteve te sotme. Per kete ato jane bere objekt frymezimi per shume e shume krijues nga e gjithe bota. Nje rast tipik eshte ai i poetit shqiptar At Gjergj Fishta. Bazuar mbi veprat homerike ai krijoi pasurine e tij me te madhe, “Lahuten e Malcise “. Per shqiptaret kjo e fundit ashtu si veprat homerike per popullin grek ,eshte nje thesar i cmuar i etnogjenezes. Pare ne nje plan krahasues, mes tyre do te gjejme nje numer te madh te perbashketash , aq sa duken sikur jane histori te njejta te dy popujve te ndryshem. Pra Fishta per te krijuar Lahuten ka marre si model veprat e antikitetit , pra veprat homerike.

 Sapo hapim veprat e Homerit ndeshjen e pare e kemi me formulen aq klasike te hyrjes qe e takojme ne te dyja veprat e tij . “Kendo hyjneshe menine e Akil Pelidit “ te “Iliada” dhe te njejten gje shohim edhe te “Lahuta e Malcise” “Ndihmo Zot si m’e ndihmue “. Pra tek te dyja gjejme te njejten formule hyrese. Te dy poetet I drejtohen “Hyjnive”, te mbinatyrshmes per t’iu dhene forcen dhe guximin te shkruajne. Kjo formule ka qene karakteristike per veprat e antikitetit dhe Fishta e huazoi ate te Lahuta e Malcise. Si tek veprat homerike ashtu edhe te Lahuta e Malcise kemi te bejme me me poeme epiko-lirike-heroike. Epike , sepse te dyja trajtojne ngjarje. Perkatesisht veprat homerike luften greko-trojane dhe pasojat e saj dhe Lahuta e Malcise luften shqiptaro-malazeze dhe perpjekjet per liri. Me lirizmin ndeshemi qe ne vargjet e pare te seciles veper. Te veprat homerike edhe pse shpesh here poeti tregohet asnjeanes , serish lirizmi nuk mungon , si ne pershkrimin e ngjarjeve ashtu edhe te personazheve . “Shume hidhnime dhe kobe akejve ju solli dhe ne ne humnere gremisi /qindra shpirtra burrnore fatosash “(Kenga 1 ) . Te Lahuta e Malcise , poeti nuk eshte neutral , per me teper ai mban anen e shqiptareve sepse edhe vete ishte nje shqiptar. As ketu lirizmi nuk mungon. Poeti ka bere nje nderthurje te habitshme mes lirizmit dhe epizmit. Ky I fundit del qarte ne shperthimet lirike te tij, ne pershkrim personazhesh etj. “ Qi per mbret e troje t’veta /mos t’iu dhimet gjaja as jeta/ Po te desin, si Oso Kuka/ qe ashtu tue deke,. Ahu! Nder ato suta” (Kenga 4) . Dhe se fundi nje poeme heroike , sepse ne brendesi te saj flitet per bemat e heronjve dhe qellimet e tyre te larta ne luften per mbrojtje. Faqe pas faqeje shohim se struktura eshte ajo qe I karakterizon te dyja dhe I bashkon me njera-tjetren. Te dyja jane strukturuar ne forme monokolone , nje tjeter e perbashket kjo mes tyre.                           

 Te dyja veprat kane marre tema qe lidhen me mbrojtjen e kufijve dhe te nderit te kombit. Ndalemi te veprat homerike. Nese shohim “Iliaden “ arsyeja e luftes mes grekeve dhe trojaneve thuhet se eshte Helena. Faktikisht nje arsye tjeter e luftes eshte edhe mbrojtja e kufijve nga ana e te dyja paleve. Por rrembimi i Helenes i shtyu drejt nje lufte per ta mbrojtur nderin. Nese e shohim edhe Lahuten e Malcise , lufta ndermjet shqiptareve dhe malazezeve zhvillohet po per te njejtat motive, mbrojtja e kufijve territoriale dhe ajo per mbrojtjen e nderit. Pra ne kete pike shohim nje te perbashkete mes tyre. Territoret per kohen qe flasim jane nje pike e rendesishme per keto vepra. Per Greqine, sepse percaktonin fuqine e cdo principate dhe per Shqiperine , sepse pas shekujsh te tere pushtimi dhe roberie do te vendoseshin kufijte perfundimtare dhe te shpallej pavaresisa. Motivet e njejta I bashkojne gjithashtu me njera-tjetren. Te te dyja veprat hasim motive si : lufta ne emer te kombit, ne mbrojtje te kufijve dhe nderit , motivi I dashurise per atdheun apo ai I trimerise dhe forces burrerore. Nese I shohim me kujdes , do te verejme te njejta tipe personazhesh. Ato mund t’I klasifikojme ne dy grupe te medhe per te dyja veprat, personazhe reale apo historike dhe personazhe mitologjike. Te veprat homerike persa I perket ndarjes se pare mund te klasifikonim :Odisene , Akilin, Agamemnonin, Paridin dhe sigurisht Helenen. Ne ndarjen e dyte do te kishim perendite e Olimpit . Ndersa ne Lahuten e Malcise do te kishim ne ngarjen e pare: Oso Kuken , Kraj Nikollen, Abdullah Drenin, Marash Ucin etj. Ne grupimin e dyte kemi personazhe si: shtrigat, kucedrat, oret , zana t, flockat, lugatin, dragonjte etj. Ne Lahuten e Malcis ene ndryshim nga veprat Homerike kemi edhe nje grupim te trete personazhesh, atje ku bejne pjese personazhet autoriale te tille si: Tringa , Pater Gjoni , motra e Avdi Hises etj. Ketyre personazheve poe tet ju kane veshur tipare te njejta si: trimeria, bukuria, guximi apo ndershmeria. Per me teper ne kengen e nente te Lahutes se Malciase na del fare qarte mbeshtetja e Fishtes mbi veprat homerike. Kjo duket kur Zanat veshtrojne trimat shqiptare dhe I krahasojne ata me persoanzhet homerike:

Se ata akejt na kenkan njallun /Qi t’larg Trojen paten kallun ‘”Porsi t’isht nje fort dragonit/Fort mi njaka Agamemnonit"

Persa u perket personazheve mitologjike te Lahuta e Malcise ata nuk kane ne dore fatin e heronjve si te veprat homeike, perkundrazi ata thjesht ndihmojne heronjte,por nuk mund te vendosin per rezultatin e luftes.
Fishta gjithashtu ka marre nga veprat homerike dhe ligjerimin apo gjuhen e tij qe e ka perdorur me se miri te Lahuta e Malcise. Ajo eshte nje gjuhe koncize dhe mjaft e pasur me figura letrare si: hiperbola , metafora, epiteti, krahasimi apo antiteza. Figura qe mbizoteron eshte ajoe hiperboles. Ne kete menyre Fishta ashtu si edhe Homeri ka arritur ta jape ngjrjen me permasa te jashtezakonshme. Keto duken qarte ne pershkrimin e betejave , apo edhe heronjve, sepse vetem keshtu ngjarja mund te fitonte legjendaritet . Nje e lement tjeter qe I bashkon fuqimisht keto vepra eshte edje dramcitet I cili rrjedh si nje rryme e nendheshme dhe e I shoqeron keto vepra nga fillimi deri ne fund . Dramaciteti shfaqet kudo ne te dyja veprat si te betejat, kuvendet, mbledhjet apo luftimet mes paleve. Pershtatje mes tyre shohim edhe ne llojine vargut dhe te rimes. Kjo zgjedhje nga ana e poeteve ju ka dhene mundesi atyre qe ta shtrijne mendimin dhe ta bejen ate sa me te qarte per syrin e lexuesit. Rima e perputhur ju ka dhene mundesi veprave te pershkruhen nga nje muzikalitet qe I bene dhe me intersante dhe me pak te lodhshme. Ngjrjet dhe mjediset shpesh here te shkaktuar nga prania e te mbinatyrshmes jane dhene po ashtu te mbinatyrshme. Folklori ka pasur nje vend te madh ne veprat homerike dhe Fisjta meqe morri nje model prej tyre, huazoi edhe kete gje, folklorin. Me teper ai eshte I pranishem te figurat e mitologjise shqiptare dhe asaj te perendive olimpike.

Pra , sic mund ta shohim nga trajtimi qe beme per mbehtetjen e Fishtes ne modelin antik te epit , arrijme ne perfundimin, se ai ka marre nga ky I fundit nje game te gjere elementesh duke I nderthurur ato bukur me njeri-tjetrin. Keshtu mundi te na sjelle nje veper te paarritshme te mbeshtetur mbi modelin e epit te antikitetit. Per keto arsye ndermjet tyre mund te gjejme kaq shume te perbashketa.      


Faleminderit Laura nga Korca!

Wednesday, April 3, 2013

ANALIZE: Poezia e ISMAIL KADARESE


Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve '60 për të realizzar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve.
Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë.

Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, në periudhën e parë të krijimtarisë së tij, u tërhoq pas poemës epiko-lirike. Në prirjen e përgjithshme ai nuk u shkëput prej frymës monumentalizuese të poezisë së mëparshme, por e kushtëzoi këtë me tipin e njeriut shqiptar, të historisë së tij kombëtare, të fatit të tij nëpër shekuj. Thuajse në të gjitha poemat e shkruara në vitet '60 -'70 ka një gërshetim të mjeteve të reja të të shprehurit me mënyrën tradicionale të të vështruarit të jetës dhe të historisë:

"Po s'ndërron ai kurrë
Art i skulpturës
Gënjeshtrën mbi mua ka ngrírë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë
Të vërtetën kujtoj dhe qaj për të."
(Laokonti)

Poezia e Kadaresë, ndryshe prej prozës së tij, është përgjithësisht e qartë, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse përherë optimiste. Ajo, në kritikën zyrtare, është pritur si pasurim problematik i poezisë shqipe, veçanërisht me temën e qëndresës shumëshekullore të popullit shqiptar në rrugën e tij të gjatë të historisë. Poezia e Kadaresë është poezi e sfidave të mëdha shqiptare. Ajo është e përshkuar nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj lavdisë së tyre, ndaj tokës së të parëve, ndaj gjuhës shqipe.

Qëndresa hyn në poezinë e Kadaresë qysh prej kohërave antike, deri në periudhat më të afërta të historisë. Veçmas ajo lidhet me "motin e madh", të epokës së Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi një periudhë më të hershme se kjo, që ishte mitizuar më herët prej Rilindjes Kombëtare: periudhën e humanizmit evropian (siç mendon shkenca e historisë, kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në të njëjtën shkallë zhvillimi me anën tjetër të Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe qytetërimin shqiptar:

"Njëzet e katër luftra bëri,
Njëzet e katër vdekje theu.
çka mangut linte ditën Gjergji,
Plotësonte natën Skënderbeu."
(Portreti i Skënderbeut)

Përgjithësisht poezia e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare synon, përmes poezisë së tij, ta çlirojë njeriun shqiptar prej akuzash që e kanë ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe peng i saj:

"Dhe kur binin në prille a në vjeshtra
Nëpër brinja të shtrirë, nëpër lugje,
Si me zjarre të vegjël të pëtjetshëm
Era loste me xhufkat e kuqe."
(Nisja e shqiptarëve për në luftë)

Poema epiko-lirike shqipe arriti një nivel të lartë afirmimi me vepra të tilla të I. Kadaresë, si "Përse mendohen këto male" dhe "Shqiponjat fluturojnë lart", pastaj me "Shekulli i 20-të", "Poemë e blinduar", "Shqipëria dhe tri Romat" e vepra të tjera.

Poezia e Kadaresë është e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Në këtë cilësi poezia e Kadaresë të sjell ndërmend vjershërimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet në mungesën e çfarëdo subjekti apo elementi të subjektit. Poemat e Kadaresë, përgjithësisht poezia e tij, janë art mendimi, pa elemente të rrëfimit (narracionit). Si të tilla, si poema mendimi, ato ofrojnë shumësi leximesh, në kohë dhe në miedise të ndryshme.

Kadare në problematikën e poezisë shqipe, krijoi emërtesën e "temës së madhe". dhe jo vetëm kaq, ai e ktheu në mit atë, duke e bërë mbizotëruese në jetën letrare të vendit për më shumë se dy dekada. Para së gjithash poezinë e Ismail Kadaresë e intereson ajo që shpesh quhet gojëdhënë kombëtare ose mit i origjinës. Sfidat më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar janë stacione të poezisë së tij.

Kadare i shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme në vargje të lira, duke përvetësuar vlera të rëndësishme të vjershërimit tradicional, prej De Radës deri tek Migieni. Në fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisë ruse, veçmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresë është mjaft e ngrohtë, e drejtpërdrejt, një bashkëbisedim me të dashurën që përgiithësisht është larg si vend apo si kohë:

"Do shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do më ngelet
I ftohti medaljon i hënës."

Gjithashtu poezia intime e Kadaresë përshkruhet nga malli për qytetin e lindjes, për njerëzit që lanë gjurmë në fëmijërinë e tij,
për atdheun kur ndodhet larg tij, për kohën studentore, vajzat dhe rrugët e Moskës kur është në atdhe, e mbi të gjitha, për vajzën që le gjurmë në shpirtin e tij, por që përgjithësisht ndodhet larg.

RAPORTI NDËRMJET JETËS DHE VDEKJES

Raporti midis jetës dhe vdekjes, midis të gjallëve dhe varreve, midis brezit që shkoi dhe atij që vjen, një nga raportet më thelbësore të qenies njerëzore, përbën një rregullator të mbifuqishëm të gjithë yllësisë së veprave të Kadaresë. Synimi parësor i çdo letërsie serioze që të qëndrojë mbi kohën dhe hapësirën zuri vend kryesor që tek romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Ky roman i kushtohet misionit të një shtabi ushtarak të gjallë, i cili duhet t'i bëjë nderet e fundit një armate të tërë ushtarësh të mbuluar me dhè. Vlera e jetës, çmimi i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerënda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezë, kamarja e turpit dhe përmendorja e nderit, harrimi dhe përjetësia, vetëflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janë nocione themelore artistike të shkrimtarit.
Në mënyrë të veçantë vdekja përbën një zgjedhje të dendur të autorit për të dhënë qëndrimin e tij ndaj jetës njerëzore. Ajo paraqitet në formë individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, të mirëqenë dhe të sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sëmundja nga mplakja; në të gjitha pamjet e saj, si ndërprerje e zakonshme e jetës, si shpagim për vdekjen e tjetrit, si prurje e lëngatës, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linçim nga hakmarrja.
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", vepra që i dha njohjen ndërkombëtare Kadaresë, nuk është e para që trajton raportin midis jetës dhe vdekjes. Qysh tek "Balada e zhvarrimit", kushtuar fatit pas-vdekjes të prijësit arbër Gjergj Kastrioti, duket qartë prirja për të zbuluar, nëpërmjet qëndrimit ndaj varrit, kulturën nga barbaria, dhunimin nga shenjtërimi, sundimin e të vdekurve mbi të gjallët.

Në tregimin "E krehura", vdekja dhe varret, në heshtjen e tyre, marrin vlerë fisnikëruese. Njeriu që edhe me vdekjen dëshiron të tregojë dinjitet dhe fuqi shpirtërore ka një varr të thjeshtë, pa shenjë, në një kënd të padukshëm të varrezave verilindore të kryeqytetit, ndryshe nga shumë të tjerë, që, në përputhje me hierarkinë zyrtare mbitokësore, mbajnë mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanë bërë më shumë se Egla e vogël për Shqipërinë dhe s'kanë asnjë meritë për të qenë të diferencuar edhe përpara vdekjes e varrit. Nëpërmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithë shoqërinë shqiptare, në kuadrin e së cilës veprojnë personazhet e tij.

Shtresëzimi i shoqërisë në veprën e Kadaresë fillon me varret pa emër, me muranat e thjeshta në gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranë kishës, rrethuar me selvi; për të vazhduar më tej me përmendoret dhe lapidarët, me varret e shenjtëruar për motive patriotike, siç janë varret e dëshmorëve (le të kujtojmë, për shembull, varrin e veçantë të Alush Tabutgjatit; varrin e Skënderbeut ose edhe të pashait turk në Orikum) dhe për të përfunduar me piramidën e faraonit Keops ose arkën e hirit të trupit të djegur të Çu En Lait, që, sipas testamentit të tij, u derdh mbi hapësirën ndërkontinentale të Kinës, për ta pushtuar me frymën e vet.

Ismail Kadare është nga personalitetet më të shquara të letërsisë shqiptare. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në rreth 32 gjuhë të huaja) ai e bëri të pranishme Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Kadareja që në vitet '60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me poezinë dhe prozën e tij. Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qëndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes. Duket sikur asgjë çka është shqiptare, nuk mund t'i shpëtojë syrit të shkrimtarit të madh.
E gjithë vepra e Ismail Kadaresë që nga botimi i parë deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa për një Shqipëri të barazuar me shtetet më të qytetëruara të botës, sepse asktu e meriton, ndihet të pohojë autori

Tuesday, March 26, 2013

Poezia "Jeta" e Naim Frasherit, koment dhe analize.

Sa e dua giithe jeten!
Se atje gienj te verteten,
Yjte, henen, haPesiren,
Te mugetit, naten,  diten,
Mengjeze,  djelline,  driren,
Mbremen  dh' ate erreciren;
Naten, kur esht'  e qetuar
Edhe  gjesendi s'degionet;
Qiellin kur esht' i edruar
E hapesira  ndritonet,
A kur hapen here-here
Ret' e zeza  sten1 nd'ere;
Vapen,  vjeshten, dimrin, veren,
Rete, shine  dhe lumenjte,
Gjemim, mjergulle, Perrenjte,
Deoren, bresherin' e eren'
Malet, fushat edhe brigjet,
Grykat e gukat e shtigjet.
Oshetim6en, Pyjet,
druret'
Shkembenjte, gerxhet' e guret,
Lulet, barerat qe mbijne,
E shpeste qe fluturojne
Edhe  kengera  kendojne
E neper dega levrijne.
Dhe njerin'  e bagetine
Dhe giithe E'eshte
ne
jete
I dua si Perendine,
Se ngado  qe kthenj syte,
Shoh atje Zotn'  e vertete,
Q'eshte nje e s'ka te dyte.


Poezi meditative-filozofike. Ajo shpalos mendimet dhe ndjenjat e poetit teksa mediton per jeten, njeriun, perendine, bukurine dhe dashurine.
Shfaqen shume tipare te Naimit si :
-Bindja se ka nje zot te vetem, c’ka I jep dhe siguri e tone optimiste.
-Panteizmi si doktrine filozofike, teksa ai e sheh perendine kudo dhe njeriun si shfaqjen me perfekte.
-Metempsikoza- poeti e sheh universin gjithnje ne levizje dhe jeten ne perteritje.
-Poeti mahnitet nga bukuria ,sepse ate  e ka bere me duart e veta perendia- tipar I romantikeve.
Ligjerohet ne veten e pare dhe shkrihet uni lirik me ate te mendimtarit filozof, poetit dhe njeriut.

Tuesday, January 8, 2013

Koment dhe Analize "Palimpsest"- Martin Camaj


Hyrje ne poezine e Martin Camaj



Poezia e M. Camaj mbetet nje dukuri me permasa europiane dhe kombetare njeherezi. Autori i “Nji fyell nder male”, “Kanga e verrinit”, “Djella”(novele), “Legjenda”, “Lirika mes dy motive”, “Poezi”, “Drandja”, “Rrathe”, “Shkundullima”, “Karpa”, “Poezi”, eshte shembulli mbase me elokuent i modernitetit shqiptar.
Krijimtaria e tij u zhvillua sipas gjedhesh te lira dhe modern. M.Camaj eshte shkrimtari me pragmatik ne letersine shqipe, prane L.Poradecit. Lirika europiane e shek.20 nuk na ofron nje porte ku mund te hyjme lehtesisht, pasi ajo perben nje sturkture komplekse, me plot te panjohura. Mbit e gjitha flitet per sundim te enigmes dhe erresires.
Vecori te poezise se Camajt
Poezia e Camajt ka preokupim shprehjen e vetvetes, kapjen e nje ndijimi, kujtimi.
A-     Poezia e Camajt dallohet per shkrirje traditash poetike, qofshin te kaluara apo te reja, modern.
Nga tradita shqiptare e te kaluares dallojme:
1-      Reflekse te De Rades- ne drejtim te sintetizmit dhe vizionit universal mbi jeten;
2-      Reflekse nga Mjeda – ne drejtim te teknikes se vargezimit virtuoz e klasik;
3-      Mbeshtetje ne folklore, sidomos ne ate te trevave veriore;
4-      Mbeshtetje dhe shfrytezim i i mitologjise shqiptare;
Nga tradita modern dallojme:
1-      Camaj eshte ndikuar fort nga hermetizmi (Ungareti) dhe me pas gjejme shfaqje te theksuara te simbolizmit e te strukturalizmit (ne gjuhe).

B-      Poezia e Camajt nuk dallohet per mesazhe te drejtperdrejta, port e nenkuptuara, parabolike, qe arrihen perms asociacionesh te njepasnjeshme.
C-      Poezia e Camajt perjetohet e interpretohet sin je tekst i hapur qe lejon nje numer te pafund leximesh.
D-     Vitet e fundit poezia e Camajt u be shume abstaguese, ku kuptimesite qarkullojne te mbishtresuara, so nje lloj palimpsesti poetic; duke punuar fort me gjuhen, ai arriti te mbishtresoje shumekuptimesi tekstore.
E-      Camajn e terheq thelbi i dukurive, pra shfaqja e gjithkoheshme e tyre; ajo universalja. Kjo ka cuar ne mbivendosje te detajeve, figurave, e imazheve te epokave te ndryshme. Nuk i interesojne angazhimet e drejtperdrejta historike apo shoqerore.
F-      Tek Camaj shfaqet dukuria e arkaizmit estetik, dmth vjeterimi i kohes, shtimi i distances se poetit me ngjarjen e rrefyer.
G-     Prirja hermetike-moderne e beri poezine e Camajt mjaft eliptike (qe dmth te kete pak fjale por shume nenkuptime) me kapercime te befa imazhesh e idesh, i dha trajten e nje kolazhi poetic.
H-     Poezia e Camajt eshte mjaft e kursyer, maksimalisht estetike, shpesh deri ne kufijte e aforizmave poetike
I-        Poezia e Camaj ka fjalor poetic teper te perzgjedhur. Cdo fjale ka vend te pandryshueshem. Vargu pergjithesisht eshte i lire, ka ritem e muzikalitet te brendshem qe krijohet nga:
-          Asonancat (thyerja e vargjeve, shpesh asimetrike, cezura te papritura), sidomos nga stili i nje rrefimi te qete e te distancuar.
J-       Poezia e Camaj eshte shkruar ne variantin e gegerishtes letrare. Nga faza e dyte deri ne fund, poezia e Camaj qe meditative, me disa rrafshe emocionale e kuptimore, me shume kumte poetike brenda teksteve pergjithesisht te shkurter.
Ne te gjitha poezite e mi aka principe metrike (te fshehta) qe nuk e prishin ritmin e rradhitjen e gjuhes” do te shpjegohej Camaj per poezine e tij. Por, do te shtonim qe poeti ruan ritmin e radhitjen e natyrshme te gjuhes, por jot e botes.
Te gjitha poemat e M. Camaj kane si karakteristike fragmentaren, Ne menyre me te qarte kjo gje manifestohet ne poemat e shkurtra. Poezia “Gjarpijt e zez” ndertohet me disa efekte te qarta grafike bardhe e zi, por qe mund te sugjerojne dhe me shume ngjyra. Ne projektin poetic te Camajt hidhet drite verbuese: e jeta e tyne asht e bardhe,/e bardhe nen diell,/ e jeta e bardhe e bardhe,/ nen diell e bardhe, e bardhe. Vetem ne pese vargje mbiemri “i bardhe” perdoret 7 here, emri “diell” dy here- insistimi i poetit eshte sugjestiv, gjuha nuk eshte me komunikim porn je gjenerator gjendjeje, posacerisht drite, e ngjashme me pikturen moderne.

Thursday, November 29, 2012

Lulet e se keqes koment dhe analize ( Bodler )


Vellim poetik nga Bodles, nder te paret simboliste.

Nje rrefim per shpresat, enderrat, deshtimet dhe te keqen.  Lulet e se keqes tentojne te nxjerrin ekstraktin e se mires nga e keqja, bukurine nga fuqia malifike. Ndryshe nga letersia e meparshme qe merrte gjerat e bukra si pikenisje per te shkruar, Bodler deshiron qe paradokset dhe dualizmat te behen teme ate vepres se tij. Bodler ka thene se detyra e tij eshte te nxjerre te bukuren nga e keqja. Ne vellim ka kundervenie ndermjet kategorise estetike te se bukures qe ka per simbol lulet, dhe kategorise morale te se keqes qe ka per simbol satanin.

Modernizmi qendron ne faktin se Bodler, ndryshe nga autoret klasike te cilet shkruajne per te bukuren si nje kategori sublime dhe te pacenueshme, shkruan per te duke e pare ne nje kendveshtrim te ri : Letersia duhet te evokoje edhe per anen absurde dhe paradoksale te jetes dhe te bukurise.

Tituli jep disa shtresa kuptimore qe jane :
Ato qe  e kane burimin te e keqja qe mbizoteron ne bote
Lule te semura, qe semurin dhe ato qe I mbajne ere
Lule qe kane lulezuar ne shpirtra te vdekur, qe I kane rrenjet tek fatkeqesite  e poetit.
Ato tregojne te bukuren e se keqes, dhe te bukuren ne te keq.

Bodler eshte poet I spleen-it dhe ideales perballe njera tjetres. Spleen-I I referohet nje gjendjeje merzie, te serte , me sakte cdo gje e keqe qe ka lidhje me boten : vdekja, vrasja, vetmia, deshperimi. Ne te kundert, idealja eshte transhendetja e spleen-it, aty ku ekziston dashuria dhe ndjenjat jane te shfaqura gjer ne ekstaze. Idelja arrihet nepermjet nje shkeputjeje nga realiteti nepermjet veres, opiumit, udhetimit, pasionit. Ajo nenkupton nje gjendje ku koha dhe vdekja s'kane vend. Ai pergjithesisht I referohet pasionit per te shfaqur kete ekstazi te ndjenjave, por papritur ne kete dualitet spleen-I shfaqet befas dhe spontanisht. Autori eshte gjithnje ne frike prej vdekjes, mbytjes se shpirtit te tij dhe mosrealizmit.
Pamjet pariziene ai I sheh dhe si mahnitese , me horizonte  blu dhe simbole te tjera te tilla, por dhe si nje mit qe vazhdon ne ditet e somte. Parisi po ndryshon, koha po ndryshon. Ai niset qe nga antikiteti me figuren e Andromakes, dhe me simbole te tjera te se kaluares per te treguar se Parisi ka qene me I bukur dhe vlerat e tij do te ruhen nese vete qyteti ruhet I pandryshuar.

Femra tek Bodler eshte objekt kryesor mbartes I simbolizmit. Ajo eshte nje ndermjetese e dy gjendjeve kontrastuese te siperpermendura. Ndersa ai rreshket duart ne floket e saj per te marre idealen, papritur e ndal dashurine duke menduar se nje dite kjo femer do te vdese, do te dekompozohet dhe do te puthe krimbat ne vendin e tij, dhe spleeni vjen…Femra sipas tij eshte nje engjell qe te fal kenaqesi, por dhe nje djall, burim I se keqes, eshte qenia qe na I mbush enderrat me terrin me te madh e me driten me te madhe. Puthja e saj eshte helmuese, dhe dashuria e saj e con jo afer zotit, por me afer Satanit.

Simbolika e udhetimit ka te beje me rrugen e nejriut ne jete, linden dhe zhgenjimin nga realiteti, lindjen e spleen-it, dehjen me vere dhe opium, tundimin nga djalli, deshperimin dhe revolten e njeriut te vrare dhe se fundmi vdekjen e tij, pajtimin e fundit me veten dhe boten.Simbolika e Bodlerit synn perjetesine : Arti eshte I gjate, por koha eshte e shkurter”

Poetika e Bodler-it evokon gjithashtu per vdekjen.Nje mundesi per dashuri mund te kthehet ne pikenisjen e vdekjes. Koha eshte armiku me I madh I njeriut , shtaza qe ka jete njeriu. Vampire, femra mostra . Vecimi I tij nga shoqeria, sidomos ajo e Parisit ku pozicionohet ngjarja, e con poetin ne nje vetmi te mterrshme, ne te cilen urohet te vije vdekja sa me shpejt.

Persa I perket anes demoniake te vepres, Bodler sugjeron se njeriu dhe veprimet e tij kontrollohen nga Satani, dhe njeriu eshte thjesht nje mekanizem I tij, nje loder, nje monster me e nevertishme se cdo gje tjeter.
Se fundmi, elemente horror dhe fantastike e shoqerojne poezine e tij, nisur nga macet e zeza , ne krimba etj ejt.Ai ka ndikim nga poetika e Edgar Poe, dhe ne nje far emenyre I perdor per te treguar se  cfare gjendjeje tmerri dhe te frikshme arrin te krijoje Spleen-I ne mendjen dhe psikologjine njerezore.

Sunday, October 28, 2012

Cajld Harold koment dhe analize ( Bajroni )


Cajld Harold eshte nje poeme liriko-epike e Bajronit,veper tipike romantike krijuar nga ditari I Bajronit.

Perbehet nga kater kenge te gjata, me mbi 500 strofa .Ka trajten e nje rrefimi te lire, me strofa spenseriane 9 vargeshe me varg pesekembesh jambik. Kjo lloj strofe te le mjaft hapesire per pershkrime dhe I shkon pershtat asaj c’ka Bajroni deshiron te na percelle mes rreshtave.
Midis tyre ka dhe intermezzo me strofa 4 vargeshe.


Haroldi eshte cilesuar hero bajronian tipik romantik.Ai eshte me nje superioritet moral, intelektual, me zhgenjime nga realiteti, I jetes politike, shoqerore por dhe personale.Ka nje shperfillje per opinionin publik, me ndjenja liri dashese e demokratike.Ai mahnitet pas vendeve ekzotike dhe deshiron te shkeputet nga realiteti I endit ku jeton.Megjithate ai eshte nje hero aktiv, e jo personazh pasiv sic jane cilesuar me se shumti personazhet romantike. Ai I kushtohet nje ideali te larte e fisnik, nje misioni historik. Gjithashtu propagandon per lirine, ben thirrje per humanizem dhe paqe.Poeti ketu shpreh aspiratat dhe idealet e tij.

Temat qe trajton ai jane :
Liria, forca e natyres, marrezia e  dashurise, vleresimi I cultures antike,realizmi ne letersi, arti.

Kenga 1 – Pershkruan me lirizem te thelle pakenaqesite dhe zhgenjimet e heroit si dhe largimin e tij nga toka meme, Anglia dhe shtegetimin per ne gadishullin Iberik.  Heroi largohet nga Anglia sepse asgje s’e lidhte me ate me vendin e tij. Jo me kot zgjidhet qeni si simbol ne pjesen e pare, pasi dhe ajo kafshe besnike do ta shqyente nese do te kthehej prape. Gjithashtu ve ne pikepyetje besnikerine e gruas se tij, te cilen do ta kontrastoje me vone me ate te gruas shqiptare.  Kjo ilustrohet ne vargjet :
Kush u beson psherëtimave
Të femrës që mbush sytë?
Ia than lotët qepallave
Ndonjë dashnori dytë.
Do t’angullijë ndoshta sot
Im qen gjersa të gjejë
Ushqim nga ndonjë tjetër zot;
Nd’u kthefsha do më ç’qenjë.

 Dy lirikat, kenga e Ines dhe e vajzes se Saragoses kane strofa me kater vargje me rime ABAB . Jane futur si interval midis strofave te kenges se pare. Ato japin shpirtin e trazuar te poetit. 
Pas shtegetimit ne Portugali, ku mahnitet nga bukurite e natyres se kesaj toke te embel, ndalet ne bukurite e Lisbones. Subjekti eshte ndertuar ne menyre te tille  qe cliron nga ana kompozicionale, dogmat e ngurta te klasicizmit.
 Haroldi shkon ne Spanje ku shfaqen kontraste te forta romantike. Ai mahnitet nga panorama mesdhetare, pjellore me fruta, por nga ana tjeter mbushet me deshperim  dhe keqardhje kur shikon se lufta mbjell terror dhe vdekje. Nje patos I fuqishem pershkon strofat qe paraqesin mospajtimin e popullit spanjoll me pushtimin. Poeti me shpirt te ndjeshem nuk e kishte te veshtire te kuptonte thelbin e forcave levizese. Ai ben nje dallim te qarte mes idealit te lirise qe misherohet tek populli I thjeshte dhe tek qendrimi kapitullues te aristokrateve vendas.
Heroizmi eshte misheruar tek vajza e Saragozes, e cila eshte nje vazje qe  misheron tiparet e vajzes spanjolle. Pershkrimi I saj merr ngjyrim romantik. Ajo le kitaren kur e therret zeri I luftes, duke u bere keshtu nje hero kolektiv. Ne kete kenge, ai ben nje pershkrim romantik te portretit te saj qe jepet me detaje.
Gorgone- Sipas mitologjise eshte nje nga tri motrat qe floket iu kthyen ne gjarperinj. Dhimbja e saj eshte e madhe kur vdes dashuria por ajo  nuk qan. Autori e jep portretin e saj ne raport me burrat, di te dashuroje . Forca e saj qendron tek shpirti.

Kenga 2 – E con Haroldin neper vise te Greqise , ne Shqiperi, perseri ne Greqi e deri ne brigjet e Bosforit.Ketu gershetohen pershkrimet romantike me meditime te ngrysura, realiste per fatin e popullit grek. Nenvizon nje kontrast te thelle mes te kaluares se lavdishme me heronj dhe gjendes se tanishme te Greqise. Bajron e therret popullin grek te ngrihet dhe te kerkoje lirine.

360 vargje I kushtohen Shqiperise . Del ne pah njohja e Bajronit per historine e Shqiperise.Heroi romantik viziton Shqiperine e Jugut dhe qendron si bujtes ne sarajet e Ali Pashes ku pritet me ndere te medha.

a) Heroi magjepset  nga natyra madheshtore dhe e ashper

b) nga karakteri burreror , bujar I shqiptareve.I quan kryelarte  me nje autoritet sovran.Ka lirizem te theksuar.Admirimi per shqiptaret  shprehet ne aspektin qe ka per to.  Ai I quan “ njerez t’eger”,  por jo ne kuptimin e shpirtit te tyre, por duke I vendosur ne harmoni me natyren shqiptare. Sinonime te fjales te eger mund te perdorim : te forte, te ashper, te pathyeshem.
Ai ne vargjet :

Shkëmbinjt’ e tyre s’janë më të patundur
Nga ata në çast rreziku e nevoje.

Nepermjet inversionit, I percakton shqiptaret si njesi matese e forces dhe stoicizmit. Jo me kot krahason shkembinjte me shqiptaret, dhe jo sic mund te krahasohet rendom sendi me njeriun.

Ne vargun “ (i pa shqiptarët) tek niseshin në luftë dhe fitore.” ,ai ve perkrag luftes fitoren e shqiptareve, sepse nese ata nisen ne lufte, sigurisht qe do te kthehen me fitore.

 C)historik, himnizoi historine shqiptare , Skenderbeun dhe kordhen e tij legjendare qe nuk eshte shkruar pa qellim me shkronje te madhe.
 “Dhe Iskanderi tjetër, që i dërrmoi
Përherë armiqt’ me Kordhn e tij kreshnike.”


d)gjeografik , himnizoi natyren shqiptare ( Agimi)
e)moral , himnizoi virtytet, por dhe vuri ne dukje paragjykimet patriarkale ( nane e rrepte burrash)
f)kulturor vleresoi veshjet dhe kenget polifonike.

Apostrofat e fuqishem shprehin  mahnitjen e Haroldit  per kreshat e maleve ku “ shqypje sqepin mpreh.”
Vleresoi vetite e shqiptarit te thjeshte I cili ecte kryelarte ne truallin stergjyshor, ku spikat mikpritja, bujaria, besa etj. Bajroni ngriti lart  dhuntite morale te gruas shqiptare si fisnikerine, bukurine, por nga ana tjeter ai pa edhe shtypjen qe I behet asaj.Kete ai e krahason me ish gruan e tij.
Pas vizites ne Shqiperi, poeti kthehet perseri ne Greqi. Ne kengen tamburxh ka nje patos te vecante. Ai e shef luften  ne nje kendveshtrim realist. E pershkruan me detaje.

Kenga 3 – Pasqyron nje etape te re te histories se Europes pas disfates se Napoleonit.Ka vargje emo-dramatike. Bajron shpreh shqetesimin per fatet e Europes, per tragjedine qe do te vije pas humbjes se Napoleonit. Ai I kendon iluministeve ide qe frymezojne revulucionin francez.

Kenga 4- 186 strofa, u shkrua ne Itali. Pershkruan me ngjyra te gjalla qytetet e medha te Italise dhe monumentet. Ndalet ne luften e popullit Italian kunder despotizmit.

Vecorite :
-          Ruan trajten e nje rrefimi te lire poetik qe na kufizon ne shtjellimin e subjektit
-          Krahas heroit bajronian kemi nje hero kolektiv pergjithesues, I cili vjen e behet me mbizoterues ne veper. Kjo tregon aspiratat demokratike te poetit ( djemte e Spanjes, vajza, populli spanjoll, bujtesit e Shqiperise)
-          Fati I heroit te vetmuar aktiv nuk njehsohet me ate te heroit kolektiv. Haroldi mbetet veshtrues pasiv, si shtegetar ndryshe nga autori heroi bajronian , nuk merr pjese aktive ne ngjarjet e kohes.

Kenga ku flitet te Shqiperine :
Ne kengen per Shqiperine, ai thote :  “Sa frike  e kote” , qe  e vecon pervojen e tij nga vendet e tjera, dhe e komenton pakuptimesine e asaj shkruar me lart. Poeti eshte deshmitar I gjalle e asaj ca sheh.
“Shqipëri, lejomë të kthej syt’ e mi
mbi ty, o nënë e rreptë burrash t’egër”

Fjala  “ lejome” sherben per te treguar respektin qe ka heroi per  Shqiperine, sepse I drejtohet ne veten e trete njejes.  Ne vargun pasardhes Bajroni vlereson shqiptaret dhe cmon vecorite e tyre : burrerine. Me fjale te tjera ai dhe I njehson vecorite e popullit shqiptar me  ato te vendit.

Bajroni sheh edhe me thelle asaj c’ka shohin syte. Pervec lavderimit te Shqiperise se vjeter, kesaj nene te burrave te forte,  ai pershkruan me detaje edhe ngjarjet e Shqiperise se sotme :

Kryqi po zbret, po ngrihen minaret,
E zbehta hënëz ndrin nëpër lugina,
Mbi pyje me selvi n’agor të çdo qyteti.”

Ne keto vargje ai tregon per islamizmin dhe krishterimin, keto dy fe qe modeluan rrjedhen e historise se Shqiperise.

 Motivi I ekzotizmit eshte I pranishem:  “Gjind  me pak te eger presin ca me pak”—kemi paraysh qe Bajroni shkruan per lexuesin anglez qe s’I njeh shqiptaret, dhe I cileson ata si njerez te eger, pra larg qyteterimit, afer natyres se virgjer. Ekzotizem ndeshin europianet apo njerezit e botes perendimore kur perballen me nje bote plotesisht ndryshe, larg qyteterimit me njerez,  zakone e tradita te panjohura.

Nga ana tjeter, Bajroni I paraqet shqiptaret si model per tu ndjekur nga anglezet, te cilet e mbajne veten te qyteteruar, sepse anglezet nuk I presin miqte ne sallonet e tyre,sic I presin shqiptaret ne kasollet e tyre.Ky eshte nje tipar I romantikeve te cilet perdorin motivin ekzotik per te kritikuar veset e bashkeatdhetareve te tyre.


Stilistika :
Pyetjet retorike jane te shumta, pasi terheqin vemendjen e lexuesit, krijojne komunikim me te, I japin forms elegance duke mos dhene pergjigje per shume elemente, ngrihen ne nuance ironie ose qortimi ose shprehin qendrimin emocional te poetit.

Vendi pershkruhet nepermjet epiteteve dhe krahasimeve : Shqiperi e rrepte, ngjyra mashkullore (epitet metaforik - mjedisi dhe njerezit) etj.

Ato shoqerohen me inversionin I cili I jep melodi e ritem sintakses poetike : Te Pindit, cuka mjegull veshur.
Tipar I romantizmit jane dhe antitezat, ndaj dhe perdoren vzhdimisht psh ne vargjet :
 Ç’armiq për vdekje, po sa miq besnikë!

Enumeracioni sherben per te renditur njeri pas tjetrit boten e natyres, ate shtazore dhe ate te njerezve.
Nepermjet antonimise, si nje prej perdorimeve me te shpeshta stilistike te romantikeve, poeti himnizon virtytin e bujarise : “Ti japesh prehje e ngushellim fatkeqit, I meson fatbardhet e te iqt te skuqen”  .Dhe ne vargun “ C’armiq per vdekje, po sa miq besnike” , autori flet per karakterin burreror, ende te gjalle ne vendet e paqyteteruara.

Sunday, October 14, 2012

Epi i Gilgameshit subjekt, koment dhe analize


Veper qe I kushtohet tmerrit te vdekjes dhe qendreses se njeriut.
Subjekti :
Gilgameshi ishte mbreti I Urukut. Ai ishte shume e fuqishem sepse dy te tretat e tij ishin hyjnore dhe nje e treta ishte njerezore. Perpos trimerise,  ai shpesh ishte dhe mizor me popullin e vet. Ato iu luten perendise se qiellit te krijonte nje qenie po aq te fuqishme sa Gilgameshi, ne menyre qe ata ate dy te perlesheshin, dhe Gilgameshi te kuptonte cdo te thoshte te mundej. Nderkohe Gilgameshi pa dy endrra qe e ema ai shpjegoi dhe I tha qe ishin ato  paralajmeruese te nje fuqie a njeriu kercenues.
Perendia e e Qiellit ia degjoi lutjet popullit  dhe krijoi Enkidujin, I cili sillej porsi kafshe dhe jetonte ne pyll. Nje dite nje gjahtar e pa ate dhe me ane te nje vajze arriten ta terhiqnin Enkidujin deri ne Uruk. Aty Enkideji nisi te mesohej me jeten. Nderkohe, Gilgameshi po bente nje deklarate per fuqine e tij mbi grate dhe Enkiduji I zemreuar iu hodh ne sulm sepse iu duk e padrejte.Gilgameshi fitoi raundin e pare te dyluftimit dhe burrat vendosen paqe mes tyre, dhe me vone u bene shoke.
I merzitur nga monotonia e jetes, Gilgameshi vendosi te shkonte ne pyllin qe ruante Humbaba, nje bishe e frikshme dhe te priste pemet. Humbaba kishte nje nam  te keq dhe ishte I pameshirshem. Nena e Gilgameshit iu lut perendise se Diellit ta mbronte birin e saj, ndersa Enkidujit  I tha te perballej ai I pari me bishen Humbaba.
Gilgameshi perseri pa enderra, qe ia conte perendia e Diellit. Enderrat I thoshin se ato do te korrnin sukses me Humbaben, dhe ashtu bene.Emri I Gilgameshit mori nam aq shume sa Perendia e Dashurise I kerkoi te behej I dashuri I saj.Gilgameshi nuk pranoi pasi ajo kishte nje mije te zeza mbi supe.E  zemeruar, ajo iu lut babait te vet ne qiell te leshonin demin e Qiellit qe te shkatarronte Urukun dhe Gilgameshin, perndryshe do hapte portat e ferrit dhe te vdekurit do dilnin ne toke. I ati pranoi. Gilgameshi dhe shoku I tij  Enkiduji  e vrane dhe demin, dhe I hodhen ne fytyre nje cope te tij perendeshes se Dashurise.
Perendite u mblodhen per te biseduar mbi ngjarjet e fundit: vrasja e Humbabes dhe Demit te qiellit.Ato caktuan se dikush duhet te paguante per te dhe vendosen qe Enkiduji te vdiste. Keshtu Enkiduji u semur rende dhe vdqi.Gilgameshi u merzit pa mase.Ai vendosi te largohej e te udhetonte neper toka te largeta, pasi trishtimi dhe tmerri I vdekjes po e mundin. Me vone mendoi te kerkonte perjetesine.  Ai njihte dy njerez qe perendite ia kishin falur dhe shkoi t’I kerkoje ato qe te zbuloje se si e kishin arritur,
Ai merr udhen per tek Untrapishtimi. Ruga ishte e gjate dhe e mundimshme. Kaloi nje mal ku e priten dy njerez akrepe. Me pas ndali ne nje bujtine, kaloi me barke ujerat e vdekjes dhe me ne fund arriti tek Untrapishitmi. Untrapishtimi I tregoi se ai ishte bere I pavdekshem pasi kishte shpetuar gjallesat nga permbytja e madhe qe caktuan perendite. Ai I dha Gilgameshit nje mundesi te fitonte perjetesine : te rrinte gjashte  dite dhe nete zgjuar.Gilgameshi pranoi, por menjehere e zuri gjumi. Untrapimeshti I dha dhe nje mundesi per te gjetur bimen e rinise ne fund te nje oqeani. Gilgameshi u fut dhe e gjeti, por mendoi ta provonte nje here tek ndonje nga fshataret,pastaj ta hante vete. Mirepo rruges nje gjarper ia rremben bimen, dhe nderron menjehere lekuren duke u rinuar.
Gilgameshit I vdiqen te gjitha shpresat dhe u kthye ne qytetin e tij me idene se te pavdekshem do ta benin veprat e tij, ndaj ndertoi nje mur rreth Urukut ku ishin shkruar bemat e tij.

Heroi kryesor , Gilgameshi si njeri I gezimeve dhe hareve, mbret I Urukut, nuk kishte menduar me pare rreth vdekjes dhe kuptimesise se jetes se njeriut deri ne castin kur miku I tij I ngushte Enkiduji vdes.
Gilgameshi ndryshon qendrim ndaj jetes dhe vihet ne kerkim te jetes se amshuar, duke u bere I vetedisjem per jeten dhe  , fatin e tij.

1.Qenesia dhe aktualiteti i Epit
Objekti kryesor artistik eshte raporti I jetes dhe vdekjes. Edhe pse eshte shkruar 4000 vjet me pare, eshte aktual sepse dhe sot vejme re  deshiren e njeriut per t’I shpetuar vdekjes, tmerrin nga vdekja dhe fatin tragjik tonin. Vlera e saj qendron dhe ne faktin se shume ide e mendime  te shqiptimit te botes se njeriut, te krijimit te tablove poetike e te perhskrimeve te natyres u bene objekt trajtimi edhe ne vepra te mevonshme letrare.

2.Bote-realitet I vecante
Ne kete veper ballafaqohen tre bote: ajo tokesore, hyjnore dhe e kafsheve, qe deshmojne per stadin e hershem te vepres.Ato jane ne marredhenie vepruese, por kufiri mes tyre shkrihet, ndaj keto bote jane ne marredhenie te nderthurur.
Gilgameshi eshte edhe njeri edhe hyjni. Enkiduji ne fillim ngjasonte me shume me nje kafshe. Njerezit- akrep jane dhe njerez dhe kafshe. Humbaba pershkruhet si njeri me koke kafshe. Perendite kane ndjenja njerezore.Utnapishimi me jete te pambarimte hyjnore jeton si njerii zakonshem.
Veprimet  ne ep zhvillohen ne tri rrafshe  hapesinore : kozmos (perendite), toke( perendite, njerezit dhe kafshet), dhe ne boten nentokesore (perendite dhe te vdekurit).
Epi ndertohet mbi bazen e botes se perralles. Eshte ajo bote qe deshirojne personazhet dhe strategjia e veprimit te kalimit te pengesave eshte  e njejte. Gjithashtu kemi pranine e  enderrave. Nga ana tjeter kemi nje fund tragjik, ndryshe nga  perralla.

3.Lufta  kunder se keqes.
Te keqijat per njerezit jane te panumerta, por e keqja me e madhe shte vdekja. E keqja paraqitet qe ne kengen e pare ku Gilgameshi ushtonte nje sundim tiranik. Se dyti dy miqte vendosin te vrasin Humbabes, I cili I kall daten njerezve dhe ka mekatuar perkundrejt Shamashit. Gjate bemave te tyre, miqte kane patur dhe ndihmen e hyjit te Diellit dhe te Luftes, duke dhene keshtu mesazhin e bashkimit te forcave per te arritur nje qellim te vetem : te ngadhenjehet kunder se keqes.

4.Tmerri I vdekjes.
Gilgameshi misheron bukurine, mencurine dhe trimerine dhe anjehere nuk kishte menduar per vdekjen.Kjo ndoshta sepse gezonte te mira si mbret, dhe mendonte se ishte I pavdekshem nga pjesa e tij hyjnore. Vetem vdekja e Enkidujit e beri te kuptoje se vdekja eshte e pameshirshme ndaj cdo qenieje pa marre parasysh forcen. Vdekja I behet nje obsesion qe merr permasa me te medha dhe shkatarruese.Vdekja shfaqet tek  enderra e Enkidujit mbi shtepine e territ, tek skena e vdekjes se Hunbabes, tek fjalet e perendeshes se dashurise,vdekja e Enkidujit.
Friken nga vdekja Gilgameshi e shfaq kudo; tek bujtina etj. Ai fle pak pasi gjumi I ngjan me gjumin e vdekjes. Ai takohet me shpirtin e Enkudujit dhe meson per voten e te Vdekurve.Pas atyre qe degjon nga hija e Enkiujit, ai bindet per tmerrin e vdekjes dhe per domosdodhmerine e vdekjes, per fatin tragjik te njeriut dhe te atij vete.

5.C’prej se u linden ditet s’ka gje te amshuar.
Nje prej ideve qe pershkon epin eshte shnderrimi, ndryshueshmeria e qenies. Kete e shohin tek veprimet e personazheve, flijimet dhe pesimet e tyre. Gilgameshi mbret hidhet ne lufte kunder se keqes, Enkiduji nga nje qenie si kafshe kthehet ne nje njeri te forte, e perfundimisht balte qe e hane krimbat. Untrapimishti ne njeri  qe fitoi perjtesine, ndersa Ur Shabani lundertar u kthye pas permbytjes te jetonte me njerezit.
Del se ekziston nje rregull te cilit i nenshtrohet cdo qenie.  A ekzsiton vertete ndryshimi midis jetes dhe vdekjes? C’ka I largon e c’ka I bashkon ato? “A nuk perngjajne valle njeri n’tjerin, femija I porsalindur dhe vdekja?Me njolla t’vdekjes njejte a s’jane te shenuar?”
Duke e pare jeten e njeriut ne menyre te tille, ne nje kohe te kufizuar  sugjerohet domosdoshmeria e  pertjetimit te cdo casti ne menyre sa me te plote. Kjo duket te fjalet qe I thote gruaja e bujtines.Megjithate Gilgameshi  nuk ia vuri veshin asaj. Ai nuk ishte I kenaqur me jeten, edhe pse mbret.

6.Funksioni I veprimit dhe teresia e tablove poetike
Kjo veper eshte artistikisht e larte pasi krijon tablo, personazhe, tipizem te situatave, detajeve etj. Eshte nje rrefim per trimat sipas stilit te udhetimit te Odisese.
Epi nuk ka nje rrefim te njetrajtshem. Ka futje te episodeve te ndryshme, retardime, enderra, monologje, dialoge etj. Veprimi ne kete veper ka funskione te shumefishte.  Ai realizohet brenda nje kohe e nje bote me vete. Personazhet ashtu si ne perralla, parandiejne fatin e tyre.Kjo mund te arrihet nepermjet enderres ose percaktimit te fatit nga hyjte.

Koment :
Ne pjesen e pare ndodhin ngjarje me natyre kalorsiake. Dy miqte ndermarrin veprime qe I bejne emrat e tyre te famshem. Ato ngjajne si dy kalores qe synojne te behen te famshem duke ngadhenjyer kunder te tjereve. Ne castin kur vdes Enkiduji, rrjedha ndryshon. Edhe me tutje, veprimi eshte element kryesor, por ai merr karakter tjeter.Forcen dhe guximin e Gilgameshit e zevendeson frika ndaj vdekjes dhe deshira per te gjetur pavdekshmerine dhe forcen e pashtrshme rinore. Aksionet e tij jane te varura prej perendive dhe qenieve mitike.
Rendesi kane detajet stilistikore pasi qellimi  I krijuesit te epit  ka qene dhe te krijoje nje veper qe le nje pershtypje te thelle.Kemi perdorimin e  metaforave dhe krahasimeve.
Rendesi te vecante kane pershkrimet . Ato jane te shumta. Pershkrimi I pare qe po marrim per shembull ka te beje me endrren  para ndeshjes me Humbaben. Krijohet nje tablo me elemente te natyres, gjemime, levizje etj. Ne pershkrimin e malit te hyjnive kemi perseri pamje te natyres. Ne pershkrimin e trete kemi castin e permbytjes se madhe ku nuk mungon se krahasimi I hyjnive me qente.
Struktura dhe sistemi shprehes I kesaj vepre jane ngritur mbi bazen e stilit te krijimtarise gojore. Se pari kemi dukurine  e formulesimeve dhe  perseritjeve si ne kategorine e kohes,ashtu dhe dhe te hapesires. Ato perdoren ne rastet e tipizmit te vepres, pershkrimin e situatave, gjendjeve te personazhit etj. Edhe vajtimi mbi trupin e Enkidujit eshte I llojit te krijimtarise gojore.

Mesazhet :
Te gjthe njerezit, pavaresisht forces, menucire apo bukurise jane te destinuar te vdesin.
Ajo c’ka nuk vdes eshte madheshtia e krijimit dhe ajo c’ka leme pas.
E keqja luftohet me ane te bashkimit te fuqise.

Sunday, October 7, 2012

Letra e Tatianes koment dhe analize ( A.Pushkin )


Moment nga me te  bukurit e vepres, nje nga letrat me te ndjera te dashurise ne letersine boterore. Ka ne qender nje portret, portret I bukur I shpirtit njerezor, shembull I shpirtit te paster, ndjeshmerise, flururimeve romantike.


Cila eshte Tatiana? Vajze fshati, e bukur si fushat me lule, e paster si debora ruse, fisnike si shpirti I njeriut te thejshte.Nuk di te genjeje, te mashtroje, madje as te urreje, plot bindje dhe meshire kristiane.Motiv ne leter eshte dashuria, ndjenja me e bukur, me e larte, me fisnike qe mund te provoje njeriu. 
Tatiana romantike e provoi kte ndjenje, madje qe ne castin e pare kur pa Onjegini, engjellin e saj sic e quan.Tek Tatiana flet ndjenja, eshte ajo qe me forcen e saj te jashtezakonshme I jep Tatianes guximin, kurajon ta shprehe, qe ia bent e ditur Onjeginit ate.AJo eshte nje vajze fshati, e rritur mes normale morale te vendit, e ushqyer me idete e fese, e frymezuar nga romanet- megjithate ajo guxon. Ndjenja qe ajo perjeton eshte me e forte se normat, me e fuqishme se arsyeja qe gjithnje synon ta disiplinoje ndjenjen. Vajza e di cili eshte Onjegini, di shkallen shoqerore te tij ( I drejtohet me Ju), por per te kjo s’ka rendesi. Rendese ka ajo qe Tatiana ndjen. 
Perdorimi I trepikeshit le shijen e dyshimit qe do te shfaqet disa here ne leter, por perdorimi I pyetjes retorike na ben te qarte se Tatiana I ka falur dashurise ( te misheruar ne Onjegin) thelbin e saj, ate me te rendesishmin, ate qe e dallon njeriun nga qeniet e tjera, ate qe Zoti vetem njeriut ia ka falur. Dashuria e ben Tatianen te provoje vuajtje te embla, dashuria e saj eshte platonike, lind nga shikimi, ushqehet nga shpirti I etur per dashuri. Ajo e jeton ate ndjenje, bie dhe ngrihet me te, vuan prej saj, ndaj kerkon meshire per t’ia pranuar ate ndjenje, per ta besuar se c’ndjen ajo, per ta pranuar edhe vete ashtu si ajo eshte “ Nuk do te smprapsi…”
Naiviteti dhe sinqeriteti I saj jane trondites. NJe ndjenje e tille lind vetvetiu, e shtytur apo e ndezur nga kushedi cfare fuqie, ndaj ajo  duhet shpallur pa arsye. Vajza kerkon fare pak, kerkon qe te dashurin vetem ta shohe e ta degjoje. Ketu jane mjaft per te. Zeri dhe veshtrimi I tij do te ruhen thelle brenda saj, ato do te shnderrohen ne mall qe s’mbaron dhe s’shuhet kurre. 
Tatiana ka dalluar tek Onjegini ate qe ai nuk pershtatet dot me jeten e fshatit, ate qe e shoqeron kudo merzia, pakenaqesia, por ajo nuk lodhet ta gjeje burimin e kesaj ndjenje. Me dhimbje ajo pohon jeten e vaket, pa gezime e gjalleri te fshatit. Ajo c'ka I ka shkaktuar vajzes ndenjen qe provon quhet nga poeti turbullim I shkrete”. 
Pushkini shquhet per aftesine e sakte  per te depertuar ne boten e shpirtit te heroines. Per Tatianen dashuria qe ndjen eshte ndjenje e njohur vetem nepermjet librave. Tani qe e provon, ajo e vlereson ate si fillimin e fundin e gjerave te bukura ne jete.Per te ka vetem nje dashuri, per te njeriu mund te dashuroje vetem nje here, ka vetem nje burre ne jeten e femres ndaj pohon hapur : “ Jo, askujt ne jete…jam jotja ne perjetesi”
Per Taianen dashuria eshte ndjenje hyjnore, e paracaktuar te ndodhe nga vete Zoti, nga fati “ E ka vendosur Qielli” ,  “ Se Zoti jeten…varr”
Qe Tatiana ka enderruar si romantike dashurine e saj e japin bukur vargjet permes foljeve “ Te kam enderruar/ te kam degjuar/te  ndjeja zene” .
Shpirti I mbushur plot ndjenje e con ate ne idealizim te Onjeginit. Perplasjen e pare me te autori e jep me tre folje: te kuptova, me preke, u pervelova. Me pas kemi percaktimet idealizuese : thesari im, enderra ime, engjelli me shprese (metafora) .
Vajza eshte pushtuar nga dashuria qe e ka bere ate skllave te saj. Durimi po I soset, trupi I shungullon nga ethet e dashurise, mendja s’eshte e qete, shpirti i  vuan, frika e ka pushtuar dhene me fjalet : flas, kuptoj, mendja leshoi, humbas.

Eugjen Onjegini koment dhe analize ( A. Pushkin )


Ky roman ne vargje eshte kryvepra e Pushkinit dhe romani I pare realist rus, ose sic eshte konsideruar: pararendes I romanit realist.

Liv Tyler ne rolin e Tatianes
Heroi, Onjegini eshte nje aristocrat peterburgas I merzitur nga jeta mundane. E karakterizon semundja e shpirtit e cila eshte rrjedhoje e educates oborrtare, arsimit per oborrtari ( arsimim si qellim ne vetvete) dhe jetes se amullt ne Rusine e kohes.Tere keto e kane bere passive.Ai s’di se c’eshte puna dhe c’eshte tu sherbesh te tjereve. Ate e dallon mungesa e deshires per te vepruar e punuar ne dobi te te tjereve.Nderkohe Onjegini e kupton amulline, nuk pajtohet dot me genjeshtren dhe hipokrizine, ai pikellohet dhe vuan shpirterisht, por gjer ketu shkon brenga dhe meraku I njeriut pasiv.Onjegini eshte skllav I moralit dhe sjelljes aristokrate.Ai refuzon Tatianen, me preteksts te pajustifikueshem. Ai deshton reformat per drejtimin e cifligut. Ate e dallon mosveprimi. Onjegini eshte deshtak, perfaqesuar te atyre qe quhen njerez te tepert. Njerez te tepert jane quajtur intelektuale te shtresave te larta qe shprehin mendime dhe deshira te vyera, benin deklarata ne mbrojtje te perparimit por nuk shkojne me larg.

Lenksi eshte perfaqesues te asaj shtrese te rinise aristokrate qe jeton me enderra boshe, romantike per ne jete te lumtur vetjake.Vrasja e Lenskti ne dyluftim me Onjeginin ka kuptim simbolik.Onjegini vret enderrimet e evta rinore, por nuk ka as synim as orientim ne jete.

Tatiana ; kurora e bukurise se rralle shpirterore, e virtytshme, plot ndjenja, jeton me shpresen per nje dashuri te madhe.Zhgenjimi ndaj Onjeginit eshte I madh, por nuk e pengon t’I pershtate jetes, te kryeje detyra bashkeshortore. Ajo eshte kunderpeshe e Onjeginit.Permes saj edhe nje here vihet theksi ne kotesine e jetes se te rinjve aristorkrate.

Vecorite artistike : Kompozicion I arrire, mjeshteri ne dhenien e karaktereve.Veper e bukur poetike plot monolog, dialog e meditime lirike. Tregimi gershetohet me shperthime lirike dhe meditime. Poeti ruan nje fare distance me heronjte e vete dhe rrit keshtu realizmin. Vepra shkruhet per pershkrimembreselenese te natyres e cila here eshte ne harmoni dhe here kontrastn me boten e heronjve,Vepren e dallon thjshtesia proverbial.Gjuha e poezise eshte ne kulm letrar. 

Eshte e shkruar me strofa onjegiane ABAB/CCDD/CCDD/EFFE/GG . Kjo stroge katermbedhjete vargeshe ruan sistemin e ritmit teterrokesh te vargut.Brenda strofes ka nje mendim te mbaruar.Pushkini ka shfrytezuar gjuhen popullore ndaj dhe ai quhet sot themelues I gjuhes letrare ruse.

Ne roman perdoren menyra te ndryshme te shprehjes artistike :
Rrefim ngjarjesh
Portretizim heronjsh
Dialog te shpejte dhe te goditur
Pershkrime te natyres dhe mjedisit
Analiza psikologjike
Digrasione poetike