Showing posts with label Ese. Show all posts
Showing posts with label Ese. Show all posts

Friday, October 6, 2017

Ese Letrare: Copezat arkaike gjithmone perbejne nje pjese te rendesishme te botes moderne - Kronike ne Gur.

Disa prej nesh jane te apasionuar pas historise dhe kultures, disa nuk i kushtojne vemendje shtepive dhe ndertesave qindravjecare, mirepo te pakte jane ata qe nuk ndalojne ecjen per nje cast kur kalojne tek rruga e vjeter shtepise kur jane rritur.

Njerezit jane te lidhur me te shkuaren po aq sa jane me te tashmen. Shume autore kane gjetur frymezimin pikerisht nga femijeria e tyre e larget, si Kadare ne Kronike ne Gur. Kjo sepse  ne nje cast te gjithe i jemi rikthyer kujtimeve te femijerise duke nxjerre nga kujtesa disa copeza te shkeputura mendimesh qe vec ne i dijme, qe na bejne ne ato qe jemi, te vecante dhe te pazevendesueshem me askend tjeter.  Keto kujtime te vogla nga femijeria qe ka cdo individ, kane nje ekuivalent ne nivelin shoqeror; kujtimet kolektive.

Nje popull identifikohet nga tradita dhe zakone te cilat jane krijuar nder vite, per t’i dhene pjestareve nje sens te jeteses ne bashkesi. Kujtimet kolektive perfshijne histori, artifakte, simbole, tradita, imazhe e madje dhe ushqime, te cilat i perkasin nje grupi te caktuar njerezish. Nje symbol i thjeshte i kujteses kolektive eshte per shembull himni i flamurit. Ne nje grup njerezish me origjina te ndryshme, me shume mundesi vetem shqiptaret do te emocionohen dhe kridhen ne mendime nese himni yne kombetar luhet, dhe kjo nuk ndodh vetem sot; e njejta gje do te kishte ndodhur edhe 100 vjet me pare.

Kujtesa kolektive fillimisht eshte permendur nga Emile Durkheim, i cili studioi se si shoqeria e perdor kujtesen kolektive per te ruajtur vazhdimesine, bazuar tek kohezioni me te shkruaren e perbashket. Keto copeza arkaike perbejne themelin e kombeve dhe vazhdimesine e tyre ne boten moderne. Bazuar tek e shkuara, shume kombe zhvillohen ne menyra te ndryshme, per shembull vendet e Azise qendrore te cilat kane nje kulture te trasheguar islamike, vazhdojne te jetojne me kete norma, te perdorin detaje nga arkitektura e vjeter dhe te ruajne kuzhinen tradicionale. Vendet si Shtetet e Bashkuara, te cilat kane patur nje kulture te ekonomise se hapur gjate nje kohe te gjate, vazhdojne te mbesin symbol i lirise ekonomise dhe lirive te njeriut. Keto vazhdimesi sigurohen nga kjo memorje kolektive e popullit e cila i shtyn njerezit te bejne zgjedhje te cilat se paku ideologjikisht nuk bien ndesh me parimet e meparshme.



Ndersa shoqeria evolon sigurisht qe edhe menyra e jeteses dhe zgjedhjet ndryshojne, por kjo nuk do te thote qe copezat arkaike te se shkuares nuk kane ndikim tek bota e sotme moderne. Perkundrazi, kujtimet kolektive jane nje baze mbi te cilen nje popull vazhdon te ece perpara, pavaresisht nese keto kujtime jane te mira apo jo. Keto kujtime te vjetra jane rrenjosur thelle ne intelektin dhe sjelljet e nje populli, ashtu sic do kujtim i femijerise mbetet me ne gjate gjithe jetes. Per kete arsye, e kaluara sherben jo vetem si nje baze e cila na identifikon ne si popull, por edhe si nje themel per zgjedhjet tona ne te ardhmen, dhe si rrjedhoje per vazhdimesine e shoqerise moderne. 

Wednesday, October 4, 2017

Ese Paraqitese Perkufizimi: Familja

Fjala ‘familje’ ka kuptime te ndryshme ne vende dhe kultura te ndryshme. Ekzistojne perkufizime te ndryshme mbi familjen ne aspektin juridik dhe filozofik. Sipas konventes te se drejtave te njeriut, “Familja eshte njesia baze grupore e shoqerise dhe i jepet mbrojtje nga shoqeria dhe shteti". Ne shumicen e legjislacioneve te vendeve te zhvilluara dhe ne zhvillim, familja nuk bazohet vetem tek ‘lidhjet e gjakut’, sipas konceptit tradicional dhe konservator te familjes, por perfshin edhe marredhenie si biresimi. Sipas Kodit te Familjes te vitit 1982, “Familja eshte qeliza baze e shoqerise, e cila bazohet ne marredheniet që lindin nga martesa, gjinia dhe biresimi”. Ne Shtetet e Bashkuara, familja perkufizohet si “dy apo me shume persona te lidhur nga lindja, martesa, ose adoptimi, te cilet jetojne se bashku”. 

Me ndryshimet qe peson shoqeria, eshte perkufizimet per dicka aq themelore si familja, ndryshojne per t’ju pershtatur variacioneve qe perfshin jeteses moderne; per shembull perkufizimi i Merriam-Webster per familjen eshte: “Njesia themelore ne shoqeri e cila tradicionalisht perbehet nga dy prindër qe krijojne femijet e tyre, por qe gjithashtu perfshin edhe njesi të tjera shoqerore, por qe jane te lidhura dhe te barabarta si familjet tradicionale (familje me vetem njerin prind)”.

Sociologjia dhe antropologjia e konsiderojne familjen si nje bashkesi ne te cilen njeriu takohet me kushtet e jeteses shoqerore, te cilat i percakotjne atij kornizen e edukates dhe menyres se jeteses, prandaj shpesh thuhet se personaliteti njerezor formohet paresisht ne familje. Per kete arsye, shpesh thuhet se familja eshte nje baze per rritjen e femijeve. Ne kete kontekst, familjet ndahen ne ‘amesore’, ku perfshihet nena dhe femijet, ‘konjugale’, ku perfshihen nena, babi dhe femijet, dhe ‘avunkulare’ ku perfshihen gjysherit, motrat ose vellezerit dhe femijet. Familjet e ‘zgjeruara’ jane ato familje ku familja berthame bashkejeton me familjen e njerit ose te dy prinderve. Ne kohet postmoderne dhe industrial, familjet neper qytete shfaqen nje tendece zvogelimi. Ne ditet e sotme ka nje tendence qe ne vendet e zhvilluara, familjet te jene me te vogla, rreth 3-4 pjestare. Ne vendet me te varfra, familjet tentojne te jene me te medha dhe zakonisht shfaqen ne formen e zgjeruar.


Si perfudim, pavaresisht perkufizimeve te ndryshme neper kohe dhe vende, dhe pavaresisht formave dhe madhesive te familjes, ka dicka qe nuk ka ndryshuar dhe nuk do te ndryshoje. Vatra familjare eshte nje vend ku pjestaret perkrahin, mbrojne dhe respektojne njeri tjetrin, dhe shkembejne dashuri te pakushtezueshme. Familjaret jane dhe mbeten njerezit me te afert pergjate jetes se cilit do prej nesh, dhe te kesh nje familje do te thote qe nuk do te jesh kurre vetem. 

Thursday, April 20, 2017

ESE LETRARE: Vdekja eshte nje akt qe shpaguhet me te mirat qe lihen pas, ashtu sic shpaguhet flijimi per hir te nje ideali



Koha eshte e shkurter, por arti i gjate" eshte nje thenie kuptimplote e Bodlerit qe lidhet pikerisht me vdekjen, me shpirtin artist dhe me perjetesine.

Dualiteti i perhershem mes te siperpermendurave shpaloset si pikesynimi kryesor vecanerisht i njerezve me bote, i cili eshte mjaft i bukur, sepse paraqet rrugetimin drejt suksesit te pafundme e te pavdekshem. Cdokush qe ia ka dale te arrije kete objektiv te eperm, e sheh aktin e vdekjes thjesht si nje proces vijues te ciklit jetesor dhe jo si nje fatalitet te pashmangshem.

Ne te tilla raste, vdekja perceptohet vetem ne kendveshtrimin fizik, sepse per sa i perket anes shpirterore ajo nuk sjell pluhurin e harreses, perkundrazi, ben te mundur tejcimin e perjetesimin e emrit te dikujt, qe me veprat e tij ka lene gjurme ne jete-ne kete antonimi te forte, e cila kerkon kurajo e vullnet te pamate per ta ballafaquar. Analogia e kesaj dukurie eshte flijimi per hir te nje ideali qe shpaguhet ,po ashtu si dhe vdekja, me veprat e lena pas. Por, flijimi shkon pertej kuptimit te pare te fjales. 


Cdo akt i krijimit artistik per hir te pavdekshmerise shpirterore sublimohet si nje akt sakri fikimi, qe i atribuohet vetem nje deshire te thjeshte dhe fisnike: shfrytezimi i cdo mundesie qe na krijohet ne menyre qe ta gjejme vetveten ne hollin e personaliteteve me te lartesuara mbareboterore.
E pikerisht kjo do te sjelle shpagimin per vajtjen ne boten e pertejme.


Nga Eva, Kruje

Wednesday, April 19, 2017

Ese Letrare: Si e perfytyroj te ardhmen time? no.2


Gjithmone e ardhmja ka qene nen vemendjen jo vetem te profeteve, astrologeve por edhe e mendimtareve,filozofeve.....gjithashtu edhe ne vemendjen tone. Shpesh e pyesim veten se cfare eshte e ardhmja dhe cfare na rezervon ajo?

Mendoj se e ardhmja eshte ajo pjese kohe qe ne kemi familje te madhe:)...miq te sinqerte e dashuri te perjetshme.....Them se e ardhmja eshte cka ne kemi prodhuar ne te kaluaren duke hedhur hapa jo te njejte ne te tashmen e duke sakrifikuar per te ardhmen.


Mendoj gjithashtu se edhe pse e planifikojme te ardhmen,smund ta percaktojme ate.....E vetmja gje qe ne mund te bejme eshte te mbledhim te gjitha informacionet qe kemi ne jeten tone,ne te tashmen tone e ti shfrytezojme ato per te krijuar te ardhmen tone.
Por cfare ndodh me ne njerezit kur fillojme sakrificen per te ardhmen? Ai është kaq i shqetësuar për të ardhmen sa nuk e jeton të tashmen. Ai nuk jeton dot as sot as nesër.

Ai jeton sikur nuk do të vdes kurrë dhe vdes pa jetuar kurrë siç duhet. Sa shumë të vërteta ka në këtë thënie. Fatkeqësisht. Fatkeqësisht. Ne fitojmë, mundohemi për të krijuar diçka materiale, dhe pasi ta krijojmë, nuk kemi kohë të kënaqemi me të. A është më e vlefshme për të gjithë ne që t’i kalojmë ore te steragjutar në punë,ne kafene apo ta kalojmë atë kohë me familjet tona? Pastaj përsëri nxitim, zgjim në mëngjes, kthim në shtëpi vonë pasdite, në mbrëmje madje. Synimet, ëndrrat, karriera. Ndriçim i reflektorëve, blice të fotoaparateve, famë, dhe shkëlqim i rrejshëm. E di, e di, duhet të fitojmë të ardhura,te argetohemi por duke sakrifikojmë praninë tonë te familja. Të gjith ë ne kemi numër të kufizuar të ditëve në jetën tonë. Mendoni se sa shumë vlen një ditë dhe si do ta shpenzoni atë në të ardhmen. Dhe do të kuptoni se vlen shumë, dhe nuk duhet ta çoni dëm, ta kaloni me njerëzit e gabuar, në momente jo të gëzuara, në minuta të pakthyeshëm të lumturisë. Unë e di se sa shumë më mungojnë ato momente me familjen time, me miqtë e mi. Sikur të mundja, do ta blija një ditë. Thjeshtë, do ta qerasja veten. Do ta blija një ditë edhe për ju, që të mund të kënaqeni me njerëzit që i doni dhe që ju duan. Unë besoj se ju meritoni një mbledhi dhe një ditë fantastike, prandaj jepjani atë dhuratë vetes dhe familjes suaj, sepse familja është pasuria më e madhe dhe askush nuk e meriton k&e uml;të ditë më shumë se ata. duhet t’i shprehim ndjenjat tona si diçka që do të na përkujtonte se jemi vetëm njerëz, jo robotë Dhe është pikërisht kjo, pauza e vogël që do ta thyej rutinën, ajo që ju duhet më së shumti e per te harrojmë atë që e dëshirojmë, për t’u kujtuar se çka është ajo që e meritojmë per te ardhmen. 

Nga Anxhela, Tirane

Friday, October 14, 2016

ESE PERSHKRUESE TEMA: Dashuria



Si qenie njerezore nga gjallesat e tjera na dallon arsyeja te cilen e ben te mundur prania e kores se kokes dhe ndjenjat te cilat me se shumti jane nen pergjegjesine e pavetedijes.Jeta ka kuptim sepse kemi mundesi te llogjikojme per veprimet qe kryejme ne disa raste dhe te mosarsyetojme me justifikimin e te qenurit i dashuruar ne rastet e tjera.Me kete dua te theksoj hendekun e madh qe ekziston midis nesh dhe kafsheve te tjera,bimeve apo mikroorganizmave dhe te vleresoj faktin e te qenurit njeri.

Me shpesh priremi te akuzojme jeten per dhimbjet,vuajtjet,peripecite e ndryshme qe kalojme,sesa te jemi mirenjohes per castet e pazevendesueshme te lumturise.Ajo qe ne nuk kuptojme eshte se rruga qe te shpie ne lumturine e vertete dhe rrjedhimisht drejt ngritjes shpirterore sic thekson Skot Pek,eshte e mbushur me te gjitha karakteristikat e lartpermendura dhe si e tille eshte nje rruge neper te cilen rralle shkohet.

Tani me duhet te fokusohem te dashuria dhe jam e mendimit se e vetmja menyre per te folur per dashurine eshte qe me pare t’a kesh kuptuar,t’a kesh ndjere ate.Ne te vertete une mund te flas shume per dashurine duke rene ne perseritje te citateve te njerezve te shquar,por ata kane patur kendveshtrimet e tyre lidhur me kete aspekt dhe e kane perkufizuar ate ne baze te pervojave te tyre jetesore.Neqoftese e shohim ne kete kontekst,atehere une nuk di shume per dashurine dhe njoh pak forma te saj.

Per momentin dashuria me e vecante qe njoh eshte ajo qe te ofron familja,e cila eshte e pakushtezueshme dhe e perjetshme.Po te mos ishte per dashurine qe marrim nga prinderit,por edhe nga pjesetaret e tjere te familjes,ngjyrat me te cilat e veshim realitetin tone vazhdimisht, nuk do te ekzistonin.Ne jemi produkt i nje procesi te gjate disiplinues,ku prinderit tane kane misheruar nje perkushtim ngasheryes,i cili ne vetvete perfaqeson dashurine me gjigande dhe me te sinqerte qe njeh njerezimi qe nga gjeneza e tij.


Gete e thote mjaft bukur se bota pa dashurine do te ishte si xixellonja pa drite,pra thjesht do t’a humbiste kuptimin e saj.Te njejten gje mendoj dhe une,por them t’a shpreh ne nje menyre tjeter. “Dashuria eshte esenciale per ekzistencen e njeriut.” Ne hyrje e bera diferencimin midis njeriut dhe qenieve te tjera te gjalla dhe pa dyshim,kur them njeriu perfshij tek ai aftesine unike per te ndjere.


Une mendoj se te gjithe njerezit e njohin te pakten nje forme te dashurise,madje edhe ata me egoistet,te cilet mund te jene bere te tille nga rrethanat e ndryshme jetesore , e njohin nje forme te dashurise: dashurine per veten te cilen ne e kemi quajtur narcisizem.Ka dashuri per familjen,dashuri per te afermit,dashuri per partnerin,dashuri per natyren,kafshet tona shtepiake,sendet etj.Ka aq shume dashuri saqe pa to,pa maredheniet qe krijon njeriu me cdo gje qe e rrethon,te cilat kane ne baze ndjenjat,imagjinimi i botes behet i pamundur.

Skot Pek thote se ekziston nje ndryshim i madh midis personave qe e duan njeri-tjetrin dhe personave qe e dashurojne njeri-tjetrin.Keta te fundit perfaqesojne dashurine e motivuar seksualisht.Kjo eshte dashuria te cilen ne presim te vije te pakten nje here ne jeten tone,megjithese ajo kurre nuk eshte konceptuar pa sakrificat dhe vuajtjet e te dyja paleve.Dashuri te tilla njerezimi ka njohur plot,por ato me te njohurat jane misheruar ne veprat e gjenive te letersise,psh dashuria e Helenes se Tojes dhe Paridit ne vepren e Homerit,dashuria e Romeos dhe Zhuljetes ne vepren e Shekspirti apo ajo e Florentinos per Fermina Dazen te vepra e Markezit.

Dashuri me permasa kaq te medha gjithmone me kane befasuar dhe shpesh me ka munduar pyetja ne do te me jepet apo jo mundesia per t’a perjetuar dhe une nje dashuri kaq pasionante dhe te palogjikshme njekohesisht.

Nga te gjithe shembujt e lartpermendur arrijme ne konkluzionin se dashuria eshte forca me e fuqishme ne bote,e afte te shkaktoje luftera si ajo midis akejve dhe trojaneve,tragjedi si ajo e veteflijimit te Romeos dhe Zhuljetes apo edhe nje pritje prej me shume se gjysme shekulli,e cila mund t’i rezistoje dhe koherave me te egra.Ashtu sic e perforcon dhe thenia e Viktor Hygos: “Te besosh eshte fuqia e dyte,por e para eshte te duash.”

U perpoqa qe ne kete shkrim te arrija ne nje perkufizim pergjithesues per dashurine,por gjate kesaj rruge kuptova se per aq kohe qe njerezit e perceptojne dhe e jetojne ne menyra te ndryshme dashurine,arritja e ketij qellimi eshte e pamundur.Pra secili mund te jape perkufizimin e tij per menyren se si e kupton ai dashurine.Une nje perkufizim te thjeshte e dhashe pak me lart.

Po perkufizimi yt?

Monday, April 18, 2016

Ese filozofike: Vetmia, kthim ne vetvete

Cdo mendim dhe veprim i joni nis me ne dhe perfundon po tek ne. Cdo te thote vetmi? Te jesh i vetmuar nga te tjeret apo nga uni jot? A ndjehet i vetmuar nje njeri pasur shpirterisht edhe pse jo i rrethuar nga njerezit? A mund te themi se jemi te vetmuar kur jemi duke lexuar nje liber ne nje dhome bosh, por personazhet na jane bere shoke dhe te dashur?
Une mendoj se jo! Vetmia nuk vjen nga mungesa e njerezve; vetmia eshte nje gjendje shpirterore qe mund ta kesh edhe kur je i rrethuar me njerez. Ndersa reflektimi me vetveten nuk eshte vetmi, eshte nje cast qe na duhet te gjitheve per t'i vene veshin nevojave te vetes tone.
 Shume persona gjejne paqe te udhetojne vetem, te shohin boten, te eksplorojne larshmerine e pafundme te jetes, ushqimeve dhe vendeve duke u endur te vetmuar. Mirepo pikerisht ky udhetim romantik i rikthen ato tek vetvetja dhe tek ajo qe ishin duke kerkuar. Lumturia gjendet tek gjerat e vogla dhe brenda nesh. Nese nuk u mundesojme pak 'vetmi' vetes, nuk do te arrijme te zbulojme ate c'ka kerkojme dhe c'ka na ben te lumtur.


Per me shume ese mbi vetmine, ne kete faqe keni dhe dy ese te tjera:

Ese Letrare: Vetmia kthim ne vetvete 2Ese letrare: Vetmia kthim ne vetvete

Faleminderit!

Friday, March 20, 2015

Ese historike: Rëndësia e epokës së Gjergj Kastriot Skënderbeut


Përfshirja e një pjese të mirë të territorit shqiptar nën sundimin osman krijoi një përshtjellim të madh në mjedisin shoqëror të kohës. Ankthi, pasiguria dhe mëdyshjet, përzier me ndjenjën e revoltës dhe të kryengritjes, ishin tiparet dalluese të një shoqërie e cila befas u gjend nën një sistem politik dhe ekonomik krejt të ri e të panjohur më parë, përballë një kulture e një feje që ndryshonin shumë nga kultura, feja dhe tradita vendase. Shprehës kryesor i frymës liridashëse të popullit të vet, u bë një pinjoll i familjes së Kastriotëve. Ky ishte Gjergj Kastrioti.

Ndonëse u largua i vogël nga vendlindja, në thellësi të vetedijes së tij ai ruajti të gjallë dashurinë për fenë, traditën dhe tokën e të parëve. Personaliteti i fuqishëm i Skënderbeut, funksionet e tij të rëndësishmë si kryetar i lidhjes së Lezhës dhe Komandant i Përgjithshëm i ushtrisë, aftësitë e tij të veçanta si udhëheqës në fushën politike dhe ushtarake, si dhe roli dhe kontributi i tij në luftën çlirimtare kundër-osmane, bënë që autoriteti i tij të forcohej gjithnjë e më shumë. Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të për hershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme. 

Lufta për liri kundër sundimit osman që zhvilluan shqiptarët nën udhëheqjen e Gjergj KastriotitSkënderbeut, ka një rëndësi të jashtëzakonshme si në rrafsh shqiptar, ashtu edhe ndërkombëtar. Për herë të parë shqiptarët u bashkuan në një organizëm sikundër ishte Lidhja e Lezhës, e udhëhequr nga Skëndërbeu. Ky bashkim rreth një çështjeje të tillë siç ishte liria e një populli, u bë modeli mbi të cilën u mbështetën shqiptarët sa herë që ishte fjala për nevojën e bashkimit të tyre për qëllime të mëdha në shekujt vijues. 

Rëndësia e epokës së Skënderbeut ne rrafsh ndërkombëtar qëndron në atë që lufta e shqiptarëve për liri rreth një çerek shekulli, pengoi vërshimin osman drejt Evropës Perëndimore, shpëtoi Perëndimin nga një kërcënim serioz. Kjo është arsyeja që figura e heroit shqiptar është nderuar e nderohet aq shumë në të gjithë botën e qytetëruar. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. 

Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore dhe historike që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare. Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës.

Friday, November 14, 2014

Subjekti : Manteli- Gogol


Në këtë novelë personazhi kryesor është Akaki Akakieviç (një nëpunës i thjeshtë,i pakët nga trupi,pak si i vrarë lije,pak si kuqal,pak si tullac aty mbi ballë,me ca rrudha në të 2 faqet).Ai punonte në një dikaster prej shumë kohësh dhe merrej me kopjimin e dokumenteve që i jipnin.Nëpunësit e rinj talleshin me të,bënin shakara,tregonin trillime për të dhe për zonjën e shtëpisë ku rrinte Akaki Akakieviçi,një plakë nja 70 vjeçe.Thoshnin se ajo e rrihte,e pyesnin se kur kishte në mendje të martohej me plakën,i hidhnin copa letre në kokë duke i thënë se binte borë.Por Akaki Akakieviç nuk fliste kurrë,vetëm kur ngacmimet beheshin aq të mëdhaja sa nuk e linin të punonte ai thoshte vetëm:"Pse më ngisni?Më lini reha t!"
Akaki Akakieviç e donte aq shume punën e tij saqë njëherë ,kur nje drejtor zemërmirë donte ta shpërblente atë për vjetërsinë në punë i dha një punë të thjeshtë,por me rëndësi më të madhe sesa puna qe ai bënte,ai e refuzoi duke thënë:"Jo,nuk e bëj dot.Më mirë më jipni diçka për të kopjuar."


Nuk përkujdesej fare për rrobat që vishte;uniforma e tij e kishte humbur ngjyrën e parë të gjelbër dhe kishte marrë një ngjyrë si të zbardhur e të kuqëremtë,sikur të ishte pluhurosur me miell.Jakën e kishte aq të ngushtë e të ulët saqë qafa,megjithëse nuk ishte shumë e gjatë,i dilte nga jaka dhe dukej si qafë lejleku.
Sapo dilte nga puna,ai shkonte menjëherë në shtëpi,hante çfarë të gjente dhe kur e ndjente se ngopej ai çohej dhe vazhdonte të kopjonte shkresat e punës.Akaki Akakieviçi nuk dilte asnjëherë pasditeve si cdo njeri tjetër por punonte i mbyllur në shtëpi.Mbasi kopjonte sa i donte zemra,binte të flinte i kënaqur,duke u menduar me buzën në gaz:ç'do t'i dërgonte vallë ,perëndia nesër për të kopjuar?Rroga e tij ishte qesharake,vetem 400 rubla ne vit.
Një ditë ai vuri re se manteli i tij ishte ngrënë e holluar si sitë në disa vende.Stofi ishte vjetëruar kaq shumë sa dukej tejpërtej,astari ishte ronitur aq shumë sa era shkonte tej e matanë.Të gjithë në zyrë talleshin me mantelin e Akaki Akakieviçit.Madje ata nuk e quanin atë"mantel",por"dolloma".Kështu që ai vendosi ta shpjerë mantelin tek rrobaqepsi Petroviç.Edhe pse Akaki i shkoi t'i lutej shumë herë që t'ia rregullonte mantelin e vjetër(kjo sepse ai nuk kishte mjaftueshëm para për të qepur një të re)Petrovici nuk pranoi dhe me disa kursime të tij dhe duke pakësuar shpenzimet e jetesës te pakten per një vit,Akaki mundi të qepte një mantel të ri.


Kur shkoi në dikaster me mantelin e ri,të gjithë e uruan dhe me këtë rast punonjësit e dikasterit u mblodhën në shtëpinë e ndihmësshefit për të pirë caj e për të luajtur së bashku.Rreth orës 12 të natës Akaki u nis për të shkuar në shtëpi,por rrugës atij i vodhën gjënë më të shtrenjtë që kishte(mantelin e tij).Për ta gjetur atë ai i kërkon ndihmë një gjenerali,i cili e trajtoi shumë keq Akaki Akakievicin.


Pas kësaj ngjarjeje Akaki u sëmur rëndë dhe pas pak ditësh vdiq.Nëpër Petërburg,nisën të hapen thashetheme se në urën Kanklin,bredh natën një i vdekur me fytyrë nëpunësi që kërkon një mantel të grabitur.Një nga nëpunësit e dikasterit e kish parë me sytë e tij të vdekurin dhe e kish njohur menjëherë se ishte Akaki Akakievici. Ky i vdekur i kishte dalë njëherë edhe gjeneralit dhe i kish marrë mantelin.Që nga ajo natë fantazma nuk u duk më.Sic duket,manteli i gjeneralit i vinte shumë mirë pas trupit.


Nga Elena

Ese letrare: 70 Vjetori i Clirimit



Kalojnë vite, kalojnë edhe shekuj e kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët në mendjet e zemrat tona, në kujtesën tonë historike. Brezat që vijnë do t’i mbajnë në zemër dëshmorët, për t’i bërë ata flamuj qe valviten rrugëve e shesheve tona të lirisë.

Liria ndërtohet me jetë, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Kurse, dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martir. E popullit që synoi ta fitojë lirinë shekuj me radhë duke luftuar me gjak. Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur lart, deri në piedestalin e vetëflijimit.

Ata jetuan për ne. I kemi ne token tone te perbashket shqiptare gjithkund e gjithherë. Me një diell në gji, me një rreze në ballë. Lundrojnë mbi detin e gjakut të flijuar për liri.Në paqe e në luftë, në fushë e në mal. Sa shumë shqiptare që festojne sot për 70 vjetorin e madh te lirise se shqiponjes qe fluturon ne qiellin atdhetar. Gëzim e hare në çdo anë. Dëshmorët u ngjallën sot dhe festojnë bashkë me ne pas 70 vjetesh te lira e te qeta per Shqiperine e vuajtur e te plagosur.

Ata janë vetë liria jonë. Liria nuk erdhi nëpër rrugën e shtruar me lule.Ajo nuk erdhi si nuse me kurorë.Ardhja e saj deri te ne ishte e gjatë dhe e veshtire. Për lirinë e saj u desh luftë,mund e gjak.Këmbët e saj u gjakosën nga gjaku i luftëtarëve trima.Por jo vetëm nga ta por edhe nga gjaku i secilës moshë(pleq,fëmijë,të rinj).Ardhja e saj rezultoi me humbjen e shumë njerëzve.Dëshmorët patën vetëm një ëndërr-lirinë e cila sot vertititet e lire neper te gjitha trojet shqiptare, dielli shkelqen me shume se kurdohere tjeter ne kete dite te shenuar per Shqiperine. 
Pas 70 vjetesh me ne fund shqiptaret festojne te lumtur e te qete me zemrat e mbushura me gezim per kete dite.Shqiperia beri nje lufte heroike, nje lufte te drejte, nje lufte me shume sakrifica, me shume gjak te derdhur, me shume bij te rene. Kurre mos u harrofte sakrifica e tyre dhe qofshin perjete te nderuar ne panteonin e deshmoreve dhe martireve te ketij kombi kaq te vuajtur. Gezuar festen e clirimit!



Nga Lorena Baku, Rrogozhine 

Ese: Demokracia


Pushteti ne demokraci eshte konceptuar , si një mënyrë sundimi në një shoqëri të ndarë , pa qenë e nevojshme të përdoret forca apo dhuna.

Me nje fjale demokracia duhet te jete udhëheqje E popullit, NGA populli dhe PËR popullin.
Qe te realizohet forma demokratike ne nje shtet, nuk mjafton vetem mirefunksionimi i strukturave dhe mekanizmave institucionale, por duhet te vendoset nje raport i ndersjellte i shtetasve dhe shoqerise me shtetin. Nje shtet mund te arrije te demokratizohet, ne rast se edhe shtetasit e tij e duan dhe kontribuojne ne kete proces. 
Ashtu si individi qe mund te prishe rregullin dhe shtetin, ashtu dhe shteti mund te demtoje individin. Fatkeqesisht ne realitetin tone ndodhin te dyja... 
Edhe filozofet i kane kushtuar nje rendesi te vecante lidhjes dhe raportit qe duhet te kete shteti me shoqerine.Menyra me e mire per te njohur njerine e 
ndershem, eshte te analizosh natyren e shtetit te tij, si dhe te kerkosh se cdo te thote drejtesi ne ate shtet.
Shteti eshte i lumtur nese cdo qytetar i marre vecmas eshte i lumtur nga shteti i tij. Eshte shume e rendesishme per nje shtet qe te qeverise,dhe te kujdeset vecanerisht per qenien e tyre te lumtur. kjo menyre e te shpjeguarit te lidhjes shtet – individ , eshte nje nga menyrat me bindese dhe me objektive.
Jo vetem njeriu eshte i destinuar nga natyra te jetoje ne shtet, por edhe shteti, si cdo bashkesi tjeter, eshte krijuar me nje qellim te mire, dhe ekziston per nje qellim qe te siguroj te miren e njeriut ne shkallen me te larte, domethene jeten e tij morale dhe intelektuale.Pasi nje popull qe do te qeveriste gjithmone mire, nuk do te kishte nevoje te qeverisej.


Nga Besiana, Tirane. Faleminderit Besiana!

Thursday, August 21, 2014

Ese filozofike "Jeta"

Jeta … Nje fjale e cila permban kaq ndjenja por mbizoteron egoizmi. Egoizem si mund ta perkufizojme me nje term kete fjale e cila permban shume. Por te tille mund te quajme kohen e cila kalon pa pritur askend e duke menduar vetem per veten e saj, por koha eshte jeta. Hidh nje shikim rrotull e sheh shume gjera por thelle brenda vetes nuk e kupton pse ekzistojme e bashke me ate qe sheh dhe ti vete nuk e ke kuptuar se cila eshte arsyeja pse eksistojme e ne ate cast kupton se sekondat, minutat, ditet, javet, muajt e vitet kane ikur pa te lajmeruar e ne cast kupton qe ashtu sic koha kishte kaluar ashtu do te kalonte perseri e casti I fundit kur ti e mendon kete eshte ne castet e fundit te jetes, e ti vdes pa e kuptuar si kaloi koha e ti ike nga ajo bote pa shijuar kohen e cila duket se te tradhetoi e te lodhi. 

E kur perseri mendon per te shkuaren shume gjera do te doje te ndryshoje, por sa keq qe koha nuk te jep mundesine te kthehesh ne te shkuaren e larget e cila duket sikur te ishte dje. E perseri sheh rrotull e kerkon ndonje gje qe nuk ka ndryshuar, por jo sepse dhe ajri ka ndryshuar, dhe qielli ka levizur edhe dielli nuk te pershendet me si dikur e as pemet nuk peshperisin, duket sikur ne ato caste koha per ty ka ngrire e nuk kalon , e jane pikerisht ato caste deshperimi qe ti deshiron te mbarojne sa me shpejt. 

Nata ra e kupton qe ajo erresire kaq e thelle e pafundme edhe plot ngaterresa te shfaq para syve jeten ne te cilen jetojme, nje labirint I vertete por pa dalje, fundi I labirintit eshte vdekja e cila duket se vjen shpejt. Por dhe vdekja do tia vlente nese ata qe ti le mbrapa do te ishin te lumtur por jo , vdekja sjell vetem trishtim por eshte I vetmi cast kur ti mendon se sa dhurate e vlefshme te ishte bere por qe nuk e shijove dot se nuk dite te menaxhoje kohen. Lumturia e dhimbja jane pjese e kohes e kalojne por a do te kishte lumturi pot e mos rrinte perkrah saj dhe dhimbja, por a do ekzistonte jeta pot e mos ishin keto ndjenja?! Pergjigjen do e kerkonim ne zemrat tona e zemra do ten a thoshte… Jo nuk do te ekzistonte sepse castet e dhimbshme te bejne te kuptosh vleren e lumturise e nese e kupton vleren e lumturise do te perqafoje jeten e do te pajtoheshe me kohen. 

“Koha eshte flori” e “Jeta eshte thesar “ e kemi per detyre ti ruajme ti vleresojme e ti duam. Shih perseri rrotull tani, bisedo me kohen e jeta perseri do te te perqafoje.


Nga Lorena, Rrogozhine

Ese argumentuese/ shpjeguese: Shkronja dhe fjala në art


" Të gjitha shkrimet e tanishme kanë një karakter mbylles te cilat gjinden jashtë gjuhes së folur . Shkrim nuk është aspak një mjet komunikimi , ai nuk është një kanal i hapur përmes të cilit kalojnë vetëm qellime gjuhësore . Tërë nje çrregullim rrjedhë përmes fjalës , dhe i jep lëvizje gllabëritese që mban gjendjen e pezullimit të përjetshëm. Në të kundërt , të shkruarit është një gjuhë e materializuar që jeton në veten e tij dhe nuk ka aspak detyren t'ia besojë kohëzgjatjen e vet një vazhdimësie të lëvizëshme të përafersishme, por përkundrazi për të imponuar, nga njësia dhe hija e shenjave të tij , imazhi i një fjalë të ndërtuar para se të jetë shpikur . " Roland Barthes 

Që nga ditët e parahistorisë gjuha ka kaluar një rrugë të gjatë parlelisht me njerëzimin . Ngjarjet që ne i njohim ( falë historisë ) janë ruajtur me anë të gjuhës . Por për të folur për gjuhën unë së pari duhet të flasë për shenjat e para që shërbyen si mjet për t’a shkruar atë . Gjuha është shkruar për herë të parë me anë të imazheve tani shtatë mijë vjet midis lumit Tiger dhe Eufrat me shkrim/shenja sumeriane - Akadiane . Qytetërimet e lashta kanë lënë gjurmë të historive të tyre me anë të ilustrimeve të thjeshta “mnemotechnique”, më vonë, te ashtequajtura në formë pyke . Fenikasët ( Phoenicians) ishin të parët qe zbuluan shenjat alfabetik që përbënin njëzet e dy bashkëtingëllore .
" Në qoftë se sistemet e ndryshme të shkruarit janë lindur veç e veç në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme ( Mesopotami, Egjipt , Kinë , para- kolumbian Amerikë ) , duket se të gjitha shkrimet alfabetik kanë një origjinë të vetme. Krahasimi i alfabeteve të para , duke përfshirë i proto - Sinaitic shenja me alfabetin fenikas , është shumë e dobishme . Konvergjencat në forma , emrin dhe vlerës fonetik të shkronjave i krijojë atyre një lidhje familiare te pamohueshëme. Sa i perket alfabeteve aziatike ( nuk njohim me pak se dyqind ),mendohet së datojnë gjithë qysh ne kohen e shkrimit Brahmi . Të gjitha alfabetet e botës rrjedhin nga i njëjti burim : Lindjes së Afërme . " - Autor i panjohur.

Në mesjetë alfabeti u thjeshtësua. Më parë alfabeti shkruhej në të mëdha, pas kësaj periudhe, posaqerisht ne shekullin e IX, shkronjat mund te shkruheshin ne te vogla par shkak te shpejtesisë në të shkruar si ne te lexuar.
Pesë shekuj me vonë, Johannes Gutenberg, i lindur rreth vitit 1400, shpiku shtypsen e pare në vitin 1450. Ky zbulim privilegjoi artin e te shkruarit. Që nga këtu, shkrimi në materialet e ngurta si guri, mermeri, druri, si dhe shkrimi i realisuar me dorë manuskrit po praktikohet pak e më pak. 
Gjatë rilindjes italiane, atëherë kur arti po mirrte përsipër shëndrrimin e tij nga një dije e thjeshtë si rrjedhojë talenti, në atë të saktë, si shkencë e cila ka baza në të cilat mund të mbështetej për të krijuar vepra siç mund të quheshin shkencore/ përpikta. Rilindasit italian lanë pas tyre artin e shkrirë në shkencë, që atëherë e deri më sot ato njohuri mendjendritëse mbizotrojnë dhe praktikohen me përpikshmëri për të arritur në një përsosshmëri artistike. Të gjitha këto të dhëna teorike mbi artin si shkencë e cila mund të praktikohet si shkencat e tjera, janë të ruajtura nga ana e shkrimit që shijojnë ditën edhe sot. Ky historan që morri përsipër teorifikimin e artit, dhe memorizoi atë njhet m e emrin Leon Batitsta Alberti. 
Një nga figurat më të rëndësishme të Rilindjes, shkrimtar madhështor edhe filosof, në latinishtë e toskanë, teoricient i perspektivës matematike dhe më përgjithsisht atë të arteve.
Teorite e tij mbajnë mbi ligjet e perspektivës, që u muarrën nga artistët bashkëkohor të tij për tu përgjigjur prosive dhe nevojave në pikturë.
Me kalimin e kohës, njerzimi grumbulloi libra të panumërta që shërbyen si një mjet për të transmetuar njohuritë. Për t'a shqyrtuar temën e tekstit është e domosdoshme te flasësh në lidhje me mjetin si actor/ faktor i rëndësishëm në punën e shkrimit. Tjetër ngjarje pas shtypëshkronjes se Gutenberg, ishte paraqitja e makines se parë të shkrimit në vitin 1714 nga Henry Mill. Makina e shkrimit njeh suksesin e saj më të madhë gjatë shekullit të XIX. Roli i saj thjesht administrativ kaloi shpejt në fushat e artit që ende në ditët tona nënkupton nje nxitje te madhe. 
Artisti nuk është mbyllur në një mjet të vetëm për të krijuar art me shkronja. Makina e shkrimit është një nga mjetet në mesin e shumë të tjerave. "Orgu në ujë " është një poemë figurative që është punuar në shekullin e IX-të,e cila përbën një praktikë të këtij lloj poeme edhe para kaligramit të Apollinerit. Mallarme në " Një hudhje zare nuk e çbënë kurre rastësine " krijon nje lojë mes tipografisë dhe sipërfaqes se fletës ... Dadaistët të cilët e kritikuan me anë të shkrim dhe të gjitha format e artit , luftën dhe shoqërinë borgjeze , dhe deri tek shpikja e kompjuterit , shkronja dhe fjala në art është shumë e përhapur.

Monday, May 26, 2014

Ese letrare "Vetmia,kthim ne vetvete." n.2

"Vetmia,kthim ne vetvete."

Personalisht vetmine e perceptoj si metamorfoze te gjendjes emocionale. Ne shpirte mbizoteron nje qetesi e ndikuar nga faktoret e jashtem. Individi e terheq veten drejt nje guacke ku mund te shohe me kthjellim cdo moment qe ka kaluar. Sa fjale e brishte dhe e dhimbshme tingellon kur e shqipton:"vetmi",ama kur e kupton,mbyll syte dhe paqja sundon mbi cdo qelize te tupit tone. Nje ze i brendshem te peshperet dhe te thote:Mos u trishto,jemi bashke. Ahh...kjo eshte vetvetja qe te flet dhe te magjeps.

Nje proverbe e ndan vetmine ne dy drejtime:te kendshme dhe te eger. Vetmia eshte e kendshme kur e zgjedhim vet,mirpo ajo eshte e eger kur detyrohemi ne te!Ndonjehere e adhuroj momentin kur gjendem vetem ne shtepi. Nje frymemarrje e thelle dhe...BUM!Shperthej. Jam une ajo qe vezhgon,kontrollon dhe sundon.Kendimet,kercimet,hedhjet tani me nuk jane nje problem.Ama,kjo eshte vetem njera ane e medaljes se vetmise. Ajo vetmi (qe kurre mos qofte) e shaktuar prej zhgenjimeve te realitetit,te rendon,te peshon dhe nuk te le te marresh fryme lirisht.Nje vel palumturie te mbulon...Mbyllesh ne vetvete sepse mendon se tani me nuk ndodhet asnje aty per ty.Njerezit te duken si copa akulli qe nuk kuptojne.Eshte si te them...nje flete e bardhe e mbushur plot me ngjyta dhe ngadale,me boje te zeze e mbuloj ate.Ta percaktoj vetmine nuk eshte e veshtire,ama ta zgjedh ate eshte thuajse e pamundur.


Nga Iva, Kruje

Saturday, April 5, 2014

Ese krahasim kontrasti : "Makbeth-Procesi"


Njeriu ne te gjitha koherat ka qene ne lufte me drejtesine ,si brenda vetes dhe jashte saj.Vete si natyre ai e ka te pamundur te rrije i qete dhe i pa tundur ne levizjet e jetes,qofshin keto te duhurat apo te gabuarat.Me te qarte kete mendim na i japin 2 autoret F.Kafka dhe Shekspiri me veprat e tyre te famsheme Procesi dhe Makbethi.

Procesi paraqet historine e Josef K.-se paraqet historine e cdo njeriu,si trashegues I mekatit fillestar.Njeriu u debua nga parajsa dhe akuzohej se kishte mekatuar kunder ligjit burimor,ligjit te pare.Ne kete bote,njeriu po lane pasojat e mekatit original. Ai nuk e kupton nese ndodhet ne burg apo eshte I lire dhe as se cili eshte e c’pune kane te tjeret me te.Ajo c’ka nis si drame e dyshimit mbaron si drame e fatit njerezor.Jozef K iste nje nenpunes i larte banke,qe gezon respektin e pergjithshem,dhe ketu ne roman perfaqeson njeriun e ndjekur dhe te persekutuar nga nje force e erret dhe e padukshme.Duke mos ditur kujt t’i besoje dhe ku te kapet,ai ulet vete te perpiloje mbrojten e vet ne te cilen kerkon falje per cdo gje qe ka bere,duke firmosur keshtu aktin e fajesise dhe denimin e vet.Kjo force pervec se e erret eshte edhe kaq e dyshimte.Ne lidhje me Jozef K sistemi zhvillon nje process te caktuar i cili eshte llogjikisht i pa arsyeshem dhe thjesht mekani k.Por absurdi lind ne momentin kur edhe pse ky gjyq i pakuptimte merr vendimin per ta vrare,ai nuk eshte aspak i shqetesuar dhe i prêt me seriozitet Xhelatet.Kjo eshte nje zgjedhje gjeniale e Kafkes dhe tregon se drejtesia nuk funksionon sipas logjikes se njeriut,por sipas ligjit te me te fortit.Pra eshte nje sistem ku njeriu eshte I denuar te jete fajtor.Kjo gjithshtu lidhet edhe me teorine e Frojdit: Ne jete njeriu nuk ka nevoje te beje krime qe te denohet,cdo njeri mban ne koshencen e vet nje krim dhe eshte i afte ta beje ate.Edhe kur sipas te gjithe gjasave njeriu mund te denohet kot,ai ne thelb eshte nje qenie e pafajshme.Kjo shpjegon edhe pasivitetin e Jozef K gjate aktit te vrasjes.

Tema kryesore tek Makbethi ehte ambicia egoiste pa skrupuj pa meshire dhe pa ndergjegjie e cila eshte nje kuceder qe ha vetveten dhe krijon per zotin nje ferr mbi dhe.Ferri i Shekspirit eshte i bazuar mbi fakte te provuara nga eksperienca e jetes.Tragjedia e Makbethit dhe e zonjes Makbeth e perseritur qindra here ,me variante te ndryshme neper bote na provon qe ka nje gjyq dhe nje denim ketu per dhe mbi te ligun.Makbethi e di qe s’ka per ti shpetuar ketij denimi e megjjithate thumbat e ambicies nuk e lejojne ate te shkoje ne rrugen e drejte.Etja per pushtet ka hedhur hijen e saj mjegullore ne syte e Makbethit dhe Zonjes Makbeth.Jane te genjyer te dy,se s’kane qene gjakderdhes nga natyra po behen prej ambicies dhe dashurise mallengjyese qe kane per njeri tjetrin.Makbethi e do kuroren per te shoqen dhe Zonja Makbeth e do per te shoqin,duke menduar keshtu se kjo do u sjelle parajsen mbi dhe.Por ndergjegjia e tyre njerezore eshte teper e forte,dhe nuk mund ta mbytin v ec perkohesisht me forcen e vullnetit te tyre te celikte.Zeri i saj e ben Makbethin te kaloje nje nje vuajtje shume te madhe.Nuk fle,nuk qesh,nuk ndjehet rehat.sheh mankthe.Zonja Makbeth kupton gabimin dhe permbyset prej ndergjegjies se saj derisa shkon ne vetevrasje.Tragjikja ketu qendron ne vete faktinn se Makbethi dhe Zonja Makbeth e harrxhojne gjithe heroizmin e tyre per te shtypur te tjeret dhe per te vrare veten.Rruga qe hyne ishte fatale te mbaronte ashtu.Nepermjet kesaj vepre autori nga tregon se ndershmeria eshte rruga me e mire per te zgjidhur cdo gje.Ambicia gjithmone do ta na coje ne rruge qorre.Kjo teme mund te themi se eshte universale,sepse etja per pushtet ekziston ne cdo lloj kohe apo vendi. Dhe pavarsisht rrethanave,ajo te ben te ecesh ne rrugen e gabuar.

Pavarisht diferences se madhe kohore qe jane shkruar keto vepra,ne perseri mund te gjejme ne to pika takimi. Te dyja kane ne qender dramen njerezore te lidhur me absurdin.Temat e trajtuara lidhen me vete njeriun si individ qofte ky ne shek e 16 apo ne te 20,ne cdo kohe ai mund te hase probleme me drejtesine si brenda vetes ashtu edhe jashte saj.Shohim degradim te njeriut,te natyres njerezore,qofte klasicist,qofte modern.Njeriu eshte i destinuar te denohet edhe kur eshte me faj si ne rastin e Makbethit,edhe kur eshte i pafajshem ne rastin e Jozef K.Kjo eshte drama e te qenit njeri.

Tuesday, March 4, 2014

Ese: Si e perfytyroj une te ardhmen time?


Sa shpejt qe iken jeta ! Ajo hap krahet e saj te brishte dhe merr fluturimin e larget per te na cuar ne horizonte te panjohura per ne. Momentet zgjazin kaq pak sa nganjehere me duket se lumturia te rreshqet nga duart pa e kuptuar aspak dhe nga femjieria jeta mbetet vec nje kujtim i embel dhe i ngrohte qe te ngjadh shume nostalgji.Koha ecen edhe pse ne nga njehere nuk duam. 


Shpirti na kerkon qe perhere te mbetemi femije te ngelimi te vegjel e te pafajshem te vrapojme mes luleve duke qeshur e kenduar te kapur per dore . Por gjerat ndryshojne befasisht dhe ne te gjithe bashke me to.Troket ne dere ai cast kur bota merr te tjera ngjyra gjithcka na duket me e madhe ,e tashme jemi rritur. Ne zemren e brishte ndizet nje drite e re e forte e shkelqyer e na duket se jeta vec ne na pret , ta ndjekim ta pushtojm fort ne krahe , ti flasim cdo deshire cdo enderr ti japim te ardhemn tone . Sa plane sa mendime e ide na vlejne ne shpirte qe duanm te shperthejne , te lulezoje , te tregojme q e jemi ketu se e duam boten , i duam edhe njerzit . 

E ardhmja na duket kaq magjike e mistershme sa mezi presim te zgjasim duart e ta perkellelim ta bejm tonen te jetojme cdo cast te saje me pasion e entuziasem ,te ndjejme lumturine por edhe lotet. Cdo dite zgjohemi me nje enderr te re , cdo mengjes nje tjeter ylber duam te kapercejme ,kurre nuk ngopemi ,se per ne gjerat jane kaq te bukura krejt te verteta. Ajo qe gjithmon kam dashur te bej ne jete eshte te jem nje mjeke per femijet . Asgje nuk ka per mua me te rendesishem se sa te gjendem mes femijeve qe kan fatin e keq te vuajne aq shume. Eshte kaq e bukur te ndihmosh krijesa aq te vogla e te embla , t'iu falesh nje buzqeshje t'iu dhurosh nje shprese per nje te ardhme qe gjithcka te jete me e mrekullushme.

 Secili nga ne ne kete bote e do pak ngrohtesi dhe do ishte kaq e vecant te mund t'ia dhuroja dikujt aq me shume vogelusheve fate keq. Sikur te mos ishin endrrat e te vegjelve vetem trishtim do te ndje hej kudo se iluzionet tona e mbajne shpresen te gjalle bejne qe nje diell i dyte te shkelqeje fort mbi njerzine . Jeta do ishte krejt fantastike sikur te jetohej me endrrat e brishta te nje femije.

Nga Anisa, Shkoder

ESE Meditative: “Njeriu edhe kur e ka pushtuar lavdine ka nevoje per zemer njerezore qe e cmon dhe e do”


Realiteti njerezor tregon dhe pranon qe ka njerez qe per merita, per vlera apo per arsye te vecanta kane shkelur podiumin e lavdise, e kane pushtuar ate me gjithe forcen e tyre.Ka njerez qe I njohin k
Skene nga filmi 'Portreti i Dorian Grait', i
 cili trajton kete teme.
eto cilesi, por ka dhe nga ata qe nuk e kane njohur kurre me pare. Por keta njerez vertet nuk I kane njohur keto lavdime por kane pasur prane njerez qe I cmojne dhe I duan, sepse shum njerez mendojne se lavdimet jane thelbi I lumturise.por harrojne se lavdimet jane si nje “kuceder” qe ha njerez. Lumturia nuk mund te blihet me asgje. Lavdi mund te rezatosh po jo lumturi.


Mik I mire eshte ai qe e degjon zemren e mikut te tij nen poteren e dellgeve te jetes dhe jo ne qetesine dremitese te yjeve.Jeta, eshte si deti ku njeriu niset nga nje breg dhe asnjehere s’arin ne bregun tjeter. Gjithnje mbytet midis dy brigjeve.bota te duket bosh kur te gjithe te braktisin. Eshte e veshtire te jetosh me persona te cilet te duan vetem per interes. Vertet ata njerez nuk e kane provuar lavdimin por kane ne krah persona qe I duan ashtu sic jane, kurse keta njeres qe kane hypur ne podiumin e lavdise vetet mund te kene para , fame por I mungon lumturia. Lumturia nuk mund te blihet me asgje, notat e lumturise nuk jane gjithmone ne doren tone. Keta njerez kane shume nevoje per persona qe ti duan me gjith zemer, me zemer te paster dhe jo per interes. 

Gjithmone lind dhe egziston nevoja e pranise se dikujt e cili te ngroh me pranine e tij njelloj sikur je afer nje vatre zjarri. Gjithnje eshte e nevojshme dashuria se pa te nuk ka jete, nuk ka kuptim as fjala lavdi . Edhe kur je njeriu më me fame , më me lavdi duhet prania e nje zemre njerezore qe te te tregoje ne cdo moment se cili je , te te tregoje vlerat qe ti ke, duhet nje zemer qe te cmon e te do perjetesisht, te mbush me dashuri dhe te frymezon per te ecur perpara ne rrugen me te drejte, te ndershme dhe te pa gabuar , qe te qorton ne momentet e duhura , te keshillon dhe inkurajon.
Sa mire qe diellin e ka ne dore natyra, sepse pot a kishin patur njerzit , kushedi se cfare do te benin me te.

Nga Erinda, Korce

Wednesday, January 29, 2014

Ese argumerntuese: Lendet shkencore parapelqehen me shume se ato natyrore.

Shkolla; shtepia e dijes! Ajo e cila mban gjithmone dyert hapur, e qe ne “tryezen” e saj servir “ushqimin”me vlera te pacmueshme, dijen, per te gjithe “udhetaret” te cilet ndalojne aty. Shkolla eshte vendi ku zhvillohen shume lende shoqerore, natyrore dhe shkencore, te cilat pasurojne bagazhin tone mendor vit pas viti. Shkolla eshte eshte edhe vendi ku kalojme pjesen me te madhe te kohes sone, si dhe vendi ku hedhim themelet e forta per te ardhmen tone. Shkolla eshte vendi ku bashkohet shkenca dhe jeta jone shoqerore, ku mesojme te panjohuren si dhe njohim me mire te njohuren.

Bera nje paranteze per rendesine dhe kontributin e shkolles ne formimin tone intelektual dhe shoqeror, per t'u ndalur me pas tek lendet qe zhvillohen, tek premisat, aspiratat apo tek te preferuarat ore, kjo edhe ne varesi te vullnetit ,deshires apo thjesht gjetjes se vetvetes tek nje lende e caktuar. Nje rol te rendesishem luan ajo se cfare ne enderrojme apo presim nga vetja, per nje te neserme, karrierre apo profesion. Shpesh here ne nxenesit nuk shkelqejme ose nuk jemi “elitare”ne te gjitha lendet,por mbajme me me “hater” ato lende ku ne japim maksimumin tone, dhe kete gje e bejme me deshire. Shume priren drejt lendeve natyrore: fizike, kimi, biologji, ndersa te tjere priren te lende me ekzakte si matematika. Po pse ne pergjithesi nxenesit priren me shume te lendet shkencore, p.sh te matematika dhe jo te lendet shoqerore apo natyrore?Shpesh kemi degjuar shprehjen qe: “Matematika eshte lende me te lindur”. A te jete e vertete kjo? Cdo dite e me shume po vihet re nje tendence drejt zgjedhjes apo mesimit te saj. Ndoshta pikerisht ato misteret e saj ,enigmat e perhershme X dhe Y ,qe asnjehere nuk i gjen, te terheqin me misterin e tyre drejt zgjidhjes. Pikerisht ai X dhe Y i fshehur ne nje ekuacion qe ne pamje te pare te duket krejt i thjeshte, te mban ngjitur pas vetes per ore te tera, derisa i gjen,dhe ne fund te japin kenaqesine e fitimit, triumfit te nje cmimi “note te mire”. Pikerisht ky germim i se vertetes ngjit pas vetes shume nxenes te cilet ju pelqejne veprimet matematikore me shume sesa fjalet e nje leksioni te nje lende shoqerore. Ata jane te sigurte qe nje dhe nje bejne dy dhe nuk ekziston ndonje Njuton, Paskal apo ndonje tjeter te kete thene ndryshe.


Lendet shkencore kerkojne pak fjale dhe shume veprime, ndryshe nga lendet shoqerore te cilet kerkojne shume fjale. Nje arsye tjeter mund te jete qe lendet shkencore ka vetem nje variant ne zgjidhjen e problemeve te tyre,,nuk ekziston nje i dyte, e kunderta p.sh mund te ndodhe ne lendet e tjera ku mund te ekzistojne shume variante ne lidhje me nje ceshtje apo nje “ekuacion”te caktuar ,dhe ke veshtiresi ne gjetjen e tij. Tjeter e mire e lendeve shkencore, e cila mund te jete nje arsye qe nxenesit priren me shume tek keto te fundit eshte mosmbajtja mend e shume perkufizimeve, termave apo emrave te autoreve te shumte. Nderkohe qe te matematika ka veprime strikte, fikse dhe ndoshta “ligji”me i rendesishem i cili duhet mbajtur mend eshte “Teorema e Pitagores” e cila edhe kjo ne vetvete mban veprime matematikore, ku edhe po nuk t’u kujtua emri i saj, mjafton veprimi matematikor dhe problemi zgjidhet. Nuk nevojitet mbajtja mend e matematicieneve per te zgjidhur pikepytjet qe mund te lindin. Arsye tjeter mund te jete ndoshta edhe numri i vogel  i mesuesve qe ka ekzistuar para disa viteve, te cilet kane dhene lendet shkencore, dhe vihet re nje tendence ne rritje e atyre te cilet kerkojne cdo dite e me shume “ gjetjen” e X apo Y-se. Ndoshta edhe pse lendet shkencore, matematika p.sh nuk kerkon prova laboratorike te biologjise apo te fizikes,reaksione kimike te kimise per te gjetur nese ky element kimik bashkevepron ose jo me el ementin tjeter.,nderkohe qe te matematika te gjitha numrat e “gjejne veten te njeri-tjetri”mjafton vetem te kryhet veprimi mes tyre qofte ky mbledhje,zbritje,shumezim apo pjesetim. Ndoshta sepse llogjika e perdorur ne matematike(jo se mungon te lendet tjera)por rruga deri ne gjetjen e te panjohures ,te terheq ne vetvete,dhe shpesh-here ndoshta i perngjason atyre problemeve qe na parashtrohen dita-dites ,qe edhe pse nuk kane veprime matematikore,duhet te ndjekin nje rruge me “shenja sinjalistike”pra nje vije llogjike deri ne zgjidhjen e problemit,perfundimisht.

Gjithashtu nje arsye tjeter mund te jete edhe qe sot, ne kapitalizem, me zhvillimin e ekonomise dhe levrimit te hapesirave te reja per pune,shume nxenes jane te prirur drejt turizmit,ekonomise, kontabilitetit,apo edhe finances, ku baza ,A-ja e tyre eshte matematika. Pra nje arsye e forte eshte edhe “ftesa”qe ju ben tregu ,per tu bere te sukseshem ne hapat e metejshem, qofte ne bisnes, banke, apo ne inxhinieri ndertimi. Te gjitha keto arsye qe permenda, mes shume te tjerave noshta kane luajtur nje rol thelbesor ne parapelqimin e lendeve shkencore ndaj atyre natyrore, kjo jo per te zbehur rendesine dhe vleren e “natyres” po thjesht qe shkenca ekzakte ka zere me teper vend ne “oazet” e mendjes te secilit prej nesh. 
Por pavaresisht kesaj vlen te permendet faktit qe per te qene nje njeri i sukseshem si ne natyre, shkence apo shoqeri duhet te kesh njohuri nga te gjitha, te mbushesh ate “oqeanin” tend te dijes me pika njohurie nga te gjitha fushat, pavaresisht faktit se cilat pika peshojne me shume ne nje te ardhme te afert. Oqeani yne i dijes ka nevoje per pika njohurie, sado qe te vogla te jene keto te fundit, sepse pa to, qofte edhe per mungesen e nje te vetmes do te ndihej i “vogel” dhe jo i afte per te “perplasur valet”ne “brigjet” e jetes. Me nje “oqean” te pasur dijesh do te jemi gjithmone te zote, te afte per tu bere “kapiten”te forte anijesh. 


Derguar nga Meri, Tirane.

Tuesday, December 3, 2013

ESE: Dashuria (v2.0)


Te jem e sinqerte eshte pakez e veshtire per mua si nja adoleshente 16 vjecare ta perkufizoj ndjenjen me te bukur ne bote, dashurine. Kam menduar gjate per kete gje dhe akoma vazhdoj te mendoj. Mendoj se eshte casti per te bere nje dallim per fjalen “dashuri” sepse eshte nje term teper i gjere. Wikipedia thote se kur dashuria midis dy qenieve humane merr persiper karakteristika te lidhura me romantizmin si malli, deshira, pasioni apo bashkimi fizik, kjo, percaktohet si dashuri romantike qe dallon se teprmi nga ndjenja e dashurise se perzemert qe ne ndjejme kundrejt pjesetareve te familjes apo personave te tjere shume te afert me ne. Une, tani dua te flas per dashurine romantike, nje nga lakmite me te medha te njerezimit.
Kohe me pare rastesisht lexova nje shprehje te Herman Hesse qe thote se dashuria eshte aftesia e te interpetuarit dhe e te kuptuarit.

Dashuria eshte nje ndjenja me e fuqishme qe ekziston, motorri i vertete i botes, eshte ajo qe na ben zgjohemi cdo mengjes me nje qellim, eshte ajo qe na con perpara ne cdo cast.
Dashuria, nje subjekt i pafund per kenge, poezi, romanca, filma, nje muze e privilegjuar per te gjitha artet, nje shtepize ku te gjithe artistet kane gjetur strehe.

Dante ne Komedine Hyjnore shkruante: “Dashuria eshte ajo qe leviz diellin e yjet e tjera.” 
Te dashurohesh me te vertete do te thote te hysh ne nje dimension tjeter, te ndryshosh planet ndoshta edhe univers. Do te thote te largosh qendren e botes tende e ta drejtosh drejt nje pike tjeter referimi. Fari i mendjes sone ndriçon nje imazh te vetem dhe gjithe pjesa tjeter mbetet nje sfond i bardhe e i pajete. Ky imazh mbizoteron gjithmone ne qenien tone e eshte perhere me ne, ne pune,ne shkolle,ne udhetime, pra ne cdo cast ai eshte i ngulitur si nje damke ne mendjen e zemrat tona. Une besoj se ne fillojme te dashurojme atehere kur njohim intimitetin shpirteror te personit tjeter, detajet me te vogla te tij gjera qe te tjereve mund tju duken teper te parendesishmee vulgare. Ne fiilojme te dashurojme atehere, kur ne arrijme te kuptojme se si do te vepronte e ne nje situate e se si do te sillej ne nje tjeter pra botekuptimin e tij, kur me nje shikim te vetem arrin ti komunikosh çdo gje qe kishe per ti thene, kur nuk ka nevoje per fjale sepse thellesia e syve i ka thene te gjitha, e me e rendesishmja kur arrin ta pranosh personin tjeter me gjithe difektet e te mirat qe ka.

Tek “Nje shetitje e paharrueshme“ Nicholas Sparks shkruan se dashuria ne fillim do t´ju bej te qeshni e pastaj do te qani, por gjithsesi ajo do te mbetet dicka e paharrueshme njesoj si shetitja qe ben nen yje Xhemi dhe Londoni. Me te vertete do te qajme ne nje cast, por do jemi duke lotuar per dashurine. Dashuria mund te na zhgenjeje e te na e thyej zemren ne 1000 copeza ama me mire te dashurosh e te humbesh sesa mos e njohesh kurre cdo te thote dashuri.

Ti jepja dashurise nje perkufizimin timin, personal nuk ishte aspak e lehte por mendoj se me cfare kam pare e perjetuar, ja dola mbane. Do te me pelqente ta mbyllja kete esse qe cuditerisht rezultoi dicka e kendshme me shprehjen me te bukur per mendimin tim te nje njeriu te madh Aristotelit :“Dashuria eshte kompozimi i nje shpirti te vetem qe jeton ne dy trupa te ndryshem.”



Nga: Dea, Tirane

ESE: Shqiptaret kombi me i vjeter I Ballkanit

Shqiptaret e lashte nenkuptojme Iliro-Pellasget ne kuptimin e trashegimise se emrit etnik pasi emri i Ilireve dhe Ilirise ishte i njohur ne perjudhen historike, ato si etni ekzistonin me parpara, sepse sipas studimeve gejnalogjike mbartesit e genit te pare "I" Dinarik ne Europe, kane qene populli paleolitike i pare 40.000-35.000 vjeçare i cili krijoj racen qe quhet "raca Adriatike" ose Dinarike.
Plejada te tera perfaqesuesish te shkences kane dhene ndihmese te frytshme per
ndricimin e problemeve themelore te pellazgologjise ne kuadrin e kulturave
mesdhetare.

Hans E. Tunman (1746-1778) i pari studiues, që ju kushtohet pellazgëve në kohën moderne, i njeh ata si popull autokton para helen në rajonin e Egjeut, dhe shqiptarët pasardhës të tyre. Nënvizon se: “Pellazgët janë stërgjyshët e lashtë të maqedonasve, epirotëve dhe shqiptarëve dhe për rrjedhim edhe gjuha shqipe rrjedh nga ajo pellazge”.

Gjeografi francez Konrad Maltebrun (1755-1826) shkruan se gjuha shqipe ka karakter pellazgjik, sepse sipas Herodotit emrat e shumë perëndive vijnë nga gjuha pellazge.

Robert d’Angely (1893-1966) studiues francez, që gjuhën pellazge e lidh me shqipen, epikat e Homerit fillimisht janë shkruar në gjuhën pellazge, më pas u transkriptuan në gjuhën helene
Gjurmët e para materiale dhe më të vjetra të ekzistimit të jetës në këto troje, janë zbuluar në fshatin XARRË ( afër Sarandës) . Këto janë: vegla pune, armë, stoli, enë nga dheu etj. Prejardhja e tyre daton që nga koha e paleolitit të lartë, që vazhdon afërsisht 40.000 – 6.000 vjet para e.s.
Ne krahinen e dardanise (Kosova e sotme) kohët e fundit janë vënë re pesëdhjetë mbishkrime “zeusiane”, tashmë të botuara, shfaqje të tjera të panumërta të trashëgimisë kulturore dhe të teogonisë pellazgjike. Duke mbajtur parasysh lashtësinë dhe vazhdimësinë kaq të qartë e të pandërprerë, studiuesi i shquar i mesjetës, Alen Dyseljë, ka thënë më 1981: “Historia na mëson se lidhur me Kosovën, serbët janë pushtues të ardhur mjaft vonë”..
.
Kombi shqiptar eshtë një nga më të vjetërit në Ballkan e në botë. Kjo për arësye se ky komb eshte identifikuar më herët si ilirë, ku këta të fundit kane një prejardhje ose nje rrenje te vjeter pellazge. Pellazget konsiderohen si ajo popullsi që ka hedhur rrenjet ne qytetërimin mesdhetar , që me vone do të ndahej në qytetërimet greke, romake, ilire etj. Pra themi se popullsia parahelene e Greqisë dhe disa popullsi te tjera ishin pellazge .Shqiptaret jane sterniperit me autentike te pellazgeve, dardaneve dhe te ilirëve të vjetër .
Edhe pas shume peripecive historike, lufterave, pushtimeve etj, pellazget – iliro –shqiptaret e ruajten me mijera vjet te papërlyer genin e vet me bukuri të virtyteshme.

Dëshmitë të kesaj përcjellje vlerash jemi të gjithë ne sot. Shpalosja me e madhe e ketyre vlerave ishte festimi madheshtor i 100 vjetorit të shpalljes se pavaresise, gjatë të cilit edhe njëherë treguam se qëndrojme denjesisht përkrah kombeve të tjerë të botës.

Se pellazgët dhe ilirët e kanë një prejardhje të lashtë në këto troje dhe se ne jemi pasardhës të denjë të këtyre civilizimeve, flasin shumë studime jo vetëm të studiuesve shqiptarë, por numri më i madh i tyre është nga ata të huajt. Në baze te shkencës së mirëfilltë, teoria tanimë e dëshmuar e prejardhjes së shqiptarëve të sotëm nga pellazgët dhe ilirët e lashtë, askund nuk kontestohet.


Nga: Anonimi, Tirane

ESE: Të jetuarit mes dashurisë, tradhëtisë dhe humanitetit

Njerëzit kanë një jetë jo të sigurtë, një jetë në të cilën gjenden mjaft elementë sa të mirë aq edhe të këqinj. Janë tradhëtia, besnikëria, dashuria, humaniteti dhe shumë e shumë të tjera.
Çfarë e bën njeriun të jetojë? Kurioziteti, ideja dhe mendimi se çfarë do të ndodhë nesër, pasnesër e kështu me rradhë. Por për kë është më vështirë apo më thjeshtë për të pritur të nesërmen? Ndoshta për të dyja gjinitë, ndoshta për njërën prej tyre. Jeta nuk është fare e thjeshtë. Prandaj dhe çdo kush përpiqet që të gjejë ngushëllim tek një tjetër person i cili mund të jetë personi i jetës së tij. Burri ose gruaja, krahu i djathë i njëri-tjetrit. Kush do të mund të durojë më shumë pranë tjetrit pa e tradhëtuar? Gruaja sigurisht, shembulli më i mirë i besnikërisë dhe dashurisë. Prandaj dhe shquhet për brishtësinë e saj, sepse është kaq e kujdessh me në atë që bën.
Ndërsa burri tenton gjithmonë të jetë human pranë saj, të jetë i ndjeshëm dhe të shfaqë interesin që ajo kërkon prej tij. Përpiqet të rezistojë sa më shumë të jetë e mundur nga tundimi i tradhëtisë. Ai nuk ka frikë nga tradhëtia, por ka frikë nga ajo çfarë mund të humbasë, ose jo. Ka frikë se mos ndoshta ai kristal që mban në duar do të mund t’i rrëshkasë çastin kur do të jetë i shpërqëndruar nga tradhëtia. Pasojat dihen, kristali do të thyhet. Por sërish ai nuk do të tregojë kujdesin e nevojshëm. Do të mërzitet shpejt me të njëjtën pamje të mënjgjesit që pas sa kohësh do t’i duket si diçka e vjetër, si një ushqim që e konsumon tre herë në ditë dhe që ta shmë nuk është asgjë tjetër veçse një ushqim i dalë kohe. Çudi, sepse ushqimi nuk mund të quhet demode, por një burrë i uritur do ta bënte këtë gjë.
Ai thjesht nuk mund të arrijë të imagjinojë mijëra mënjgjese të njëjta, me të njëjtën fytyrë, me të njëjtën aromë, me të njëjtën këtë apo atë. Është shumë e vështirë. Dhe kështu nisin mendimet e turbullta. Nuk je më ai frikacaku i disa kohëve më përpara që kishte frikë të hidhte spirancat e mendimeve drejt hapësirave të ndaluara. Tashmë ke nisur të kuptosh që nuk po të sheh askush, nuk mund të të spionojë njeri dhe se i ashtuquajturi gardiani grua nuk mund të hyjë dot në qelinë e mendimeve. Mendimet e këqija po të kapëlojnë kokën dhe ti as që po e vë re fare. Tregohesh i shkujdesur. Mendon për një tjetër duke patur tënden përballë dhe sa herë që të pyet se si du ket ti mendon pa hezituar: Jo më mire se ajo që pashë dje në market apo rrugë, apo ku ta di unë. Dhe nga nevojë për tu përgjigjur, dëgjohen fjalët: Shkëlqyeshëm e dashur! Ironia jote është në maksimum.
Sikur ajo të dinte atë që po mendoje?! Kristali me siguri që do të thyhej. Por jo, ai vazhdon të qëndrojë i bukur si në fillim. Dhe ti sërish nuk tregon kujdes. Duket që nuk e di se ç’ke në krah. Mendimet nisin të shprehen konkretisht. Dëshirojnë çdo ditë e më shumë të të kontrollojnë, duan të të marrin nën vete dhe të të bëjnë një njeri të mbaruar. Tashmë ti nuk mendon më, ke nisur të veprosh pa e pyetur veten mirë. Aroma dhe kurioziteti i shijes së një ushqimi tjetër po të bën për vete. Racioni yt i preferuar tashmë të është mërzitur, ke nisur ta shtysh tutje pa asnjë arsye. Shpreso të bësh gjënë e duhur ndryshe, nuk do të ketë kthim pas.
Nuk mund ta quash veten të ngopur pa e provuar qoftë edhe pak. Dëshiron të dish me patjetër nëse është pikant apo i ëmbël, i kripur apo... kush e di se si. Dhe pasi ke shuar kuriozitetin rikthehesh tek racioni yt, tek i ashtuquajturi demode. Tashmë e adhuron me gjithë shpirt, të duket më me shije se kurrë. Shpreso që të mos jetë ftohur, ndryshe do të shohësh një kristal të copëtuar.


Nga: Antonio Cikollari, Tirane