Monday, December 9, 2013

ESE ARGUMENTUESE: Suksesi

Suksesi ne sy te cdokujt merre trajta te ndryshme, hije te ndryshme. Cdokush vjen me nje perceptim I cili perfaqeson nje pjese te personalitetit te tij. Nje perkufizim I sakte per nje njeri te suksesshem do te ishte: Ai I cili ka permbushur te gjitha qellimet e tij. Por cfare eshte suksesi? A eshte cdokush I suksesshem?


Cdokush ka permbushur qellime ne jeten e tij, qofshin ato te vogla apo te medha, por ama kur vjen puna tek te quajturit I suksesshem, vihen ne peshore puna I cili nje njeri ben dhe sasia e parave me te cilen paguhet ky individ. Pra del ne skene paraja. Nje njeri I suksesshem eshte ai qe ka fituar shume para gjate jetes. Shume njerez do t’I bashkangjiteshin ketij mendimi dhe une jam nje nga ata. Ne fund te fundit suksesi paguhet, cdo gje e ka nje cmim. Cfare eshte e mire, eshte edhe e shtrenjte. A do mund ta kundershtonte njeri kete?

Suksesi vjene ne nje pakete dyshe. Pervec parave ai sjell dhe famen. Shume njerez besojne se suksesi nuk eshte gjitshka dhe se nje njeri I suksesshem mund te jete jo I famshem dhe jo I pasur. Mbeshtetur ne mendimin inocent dhe te sinqerte duke munduar te vleresojne nje shumice, ky opinion mund te vleresohet I dobet per shkak te disa ngerceve.

Se pari, jeta ka treguar se cdokush qe ka qene I suksesshem ka qene gjithashtu I famshem edhe ne fushen e tij. Te jesh I famshem ne fushen tende dhe ne profesionin tend nuk do te thote te kesh famen e nje aktori Hollywood-I, por do te thote qe te jesh I pari I rekomanduar nga njerezit kur pyesin per sherbime te fushes tend. 

Se dyti, lidhur me argumentin e mesiperm, fluksi I njerezve te drejtuar per nga ty, duke kerkuar sherbimin qe ofron ti kundrejt nje pagese te caktuar, rrisin kapitalin tend. Sigurisht, flasim per majat e suksesit sepse suksesi vjen ne rangje. Rangu I pare permben te parin ne fushen e caktuar, I dyti te dytin e keshtu me rradhe deri ne nje numer te konsiderueshem te suksesshem qe percaktohet nga njerezit.

Suksesi vjen ne saje te punes se palodhur, ne saj te pasionit me te cilin punohet dhe ne saje te perkushtimit ndaj detyres tende. Ambicia eshte hallka me e forte e suksesit e cila t con perpara. Pa ate ne do te ishim thjesht ne zero. Jo te gjithe kane ambicie, dhe ata qe kan, I kane te kunderta. Kjo I dallon nga njeri tjetri dhe I ben me pak ose me shume te suksesshem.

Suksesi nuk ka per te qene kurre me prane se thjesht pas nje cepi apo nje kthese. Mjafton most e humbi durimi, pasioni, perkushtimi dhe ambicia. Askush nuk lind I suksesshem, por gjithkush mund te behet.

NGA: Ambra YMERAJ

Tuesday, December 3, 2013

ANALIZE LETRARE: Gjenerali i ushtrise se vdekur koment dhe analize (I.Kadare)





Ne roman takojme njerez te nje populli te vogel,por krenar per luften qe ka bere, te cilet dinin te respektonin traditat,te respektonin mikun, te respektonin te vdekurit, qofshin dhe armiq. Ne roman takojme nje gjeneral te huaj, i cili kishte ardhur te marre eshtrat e ushtarve te vrare te vendit te tij,dhe nje prift qe e shoqeronte gjeneralin, duke bere ritet e fundit fetare te atyre qe nuk jetonin me.
Një gjeneral dhe një prift kanë ardhur në Shqipëri rreth njëzet vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në një kërkim arkeologjik. Misioni i tyre është të zhvarrosin trupat e ushtarëve të vendit të tyre, por ajo çka ata zbulojnë janë kujtimet, gjysmë të ndrydhura, të tmerreve të veçanta shqiptare të asaj lufte. Gjenerali dhe prifti rugëtojnë nëpër Shqipëri, në udhëtimin e tyre të shënuar jo vetëm nga eshtrat por gjithashtu edhe nga copëzat dhe mbeturinat e historisë: me gunga, të lodhur dhe të pastrehë. Gjenerali e sheh vetveten si një ushtarak, që lehtëson therjen e vdekjes duke hequr të vdekurit nga shtëpitë e tyre të përkohshme: “Gjeneralët e tjerë kanë udhëhequr ato kolona t ë pafund të ushtarëve në disfatë dhe shkatërrim. Por ai, ai ka ardhur t’i rinxjerrë nga harresa dhe vdekja ata që kanë mbetur”.
Zemërgur, kryelartë dhe i pavëmendshëm ndaj shqiptarëve përreth tij, gjenerali beson se misioni i tij është vetëm paqësor, por takimet e papritura të tij provojnë dhunën e mbledhur nga e kaluara, të varrosur. Çdo fjalë, çdo fakt, çdo kockë e shpërbërë merr një kuptim të dytë, dhe pastaj një të tretë: Një ushtri e tërë është shndërruar në “disa tonë fosfor dhe kalcium”, grafitet e ashpra janë përkujtues të parullave fashiste. Secila medalje e luftës në kraharorin e një shqiptari reflekton fytyrën e një ushtari të vrarë që duhet zbuluar. Gjenerali mendjemadh i deritanishëm kthehet në një oficer të vdekjes, që mobilizon një ushtri fantazmash.

Ndjenjat e gjeneralit ndryshojne shpejt dhe vazhdimisht. Gjenerali ne fillim te udhetimit te tij paraqitet i mbushur me entuziazëm për “misionin” e tij historik.Ne te njejten kohe del se gjenerali ka pritur te takoje njerez te eger dhe barbare por ndodh e kunderta sa me shume njeh nga afer popullin shqiptar aq me shume ai ka dashamiresi dhe vete kritike.Personazhet ne roman nisin te shtohen dhe kjo shton dramen e gjeneralit duke nisur sin je mision monoton, duke ndryshuar me vone me gjetjen e ditarit gje e cila le gjurme tek gjenerali dhe duke vazhduar tek dasma qe e perball gjeneralin me te verteten e hidhur.

Skenë mjaft melodramatike eshte kur gjenerali që kryesonte misionin i gjen eshtrat e kolonelit në ballafaqimin me një plakë shqiptare (Nica), e cila e pati vrarë kolonelin me sëpatë, pasi ai i pati përdhunuar vajzën e saj 14-vjeçare, e cila pas kësaj fatkeqësie i dha fund jetës, ndërsa plaka Nicë e varrosi kolonelin tek pragu i portës së vet. Kur në fshatin e saj erdhi gjenerali italian që mblidhte eshtrat, Nica i nxori eshtrat e kolonelit të mbledhura në një thes dhe ia hodhi gjeneralit para këmbëve, në mes të një dasme shqiptare ku ai pati shkuar, i paftuar. Ketu na shfaqet dhe tragjizimi qe merr romani dhe dramaciteti qe perjeton gjenerali ne vetvete duke bere qe gjenerali te ndjeje peshen e mekatit , duke e barazuar veten me kolonelin Z ,duke u zhytur ne depresion.

Dhe ky roman ne paraqitet i tille me ndryshime te thella psikologjike jo vetem kaq.Eshte nje udhetim neper nje vend te frikshem, te huaj dhe misterioz dhe udhetaret mesojne se nuk mund ti kapercejne kufijte e vdekjes.Nje udhetim neper boten e te vdekurve:sa me teper zgjat kjo sipermarrje e cmendur aq me e pakuptimte nis ti duket e gjitha kjo gjeneralit .Hap pas hapi te vdekurit e shkulin nga pozitat e njeriut sundimtar sic paraqitej ne fillim dhe e cojne deri aty sa ai pranon plaget qe hap lufta jane te pasherueshme. Gjenerali i ushtrise se vdekur koment dhe analize (I.Kadare)
Roman nga Ismail Kadare.

Ne roman takojme njerez te nje populli te vogel,por krenar per luften qe ka bere, te cilet dinin te respektonin traditat,te respektonin mikun, te respektonin te vdekurit, qofshin dhe armiq. Ne roman takojme nje gjeneral te huaj, i cili kishte ardhur te marre eshtrat e ushtarve te vrare te vendit te tij,dhe nje prift qe e shoqeronte gjeneralin, duke bere ritet e fundit fetare te atyre qe nuk jetonin me.

Një gjeneral dhe një prift kanë ardhur në Shqipëri rreth njëzet vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në një kërkim arkeologjik. Misioni i tyre është të zhvarrosin trupat e ushtarëve të vendit të tyre, por ajo çka ata zbulojnë janë kujtimet, gjysmë të ndrydhura, të tmerreve të veçanta shqiptare të asaj lufte. Gjenerali dhe prifti rugëtojnë nëpër Shqipëri, në udhëtimin e tyre të shënuar jo vetëm nga eshtrat por gjithashtu edhe nga copëzat dhe mbeturinat e historisë: me gunga, të lodhur dhe të pastrehë. Gjenerali e sheh vetveten si një ushtarak, që lehtëson therjen e vdekjes duke hequr të vdekurit nga shtëpitë e tyre të përkohshme: “Gjeneralët e tjerë kanë udhëhequr ato kolona t ë pafund të ushtarëve në disfatë dhe shkatërrim. Por ai, ai ka ardhur t’i rinxjerrë nga harresa dhe vdekja ata që kanë mbetur”.
Zemërgur, kryelartë dhe i pavëmendshëm ndaj shqiptarëve përreth tij, gjenerali beson se misioni i tij është vetëm paqësor, por takimet e papritura të tij provojnë dhunën e mbledhur nga e kaluara, të varrosur. Çdo fjalë, çdo fakt, çdo kockë e shpërbërë merr një kuptim të dytë, dhe pastaj një të tretë: Një ushtri e tërë është shndërruar në “disa tonë fosfor dhe kalcium”, grafitet e ashpra janë përkujtues të parullave fashiste. Secila medalje e luftës në kraharorin e një shqiptari reflekton fytyrën e një ushtari të vrarë që duhet zbuluar. Gjenerali mendjemadh i deritanishëm kthehet në një oficer të vdekjes, që mobilizon një ushtri fantazmash.

Ndjenjat e gjeneralit ndryshojne shpejt dhe vazhdimisht. Gjenerali ne fillim te udhetimit te tij paraqitet i mbushur me entuziazëm për “misionin” e tij historik.Ne te njejten kohe del se gjenerali ka pritur te takoje njerez te eger dhe barbare por ndodh e kunderta sa me shume njeh nga afer popullin shqiptar aq me shume ai ka dashamiresi dhe vete kritike.Personazhet ne roman nisin te shtohen dhe kjo shton dramen e gjeneralit duke nisur sin je mision monoton, duke ndryshuar me vone me gjetjen e ditarit gje e cila le gjurme tek gjenerali dhe duke vazhduar tek dasma qe e perball gjeneralin me te verteten e hidhur.

Skenë mjaft melodramatike eshte kur gjenerali që kryesonte misionin i gjen eshtrat e kolonelit në ballafaqimin me një plakë shqiptare (Nica), e cila e pati vrarë kolonelin me sëpatë, pasi ai i pati përdhunuar vajzën e saj 14-vjeçare, e cila pas kësaj fatkeqësie i dha fund jetës, ndërsa plaka Nicë e varrosi kolonelin tek pragu i portës së vet. Kur në fshatin e saj erdhi gjenerali italian që mblidhte eshtrat, Nica i nxori eshtrat e kolonelit të mbledhura në një thes dhe ia hodhi gjeneralit para këmbëve, në mes të një dasme shqiptare ku ai pati shkuar, i paftuar. Ketu na shfaqet dhe tragjizimi qe merr romani dhe dramaciteti qe perjeton gjenerali ne vetvete duke bere qe gjenerali te ndjeje peshen e mekatit , duke e barazuar veten me kolonelin Z ,duke u zhytur ne depresion.

Dhe ky roman ne paraqitet i tille me ndryshime te thella psikologjike jo vetem kaq.Eshte nje udhetim neper nje vend te frikshem, te huaj dhe misterioz dhe udhetaret mesojne se nuk mund ti kapercejne kufijte e vdekjes.Nje udhetim neper boten e te vdekurve:sa me teper zgjat kjo sipermarrje e cmendur aq me e pakuptimte nis ti duket e gjitha kjo gjeneralit .Hap pas hapi te vdekurit e shkulin nga pozitat e njeriut sundimtar sic paraqitej ne fillim dhe e cojne deri aty sa ai pranon plaget qe hap lufta jane te pasherueshme. 



Nga: Valentina, Prizren

ESE: Dashuria (v2.0)


Te jem e sinqerte eshte pakez e veshtire per mua si nja adoleshente 16 vjecare ta perkufizoj ndjenjen me te bukur ne bote, dashurine. Kam menduar gjate per kete gje dhe akoma vazhdoj te mendoj. Mendoj se eshte casti per te bere nje dallim per fjalen “dashuri” sepse eshte nje term teper i gjere. Wikipedia thote se kur dashuria midis dy qenieve humane merr persiper karakteristika te lidhura me romantizmin si malli, deshira, pasioni apo bashkimi fizik, kjo, percaktohet si dashuri romantike qe dallon se teprmi nga ndjenja e dashurise se perzemert qe ne ndjejme kundrejt pjesetareve te familjes apo personave te tjere shume te afert me ne. Une, tani dua te flas per dashurine romantike, nje nga lakmite me te medha te njerezimit.
Kohe me pare rastesisht lexova nje shprehje te Herman Hesse qe thote se dashuria eshte aftesia e te interpetuarit dhe e te kuptuarit.

Dashuria eshte nje ndjenja me e fuqishme qe ekziston, motorri i vertete i botes, eshte ajo qe na ben zgjohemi cdo mengjes me nje qellim, eshte ajo qe na con perpara ne cdo cast.
Dashuria, nje subjekt i pafund per kenge, poezi, romanca, filma, nje muze e privilegjuar per te gjitha artet, nje shtepize ku te gjithe artistet kane gjetur strehe.

Dante ne Komedine Hyjnore shkruante: “Dashuria eshte ajo qe leviz diellin e yjet e tjera.” 
Te dashurohesh me te vertete do te thote te hysh ne nje dimension tjeter, te ndryshosh planet ndoshta edhe univers. Do te thote te largosh qendren e botes tende e ta drejtosh drejt nje pike tjeter referimi. Fari i mendjes sone ndriçon nje imazh te vetem dhe gjithe pjesa tjeter mbetet nje sfond i bardhe e i pajete. Ky imazh mbizoteron gjithmone ne qenien tone e eshte perhere me ne, ne pune,ne shkolle,ne udhetime, pra ne cdo cast ai eshte i ngulitur si nje damke ne mendjen e zemrat tona. Une besoj se ne fillojme te dashurojme atehere kur njohim intimitetin shpirteror te personit tjeter, detajet me te vogla te tij gjera qe te tjereve mund tju duken teper te parendesishmee vulgare. Ne fiilojme te dashurojme atehere, kur ne arrijme te kuptojme se si do te vepronte e ne nje situate e se si do te sillej ne nje tjeter pra botekuptimin e tij, kur me nje shikim te vetem arrin ti komunikosh çdo gje qe kishe per ti thene, kur nuk ka nevoje per fjale sepse thellesia e syve i ka thene te gjitha, e me e rendesishmja kur arrin ta pranosh personin tjeter me gjithe difektet e te mirat qe ka.

Tek “Nje shetitje e paharrueshme“ Nicholas Sparks shkruan se dashuria ne fillim do t´ju bej te qeshni e pastaj do te qani, por gjithsesi ajo do te mbetet dicka e paharrueshme njesoj si shetitja qe ben nen yje Xhemi dhe Londoni. Me te vertete do te qajme ne nje cast, por do jemi duke lotuar per dashurine. Dashuria mund te na zhgenjeje e te na e thyej zemren ne 1000 copeza ama me mire te dashurosh e te humbesh sesa mos e njohesh kurre cdo te thote dashuri.

Ti jepja dashurise nje perkufizimin timin, personal nuk ishte aspak e lehte por mendoj se me cfare kam pare e perjetuar, ja dola mbane. Do te me pelqente ta mbyllja kete esse qe cuditerisht rezultoi dicka e kendshme me shprehjen me te bukur per mendimin tim te nje njeriu te madh Aristotelit :“Dashuria eshte kompozimi i nje shpirti te vetem qe jeton ne dy trupa te ndryshem.”



Nga: Dea, Tirane

ESE: Shqiptaret kombi me i vjeter I Ballkanit

Shqiptaret e lashte nenkuptojme Iliro-Pellasget ne kuptimin e trashegimise se emrit etnik pasi emri i Ilireve dhe Ilirise ishte i njohur ne perjudhen historike, ato si etni ekzistonin me parpara, sepse sipas studimeve gejnalogjike mbartesit e genit te pare "I" Dinarik ne Europe, kane qene populli paleolitike i pare 40.000-35.000 vjeçare i cili krijoj racen qe quhet "raca Adriatike" ose Dinarike.
Plejada te tera perfaqesuesish te shkences kane dhene ndihmese te frytshme per
ndricimin e problemeve themelore te pellazgologjise ne kuadrin e kulturave
mesdhetare.

Hans E. Tunman (1746-1778) i pari studiues, që ju kushtohet pellazgëve në kohën moderne, i njeh ata si popull autokton para helen në rajonin e Egjeut, dhe shqiptarët pasardhës të tyre. Nënvizon se: “Pellazgët janë stërgjyshët e lashtë të maqedonasve, epirotëve dhe shqiptarëve dhe për rrjedhim edhe gjuha shqipe rrjedh nga ajo pellazge”.

Gjeografi francez Konrad Maltebrun (1755-1826) shkruan se gjuha shqipe ka karakter pellazgjik, sepse sipas Herodotit emrat e shumë perëndive vijnë nga gjuha pellazge.

Robert d’Angely (1893-1966) studiues francez, që gjuhën pellazge e lidh me shqipen, epikat e Homerit fillimisht janë shkruar në gjuhën pellazge, më pas u transkriptuan në gjuhën helene
Gjurmët e para materiale dhe më të vjetra të ekzistimit të jetës në këto troje, janë zbuluar në fshatin XARRË ( afër Sarandës) . Këto janë: vegla pune, armë, stoli, enë nga dheu etj. Prejardhja e tyre daton që nga koha e paleolitit të lartë, që vazhdon afërsisht 40.000 – 6.000 vjet para e.s.
Ne krahinen e dardanise (Kosova e sotme) kohët e fundit janë vënë re pesëdhjetë mbishkrime “zeusiane”, tashmë të botuara, shfaqje të tjera të panumërta të trashëgimisë kulturore dhe të teogonisë pellazgjike. Duke mbajtur parasysh lashtësinë dhe vazhdimësinë kaq të qartë e të pandërprerë, studiuesi i shquar i mesjetës, Alen Dyseljë, ka thënë më 1981: “Historia na mëson se lidhur me Kosovën, serbët janë pushtues të ardhur mjaft vonë”..
.
Kombi shqiptar eshtë një nga më të vjetërit në Ballkan e në botë. Kjo për arësye se ky komb eshte identifikuar më herët si ilirë, ku këta të fundit kane një prejardhje ose nje rrenje te vjeter pellazge. Pellazget konsiderohen si ajo popullsi që ka hedhur rrenjet ne qytetërimin mesdhetar , që me vone do të ndahej në qytetërimet greke, romake, ilire etj. Pra themi se popullsia parahelene e Greqisë dhe disa popullsi te tjera ishin pellazge .Shqiptaret jane sterniperit me autentike te pellazgeve, dardaneve dhe te ilirëve të vjetër .
Edhe pas shume peripecive historike, lufterave, pushtimeve etj, pellazget – iliro –shqiptaret e ruajten me mijera vjet te papërlyer genin e vet me bukuri të virtyteshme.

Dëshmitë të kesaj përcjellje vlerash jemi të gjithë ne sot. Shpalosja me e madhe e ketyre vlerave ishte festimi madheshtor i 100 vjetorit të shpalljes se pavaresise, gjatë të cilit edhe njëherë treguam se qëndrojme denjesisht përkrah kombeve të tjerë të botës.

Se pellazgët dhe ilirët e kanë një prejardhje të lashtë në këto troje dhe se ne jemi pasardhës të denjë të këtyre civilizimeve, flasin shumë studime jo vetëm të studiuesve shqiptarë, por numri më i madh i tyre është nga ata të huajt. Në baze te shkencës së mirëfilltë, teoria tanimë e dëshmuar e prejardhjes së shqiptarëve të sotëm nga pellazgët dhe ilirët e lashtë, askund nuk kontestohet.


Nga: Anonimi, Tirane

ESE: Të jetuarit mes dashurisë, tradhëtisë dhe humanitetit

Njerëzit kanë një jetë jo të sigurtë, një jetë në të cilën gjenden mjaft elementë sa të mirë aq edhe të këqinj. Janë tradhëtia, besnikëria, dashuria, humaniteti dhe shumë e shumë të tjera.
Çfarë e bën njeriun të jetojë? Kurioziteti, ideja dhe mendimi se çfarë do të ndodhë nesër, pasnesër e kështu me rradhë. Por për kë është më vështirë apo më thjeshtë për të pritur të nesërmen? Ndoshta për të dyja gjinitë, ndoshta për njërën prej tyre. Jeta nuk është fare e thjeshtë. Prandaj dhe çdo kush përpiqet që të gjejë ngushëllim tek një tjetër person i cili mund të jetë personi i jetës së tij. Burri ose gruaja, krahu i djathë i njëri-tjetrit. Kush do të mund të durojë më shumë pranë tjetrit pa e tradhëtuar? Gruaja sigurisht, shembulli më i mirë i besnikërisë dhe dashurisë. Prandaj dhe shquhet për brishtësinë e saj, sepse është kaq e kujdessh me në atë që bën.
Ndërsa burri tenton gjithmonë të jetë human pranë saj, të jetë i ndjeshëm dhe të shfaqë interesin që ajo kërkon prej tij. Përpiqet të rezistojë sa më shumë të jetë e mundur nga tundimi i tradhëtisë. Ai nuk ka frikë nga tradhëtia, por ka frikë nga ajo çfarë mund të humbasë, ose jo. Ka frikë se mos ndoshta ai kristal që mban në duar do të mund t’i rrëshkasë çastin kur do të jetë i shpërqëndruar nga tradhëtia. Pasojat dihen, kristali do të thyhet. Por sërish ai nuk do të tregojë kujdesin e nevojshëm. Do të mërzitet shpejt me të njëjtën pamje të mënjgjesit që pas sa kohësh do t’i duket si diçka e vjetër, si një ushqim që e konsumon tre herë në ditë dhe që ta shmë nuk është asgjë tjetër veçse një ushqim i dalë kohe. Çudi, sepse ushqimi nuk mund të quhet demode, por një burrë i uritur do ta bënte këtë gjë.
Ai thjesht nuk mund të arrijë të imagjinojë mijëra mënjgjese të njëjta, me të njëjtën fytyrë, me të njëjtën aromë, me të njëjtën këtë apo atë. Është shumë e vështirë. Dhe kështu nisin mendimet e turbullta. Nuk je më ai frikacaku i disa kohëve më përpara që kishte frikë të hidhte spirancat e mendimeve drejt hapësirave të ndaluara. Tashmë ke nisur të kuptosh që nuk po të sheh askush, nuk mund të të spionojë njeri dhe se i ashtuquajturi gardiani grua nuk mund të hyjë dot në qelinë e mendimeve. Mendimet e këqija po të kapëlojnë kokën dhe ti as që po e vë re fare. Tregohesh i shkujdesur. Mendon për një tjetër duke patur tënden përballë dhe sa herë që të pyet se si du ket ti mendon pa hezituar: Jo më mire se ajo që pashë dje në market apo rrugë, apo ku ta di unë. Dhe nga nevojë për tu përgjigjur, dëgjohen fjalët: Shkëlqyeshëm e dashur! Ironia jote është në maksimum.
Sikur ajo të dinte atë që po mendoje?! Kristali me siguri që do të thyhej. Por jo, ai vazhdon të qëndrojë i bukur si në fillim. Dhe ti sërish nuk tregon kujdes. Duket që nuk e di se ç’ke në krah. Mendimet nisin të shprehen konkretisht. Dëshirojnë çdo ditë e më shumë të të kontrollojnë, duan të të marrin nën vete dhe të të bëjnë një njeri të mbaruar. Tashmë ti nuk mendon më, ke nisur të veprosh pa e pyetur veten mirë. Aroma dhe kurioziteti i shijes së një ushqimi tjetër po të bën për vete. Racioni yt i preferuar tashmë të është mërzitur, ke nisur ta shtysh tutje pa asnjë arsye. Shpreso të bësh gjënë e duhur ndryshe, nuk do të ketë kthim pas.
Nuk mund ta quash veten të ngopur pa e provuar qoftë edhe pak. Dëshiron të dish me patjetër nëse është pikant apo i ëmbël, i kripur apo... kush e di se si. Dhe pasi ke shuar kuriozitetin rikthehesh tek racioni yt, tek i ashtuquajturi demode. Tashmë e adhuron me gjithë shpirt, të duket më me shije se kurrë. Shpreso që të mos jetë ftohur, ndryshe do të shohësh një kristal të copëtuar.


Nga: Antonio Cikollari, Tirane

ESE: Ekzistencializmi është humanizëm!

Të jesh ekzistent nuk do të thotë të jetosh, por të jesh hija e atyre që të rrethojnë, të biesh në sy dhe të kesh vëmendjen e personave të cilët çdo kush do të donte t’i kishte pranë. Gëzimi më i madh i njeriut është të ekzistojë për këdo, veçanërisht për një person, ose për një grup njerëzish që në jetë marrin emrin familje.
Ekzistencializmi shihet kudo, tek kushdo që ti vetë hedh sytë. Nëse sheh dikë të qeshë, të luajë, të vrapojë, apo të marrë frymë do të thotë që po sheh dikë që ekziston, që është kapur fort pas të ashtuquajturës jetë dhe po lufton me çdo kusht që të jetë pjesë e saj. Këtë gjë nuk mund ta blesh apo ta shesësh, sepse nuk ka valutë për të. Këtë gjë vetëm mund ta falësh. Por si mund të jesh kaq human me diçka që shumica e jetëve nuk besojnë? Çdo kush të është mirënjohës nëse për një çast të vetëm ti i hedh sytë. Me këtë gjest e bën atë ekzistent ndaj një bote joekzistente. Pikërisht ky gjest është humanizëm, pra ekzistencializmi &eu ml;shtë humanizëm.
Në një rast tjetër ti je arsyeja e jetës së dikujt tjetër në këtë botë. Ekzistenca jote mban në jetë prindërit e tu, të afërmit, të dashurin e jetës sënde dhe ti nuk e vë re se sa shumë i rëndësishëm je për ta. Si mund të tregohesh ti humanist ndaj tyre? Mjafton të jetosh, të ekzistosh dhe të mirmbash të ashtuquajturën jetën tënde të sigurtë dhe bashkë me ty do të ekzistojnë dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish.
E njëjta gjë vlen dhe për ty. Ti ekziston falë prindërve të tu, jeton për shkak të dikujt apo diçkaje e cila përpiqet të ekzistojë për shkakun tënd. Dhe në këtë mënyrë krijohet një zinxhir ekzistentësh që qëndrojnë të lidhur fort me njëri-tjetrin. Nëse një prej tyre humbet apo resht së ekzistuari, të tjerat po të njëjtin fat do të kenë. Forca është e barabartë ndërmjet të gjitha hallkave, sepse ashtu është dhe forca edashurisë ndërmjet tyre, e barabartë. Pra, ja tek iu përgjigjëm dhe pyetjes mundimtare se përse ne ekzistojmë. Ne ekzistojmë prej dashurisë dhe për dashurinë.
A mund të paraprijmë ne dobësimin e një hallke? Sigurisht që jo, kjo për shkak se akrepat e orës janë koherent, nuk mund të të paralajmërojnë për diçka që do të ndodhë, por për atë që po të ndodh në atë çast. Ti thjesht përpiqu të jesh ekzistent për veten tënde dhe hallkat e tjera do të jenë po në të njëjtën formë. Ti ekziston si ti, përpiqesh të ruash dhe të përballosh atë peshë që të është besuar, për të tjerat kujdesen ata që kanë përgjegjësi. Ti përgjigju për atë që të takon, ekzisto jo për humanizëm, por për një arsye më të madhe se kaq, për të jetuar dhe për të përballuar atë përgjegjësi që të takon.
E gjitha kjo është humanizmi të cilin ti ke për detyrë ta bësh, sepse çdo kush e di se ti nuk do të dëshiroje këputjen e hallkave që ndodhen sipër teje. Ekzistenca e tyre mundëson dhe tënden. Ky është humanizmi yt, të ekzistosh për të bërë të mundur ekzistencën e hallkave që ndodhen pas teje. Sigurohu të ekzistosh pra.


Nga: Antonio Cikollari, Tirane

ESE: Familja IME dhe UNE

Vijmë në jetë si engjëj jo të kotë,vijmë në jetë si një shpirt i ri,vijmë në jetë për të lumturuar dy persona e për t’ia bërë jetën atyre më perfekte,vijmë në jetë..eh,më saktë erdha në jetë,erdha në jetë nga dy njerëz të mrekullueshëm,nga një dashuri e pafundme dhe sot jam kjo që sheh cdo person tjetër,cdo njeri është i vecantë,cdo njeri shpesh nuk është ai që duket ne pamje të parë..Shpesh gënjehemi nga pamja e parë dhe biem pre e një iluzioni të gabuar e plot imazhe fallco. Të flasësh për dikë është tepër e vështirë,prandaj si fillim duhet të flasim për veten tone. Kush jemi në të vertetë...si erdhëm në këtë botë mizore por nga ana tjetër tepër madhështore. Të flasësh për veten gjithmonë duhet ti drejtohesh unit tënd si të ishte një person tjetër. E kam parë veten time të rritet e kam qenë e vetmja që i jam gjendur pranë,jam e vetmja që di cdo gjë që do,cdo gjë që urren..cdo gjë për të cilën do të dhuronte jetën. Vetëm unë mund të flas për ty sepse unë jam TI. Po rritesh,dhe unë të kam parë të rritesh,cdo ditë,se kam jetuar me ty cdo sekondë timen,kur ke qenë mire dhe kur ke qenë keq,kur ke pasur aq shumë njerëz përqark dhe kur ke qenë plotësisht vetëm. Njoh ata që të duan dhe ata që nuk të duan,njoh njerëz që të urrejnë dhe iu buzëqesh,sepse realisht kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm që ti të bëhesh ti. Dhe e di? Jam krenare për ty,sepse je krejt e zakonshme dhe njëherazi krejt e vecantë ,sepse di të vesh maska për të fshehur atë që ndjen,sepse ti më mirë se kushdo ke ditur gjithmonë ta mbulosh dhimbjen me një buzëqeshje dhe ta sfidosh atë. Jam krenare sepse ke kaluar aq shumë sfida dhe qëndron akoma e fortë,dhe dukesh kaq e pathyeshme,të admiroj! Jam krenare për ty dhe do doja të isha ti,dhe eshte privilegji im që jam Ti. Jam ajo vajza e ndrojtur në pamje të pare,jam ajo që qesh në castet më të bukura të jetës,jam ajo që di të falë ndoshta edhe për gabimet më të mëdha e mizoritë e kohës. Mund të quhet e padrejtë të flasësh për veten pasi gjithmonë tregojmë vetëm anën e mirë.. Por jo...ndal kohën për një cast dhe tregoj anët e mia më të errëta që askush përvec vetes time nuk i di. Jam ai tipi që qëndron i heshtur gjatë gjithë kohës por në castin që më lëndojnë di të shfaq anën negative,por të shfaqësh anën negative për një moment nuk do të thotë të jesh e tillë gjthmonë pasi të mbrosh veten është njësoj si të lejosh dikë të fluturojë në qiellin e pafund i lirë per t’u kthyer më pas në castin që do për ta bërë jetën më superiore në cdo aspekt.

Nga: Ina Duhanxhiu, Elbasan

ESE: Atdheu Im

Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem. Por ende shume toka shqiptare ndodhen jasht kufijve te shtetit shqiptar. 



Historia me ne shqiptaret eshte treguar jo miqesore dhe shpesh shume e padrejt. Edhe pse tokat shqiptare shtrihen ne disa shtete, ne na bashkon e njejta gjuhe. Gjuha jone e bukur shqipe, edhe pse armiqte tane ne shekuj jane munduar ta zhdukin. Por nuk na bashkon vetem gjuha qe ne flasim, por edhe e njejta kulture dhe tradita shekullore.




Kohet kane ndryshuar. Bota eshte bere me e mire. Ajo eshte bere me e mire sidomos per ne shqiptaret. Shume te drejta tashme ata i kane fituar. Por ne duhet te perpiqemi si komb, te gjithe shqiptar sa jemi, per ta bere nenen tone Shqiperi zonje. Te gjithe ata shqiptare qe ndodhen jashte kufijeve te shtetit ame, duhet te kerkojne te drejtat e tyre dhe ne duhet ti mbeshtesim me dashurin e vellait per vellane.




Pavaresisht se jetojme te ndare ne shtete te ndryshme, edhe pse kemi edhe diferenca, ne duhet ta duam dhe ta mbeshtesim fort njeri tjetrin. Ta ndiejme prane njeri-tjetrin. Une nuk jam dakort qe disa nga bashkmoshataret e mi nuk e pelqejne menyren se si ata sillen e flasin gjuhen shqipe. Kjo nuk eshte rruga e drejt. Perkundrazi ata kete gjuhe te bukur e kane mbrojtur edhe me gjakun e tyre. Ata edhe mund te mos e flasin shqipen si ne, por ata perpiqen qe ta mesojne mire ate. Prandaj ata jane per t’u lavderuar. 




Kur udheton jasht atdheut e ndien se sa shume ai vlen. Vendi me i dashur eshte shtepia jote, keshtu dhe atdheu yne, Shqiperia eshte shtepia e perbashket e shqiptareve kudo ata jane. Pasuria me me vlere eshte atdheu. Kur je larg tij malli te tret e zemra te duket bosh. Aty kemi lindur, mesuar fjalet e para shqipe. Aty kemi femijerine tone, lodrat tona, shoket dhe shoqet tona. Atdheu eshte vendi ku ti ke thene fjalen nene dhe ke hedhur hapat e pare. Per atdheun mund te shkruash gjithe jeten tende, por perseri kjo do te ishte pak. Nuk mjafton vetem ta duash ate, por edhe te punosh e luftosh per te.


Nga: Enida, Berat

Thursday, October 24, 2013

PROJEKT POWER POINT: Skenderbeu!!!!

DERGUAR NGA: Antonio Çikollari

Projekt ne power point per figuren e Skenderbeut. Shkarkojeni file nga ketu :)

http://www.speedyshare.com/tRSrD/projekti-i-plote21.ppsx

ESE HISTORIKE: HISTORIKU ATHINËS SHËNDËRRIMIN E ATHINËS SOT.

NËNTEMA:HISTORIKU ATHINËS SHËNDËRRIMIN E ATHINËS SOT.
Athina është kryeqyteti i Athinës Prefektura e rajonit Atikës e Greqisë.E vendosur në Evropën Qendrore (Qendrore), Greqia dhe një qendër të fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative të vendit. Ajo mori emrin e vet nga perëndesha Athena ishte mbrojtës. Athinë sot është një qytet modern dhe i famshëm, si në antikitet ishte një qytet-shtet i fuqishëm dhe një qendër e madhe e kulturës, është një qytet historik në Evropë.Ajo është e njohur në mbarë botën për monumentet e saj historike që kanë mbijetuar, edhe pse pjesërisht, me shekuj. Qyteti historik porti portin e Pireut
Athina (A Then, E thena, Eshte Thene = Mencuria) është emër me origjine pellazgo ilire[Cito burimet] që vjen nga banoret e vjetër të qytetit që ata themeluan. Këtë emër ata ia dedikuan perëndisë Athina e cila në vetvete mbarte dije dhe mençuri. Akropoli i cili është simboli historik i Athines është i rrethuar nga muri i cili quhet pellazgion. Një mur i njëjte persa i përket mënyrës se ndërtimit është gjetur edhe në veriun e Shqipërisë, në zonën e Tre fushave (Tropojës), dhe kjo tregon gjeografinë e popullsisë pellazgo ilire shume shekuj me pare
Bashkësia e Athinës ka një popullsi zyrtare prej 745,514 me në popullsi prej 3.2 milion metropolitan(duke përfshirë edhe popullsinë periferike).Popullata aktuale,megjithatë, besohet të jetë më i lartë,sepse gjatë regjistrimit-marrjes(të kryera një herë në çdo 10 vjet),disa banorë të Athinës udhëtojnë mbrapa në vendlindjet e tyre,dhe regjistrohen si qytetarë lokal atje.Reflektuar këtë pasiguri në lidhje me shifrat e popullsisë, burime të ndryshme i referohen një popullsi prej rreth 5 milionë njerëz për në Athinë. Gjithashtu të pagjetur është një numër të pacaktuar të emigrantëve të paregjistruara, kryesisht me origjinë nga Shqipëria, vendet e tjera të Evropës Lindore dhe Pakistan.Ka disa 200.000 myslimanë që jetojnë n&e uml; Athinë.Vendi i lashtë i qytetit është përqëndruar në kodër shkëmbore e AkropolitNë kohët e lashta në portin e Pireut ishte një qytet i ndarë, por ai tani është zhytur në Athinë më të madhe.Zgjerimin e shpejtë të qytetit të filluar ne vitet 1950 dhe 1960 vazhdon sot,për shkak të kalimit nga një bujqësore për një komb industrial.bujqësore për një komb industrial. [63] Zgjerimi tani është veçanërisht në drejtim të Lindjes së Mesme dhe të Veriut (një tendencë të lidhura shumë me Eleftherios ri Venizelos Aeroporti Ndërkombëtar dhe Odos Attiki, të pa pagesë e cila përfshihet në Atikë). Nga ky proces Athina ka shumë ish-tokat e ngulfatur dhe fshatra në Atikë, dhe vazhdon ta bëjë këtë.Gjat&e uml; gjithë historisë së saj të gjatë, Athina ka përjetuar shumë nivele të ndryshme të popullsisë.Zona e Athinës urbane përbëhet nga 55 komuna, 48 të Prefekturës Athinës dhe 7 të Prefekturës kontinent Pireut Athinës dhe 7 të Prefekturës kontinent Pireut. Komunën e dytë më e madhe e zonës urbane, pas qytetit Athinë e duhur, është se i pire, me pas Peristeri dhe Kallithea. Ajo përfshin 412 km2 (159 sq mi)dhe ka një popullsi prej 3.130.841 (në 2001), që bën atë një nga zonat më të mëdha urbane në bashkimin evropian
Greqia, (Gjuha greke: Ελλάδα, apo Ελλάς, Hellas), emri zyrtar i së cilës në gjuhen e sotme greke është: Republika Helene (org.: Ελληνική Δημοκρατία, Elinikí Dhimokratía) është vend në pjesën juglindore të Evropës, në jug të Ballkanit. Shteti i krijuar në tokën e Greqisë antike kufizohet në veriperëndim me Shqipërinë, në veri me Republikën e Maqedonisë dhe Bullgarinë, në verilindje ndan kufirin tokësor me Turqinë, ndërsa në pjesën lindore edhe kufirin detar.
Sistemi shtetror në Greqi.
Sipas kushtetutës të shpallur më 11 qershor 1975, Greqia është republikë parlamentare.Kreu i shtetit është Presidenti i Republikës, i cili zgjidhet nga Kuvendi për një mandat pesë-vjeçar.Kushtetuta aktuale hyri në fuqi në vitin 1975 pas rënies së juntës ushtarake të 1967-1974.Që nga ajo kohë ajo është rishikuar tri herë, në vitin 1986, 2001 dhe në vitin 2008. Kushtetuta, e cila përbëhet nga 120 nene, parashikon një ndarjes së pushteteve në ekzekutiv, legjislativ, dhe gjyqësor, si dhe jep garanci të gjera specifike (më tej përforcuar në vitin 2001) të lirive civile dhe të drejtat sociale. E drejta e votës së grave është e garantuar me një amendament kushtetues të vitit 1952.



DERGUAR NGA: Ani Kalaj

ESE ARGUMENTUESE: Ekzistenca njerëzore, dashuria, forca, përpjekjet për ekzistencën të qënies njerëzore është tematika kryesore e veprave të Kongolit. Jepni mendimin tuaj në lidhje me këtë gjetje të autorit.


Shpesh herë gjenden shkrime të autorëve nga më të ndryshmit përsa i përket ekzistencës njerëzore, dashurisë dhe forcës. Një ndër këta duarartë është edhe Kongoli, i cili shkruan gjërë e gjatë për një ekzistencializëm thuajse të pamundur për njerëzimin apo thjesht për disa jetë të veçuara të cilat dashur pa dashur përfundojnë në rrugë pa kthim.

Këtë e shohim thuajse në çdo vepër të tij, duke e nisur me “Ne të tre!” e duke përfunduar me “Bolero në vilën e pleqve!”, e cila është dhe vepra e fundit e studiuar në këtë vit shkollor. Nëse i veçojmë të gjitha veprat nga njëra-tjetra do të mund të shihet më qartë çdo element përbërës i jetës, i veçuar nga përgjithësimet apo fjalët të cilat dashur pa dashur i humbasin kuptimin e saj të plotë. Tek vepra “Ne të tre!” dallohen qartë notat optimiste të jetës të cilat bëjnë të mundur vazhdimin e saj sa më gjatë të jetë e mundur. Në këtë vepër i shohim personazhet të veshur me një petk të dendur që mbart në vetvete të gjithë elementët e mesipërm. Në të gjenden forca, dashuria, madje deri diku dhe ekzistenca njerëzore. Kjo për shkak se vihet re mjaft qartë si nëpërmjet ngjarjeve ashtu edhe nëpërmjet karakterit të personazheve, ku dallohet dëshira e tyre për të jetuar dhe për të qenë ekzistent ndaj një bote thuajse inekzistente. Ata nuk përpiqen të mbijetojnë, ata thjesht përpiqen të jenë pjesë e kësaj jete, ashtu si dhe shumë të tjerë, ndaj dhe Kongoli njihet apo përmendet për këto veçori “të pazbuluara” të jetës.

Nëpërmjet personazheve ai arrin të sjellë në jetë shumë oponentë të cilët bëjnë të mundur dëshirën për të ekzistuar apo për të qenë të fortë ndaj një dashurie të pafrytshme, por që me pak forcë dhe vullnet mund të sigurojë një jetesë normale mbi një bazë anormale. Dhe ai ka të drejtë për këtë. Gjatë fragmenteve shohim qartë dëshirën e tij për ta patur jetën në qëndër të vëmëndjes. Kjo është diçka e mirë si për lexuesin, por edhe për atë frekuentues të librit, i cili dashur pa dashur gjen veten tek një personazh, fjali, shprehje apo fragment. Madje pikërisht këtyre personave u duhet kushtuar më tepër vëmëndje. Kongoli di të bëjë goditjet e duhura .

Nëse do të veçoheshin elementët nga njëri-tjetri, kuptimi nuk do të kishte më kuptim. Pra nëse marrim veç vetëm dashurinë në përgjithësi dhe përjashtojmë ekzistencën dhe forcën, do të sigurohej diçka e plogët, pa jetë. Sepse pa ekzistencë nuk do të kish dashuri, pa forcë gjithashtu. Dhe ndjenja e dashurisë do të mbetej thjesh si Toka pa Diellin. E ftohtë dhe e pakuptimtë, thjesht inekzistente. Megjithëse dashuria vjen në lloj-lloj prizmash. Nëpërmjet autorit, dashuria e mposht atë mungesën e ekzistencës, mposht gravitetin duke kryer një udhëtim në drejtim të kundërt. Por ndonjëherë ajo dashuri bie pre e tij dhe dashur pa dashur nis e të shndërrohet në një ndjenjë urrejtjeje mbi atë që po e pengon të ngrejë krye. Ni s të errësohet krejt papritur dhe nis e perëndon në një kohë kur ti pret të lulëzojë. Pikërisht ky mendim do të ishte absurd. Ajo urren atë që nuk e lejon. Pra Kongoli e ka bërë të mundur këtë transformim.

Ekzistenca pa forcën dhe dashurinë. Një kapitull komplet ndryshe. Për të vetmen arsye sepse nëse nuk do të ishin këto, përse do të duhej ekzistenca e njeriut? Vetëm urrejtja nuk ka kuptim. Kështu do të mund tu bëje qejfin egoistëve, të cilët presin çastin e vetëm dhe të duhur për të vrarë jetë të pafajshme me intrigat dhe dashakeqësitë e tyre. Prandaj nevojitet dashuria, që të mund të ndrijë në errësirën e urrejtjes, të mund tua pëtplasë në fytyrë shpifjet të tjerëve me të gjithë forcën e mundshme dhe në fund fare tiu thotë: “Ju mposhta sërish, ja tek jam, mbi ju, kryelartë. Ndërsa ju mbetët në fund të gjithçkaje. Ja se çfarë jeni, thjesht diçka pa vlerë që mund ta shkelë kushdo dhe kurdo…”. Megjithëse as ekzistenca dhe as dashuria nuk do të mundë ta zhdukin dot urrejtjen. Mbase nga dashamirësia, mbase nga triumfet që do të kenë ndaj saj.

Pikërisht kjo gjë duhet të merret parasysh tek këto vepra, prioriteti i të mirës dhe i jetesës. Sepse për çdo kënd që arrin të kuptojë thelbin e elementëve më të rëndësishëm të kësaj bote, asgjë tjetër nuk do të mund të ketë kuptim. Ndaj dhe mëndjendriturit i kushtojnë një pjesë të mirë të jetës së tyre, sepse e dinë që ia vlen dhe se ai mund nuk do të mund tu shkojë dëm.



DERGUAR NGA: Antonio Çikollari

Saturday, October 12, 2013

Ese historiko-letrare: Iliret dhe arberit.

TEMA:ILIRET DHE ARBËRIT PASARDHËSIT TANË

Iliret jane harta jone e identitetit kurse arberit piedestali krenar I luftes per liri.Historia e tyre eshte shembellim I heroikes,trojet e tyre jane toka pjellore e trimave te pafund ndersa armet jane lavdia e pashtershme qe I bente ata fitimtare.


Neqoftese sot ecim me koken lart, neqoftese sot therrasim me zell emrin shqiptar eshte per shkak te atij ideali fisnik atdhedashes te cilin e mbarten ilire,arber deri sot te ne shqiptaret.


Fatet jane bestytni imagjinare qe shume njerez frymezohen per te mbajtur shpresen gjalle, por sot une ndihem krenare qe gjaku paraardhes diti ta shkruaje vete fatin e tij, diti ta luftoje fatin e tij dhe mesoi ta ndryshonte ate.
Ne qiejt bashkekohore valevit e pacenuar liria, rrjedh e lumtur gjuha shqipe, levizin te denje ne tokat e tyre shqiptaret sepse te paret tane e deshen dheun e tyre, me gjak mbollen frutin e lirise dhe me nder luftuan per te qene fitimtare.
Ata jane frymezimi yne fisnik,jane historia jone e skalitur me heroizem, jane eterit e tokes qe une dua dhe jetoj per te realizur endrra.


Ata jane poezia qe rimon ne gojen e cdo patrioti, jane lumi qe kthjellteson vargjet e lavdishme te himnit legjendar.
Sot e shohim qiellin me te paster sepse shpirterat hyjnore ndriten dhe pas vdekjes, sot sodisim malen me kersheri sepse pemet e larta u bene lapidare per heronjte dhe sot deti duket perrallor sepse te paret tane lundruan per te zhdukur dallget qe sillnin nenshtrim.


Faqet e histories shqiptare kullojne lufte, gjak, nder, lavdi dhe liri te cilat shpirtezojne zemrat e atyre qe e deshen atdheun,e deshen te ardhmen dhe mbi te gjitha deshen ekzistencen e tyre.


Gjaku qe mbajme ne vena,vyrtytet qe rrisim ne shpirt dhe fati qe kemi trasheguar jane vepra me humane e forteses fisnike ilire.
Dheu mbi te cilin ndertojme te ardhmen,ligjet e skalitura te nderit dhe gjuha e arte shqipe jane skulptura qe arberit e ngriten per te mbledhur shqiperine rreth shkelqeimit te saj.


Nga : Adrian Hoda, Kukes.

Tuesday, June 4, 2013

Ese letrare: Vetmia, kthim ne vetvete.

Te jesh i huaj, i vetem, a eshte e njejte me te qenin i vecante?
Kesaj pyetje do te mundohemi t’i pergjigjemi gjate ketij shkrimi, duke e pare vetmine nga disa kendveshtrime te njohura e te panjohura.

 Shume njerez jane te vetmuar dhe ata e perkufizojne kete si “gjeja me e keqe qe i ra”. Eshte e kuptueshme, te gjithe kane nevoje per nje njeri qe t’i rrije prane, apo ndoshta edhe per me shume, per nje grup njerezish, per nje grup miqsh.  Te dish qe do te kalosh jeten i vetem, eshte si te jesh nje njeri pa njeri, nje femije pa shtepi. Vete natyra njerezore eshte sociale, marredheniet me njerezit jane si ushqimi apo si mjekimi. Me kot nuk i vizitojme te afermit tone kur jane te merzitur, apo dhe te semure.

Mirepo, cfare thone mendimtaret apo shkrimtret rreth vetmise? A eshte ajo e keqja me e madhe, apo eshte nje e mire qe e trajtuar sic duhet na ndihmon te jetojme me te lumtur? Ideja e tjetersimit te njeriut ne shoqeri, nuk eshte nje koncept i ri. Te izolohemi, thote Kamy, te vecohemi dhe te ruajme unin prej mjedisit armiqesor, te mbrojme lirine tone te brendshme dhe te mos e cenojme ate nga marredheniet shoqerore. Marredheniet shoqerore shpesh jane konsideruar si kufizime per njeriun, i cili ne vetmi eshte me i lire, eshte vertete i lire. Egoja dhe superegoja nuk do te kishin kete kuptim, bota do te ishte edhe me e qete, edhe ndoshta me e paqte. Njerezit do te ishin me te vecante, secili i pandikuar nga mendimet apo percaktimet e te tjereve.

C’mund te themi per ne vete? A nuk jemi deshmitare qe jemi te paafte te zgjedhim kur duam te rrime vetem dhe kur te dalim? Brenda nje ore keto ndjenja mund te pershtjellohen aq shume dhe aq shpesh, saqe mund te dalim ne perfundimin se vecimi dhe bashkimi me te tjeret jane me teper te shkrira sesa te ndara.

Vetmi do te thote kthim ne vetvete, por s’mund ta perkufizojme, sepse keshtu do ta kufizonim kete koncept ende te pazbuluar, ndoshta qellimisht nga qeniet njerezore.

                                                                                                                                                                                             Sara Shiku

Friday, May 24, 2013

"Hamleti" Subjekt, koment dhe analize (Shekspir)


Tragjedi Shekspiriane

Shqiptari Aleksander Moisi ne rolin e Hamletit (Respekte!) :P

Subjekti :
Fantazma a mbretit te vrare te  Danimakres shfaqet ne Elsinore, dhe shihet fillimisht nga Horatio dhe nje sherbetor.Horatio I thote birit te mbretit te vdekur, Hamleitit, I cili vendos te takoje fantazmen.Nga ajo , ai kupton se I  ati eshte vrare nga xhaxhai I tij, Klaudius me helm ne vesh.Xhaxhai I tij I kishte zene fronin dhe kishte marre nenen Gertrude per grua.
Hamleti tronditet dhe  per te zbuluar te verteten, nis te shtiret si I cmendur.Ofelia, e dashura e tij bashkepunon me te atin, Polonin dhe mbreterit per te zbuluar te verteten e Hamletit.Duket sikur Hamlet eshte vertete I marre, dhe ai bashkohet me trupen e teatrit per te  vene ne skene nje tragjedi ku perhskruhet menyra si Klaudi vrau mbretin.Klaudi nuk e perballoi sot dhe u largua nga shfaqja, duke e siguruar keshtu Hamletin per fajsine e tij.
Ndersa hyri ne dhomen  e nenes, ai vret Polonin I cili ishte fshehur ne dollap.Pas kesaj Ofelia cmendet, dhe Laerti vellai I saj kthehet nga Franca.Klaudi  shtyn Laertin kunder Hamletit, dhe vendos qe gjate nje dyluftimi rutine, te helmoje shpaten e Laertit, nderkohe qe Hamleti ishte debuar per ne Anlgi, por u kthye prape prej sulmeve pirate.Ai u kthye gjate funeralit te Ofelise e cila vdiq e mbytur ne lume.
Me pas, Klaudi e merr ne gosti ku kishte vere te helmuar, per Hamletin.Gertruda e pi gabimisht dhe vdes, Laerti plagos Hamletin me shpaten e helmuar, dhe me pas veten.Hamleti detyron Klaudin te pije veren e helmuar dhe vdesin te gjithe.Kur vijne norvegjezet per t dhene lajme te luftes, I gjejne te gjithe te vdekur.Ka mbijetuar Horatio miku I Hamletit I cili tregon historine e Hamletit.
Personazhet :
Hamleti : karakter kompleks.Intelektual, akademik, I sjellshem.
I lekundur, misterioz, I pasigurte , enigmatic , I rrembyer, melankolik.Ai ka dy karakteristika : gjakftohtesine ne kohe rreziku dhe shpejtesine rrufe ne veprim.Tragjizmi I tij qendron ne faktin qe  planet e medha shpirterore te tij , perballe fatalitetit te vdekjes humbasin kutimin e tyre.Dilemat e tij jane te shumta por permendim ate qe c’ka eshte jeta ? detyre apo e drejte e njeriut?A duhet vendosur puna dhe misioni para dashurise?  - fati ironic. Hamleti eshte nje hero I vetmuar  ku kompromisi me kriminelin dhe hiprokizia e jetes nuk I lene vend per te jetuar sic ai do.Hamleti nuk deshiron te vrase mbretin per ti marre fronin, por ai ka ideale humaniste.Ai  brengoset per lumturine e pergjithshme dhe do ta ndreqe ate “ kjo bote u shtur” ..

Klaudi : personazhi antagonist, tiran, egoist, I lig, burracak.
Fjalet e tij hipnotizojne por dhe helmojne veshet, njelloj si krimi I tij.

Gertruda : sharmante, karakter I pasur por shpesh keto duken si cilesite e saj te vetme, pasi nuk ka mendime te kthejjta ne situate kritike.

Fabula : Melankolia e Hamletit, hakmarrja per vdekjen e mbretit Hamlet,kurthe dhe dredhi.
Nenfabula : Dashuria e Ofelise dhe Hamletit, Laerti ne France, cmenduria e Ofelise.

Temat : Hakmarrja, cmenduria, lakmia, udheheqesi ideal, spiunimi dhe fuqia e artit jane vetem disa prej temave qe trajtohen ne kete tragjedi kaq te gjere.Tema te tjera jane :

Pamundesia e te qenurit I sigurte. – vete tragjedia me shume na shtron pyetje sesa na jap ergjigje.Pyetjet  shtrohen qe ne rrafshin fantazmagorik dhe abstract “ A duhet besuar fantazma, apo eshte nje krijim I se keqes? “ , ne rrafshin tokesor “ Si mund te veprojme kur kemi te bejme me nje krim pa deshmitare? “ , ate psiklogjik “ Si mund te kuptojme shpirtin e nje njeriu dhe te vertetat e tij vetem duke pare reagimet apo gjestet? “ etj.

Kompleksiteti I aksioneve  - Hamleti mendon shume per veprimet e tij, jo vetem persa I perket siguire, por dhe gjendjed emocionale, shpirterore etj.Ndryshe nga ai persnazhet e tjere veprojne pa u menduar gjate, por mesa duket , veprimet e pamenduara mire cojne ne demin e vete personazhit.Kujtojme ketu Klaudin me helmin dhe Laertin ne dyluftim.

Misteri I vdekjes : Hamleti obsesionohet me vdekjes.Ai e shef ate edhe ne aspektin shpirteror ( fantazma e tea tit), edhe fizik (kafka e Jericos).Ai gjithashtu e sheh vdekjen si nje mundesi per te shpetuar nga jeta  torturuese dhe dilemat e tij, por misteri pertej vdekjes eshte ai cka e mban njeriun ende ne jete.

Shteti si nje trup I semure : mund te themi keshtu, sepse mesa duket,mireqenia e  Danimarkes varet nga familja mbreterore.Para se te vinte Klaudi, Danimarka nen nje qeverisje te mire ishte e qete, ndersa tashme ajo eshte kthyer  ne nje trup te infektuar nga korruptimi I Klaudit dhe Gertrudes.Ne fund kemi tone optimiste per fatin e Danimarkes.

Mesazhet :

Ide te thella humaniste,  ngrihet kulti I njeriut me virtyte  qe ngadhejen ne luften kunder se keqejes dhe bjerrjes qe jane rrenjet e nje shoqerie ne mjerim. Thirrja qe I ben Hamletit nenes se tij  eshte universal ne dhimbjen qe percon; aty ku ka shprese virtyti mund te lulezoje dhe njeriu mund te gjeje fuqine Brenda vetes qe te permiresoje jeten e tij dhe cilesite e tij te brendshme “ Jeto me gjysmen me te paster”

Motivet :

1.Incesti (Klaudio- Gertrude, Laerti – Ofelia, Hamlet- Gertrude)
2.Urrejtje ndaj femres  (Lidhja mes seksualitetit femeror dhe bjerrjes )
3.Veshet dhe degjimi ( fjalet perdoren si per te komunikuar,ashtu dhe per te shtremberuar realitetin)

Simbolet :

Kafka e Jericos.

Procesi fizik I vdekjes dhe dekompozimit e habit Hamletin.Ai kujton seJeriko ishte  gaztori I babait te tij, dhe tani ishte ngrene nga krimbat dhe I kishte mbetur vec kafka.Ky fat do t’I perfhije te tere, madje dhe vete mbretin.Mbreti do te jete dhe vete nje dite ushqim per krimbat qe do te perdoren per te peshkuar, e peshqiit ushqim per njerezit.Ne kete menyre, Shekspiri jep ne menyre artistike rrjedhen e jetes per te gjithe njerezit njesoj)

Kjo tragjedi eshte shkruar me varg te bardhe.Shekspiri perdor pesekembeshin jambik per te krijuar ndjesite tingelluese sepse ky varg ka aftesine e krijimit ten je ritmi qe rrit ndjesite emocionale.Ky varg dallohet nga perdorimi I nje zakonereje te patheksuar dhe nje zanoreje te theksuar prapa saj.

Gjetjet artistike :

1.Tensioni I trefishte – vrasja e mbretit, cnderimi I nenes, krimi ndaj babait
2.Fantazma – ne mungese te deshmitareve te gjalle krijon piken e lidhjes
3.Drama Brenda drames
4.Marrezia e shtirur.

Ligjerimet poetike :

1. lirika e dashurise Hamlet- Ofeli
2.poezia elegjiake – cmenduria e ofelise
3.Komike- komedianet dhe gazmoret
4.misteri – fantazma
5. monologue shperthyes
6. poezia e larte tragjike.


http://www.youtube.com/watch?v=CnqOMWuc218  Zeri i mrekullueshem i Alenksander Moisi-ut :'(

© Sara Shiku

Wednesday, May 22, 2013

Ese letrare: Gjeometria e tiranise.


Izolimi eshte ajo cka e perforcon me teper tiranine e ushtruar nga njerzit e ‘’medhenj’’ kundrejt atyre me ‘’te vegjelve’’ nepermjet dhunes e presionit psikologjik.


Edhe pse evolimi e persosshmeria e jetes njerezore mund te themi se ka arritur kulmin, dhuna ekziston ende si nje fenomen teper shqetesues per shoqerine. Duke e pare ne nje hap kohor me te larget mund te themi se dhuna ka lindur me njerezimin, duke arritur kulmin me skllaverine e diktaturat. Pra lufta per ekzistence ishte ajo qe bente diferencimet. Ashtu sic thote edhe ligji i natyres pas cdo perballjeje ai qe fiton eshte gjithmon me i fuqishmi e me i forti, ndersa me i dopti eshte i destinuar te pranoje fatin e tij e te nenshtrohet ose te vdese.

 Ne kohen e diktatures tirania ka arritur te fitoje me teper hapesire, pra nje udheheqes mbi te gjithe e nje popull i nenshtruar i cili I bindet urdherave e deshirave te tiranit. Ne nje vend te izoluar i cili ka shkeputur cdo lidhje me fqinjet e i sheh ata sin je rrezik kombetar edhe presjoni psikologjik sa vjen e rritetduke e pare tiranin jo sit e tille, por si hero duke e ngritur ‘’madheshtine’’ e tij ne pied estal e duke e bere ate te pavdekshem duke hyre thelle ne psikologjine e nje populli te tere. 
Te nenshtrosh nje popull me ane te dhunes e ta besh ate te te adhuroje njekohesisht eshte vertet e cuditshme, por ky eshte dhe celsi i tiranise nje individ mbi te gjithe ne nje vend te izoluar e larg syve te te tjerve, I cili shihet si e vetmja shprese per te gjithe kjo eshte ajo cka arrin diktatura e tirania.

Wednesday, May 1, 2013

"Mbreti Lir" subjekti, koment dhe analize (Shekspir)


Tragjedi Shekspiriane mbeshtetur ne gojedhene te kelteve.



Subjekti :

Mbreti Lir eshte mbreti i Anglise. Ai vendos te lere fronin e tij dhe t’a ndaje mes tre vajzave te tij, Gonerilit, Reganit dhe Kordelias. Ai i vendos ato para nje prove ku do te shihte se cila nga vajzat do t'a donte me shume. Dy vajzat e medha  nisin ta manipulojne me fjale, ndersa Kordelja, vajza e vogel thote se ajo e do babain e saj ashtu sic do femije. Prandaj ai nuk i jep asaj nga tokat e veta, por e mallkon  dhe  e debon ate nga shtepia. Nderkohe  Kordelja shkon ne France pasi mbreti i Frances ishte ne dashuri me te. Me pas Liri e kupton se c’gabim te rende kishte bere pasi dy vajzat e debojne nga shtepia dhe e lene ne shi.
Nderkohe  Konti I Glosterit  ka gjithashtu probleme familjare. Djali i tij i madh, Edmundi, eshte i adoptuar. Ai nuk e pranon dot kete dhe thur nje intrige sikur djali tjeter, Edgari do te vrase babane e tyre. Ndaj Glosteri e debon Edgarin dhe mban prane vetes Edmundin. Kur Glosteri merr vesh qe Lirin e kane braktisur te bijat, ai e ndihmon ate. Regan dhe I shoqi I saj e masakrojne per kete, dhe ai perfundon serisht tek Edgari, ku shkoi dhe Liri.
Nje ushtri franceze niset kundra Anglise, e kryesuar nga Kordelja. Edmundi lidhet me dy motrat, dhe Albani, i shoqi i Gonerilit eshte shume i shqetesuar rreth ceshtjes se Lirit, dhe per pasoje ate e vrasin. Nderkohe ushtria e Kordelias mundet dhe ajo dhe i ati mbahen peng. Nga ana tjeter ushtria angleze e Edmundit dhe motrave thyhet nga ajo e Edgarit. Glosteri tenton te vrase veten, Edgari vret Edmundin, Gonerili vret motren e saj per shkak te xhelozise ndaj Edmundit dhe me pas kryen vetevrasje , Glosteri vdes, Kordelja ekzekutohet dhe Liri vdes i thyer ne zemer me trupin e saj nder duar.

Personazhet:

Mbreti Lir - ka nje karakter te dyfishte e kontradiktor ku spikasin: despotizmi mizor me humanizmin e thelle, mendja cinike me ate plot kureshtje, dyshimi me pastertine shpirterore. Ai eshte nje karakter qe eshte formuar nen ndikimin e raporteve te caktuara shoqerore. Edhe ne moshe te madhe, mbreti ka nje krenari te tepruar, e vetem me dinakeri mund t’ia fitosh zemren. Kjo ka ndikuar keq e ne edukimin e vajzave, dhe vete Shekspiri thote keshtu. Edhe ato jane impulsive e i binden mbretit sa per sy e faqe, dhe kur u cenohet interesi  bejne veprime ekstreme. Mbreti Lir vetem kur mbetet jashte kupton te verteten. Ai peson nje goditje aq te tmerrshme, saqe cmendet. Gjate zhvillimit te ngjarjeve ndryshon dhe mendimi I lexuesit per mbretin. Ne fillim mbretit duket sikur i intereson me shume aparenca se  e verteta. Kordelja eshte vazja e tij e preferuar ne fillim, dhe ai ndoshta e di qe ajo e do me shume, por nuk mund ta pranoje pergjigjen e saj indiferente. Me vone ai meson nga gabimet e tij.

Kordelja – Karakteristikat e saj jane bukuria fizike e shpirterore, ndershmeria, perkujdesja, dashuria etj. Ajo kontraston me karakteret e dy motrave. Ajo eshte personifikimi I virtytit, dhe nga ana tjeter nje viktime e pafajshme e padrejtesive te botes.

Edmundi – eshte antagonisti I tragjedi. MEgjithate karakteri I tij eshte kompleks, pasi ai nuk vepron vetem per interesa te tipit dedhira per pushtet, ambicja per sa me shume, por sepse nuk mund te lejoje qe shoqeria ta shohe si nje bastard, sic e cilesoi dhe vete babi I tij. Ai eshte shume I ftohte, porsi dhe shoqeria  ka trajtuar ate, dhe vetem ne fund te tragjedise shfaq nje shenje dobesie, kur sheh qe Gonerili dhe Regani kishin vdekur per te.

Regan dhe Gonerili- jane personazhe negative. Ne fillim ato duken te zgjuara, aq te zgjuara sa t’ia hedhin babait te tyre. Me pas ato tregohen te pashpirta dhe shume ambicioze, te pangopura. Nuk kane meshire as kur perzene babain e tyre dhe as kur verbojne Glosterin. Ne fund ato duan te kenaqen me Edmundin, por e keqja I kthehet mrapsht duke I vrare ato te dyja nga duart e njera tjetres.

Temat :

Drejtesia  
Autoriteti kunder kaosit – Liri nuk eshte vetem nje baba, por edhe nje mbret. Ai ia le trashegim fronin e tij vajzave, por nga ana tjeter kjo qeverisje i sjell kaos Anglise.
Pajtimi – Edhe pse Liri e deboi Kordelian, ajo vazhdoi ta doje babain e saj dhe madje ta mbroje ate. Edhe Liri I cili u tregua aq i ashper me te, u lidh me shume se me cdo njeri tjeter.

Motivet :

Cmenduria -  Nga vuajtet  dhe tronditjet e medha, Liri cmendet dhe kjo cmenduri e shoqeron tere tragjedine. Personazhit te tij tragjik i bashkangjitet dhe persnazhi komik i Lolos. Nen pamjen e tij qesharake fshihet nje dituri e urtesi dhe nje zemer e madhe. Ai misheron urtesine popullore dhe e sheh jeten me sy te mprehte dhe e di te verteten.
Tradhetia – fillimisht mes femijeve dhe babait, dhe vellait me vellain. Ne marredhenien e Kordelias dhe te atit forcohet ideja qe zemra e tradhetise eshte  mospasja e  nje gjykimi te drejte.

Simbolet:

Shiu dhe shtre:ngata e madhe - simbol i krimit me te tmerrshem : uzurpimi i pushtetit dhe mosmirenjohja ndaj prindit. Ky krim I dyfishte ka prishur gjithe ekuilibrat natyrore mbi te cilet ngrihet jeta shoqerore dhe ajo individuale. Gjendja shpirterore e mbretit te shperfillur jepet pikerisht me kete shtrangate. Ajo mund te jete gjithashtu simbol i natyres qe i ben thirrje mbretit te shohe te vertetat, simbolizon drejtesine hyjonore qe eshte e thyer nga veprimet e njerezve, por edhe gjendjen ne te cilen Liri po le vendin e tij.
Verbimi -  verbimi fizik i Glosterit eshte gjithashtu metaforik. Si ai si Liri kane te dy femije te ndershem dhe te pandershem, dhe ata jane te verbuar per sa kohe nuk shohin te verteten, por mbajne anen e te keqinjve. Ato jane te verbuar nga fjalet, dhe nuk mund ta shohin te verteten.

Mesazhet :

Vepra percjell ide humaniste. Liri nis te ndieje dhimbje per te varfrit dhe urrerjte e zemerim te thelle kunder krimineleve, hipokrizive dhe sistemit shoqeror. Fataliteti i pashmangshem e heronjve  lidhet me denimin e tyre per te ikur nga bota e se keqes qe u solli aq shume vuajtje sa qene gjalle. Kjo tragjedi eshte kunder erresires se despotizmit te kishte pushtuar Europen ne Rilindje, dhe kjo shfaqet me kundershtimin e hapur ndaj mbretit te Kordelias dhe Kentit. Ne fund ka shprese dhe kjo jepet me fjalet “Ju miq te dashur, te dy tok sundoni, Dhe rregullojeni shtetin e percare.”

                                                                                                                                              © Sara Shiku

Tuesday, April 30, 2013

Ese letrare : Deshira ime


Deshira ime . . Siç dihet çdo njeri ka dëshira. Një prej tyre jam edhe unë. Por kur bëhet fjalë vetëm për dëshirat e mia ato janë si një pikë e vogël në universin e pafundë në krahasim me dëshirat e të gjithëve, edhe pse neve nuk na duket ashtu! Shpesh herë duke shfletuar mendjen gjej kujtime të bukura, të paharruara që kam dëshirë ti përsëris edhe sot. Por nuk është çasti i duhur për arsyje të ndryshme. Megjithatë unë mendoj se dëshirat mund të realizohen për veç atyre që mund të quhen “dëshira mbi natyrore”. Nese mendoni se koha ka ndryshuar dhe tani nuk mund të realizoni dëshirat tuaja atëherë gaboheni, sepse koha nuk ndryshon por të vetmin që ndryshojmë jemi ne njerzit.


Të shkruaj për dëshirat e mia nuk besoj se dikujt do ti bëjë shumë përshtypje. Por megjithatë do të shkruaj. Por së pari duhet të faliminderohem se jam mirë me shëndet kjo do të ishte një dëshirë shumë e madhe po mos ta kishim. Pra duhet të jemi faliminderues. Falë zotit po jetojmë në një kohë kur liria e barazimi është në nivel dhe mund të vrapojmë pas dëshirave tona. Po të shkruaja një listë me dëshirat e mia nuk do të ishte aq interesante. Kjo është arsyeja pse unë tani nuk do të shkruaj vetëm për ato që dua por edhe për ato që kam. Dëshira që ka gjdo njeri mes tyre dhe unë është dashuria. Të ofrojmë dashuri dhe të marrim dashuri. Kështu deshi edhe zoti kur krijoi Adamin dhe Evën. Ata dy donin njëri tje trin ndryshe nuk do të egzistonte njerzimi. Dashuria është njëra ndër pikat më të ndjeshme të shpirtit tonë.

Fillimisht dëshiroj të kem dashuri për të ofruar dhe të më ofrojnë dashuri. Dashuria nga familja, shoqëria apo edhe dashuria mes dy personave janë pika të vlershme që duhet ti kushtojmë shumë rëndësi. E bukura jetë e imja do që të plotësohen të gjitha dëshirat. Por si për gjdo gjë edhe për këtë duhet punë. Një dëshirë e fortë e imja që më vje nga pika më e thellë e shpirtit tim është paqja mes njerzve. Një gjë shumë e rëndësishme të jetojmë në harmoni. Me këtë dua të them se nuk i dua luftrat, krimet, trafikimet e qenjeve njerzore apo diqka të këtij lloji edhe pse rrethanat janë ndryshe. Unë nuk mendoj se ka njerëz të këqijnë por mendoj se arsyeja e vetme e këtyre që i përmenda më lart është se ata ndoshta nuk kan provuar të bëjnë mirë dhe bëjnë të kundërtën. Vullneti dhe forca e bëjnë dëshirën që të realizohet. Dua të them se duhet të mendojmë të mos rrimë kot sepse gjdo sekond edhe ky tani që po shkruaj ka vlerë.

Me një fjalë të mos humbim kohën ti ndjekim dëshirat dhe ëndrrat tona të vrapojmë pas tyre sepse është shumë e dhimbshme të flasën me heshtjen me vetëvetën tënde për atë që dëshiron ta kesh por nuk e ke. Shpesh herë natën duke shikuar lakuriqsinë e natës dhe qiellin e hapur mendoj se duhet të veprojmë shpejt për të realizuar dëshirat tona sepse nuk do të ketë gjithmonë kohë. Këtë e bëj në krahasim të një ylli në qiell ashtu siç duket nga toka me gjithë galaktikën. Pra dëshirat tona janë një vetëm një grimcë krahasuar me ato të të gjithëve, dhe mendoj se nuk është aq e vështirë ti realizojmë kur kemi vullnet dhe forcë. Tërë këtë që e thash e përshkruaj vet&euml ;m me një fjali: Koha nuk të pret që ti të realizosh dëshirat tuaja, prandaj duhet të vraposh drejt tyre sa më parë sepse koha ikën dhe nuk kthehet më kurre.



Nga Evisa Budini

Thursday, April 11, 2013

Lista e veprave letrare, programi i letersise Matura Shteterore 2013


Poezi

Epi i Gilgameshit,
Homeri “Iliada”,
Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”,
N. Frashëri “Lulet e verës”,
De Rada “Këngët e Milosaos”,
Bajron “Cajld Harold”,
N. Frashëri” Histori e Skënderbeut”,
Fishta “Mrizi i  zanave”,
 Pushkin “Eugen Onjegin”,
  Poradeci “Lirika”,
Migjeni “Vargjet e lira”,
Camaj “Palimpsest”,
I.  Kadare “Ca pika shiu ranë mbi qelq”,
Uitman “Fije bari”,
 Bodler “Lulet e së keqes”.

Prozë

Servantes “Don Kishoti”,
 Barleti “Historia e Skënderbeut”,
 Hygo “Katedralja e Parisit”,
Pashko Vasa “Bardha e Temalit”,
 Balzak “Evgjeni Grande”, “Xha Gorio”,
P. Marko “Qyteti i fundit”,
Kadare “Kështjella”/“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”,
Kamy “I huaji”,
Markes “100 vjet vetmi”,
E. Koliqi “Vepra”,
Camaj “Karpa”,
Kasem Trebeshina “Odin Mondvalsen”. “Kënga shqiptare”,

Dramë

Eskili “Prometeu”,
 Shekspir “Romeo dhe Zhuljeta”, Shekspir “Nata e dymbëdhjetë”,
Molier “Mizantropi”,
Shekspir “Mbreti Lir”/ “Makbeth”/ “Hamleti”, Ibsen “Shtëpi kukulle”/”Armiku i popullit”,
Çajupi “14 vjeç dhëndër”,
Fishta “Jerina ose mbretëresha e luleve”,
Miler “Pamje nga Ura”,
E. Haxhiademi ”Abeli”,
 Noli “Izraelitë dhe filistinë ”,
 A. Pashku “Drama”.

Wednesday, April 3, 2013

ANALIZE: Poezia e ISMAIL KADARESE


Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve '60 për të realizzar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve.
Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë.

Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, në periudhën e parë të krijimtarisë së tij, u tërhoq pas poemës epiko-lirike. Në prirjen e përgjithshme ai nuk u shkëput prej frymës monumentalizuese të poezisë së mëparshme, por e kushtëzoi këtë me tipin e njeriut shqiptar, të historisë së tij kombëtare, të fatit të tij nëpër shekuj. Thuajse në të gjitha poemat e shkruara në vitet '60 -'70 ka një gërshetim të mjeteve të reja të të shprehurit me mënyrën tradicionale të të vështruarit të jetës dhe të historisë:

"Po s'ndërron ai kurrë
Art i skulpturës
Gënjeshtrën mbi mua ka ngrírë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë
Të vërtetën kujtoj dhe qaj për të."
(Laokonti)

Poezia e Kadaresë, ndryshe prej prozës së tij, është përgjithësisht e qartë, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse përherë optimiste. Ajo, në kritikën zyrtare, është pritur si pasurim problematik i poezisë shqipe, veçanërisht me temën e qëndresës shumëshekullore të popullit shqiptar në rrugën e tij të gjatë të historisë. Poezia e Kadaresë është poezi e sfidave të mëdha shqiptare. Ajo është e përshkuar nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj lavdisë së tyre, ndaj tokës së të parëve, ndaj gjuhës shqipe.

Qëndresa hyn në poezinë e Kadaresë qysh prej kohërave antike, deri në periudhat më të afërta të historisë. Veçmas ajo lidhet me "motin e madh", të epokës së Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi një periudhë më të hershme se kjo, që ishte mitizuar më herët prej Rilindjes Kombëtare: periudhën e humanizmit evropian (siç mendon shkenca e historisë, kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në të njëjtën shkallë zhvillimi me anën tjetër të Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe qytetërimin shqiptar:

"Njëzet e katër luftra bëri,
Njëzet e katër vdekje theu.
çka mangut linte ditën Gjergji,
Plotësonte natën Skënderbeu."
(Portreti i Skënderbeut)

Përgjithësisht poezia e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare synon, përmes poezisë së tij, ta çlirojë njeriun shqiptar prej akuzash që e kanë ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe peng i saj:

"Dhe kur binin në prille a në vjeshtra
Nëpër brinja të shtrirë, nëpër lugje,
Si me zjarre të vegjël të pëtjetshëm
Era loste me xhufkat e kuqe."
(Nisja e shqiptarëve për në luftë)

Poema epiko-lirike shqipe arriti një nivel të lartë afirmimi me vepra të tilla të I. Kadaresë, si "Përse mendohen këto male" dhe "Shqiponjat fluturojnë lart", pastaj me "Shekulli i 20-të", "Poemë e blinduar", "Shqipëria dhe tri Romat" e vepra të tjera.

Poezia e Kadaresë është e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Në këtë cilësi poezia e Kadaresë të sjell ndërmend vjershërimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet në mungesën e çfarëdo subjekti apo elementi të subjektit. Poemat e Kadaresë, përgjithësisht poezia e tij, janë art mendimi, pa elemente të rrëfimit (narracionit). Si të tilla, si poema mendimi, ato ofrojnë shumësi leximesh, në kohë dhe në miedise të ndryshme.

Kadare në problematikën e poezisë shqipe, krijoi emërtesën e "temës së madhe". dhe jo vetëm kaq, ai e ktheu në mit atë, duke e bërë mbizotëruese në jetën letrare të vendit për më shumë se dy dekada. Para së gjithash poezinë e Ismail Kadaresë e intereson ajo që shpesh quhet gojëdhënë kombëtare ose mit i origjinës. Sfidat më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar janë stacione të poezisë së tij.

Kadare i shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme në vargje të lira, duke përvetësuar vlera të rëndësishme të vjershërimit tradicional, prej De Radës deri tek Migieni. Në fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisë ruse, veçmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresë është mjaft e ngrohtë, e drejtpërdrejt, një bashkëbisedim me të dashurën që përgiithësisht është larg si vend apo si kohë:

"Do shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do më ngelet
I ftohti medaljon i hënës."

Gjithashtu poezia intime e Kadaresë përshkruhet nga malli për qytetin e lindjes, për njerëzit që lanë gjurmë në fëmijërinë e tij,
për atdheun kur ndodhet larg tij, për kohën studentore, vajzat dhe rrugët e Moskës kur është në atdhe, e mbi të gjitha, për vajzën që le gjurmë në shpirtin e tij, por që përgjithësisht ndodhet larg.

RAPORTI NDËRMJET JETËS DHE VDEKJES

Raporti midis jetës dhe vdekjes, midis të gjallëve dhe varreve, midis brezit që shkoi dhe atij që vjen, një nga raportet më thelbësore të qenies njerëzore, përbën një rregullator të mbifuqishëm të gjithë yllësisë së veprave të Kadaresë. Synimi parësor i çdo letërsie serioze që të qëndrojë mbi kohën dhe hapësirën zuri vend kryesor që tek romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Ky roman i kushtohet misionit të një shtabi ushtarak të gjallë, i cili duhet t'i bëjë nderet e fundit një armate të tërë ushtarësh të mbuluar me dhè. Vlera e jetës, çmimi i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerënda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezë, kamarja e turpit dhe përmendorja e nderit, harrimi dhe përjetësia, vetëflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janë nocione themelore artistike të shkrimtarit.
Në mënyrë të veçantë vdekja përbën një zgjedhje të dendur të autorit për të dhënë qëndrimin e tij ndaj jetës njerëzore. Ajo paraqitet në formë individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, të mirëqenë dhe të sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sëmundja nga mplakja; në të gjitha pamjet e saj, si ndërprerje e zakonshme e jetës, si shpagim për vdekjen e tjetrit, si prurje e lëngatës, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linçim nga hakmarrja.
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", vepra që i dha njohjen ndërkombëtare Kadaresë, nuk është e para që trajton raportin midis jetës dhe vdekjes. Qysh tek "Balada e zhvarrimit", kushtuar fatit pas-vdekjes të prijësit arbër Gjergj Kastrioti, duket qartë prirja për të zbuluar, nëpërmjet qëndrimit ndaj varrit, kulturën nga barbaria, dhunimin nga shenjtërimi, sundimin e të vdekurve mbi të gjallët.

Në tregimin "E krehura", vdekja dhe varret, në heshtjen e tyre, marrin vlerë fisnikëruese. Njeriu që edhe me vdekjen dëshiron të tregojë dinjitet dhe fuqi shpirtërore ka një varr të thjeshtë, pa shenjë, në një kënd të padukshëm të varrezave verilindore të kryeqytetit, ndryshe nga shumë të tjerë, që, në përputhje me hierarkinë zyrtare mbitokësore, mbajnë mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanë bërë më shumë se Egla e vogël për Shqipërinë dhe s'kanë asnjë meritë për të qenë të diferencuar edhe përpara vdekjes e varrit. Nëpërmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithë shoqërinë shqiptare, në kuadrin e së cilës veprojnë personazhet e tij.

Shtresëzimi i shoqërisë në veprën e Kadaresë fillon me varret pa emër, me muranat e thjeshta në gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranë kishës, rrethuar me selvi; për të vazhduar më tej me përmendoret dhe lapidarët, me varret e shenjtëruar për motive patriotike, siç janë varret e dëshmorëve (le të kujtojmë, për shembull, varrin e veçantë të Alush Tabutgjatit; varrin e Skënderbeut ose edhe të pashait turk në Orikum) dhe për të përfunduar me piramidën e faraonit Keops ose arkën e hirit të trupit të djegur të Çu En Lait, që, sipas testamentit të tij, u derdh mbi hapësirën ndërkontinentale të Kinës, për ta pushtuar me frymën e vet.

Ismail Kadare është nga personalitetet më të shquara të letërsisë shqiptare. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në rreth 32 gjuhë të huaja) ai e bëri të pranishme Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Kadareja që në vitet '60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me poezinë dhe prozën e tij. Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qëndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes. Duket sikur asgjë çka është shqiptare, nuk mund t'i shpëtojë syrit të shkrimtarit të madh.
E gjithë vepra e Ismail Kadaresë që nga botimi i parë deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa për një Shqipëri të barazuar me shtetet më të qytetëruara të botës, sepse asktu e meriton, ndihet të pohojë autori