Nese mendojme se jemi superiore ndaj natyres eshte
nje gabim I rende , por akoma me I rende eshte nese jemi te bindur se smund ta
ndryshojme ate.Cdo dite e me shume veme re anomali te ndryshme , por
cuditerisht njerezit nuk jane aq te pergjegjshem per fatkeqesite qe I afrohen
nga vete veprimet e pamatura te tyre.Ndoshta do te duan te ndryshojne kur te
jete shume vone , por a do te mund ti terheqin veprimet e gabuara qe kane bere
per dekada te tera?

Kur isha heren e fundit ne Tirane pashe se
pothuajse ne cdo rruge kishte 3 apo me shume vende ndertimi pallatesh sic i
thone ne Tirane dhe keto jane pika ku prodhohet pluhur dhe papasterti te ajrit
.Aq me teper aty perpunohen materiale te ndryshme per te perftuar perberjet e
nevojshme per ndertim.Te mos harrojme dhe substancat si llaket , silikonet etj
te cilat edhe pas punes ne shumicen e rasteve nuk I hedhin ne vendet e caktuara
por I harrojne hedhur cepave pa pasur parasysh rreziqet qe bartin. Aktualisht ne Tirane targat e makinave kane vajtur nga A
deri tek M dhe tek tuk mund te shihet ndonje makine me germen N. Targat shkojne
nga 0001 ne 9999 dmth 9998 * 13 germa. Po e ul numrin e germave ne 10 meqe nje
pjese makinash i kane hedhur neper varreza ose s’i perdorin me dhe nxjerr
shifren 100.000 makina vetem ne Tirane.
Per hater te atyre qe nuk e perdorin shpesh makinen po e pergjysmoj ne 50.000
makina qe perdoren gati dite per dite.
Pjesa me e madhe e makinave jane me nafte = cdo 5.000 kilometra nderrojne vajin
qe po e konsideroj mesatarisht 5 litra per makine50.000 * 5 = 250.000 litra
vaj. Duke marre si mesatare qe makinat te bejne nga 1.000 km ne muaj, ne nje
vit e nderrojne vajin dy here dmth 250.000 * 2 = 500.000 litra vaj ne vit. Me
hamendje konsideroj se mbi 50% e makinave te Tiranes jane me te vjetra se viti
2000, pra ne ajer pervec naftes ne smog del
dhe vaj i djegur.
Po hamendesoj mesatarisht nga
100.000 makina gomat nderrohen cdo tre vjet. Ne nje vit i bie 1/3 e makinave,
pra 30.000 makina qe nderrojne 4 goma = afro 132.000 goma ne vit. Gomat nuk kam
degjuar te riciklohen ne Tirane,
ndaj le te themi 50.000 syresh digjen dhe pjesa tjeter groposen. Ajri i ndotur
nga gomat e djegura krijon nje tym te zi qe ngjitet lart dhe gomat sic mund te
keni pare digjen avash. Kjo eshte vec maja e ajsbergut pasi ndotjet vijne dhe
nga pluhuri i rrugeve apo ndertimeve dhe sipas statistikave ne nje vit njeriu
thith 35 kg pluhur ne mushkerite e tij = 2.9 kg ne muaj = afro 100 gram pluhur
cdo dite. Meqenese qeverite jane te paafta te ulin sasine e ndotjes nga
makinat, i ngelet pergjegjesia vete qytetareve te ecin me shume me bicikleta
dhe me kembe (shembull: Shkodra) sesa te presin rritje taksash dhe te cmimit te
karburantit per ti ndergjegjesuar ata jo vec nga ana ekonomike por dhe nga ajo
shendetesore. Shifrat
si me lart jane fiktive, sepse mesatarja eshte marre me ulet pasi ne realitet
besoj se jane akoma me teper. Ajri i krijuar nga ndotje te ketilla jo vetem qe
demton njerezit (nga te cilet sipas statistikave 150 vete ne Tirane vdesin nga kanceri ne mushkeri cdo vit
kohet e fundit) por krijon re te atilla qe kur bie shi, e quajne shiu acid pasi
eshte me permbajtje te elementeve te cliruar nga keto tymra. Shiu acid eshte
dhe shkaktar per korrozionin e makinave, pallateve, hekurave, pemeve dhe cdogje
tjeter te ekspozuar jashte ne ambjent.
Le te ndalemi tani tek shiu acid, , nje dukuri e
lidhur ngushte me ndotjen e mjedisit. Qe prej revolucionit industrial sasia e
shiut acid eshte rritur. Ne 1852, Robert Angus Smith ishte I pari qe beri lidhjen
midis sasise se shirave acide dhe nivelit te ndotjes se atmosferes. Gjate reshjeve
atmosferike oksidet e sulfurit reagojnë me ujin duke formuar acide përkatëse,
si acidin sulfurik dhe acidin sulfuror. .Emertimi "shiu acid" sot perdoret per te
treguar shiun me pH nen 5. Me rritjen e CO2 ne atmosferë edhe vlera e pH të
ujrave nga lehtësisht bazik do të anojë në nje pH acid. Me rritjen e aciditetit
te ujit,ai reagon edhe ndaj plumbit dhe bakrit e tubave te ujit duke shkaktuar
ndotjen e ujit te pijshem. Kjo e keqe e madhe do të çojë në zhdukjen e
algave të cilat dallohen për një forcë ekologjike të veçantë, por njëkohësisht
edhe të koraleve dhe peshqve. .Pasojat jane te medha per boten ujore por jo
vetem.Tek njerezit veshtireson frymemarrjen,organet e frymemarrjes demtohen dhe
shfaqen semundje te ndryshme,si bronkiti,astma dhe kanceri i mushkrive.
Mendoj se me e pakta qe mund te bejne bashkite
jane:
1.Kontrolli I vazhdueshem I fabrikave dhe uzinave
te cilat duhet te respektojne kushtet e mirepercaktuara ligjore per sasine dhe
llojet e gazeve qe leshojne ne ajer,
2. Matja e vlerave ndotjes se ajrit nga institucionet perkatese dhe nqs se keto
vlera tejkalohen atehere per 1 ose 2 ose 3 dite po te jete nevoja te lejohet
vetem transporti i nevojshem rrugor.
3. Kolaudimi i makinave te behet sipas standarteve europiane sepse
keqadministrimi I trafikut perkeqeson situaten.
4. .Modernizimi dhe zgjerimi I transportit publik.
5. Percaktimi dhe vezhgimi nga bashkia routa e levizjes se LKW (maune per
transportimin e dheut ) qe keta transporte mos ti bien qytetit mespermes dhe te shkaktoje ndotje ajri
6.Zgjerimi I hapesirave te gjelbra
7.Organizimi I veprimtarive vullnetare per sensibilizimin
e komunitetit.
8.Krijimi I mundesive qe njerezit te levizin me bicikleta pra percaktimi i nje korsie te rezervuar per bicikleta.
9.Vendosja e sanksioneve perkatese per cdo shkelje
te ligjit te Kodit te Ruajtjes se Mjedisit.
Por kjo sdo
e thote qe pergjegjesia ti mbese vetem kontrollit bashkiak.Vete etika jone si
qytetare na edukon me frymen e mbrojtjes se mjedisit , sepse eshte nje dhe I
paperseritshem , eshte trashegimia qe do t'i lejme brezave tane te ardhshem.
© Sara Shiku