Wednesday, September 26, 2012

Shiu acid në Shqipëri



Nese mendojme se jemi superiore ndaj natyres eshte nje gabim I rende , por akoma me I rende eshte nese jemi te bindur se smund ta ndryshojme ate.Cdo dite e me shume veme re anomali te ndryshme , por cuditerisht njerezit nuk jane aq te pergjegjshem per fatkeqesite qe I afrohen nga vete veprimet e pamatura te tyre.Ndoshta do te duan te ndryshojne kur te jete shume vone , por a do te mund ti terheqin veprimet e gabuara qe kane bere per dekada te tera?



Kur isha heren e fundit ne Tirane pashe se pothuajse ne cdo rruge kishte 3 apo me shume vende ndertimi pallatesh sic i thone ne Tirane dhe keto jane pika ku prodhohet pluhur dhe papasterti te ajrit .Aq me teper aty perpunohen materiale te ndryshme per te perftuar perberjet e nevojshme per ndertim.Te mos harrojme dhe substancat si llaket , silikonet etj te cilat edhe pas punes ne shumicen e rasteve nuk I hedhin ne vendet e caktuara por I harrojne hedhur cepave pa pasur parasysh rreziqet qe bartin. Aktualisht ne Tirane targat e makinave kane vajtur nga A deri tek M dhe tek tuk mund te shihet ndonje makine me germen N. Targat shkojne nga 0001 ne 9999 dmth 9998 * 13 germa. Po e ul numrin e germave ne 10 meqe nje pjese makinash i kane hedhur neper varreza ose s’i perdorin me dhe nxjerr shifren 100.000 makina vetem ne Tirane. Per hater te atyre qe nuk e perdorin shpesh makinen po e pergjysmoj ne 50.000 makina qe perdoren gati dite per dite.
Pjesa me e madhe e makinave jane me nafte = cdo 5.000 kilometra nderrojne vajin qe po e konsideroj mesatarisht 5 litra per makine50.000 * 5 = 250.000 litra vaj. Duke marre si mesatare qe makinat te bejne nga 1.000 km ne muaj, ne nje vit e nderrojne vajin dy here dmth 250.000 * 2 = 500.000 litra vaj ne vit. Me hamendje konsideroj se mbi 50% e makinave te Tiranes jane me te vjetra se viti 2000, pra ne ajer pervec naftes ne smog del dhe vaj i djegur.
Po hamendesoj mesatarisht nga 100.000 makina gomat nderrohen cdo tre vjet. Ne nje vit i bie 1/3 e makinave, pra 30.000 makina qe nderrojne 4 goma = afro 132.000 goma ne vit. Gomat nuk kam degjuar te riciklohen ne Tirane, ndaj le te themi 50.000 syresh digjen dhe pjesa tjeter groposen. Ajri i ndotur nga gomat e djegura krijon nje tym te zi qe ngjitet lart dhe gomat sic mund te keni pare digjen avash. Kjo eshte vec maja e ajsbergut pasi ndotjet vijne dhe nga pluhuri i rrugeve apo ndertimeve dhe sipas statistikave ne nje vit njeriu thith 35 kg pluhur ne mushkerite e tij = 2.9 kg ne muaj = afro 100 gram pluhur cdo dite. Meqenese qeverite jane te paafta te ulin sasine e ndotjes nga makinat, i ngelet pergjegjesia vete qytetareve te ecin me shume me bicikleta dhe me kembe (shembull: Shkodra) sesa te presin rritje taksash dhe te cmimit te karburantit per ti ndergjegjesuar ata jo vec nga ana ekonomike por dhe nga ajo shendetesore. Shifrat si me lart jane fiktive, sepse mesatarja eshte marre me ulet pasi ne realitet besoj se jane akoma me teper. Ajri i krijuar nga ndotje te ketilla jo vetem qe demton njerezit (nga te cilet sipas statistikave 150 vete ne Tirane vdesin nga kanceri ne mushkeri cdo vit kohet e fundit) por krijon re te atilla qe kur bie shi, e quajne shiu acid pasi eshte me permbajtje te elementeve te cliruar nga keto tymra. Shiu acid eshte dhe shkaktar per korrozionin e makinave, pallateve, hekurave, pemeve dhe cdogje tjeter te ekspozuar jashte ne ambjent.

Le te ndalemi tani tek shiu acid, , nje dukuri e lidhur ngushte me ndotjen e mjedisit. Qe prej revolucionit industrial sasia e shiut acid eshte rritur. Ne 1852, Robert Angus Smith ishte I pari qe beri lidhjen midis sasise se shirave acide dhe nivelit te ndotjes se atmosferes.  Gjate reshjeve atmosferike oksidet e sulfurit reagojnë me ujin duke formuar acide përkatëse, si acidin sulfurik dhe acidin sulfuror. .Emertimi "shiu acid" sot perdoret per te treguar shiun me pH nen 5. Me rritjen e CO2 ne atmosferë edhe vlera e pH të ujrave nga lehtësisht bazik do të anojë në nje pH acid. Me rritjen e aciditetit te ujit,ai reagon edhe ndaj plumbit dhe bakrit e tubave te ujit duke shkaktuar ndotjen e ujit te pijshem. Kjo e keqe  e madhe do të çojë në zhdukjen e algave të cilat dallohen për një forcë ekologjike të veçantë, por njëkohësisht edhe të koraleve dhe peshqve. .Pasojat jane te medha per boten ujore por jo vetem.Tek njerezit veshtireson frymemarrjen,organet e frymemarrjes demtohen dhe shfaqen semundje te ndryshme,si bronkiti,astma dhe kanceri i mushkrive.

Mendoj se me e pakta qe mund te bejne bashkite jane:
1.Kontrolli I vazhdueshem I fabrikave dhe uzinave te cilat duhet te respektojne kushtet e mirepercaktuara ligjore per sasine dhe llojet e gazeve qe leshojne ne ajer,
2. Matja e vlerave ndotjes se ajrit nga institucionet perkatese dhe nqs se keto vlera tejkalohen atehere per 1 ose 2 ose 3 dite po te jete nevoja te lejohet vetem transporti i nevojshem rrugor.
3. Kolaudimi i makinave te behet sipas standarteve europiane sepse keqadministrimi I trafikut perkeqeson situaten.
4. .Modernizimi dhe zgjerimi I transportit publik.
5. Percaktimi dhe vezhgimi nga bashkia routa e levizjes se LKW (maune per transportimin e dheut ) qe keta transporte mos ti bien qytetit mespermes dhe te shkaktoje ndotje ajri
6.Zgjerimi I hapesirave te gjelbra
7.Organizimi I veprimtarive vullnetare per sensibilizimin e komunitetit.
8.Krijimi I mundesive  qe njerezit  te levizin me bicikleta pra percaktimi i nje korsie te rezervuar per bicikleta.
9.Vendosja e sanksioneve perkatese per cdo shkelje te ligjit te Kodit te Ruajtjes se Mjedisit.
Por  kjo sdo e thote qe pergjegjesia ti mbese vetem kontrollit bashkiak.Vete etika jone si qytetare na edukon me frymen e mbrojtjes se mjedisit , sepse eshte nje dhe I paperseritshem , eshte trashegimia qe do t'i lejme brezave tane te ardhshem.

                                                                                                                                                     © Sara Shiku

No comments:

Post a Comment