Sunday, October 7, 2012

Letra e Tatianes koment dhe analize ( A.Pushkin )


Moment nga me te  bukurit e vepres, nje nga letrat me te ndjera te dashurise ne letersine boterore.
Ka ne qender nje portret, portret I bukur I shpirtit njerezor, shembull I shpirtit te paster, ndjeshmerise, flururimeve romantike.
Cila eshte Tatiana? Vajze fshati, e bukur si fushat me lule, e paster si debora ruse, fisnike si shpirti I njeriut te thejshte.Nuk di te genjeje, te mashtroje, madje as te urreje, plot bindje dhe meshire kristiane.Motiv ne leter eshte dashuria, ndjenja me e bukur, me e larte, me fisnike qe mund te provoje njeriu. 
Tatiana romantike e provoi kte ndjenje, madje qe ne castin e pare kur pa Onjegini, engjellin e saj sic e quan.Tek Tatiana flet ndjenja, eshte ajo qe me forcen e saj te jashtezakonshme I jep Tatianes guximin, kurajon ta shprehe, qe ia bent e ditur Onjeginit ate.AJo eshte nje vajze fshati, e rritur mes normale morale te vendit, e ushqyer me idete e fese, e frymezuar nga romanet- megjithate ajo guxon. Ndjenja qe ajo perjeton eshte me e forte se normat, me e fuqishme se arsyeja qe gjithnje synon ta disiplinoje ndjenjen. Vajza e di cili eshte Onjegini, di shkallen shoqerore te tij ( I drejtohet me Ju), por per te kjo s’ka rendesi. Rendese ka ajo qe Tatiana ndjen. 
Perdorimi I trepikeshit le shijen e dyshimit qe do te shfaqet disa here ne leter, por perdorimi I pyetjes retorike na ben te qarte se Tatiana I ka falur dashurise ( te misheruar ne Onjegin) thelbin e saj, ate me te rendesishmin, ate qe e dallon njeriun nga qeniet e tjera, ate qe Zoti vetem njeriut ia ka falur. Dashuria e ben Tatianen te provoje vuajtje te embla, dashuria e saj eshte platonike, lind nga shikimi, ushqehet nga shpirti I etur per dashuri. Ajo e jeton ate ndjenje, bie dhe ngrihet me te, vuan prej saj, ndaj kerkon meshire per t’ia pranuar ate ndjenje, per ta besuar se c’ndjen ajo, per ta pranuar edhe vete ashtu si ajo eshte “ Nuk do te smprapsi…”
Naiviteti dhe sinqeriteti I saj jane trondites. NJe ndjenje e tille lind vetvetiu, e shtytur apo e ndezur nga kushedi cfare fuqie, ndaj ajo  duhet shpallur pa arsye. Vajza kerkon fare pak, kerkon qe te dashurin vetem ta shohe e ta degjoje. Ketu jane mjaft per te. Zeri dhe veshtrimi I tij do te ruhen thelle brenda saj, ato do te shnderrohen ne mall qe s’mbaron dhe s’shuhet kurre. 
Tatiana ka dalluar tek Onjegini ate qe ai nuk pershtatet dot me jeten e fshatit, ate qe e shoqeron kudo merzia, pakenaqesia, por ajo nuk lodhet ta gjeje burimin e kesaj ndjenje. Me dhimbje ajo pohon jeten e vaket, pa gezime e gjalleri te fshatit. Ajo c'ka I ka shkaktuar vajzes ndenjen qe provon quhet nga poeti turbullim I shkrete”. 
Pushkini shquhet per aftesine e sakte  per te depertuar ne boten e shpirtit te heroines. Per Tatianen dashuria qe ndjen eshte ndjenje e njohur vetem nepermjet librave. Tani qe e provon, ajo e vlereson ate si fillimin e fundin e gjerave te bukura ne jete.Per te ka vetem nje dashuri, per te njeriu mund te dashuroje vetem nje here, ka vetem nje burre ne jeten e femres ndaj pohon hapur : “ Jo, askujt ne jete…jam jotja ne perjetesi”
Per Taianen dashuria eshte ndjenje hyjnore, e paracaktuar te ndodhe nga vete Zoti, nga fati “ E ka vendosur Qielli” ,  “ Se Zoti jeten…varr”
Qe Tatiana ka enderruar si romantike dashurine e saj e japin bukur vargjet permes foljeve “ Te kam enderruar/ te kam degjuar/te  ndjeja zene” .
Shpirti I mbushur plot ndjenje e con ate ne idealizim te Onjeginit. Perplasjen e pare me te autori e jep me tre folje: te kuptova, me preke, u pervelova. Me pas kemi percaktimet idealizuese : thesari im, enderra ime, engjelli me shprese (metafora) .
Vajza eshte pushtuar nga dashuria qe e ka bere ate skllave te saj. Durimi po I soset, trupi I shungullon nga ethet e dashurise, mendja s’eshte e qete, shpirti i  vuan, frika e ka pushtuar dhene me fjalet : flas, kuptoj, mendja leshoi, humbas.

12 comments:

  1. ese : onjegini nuk di cfare kerkon , cfare i duhet por e di fort mire cfare nuk kerkon cfare nuk i duhet ?

    ReplyDelete
  2. Vura re disa gjera qe bija ne kundershti me to nga ato cfare kam lexuar une? gjithsesi na ndihmen

    ReplyDelete
  3. Ndihmon shume,eshte shume e bukur dhe e permbledh ne nje pershkrim ndjenjen e Tatjanes.Me pelqen!!!

    ReplyDelete
  4. Pyetje: ne çraport qendrojne
    mesazhi i letres me personazhin e Tatjanes dhe me poetin romantik?
    Lidhja qe ekziston ndermjet Pushkinit dhe personazhit femer?

    ReplyDelete
    Replies
    1. edhe mua me duhett patjtr kjoo

      Delete
  5. shkruani nje leter dashurie tema dashuria eshte e perhershme

    ReplyDelete
  6. Argumentoni permes nje esehe se dashuria i jep guxim njeriut te rrezoje tabu te mjedisit social dhe vetvetes
    disa ide ju lutem?

    ReplyDelete
  7. Ese " Tatjana mes krenaris dhe dashurise".

    ReplyDelete
  8. Me duhet nje ese-krahasuese:kenga e lamtumires se Cajld Haroldit dhe kenges se fundit te Eugjen Onjeginit.Per sot mundesisht.

    ReplyDelete