Thursday, October 11, 2012

Procesi koment dhe analize ( Franc Kafka )


Procesi esht romani me I njohur dhe me I perhapur I Kafkes,I botuar ne Berlin me 1926,dy vjet pas vdekjes se shkrimtarit.
Maks Brod, nje miku I tij qe pergatiti librin per botim ka thene : “Kur mora doreshkrimin e “Procesit” e lexova me nje fryme.Nuk kishte titull por Kafka keshtu e quante sa here binte fjala per te.Kete liber vete Kafka e quante te paperfunduar,pavaresisht se e kishte kreun e fundit.Ai mendonte se duhej te shtonte disa ane te tjera te atij procesi misterioz.Por megjithate, po mos t’a dija se Kafka ka patur ndermend ta vijonte punen me kete roman,une nuk do te gjeja asnje mangesi ne te.”

Struktura

Romani permban dhjete krere.Ne secilin prej tyre ka nje histori dhe ngjarje te vecante,qe duke u nderthurur krijojne permbajten e gjithe romanit.

Subjekti

Romani tregon per nje qytetar te rendomte,nenpunes banke nga nje qytet I panjohur ,te cilin nje mengjes e arrestojne dy police,pa ndonje arsye,per nje krim qe nuk I tregohet as atij dhe as lexuesit.Ato nuk tregojne se cilit autoriteti I pergjigjen .Perderisa ndaj tij nuk ka nje akuze te percaktuar,procesi I tij mbetet pezull.Gjate kesaj kohe njihet me mjegullsine e gjykatave,absurdin , hierarkine e posteve jo  vetem ne gjykate por dhe ne jeten e mirefillte.Atehere ai imagjinon marifete nga me te deshperuarat,qe zbulojne para tij ingranazhe te pakuptueshme dhe mbytese. Duke mos ditur kujt t’i besoje dhe ku te kapet,ai ulet vete te perpiloje mbrojten e vet ne te cilen kerkon falje per cdo gje qe ka bere,duke firmosur keshtu aktin e fajesise dhe denimin e vet.
Ne kapitullin e fundit ate e vrasin dy policet qe e paten arrestuar ne fillim te librit.Pa proces,ose me sakte para se procesi te perfundonte,Josef K.-ne e vrasin “si nje qen”dhe me keto fjale,me te cilat personazhi percakton veten,mbyllet libri.

Interpretimi dhe kuptimet

Ne rrafshin politik :
Qytetari I pafajshem eshte paditur per dicka qe se ka kryer kurre;ne fund te fundit ai nuk eshte paditur sipas rregullave,por duhet vetem te paraqitet para gjykatesit dhe perfundon I vrare si nje qen pa degjuar akuzen,pa e marre vesh fajin.Ai eshte nje qytetar I cdo vendi ku mbizoterojne  ideologjite totalitare.
Ne suazen e perandorise Habsburgase,brenda se ciles zhvillohet vepra letrare e Kafkes ,mbase cdo qytetar kishte pershtypjen se ndodhej para deres se ligjit,fajtor per dicka qe askush nuk e gjente dot.Ne kete rast “Procesi”eshte nje kritike ndaj administrates dhe teresise politko-shoqerore te perandorise.
Sipas ketij interpretimi pak a shume politik,”Procesi” eshte nje roman profetik, te cilin e bejne aktual tmerret e shekullit te XX.I referohem ketu ngjarjeve te pas Luftes se Dyte Boterore,milionave te vdekurve te pafaj ne kampet e perqendrimit,te denuar me vdekje pa pa bere asnje krim,pa qene fajtore.Nje nder ta eshte dhe personazhi I Kafkes,perfaqesues I parakohshem gjenial I asaj kohe,e cila dinakerisht formulonte ne leter dhe ne mbledhjet nderkombetare te drejtat e njeriut,por nuk I mbronte.



Rrafshi juridik :
Kafka  ka thene se “Njerezimi behet nje mase e perhime,pa trajte dhe anonime kur heq dore nga ligji qe I jep trajtat.Gjate gjithe jetes,tema e ligjit ka qene nje ankth I vertete per te.
Ligji ne aspektin juridik ,e perdor procesin gjygjesor me qellim qe te imponohet dhe te respektohet per te miren e nje shoqerie.Ky ligj,prek personalisht secilin nga ne,sic e verteton Kafka kur roja I thote fshatarit te dera se dera e vdekjes eshte e rezervuar vec per te.
Kjo pjese e librit,eshte botuar  me para librit,si nje skice e pavarur.Aty flitet per nje njeri qe shkon para deres se gjykates qe te hyje,por roja I thote se s’mund te hyje tani.Burri e pyet ne mund te hyje ndonjehere dhe roja I pergjigjet qe po mbase.Atehere burri pret ne stolin afer deres per shume vjet me rradhe,dhe kur I afrohet vdekja e pyet per here te fundit rojen nese mund te hyje dhe roja I pergjigjet:”Askush tjeter s’mund te hynte ketu,sepse kjo porte ishte bere vetem per ty,dhe tani une do ta mbyll”
Pra ajo s’ishte asgje tjeter vecse porta e vdekjes,paska paradoksale qe porta e gjykates te jete porta  vdekjes.Eshte ligji ai qe e solli kete qytetar ketu dhe po ai qe nuk e lejon t’i afrohet.Ketu Kafka tregon se ligji eshte teper abstrakt dhe I paprekshem nga njerezit sepse ai ekziston por ne realitet nuk zbatohet.Kjo thuhet ne kapitullin e pare duke na parapergatitur per ndodhite me vone : “K. jetonte ne nje shtet ligjor,kudo mbreteronte paqja dhe ne fuqi qene ligjet.C’ishin ata qe guxonin ta cenonin ne shtepine e tij? “
Gjithasht tregon se qe drejtesia nuk funksionon sipas logjikes se njeriut,por sipas ligjit te me te fortit.Pra eshte nje sistem ku njeriu eshte I denuar te jete fajtor.

Ne rrafshin filozofik
Historia e Josef K.-se paraqet historine e cdo njeriu,si trashegues I mekatit fillestar.Njeriu u debua nga parajsa dhe akuzohej se kishte mekatuar kunder ligjit burimor,ligjit te pare.Ne kete bote,njeriu po lane pasojat e mekatit original.Josef K.-ja nuk e pranon procesin;ai perpiqet te mbrohet se nuk eshte besimtar,apo se e ka harruar thelbin.
Ne kete pike Josef K.-ja e humb sensing e realitetit.Ai nuk e kupton nese ndodhet ne burg apo eshte I lire dhe as se cili eshte e c’pune kane te tjeret me te.Ajo c’ka nis si drame e dyshimit mbaron si drame e fatit njerezor.
Ne fund te romanit shuhet dhe mbaron gjithcka siku nuk ka ekzistuar kurre me pare.Ai qe vazhdon te ekzistoje eshte absurdi ne jeten njerezore.Gjitcka ndodh nen dekorin e diteve te zakonshme ne nje qytet ku vete ideja e pafajesise eshte vrare : “Ai ka bere dicka,perderisa po e marrin.”
Veprimet e Josef K.-se  jane ne kufirin maksimal te absurdit.Ne kapitullin e fundit arrihet kulmi I absurditetit.Ai e di qe po shkon drejt ekzekutimit,por nuk ben asgje per te shpetuar,madje as nuk thote me qe eshte I pafajshem “A do te mundem,valle,te jap tani prova,qe per nje vit procesi nuk me ka sherbyer per asgje? “
Denimi absurd me vdekje shoqerohet normalisht me nje vdekje akoma me absurde.Ai vazhdimisht shikon nga dritaret.Shumica e tyre jane te mbyllura dhe ne ket cast tragjik,vecse ne nje dritare duket nje burre I moshuar “Ndonje mik?Ndonje njeri I mire?Ndonje qe donte ta mbronte? “ Kjo tregon vetmine para vdekjes,dhe se fundmi tragjiciteti I romanit arrin kulmin ne fjaline  “dhe iu duk sikur trupi do te mbijetonte dhe pas tij” sepse sipas fese eshte shpirti ai qe jeton pas vdekjes ndersa ne kete rast kemi nje logjike te permbysur dhe absurde.

Simbolikisht,shoqeria mbijeton si nje trup pa shpirt.

No comments:

Post a Comment