Sunday, October 7, 2012

Eugjen Onjegini koment dhe analize ( A. Pushkin )


Ky roman ne vargje eshte kryvepra e Pushkinit dhe romani I pare realist rus, ose sic eshte konsideruar: pararendes I romanit realist.

Liv Tyler ne rolin e Tatianes
Heroi, Onjegini eshte nje aristocrat peterburgas I merzitur nga jeta mundane. E karakterizon semundja e shpirtit e cila eshte rrjedhoje e educates oborrtare, arsimit per oborrtari ( arsimim si qellim ne vetvete) dhe jetes se amullt ne Rusine e kohes.Tere keto e kane bere passive.Ai s’di se c’eshte puna dhe c’eshte tu sherbesh te tjereve. Ate e dallon mungesa e deshires per te vepruar e punuar ne dobi te te tjereve.Nderkohe Onjegini e kupton amulline, nuk pajtohet dot me genjeshtren dhe hipokrizine, ai pikellohet dhe vuan shpirterisht, por gjer ketu shkon brenga dhe meraku I njeriut pasiv.Onjegini eshte skllav I moralit dhe sjelljes aristokrate.Ai refuzon Tatianen, me preteksts te pajustifikueshem. Ai deshton reformat per drejtimin e cifligut. Ate e dallon mosveprimi. Onjegini eshte deshtak, perfaqesuar te atyre qe quhen njerez te tepert. Njerez te tepert jane quajtur intelektuale te shtresave te larta qe shprehin mendime dhe deshira te vyera, benin deklarata ne mbrojtje te perparimit por nuk shkojne me larg.

Lenksi eshte perfaqesues te asaj shtrese te rinise aristokrate qe jeton me enderra boshe, romantike per ne jete te lumtur vetjake.Vrasja e Lenskti ne dyluftim me Onjeginin ka kuptim simbolik.Onjegini vret enderrimet e evta rinore, por nuk ka as synim as orientim ne jete.

Tatiana ; kurora e bukurise se rralle shpirterore, e virtytshme, plot ndjenja, jeton me shpresen per nje dashuri te madhe.Zhgenjimi ndaj Onjeginit eshte I madh, por nuk e pengon t’I pershtate jetes, te kryeje detyra bashkeshortore. Ajo eshte kunderpeshe e Onjeginit.Permes saj edhe nje here vihet theksi ne kotesine e jetes se te rinjve aristorkrate.

Vecorite artistike : Kompozicion I arrire, mjeshteri ne dhenien e karaktereve.Veper e bukur poetike plot monolog, dialog e meditime lirike. Tregimi gershetohet me shperthime lirike dhe meditime. Poeti ruan nje fare distance me heronjte e vete dhe rrit keshtu realizmin. Vepra shkruhet per pershkrimembreselenese te natyres e cila here eshte ne harmoni dhe here kontrastn me boten e heronjve,Vepren e dallon thjshtesia proverbial.Gjuha e poezise eshte ne kulm letrar. 

Eshte e shkruar me strofa onjegiane ABAB/CCDD/CCDD/EFFE/GG . Kjo stroge katermbedhjete vargeshe ruan sistemin e ritmit teterrokesh te vargut.Brenda strofes ka nje mendim te mbaruar.Pushkini ka shfrytezuar gjuhen popullore ndaj dhe ai quhet sot themelues I gjuhes letrare ruse.

Ne roman perdoren menyra te ndryshme te shprehjes artistike :
Rrefim ngjarjesh
Portretizim heronjsh
Dialog te shpejte dhe te goditur
Pershkrime te natyres dhe mjedisit
Analiza psikologjike
Digrasione poetike

5 comments:

  1. nje detajim i plote i eshte bere vepres. Ju vleresoj per punen, eshte e vlefshme vertet. :D

    ReplyDelete
  2. shume e nevojshme.. bravo analistit.. ;)

    ReplyDelete
  3. eshte 1 analize shume e mire me pelqen ky liber bravo :)

    ReplyDelete
  4. Ju lutem nje krahasim midis letres se lamtumires te onjeginit dhe bajronit

    ReplyDelete
  5. PO ME DUHET DHE MUA :/

    ReplyDelete