Showing posts with label histori. Show all posts
Showing posts with label histori. Show all posts

Friday, March 20, 2015

Ese historike: Rëndësia e epokës së Gjergj Kastriot Skënderbeut


Përfshirja e një pjese të mirë të territorit shqiptar nën sundimin osman krijoi një përshtjellim të madh në mjedisin shoqëror të kohës. Ankthi, pasiguria dhe mëdyshjet, përzier me ndjenjën e revoltës dhe të kryengritjes, ishin tiparet dalluese të një shoqërie e cila befas u gjend nën një sistem politik dhe ekonomik krejt të ri e të panjohur më parë, përballë një kulture e një feje që ndryshonin shumë nga kultura, feja dhe tradita vendase. Shprehës kryesor i frymës liridashëse të popullit të vet, u bë një pinjoll i familjes së Kastriotëve. Ky ishte Gjergj Kastrioti.

Ndonëse u largua i vogël nga vendlindja, në thellësi të vetedijes së tij ai ruajti të gjallë dashurinë për fenë, traditën dhe tokën e të parëve. Personaliteti i fuqishëm i Skënderbeut, funksionet e tij të rëndësishmë si kryetar i lidhjes së Lezhës dhe Komandant i Përgjithshëm i ushtrisë, aftësitë e tij të veçanta si udhëheqës në fushën politike dhe ushtarake, si dhe roli dhe kontributi i tij në luftën çlirimtare kundër-osmane, bënë që autoriteti i tij të forcohej gjithnjë e më shumë. Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të për hershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme. 

Lufta për liri kundër sundimit osman që zhvilluan shqiptarët nën udhëheqjen e Gjergj KastriotitSkënderbeut, ka një rëndësi të jashtëzakonshme si në rrafsh shqiptar, ashtu edhe ndërkombëtar. Për herë të parë shqiptarët u bashkuan në një organizëm sikundër ishte Lidhja e Lezhës, e udhëhequr nga Skëndërbeu. Ky bashkim rreth një çështjeje të tillë siç ishte liria e një populli, u bë modeli mbi të cilën u mbështetën shqiptarët sa herë që ishte fjala për nevojën e bashkimit të tyre për qëllime të mëdha në shekujt vijues. 

Rëndësia e epokës së Skënderbeut ne rrafsh ndërkombëtar qëndron në atë që lufta e shqiptarëve për liri rreth një çerek shekulli, pengoi vërshimin osman drejt Evropës Perëndimore, shpëtoi Perëndimin nga një kërcënim serioz. Kjo është arsyeja që figura e heroit shqiptar është nderuar e nderohet aq shumë në të gjithë botën e qytetëruar. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. 

Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore dhe historike që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare. Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës.

Saturday, October 12, 2013

Ese historiko-letrare: Iliret dhe arberit.

TEMA:ILIRET DHE ARBËRIT PASARDHËSIT TANË

Iliret jane harta jone e identitetit kurse arberit piedestali krenar I luftes per liri.Historia e tyre eshte shembellim I heroikes,trojet e tyre jane toka pjellore e trimave te pafund ndersa armet jane lavdia e pashtershme qe I bente ata fitimtare.


Neqoftese sot ecim me koken lart, neqoftese sot therrasim me zell emrin shqiptar eshte per shkak te atij ideali fisnik atdhedashes te cilin e mbarten ilire,arber deri sot te ne shqiptaret.


Fatet jane bestytni imagjinare qe shume njerez frymezohen per te mbajtur shpresen gjalle, por sot une ndihem krenare qe gjaku paraardhes diti ta shkruaje vete fatin e tij, diti ta luftoje fatin e tij dhe mesoi ta ndryshonte ate.
Ne qiejt bashkekohore valevit e pacenuar liria, rrjedh e lumtur gjuha shqipe, levizin te denje ne tokat e tyre shqiptaret sepse te paret tane e deshen dheun e tyre, me gjak mbollen frutin e lirise dhe me nder luftuan per te qene fitimtare.
Ata jane frymezimi yne fisnik,jane historia jone e skalitur me heroizem, jane eterit e tokes qe une dua dhe jetoj per te realizur endrra.


Ata jane poezia qe rimon ne gojen e cdo patrioti, jane lumi qe kthjellteson vargjet e lavdishme te himnit legjendar.
Sot e shohim qiellin me te paster sepse shpirterat hyjnore ndriten dhe pas vdekjes, sot sodisim malen me kersheri sepse pemet e larta u bene lapidare per heronjte dhe sot deti duket perrallor sepse te paret tane lundruan per te zhdukur dallget qe sillnin nenshtrim.


Faqet e histories shqiptare kullojne lufte, gjak, nder, lavdi dhe liri te cilat shpirtezojne zemrat e atyre qe e deshen atdheun,e deshen te ardhmen dhe mbi te gjitha deshen ekzistencen e tyre.


Gjaku qe mbajme ne vena,vyrtytet qe rrisim ne shpirt dhe fati qe kemi trasheguar jane vepra me humane e forteses fisnike ilire.
Dheu mbi te cilin ndertojme te ardhmen,ligjet e skalitura te nderit dhe gjuha e arte shqipe jane skulptura qe arberit e ngriten per te mbledhur shqiperine rreth shkelqeimit te saj.


Nga : Adrian Hoda, Kukes.

Friday, October 19, 2012

Burimet e shkruara greke dhe romake per Ilirine



Lajmet e para mbi fiset Ilire dhe vendin e tyre i gjejmë që në monumentet më të hershme të letërsisë helene, që në poemat e Homerit e të Hesiodit. 
Në poemat e Homerit gjejmë edhe disa që kanë për subjekt historinë e Ilirisë, p.sh. poema mbi pjesëmarrjen e paioneve  luften e Trojes , për lokalizimin e vendbanimeve të tyre, për pjellorin e tokës së thespoteve (Epirit), etj. Duke folur për pjesëmarrjen e ilirëve paionë në luftën e Trojës kundër ahejve, Homeri i barazon prijësit e tyre ushtarakë, që vinin nga “Paionia pjellore” me prijësit e ahejve dhe të trojanëve. Në një vend të poemës “Odisea” flitet për Feidonin, prijësin me origjinë fisnike të thesprotëve, i cili pasi strehoi dhe mirëpriti në pallatin e vet Odisenë, gjatë kthimit për në atdhe, përgatiti një nga anijet e tij të shpejta për ta dërguar atë në Itakë. Sipas këtij tregimi mitik, Feidoni përfaqëson këtu njërin nga krerët që jetonte në një nga pallatet më të pasura të thesprotëve. Këta kishin anijet e veta e njerëz që u shërbenin.
Shumë kuptimplotë në këtë drejtim është dhe një tregim i Herodotit, sipas të cilit, Klistheni, kur ftoi në Sikione (rreth vitit 570 p.e.sonë) të gjithë burrat që do ta ndienin veten të denjë për të pasur për grua të bijën e tij Agaristën, midis atyre që u paraqitën tek tirani qe edhe një farë Alkoni nga Molosia. Sipas këtij tregimi, ky molosas duhet të ketë qenë nga një familje princore ose shumë e pasur, që të pretendonte për të lidhur krushqi me një skllavopronar të madh të Greqisë së asaj kohe, siç ishte Klistheni.
 Këto dromca janë lajmet e shkruara më të vjetra që kemi për historinë e Ilirisë. 
Interesi i shkrimtarëve grekë për trevat e Ilirisë dhe ilirët u shtua sidomos në shek. VI-V para e.sonë, kur në brigjet lindore të Adriatikut u themeluan kolonitë e para helene si Dyrrahu, Apollonia, Buthroti, etj. Lidhjet e ngushta që mbanin këto qytete me metropolet, si edhe ardhjet e shpeshta të udhëtarëve e tregtarëve grekë për t'u njohur e tregtuar me vendet e pasura me minerale si edhe me prodhime blegtorale e bujqësore të Ilirisë, bënë që në këtë kohë bota greke të merrte njohuri më të plota e të sakta për ilirët e Ilirinë. Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike dëshmojnë se, gjatë kësaj periudhe, ilirët merreshin si dhe më parë kryesisht me bujqësi dhe me blegtori.Jo rastësisht, krahina të veçanta ilire, si Paionia dhe Thesprotia, përmenden që në eposin homerik si vende frytdhënëse dhe pjellore, d.m.th. të përshtatshme për kulturat bujqësore. Hesiodi, shkrimtar grek i shek. VIII-VII p.e.sonë, do ta cilësojë gjithashtu si shumë pjellore fushën e Helopisë, ndërsa sipas historianit grek Hekateut (fundi i shek. VI-V p.e.sonë), në Iliri kishte krahina që prodhonin deri dy herë në vit. Më vonë Skymni, duke përsëritur në vargjet e tij Hekateun, shton se popullsia ilire që banonte në viset e brendshme merrej me lërimin e tokës. Krahas bujqësisë, në Iliri, veçanërisht në zonat bregdetare të saj dhe në krahinat e ulëta kodrinore me klimë të butë, qenë kultivuar dhe rrushi e ulliri. “I ngrohtë dhe frytdhënës ka qenë ky vend, shkruan historiani dhe gjeografi grek Straboni në veprën e tij “Gjeografia” (shek. I e.sonë); ai është plot me ullishta dhe vreshta”, vijon ky autor, përveç disa krahinave të pakta ku toka është fare e ashpër.
Tek ilirët ishte e zhvilluar edhe blegtoria, madje në krahinat e brendshme malore ajo përbënte bazën kryesore të ekonomisë së tyre. Hesiodi duke e cilësuar Helopinë si një fushë shumë pjellore dhe me livadhe të gjera, shton se ajo është e pasur me tufa delesh dhe me qé këmbëharkuar, ndërsa Pindari, do ta vlerësonte, në shek. V p.e.sonë, këtë krahinë si ushqyese të shkëlqyeshme të gjedhit. Hekateu gjithashtu bën fjalë për kullota të pasura të Adrias (krahinë bregdetare e Ilirisë), dhe për bagëtinë e saj me pjellshmëri të lartë. Si te ky autor i hershëm, ashtu dhe tek të tjerët, që përsërisnin më vonë këto njoftime, ato shpesh paraqiten të veshura me hollësira fantastike.
Ilirët shfrytëzonin në këtë periudhë edhe bletët, prej të cilave ata siguronin mjaltin dhe dyllin. Sipas Aristotelit, taulantët e përdornin mjaltin edhe për të bërë një lloj pijeje të ngjashme me atë të verës së ëmbël dhe të fortë.
Kujdesi që tregonin ilirët për mbarështimin e bagëtisë vihet re edhe nga tregimi i Aristotelit për kriporet e autariatëve dhe ardianëve. Konfliktet e shpeshta midis këtyre dy fiseve për këtë kripore, shprehin shqetësimet e blegtorëve ilirë lidhur me këtë produkt shumë të vlefshëm për jetën e gjësë së gjallë. “Kripa, - thotë Aristoteli, - u duhet atyre për kafshët, të cilave ua japin dy herë në vit, përndryshe shumica u ngordh”.
Deti, liqenet si dhe lumenjtë, që e përshkonin Ilirinë në drejtime të ndryshme, u dhanë mundësi banorëve pranë tyre të merreshin që herët edhe me peshkim. Këto burime ujore përmbanin sasi të shumta peshku. Kështu, p.sh. ilirët që jetonin pranë liqenit Prasiada të Peonisë, zinin, sipas Herodotit, shumë peshk.
 Në veprat e gjeografëve dhe historianëve të mirënjohur grekë të shek. VI-V para e.sonë si Hekateu, Herodoti dhe në mënyrë të veçantë Thukididi, ne gjejmë të dhëna, megjithëse nganjëherë të shkurtëra e të shpërndara, shumë të rëndësishme me karakter historiko-gjeografik, etnografik dhe ekonomik për Ilirinë në periudhën e formimit të shoqërisë së hershme me klasa dhe të lindjes së formacioneve të para shtetërore. Nuk është, pra, aspak e rastit që pikërisht në këtë kohë (shek. IV-II para e.sonë) të shtohen në mënyrë të ndjeshme të dhënat burimore mbi historinë e Ilirisë.
Për fat të keq një pjesë e madhe e veprave, që përmbanin këto të dhëna kanë humbur. Të tilla janë p.sh. veprat e Theopompit, Agatharhidit, historitë e fushatave të Filipit II dhe Aleksandrit të Maqedonisë kundër ilirëve, Historia e Pompe Trogut, "Historia e Epirit" e Proksenit, bashkëkohës i Pirros etj. Vlerën e madhe që do të kishin këto vepra si burime të dorës së parë për historinë e ilirëve në epokën e lulëzimit më të madh të tyre ekonomiko-shoqëror e politik-kulturor e tregojnë më së miri veprat e shkrimtarëve të mëvonshëm si Diodori i Siqelisë, Kurt Rufi, Plutarhu, Arriani, Atheneu, Justini, etj., të cilët kanë shfrytëzuar këta autorë më të lashtë dhe na kanë kumtuar pjesë të shkëputura, shpesh herë shumë të shkurtuara e të gjymtuara, nga shkrimet e tyre. Për fat të keq nuk janë të pakta edhe ato raste kur nga veprat historike të ruajtura kanë humbur pikërisht ato libra e kapituj që trajtonin kryesisht ngjarje të zhvilluara në trevën e Ilirisë në këtë kohë. 
Në mes të veprave të historianëve dhe gjeografëve grekë të kohës helenistike të arritura tek ne në formë të plotë ose të pjesshme, siç janë ato të Aristotelit, Demostenit e Skylaksit, dallohet vepra e shquar historike e Polibit qe  na jep të dhëna të rëndësishme e të sakta mbi historinë e mbretërisë ardiane.
 
Ndër shkrimtarët e vonë, ai që u interesua seriozisht për historinë e shekujve të mëparshëm dhe në veprën e të cilit ne gjejmë të dhëna me vlerë për qëndresën e ilirëve kundër pushtimit romak në kohën e Augustit, është Dion Kasi, i cili megjithëse nuk shkëlqen nga fryma kritike, mbetet gjithmonë një gjurmues i mirë.
 
Një burim tjetër që flet për historinë e rezistencës kundër pushtimit romak është edhe Historia e Velei Paterkulit, dëshmitar i disa prej këtyre ngjarjeve, i cili me ngjyra të gjalla pikturon tablonë e kësaj epoke historike të luftës së ilirëve kundër pushtuesve romakë.
 

Mjaft interesante eshte vepra gjeografiko-historike e Strabonit e cila si burim për njohjen e krahinave ilire, ka jo vetëm shfrytëzimin e gjerë nga ana e tij e disa gjeografëve më të vjetër por edhe në vetë përshtypjet e tij personale që ai grumbulloi në udhëtimet e tij të gjate. Për periudhën fill mbas pushtimit romak rëndësi të madhe kanë edhe fjalimet e letrat e oratorit romak Ciceronit, si dhe komentarët e Jul Cezarit, veçanërisht komentari mbi "Luftën civile", një pjesë e së cilës u zhvillua në Iliri.
Në mes të shkrimtarëve që na kanë lënë të dhëna për Ilirinë e kësaj kohe, janë gjithashtu gjeografët Pompon Mela e Klaud Ptolemeu. Vepra e këtij të fundit është më e rëndësishmja për epokën romake dhe njëra nga më të rëndësishmet e kohës antike. Megjithëse në veprën e tij ka shumë pika të errëta dhe pasaktësira, numri i madh i emrave të fiseve dhe vendbanimeve që na i kumton Ptolemeu, duke i shoqëruar këto edhe me kordinatat përkatëse gjeografike, përbën një bazë të rëndësishme për studimin e Ilirisë në shek. I-II të e. sonë. 

Ketu kemi disa rreshta ne te cilat Homeri flet per Iliret tek Iliada dhe Odiseja : 

Homeri



Iliada
libri XXIrradhët 150-161


"Kush je ti prej burrave qe kundër meje guxon të vish?
Është fatëkeq ai djalë që mërinë time kundërshton"
Atij menjëher ju përgjegj i biri i shkëlqyer i Pelegonit
"O Peleid zemërgjërë, për fisin tim pse pyet?
Jam nga Paionia pjellore dhe e largët,
burrave paionëheshtëgjatë ju prij; kam
njëmbëdhjet ditë që kam ardhur në Ilion
Fisi i im vjen prej Aksit me rrjedhë të gjërë
(prej Aksit që me ujë shumë të mirë tokëm vëshon)
që lindi Pelegonin, shtizorin e përmendur; prej këtij thonë
se Linda unë. Tashti të luftojmë o Akil i ndritur".
Odisea
libri XIX, rradhët 270-277


Unë tani mora vesh kthimin e Odiseut
diku, në tokat pjellore të thespotëve
jeton dhe sjell thesare të shumta dhe të çmueshme
Kështu më tha mreti i thespotëve.
i cili pasi u bëri fli perëndive të pavdekshëm
kishte pregatitur një anije të shpejtë dhe bashkë me njerëz e kishte nisur
për të çuar Odiseun në atdheun e tij.


                                                                                                                                                    © Sara Shiku

Friday, September 28, 2012

Arkitektura ne rilindje


Kam bere dhe nje video per kete projekt historie : http://www.youtube.com/watch?v=aDWVnWoqXuA&feature=plcp

Vezhgimi  i arkitektures eshte nje menyre shume efektive, per te zbuluar me shume per te shkuaren.
Ne saje te studimit te ndertesave historike, mund te perfitojme informacion mjaft te vlefshem per
menyren sesi njerezit jetonin dhe bashkevepronin me njeri tjetrin.

Ndryshimet qe hasen ne artkitekture nga periudha mesjetare ne rilindje, jane nje shembull i qarte i kesaj.

Ne mesjete , kullat, kishat dhe keshtjellat e medha te ndertuara ne gjithe Europen , jane monumente deshmi  te jeteses mesjetare.
Keshtjelle mesjetare


Struktura e keshtjelles mesjetare
Keshtjella si kjo ne figure jane fortesa-shtepi qe i perkisnin qytetareve me te pasur. Shumica e keshtjellave kane ndertim te ngjashem qe dallohen nga mure te larta guri, kulla  dhe te rrethuara me hendeke .Meqenese  jane ndertuar 
kryesisht per qellime mbrojtjeje, nuk ishin vende shume te rehatshme per te jetuar.


Arkitektura rilindase u zhvillua midis shekullit te Arkitektura rilindase u zhvillua midis shek te XV dhe XVII ne regjione te ndryshme te Europes. Vihet

 re nje rikthim i elementeve te artit antik klasik  grek dhe romak. Zhvilluar per here te pare ne Firence, me arkitektin  Filipo Bruneleschi si nismetar te saj, stili 
i Rilindjes u perhap shpejt ne qytete te tjera te Italise qe konsiderohet si djepi i rilindjes europiane  dhe me pas u perhap ne France,Gjermani 
Angli dhe kudo.
Stilistikisht arkitektura e  rilindjes perkon me artin barok i cili  pasoi stilin gotik te perdor gjate mesjetes.  


Chateau Chambord
Keshtjelle rilindase ne France
Gjate rilindjes fisnikeria nuk i fortifikonte me vendbanimet.Disa e rimodeluan stilin e keshtjellave
mesjetare dukei bere me elgeante e me te bukura. Ky kopesht eshte nje shembull i qarte i ndryshimeve
qe arkitetktet rilindas donin te benin.Ne kete rast, mungojne muret e larta mborjtese te keshtjelles
dhe nje shtepi e re eshte ndertuar rreth kulles se mbetur mesjetare.Hendeku  i vjeter rrethues i keshtjelles
Kopesht i nje keshtjelle mesjetare ne France
eshte shnderruar ne nje kanal te ceket ujites.E gjithe ndertesa eshte rrethuar nga 
kopshte shumengjyreshe, ku bimet jane mbjellur sipas formave gjemetrike.

Arkitektet rilindas e dashuronin driten dhe per kete arsye keshtjellat qe ata projektonin kishin

dritare te medha dhe te larta qe siguronin ndricim ne dhomat e medha te mire mobiluara te saj.
Gjithashu, ashtu si ne pallatet e Romes antike, shtepite rilindase ishin thuajse gjithmone te zbukuruara me statuja
te perendive dhe perendeshave te cilat nuk pranoheshin nga kultura mesjetare fetare.

 Ne stilin e rilindjes spikat  simetria , proporcionet gjeometrike, perdorimi ekzakt i 

shkences se gjeometrise dhe rregullsia.Ishte nje shembellim perfekt i arkitekturës se 
antikitetit klasik dhe në veçanti atij te Romes se lashte  nga i cili kane mbetur 
akoma deshmi. 
Katedralja e Firenzes




                                            © Sara Shiku
Organizimi i rregullt i kolonave, arkitrareve,  përdorimi i gjysmëharqeve , kupolave 
gjysmesferike, kamareve zëvendësoi sistemet më komplekse proporcionale dhe profilet e 
parregullt të ndërtesave mesjetare.

Ndryshimet qe vihen re ne ndertesat fetare jane gjithashtu interesante.

Ne Mesjete, kishat ishin te ndertuara ne stilin gotik me oranmente te shumta me gdhendje te engjejve,djajve dhe Shenjetoreve.

Gjate rilindjes arkitektetet i  dhane ngjyra me te celteta dhe pamje me te rregullta kishave sic kane bere me kaq mjeshteri ne Katedralen e madhe

te Firences.Shume kisha te rilindjes jane me te ngrohta dhe te ndricuara jo vetem jashte por dhe brenda sepse artikektet
hoqen dore nga xhamat me mozaike te perdorura gjate Mesjetes,te cilet erresonin pamjen.
---------------------------------------------------------------
Kam bere dhe nje video per kete projekt historie : http://www.youtube.com/watch?v=aDWVnWoqXuA&feature=plcp

Monday, September 24, 2012

Roli i Fan Nolit ne histori


Fan Stiliano Noli eshte nje figure e larte e histories se Shqiperise . Noli njihet ne histori si burre shteti, por qe zgjati pak kohe qendrimi i tij ne krye te vendit.
Ne periudhen e pas luftes se Pare Boterore, Shqiperia kishte nevoje per nje rikonstrukturim baze te institucioneve shteterore si dhe reforma te shumta ne fusha te ndryshme te jetes shoqerore te atehershme. Eshte Qershori i vitit 1924 kur u krye revolucioni nga nje grup njerezish intelektuale me ne krye Nolin i cili rrezoi asokohe Ahmet Zogun dhe erdhi vete ne pushtet.


Duke pasur shpresen per nje ndryshim nga mbreteri monarkike ne nje republicke demokratike , Noli u perkrah nga nje mase e gjere popullore. Por edhe pse formalisht statuti Lushnjes nuk e nderroi kete titullim te shtetit , organet monarkiste mbeten formale pa pasur nje rol konkret.
Me te ardhur ne pushtet , Noli shpalli programin prej 20 pikash I cili synonte futjen e vendit ne rrugen demokratike . Qeveria zotohej: a) Te ruante dhe te forconte pushtetin demokratik nepermjet carmatimit te pergjithshem, denimit te shkaktareve te vllavrasjes ,rivendosjes se sundimit ligjor. b)Te demokratizonte dhe te persoste aparatin shteteror duke bere per kete qellim reforma rrenjesore ne te gjitha deget e administrates c) Te crrenjoste feudalizmin duke marr nje varg masash qe do te conin ne permiresimin e gjendjes se mjeruar te fshatarsise dhe te masave punonjese te qytetit , te lehtesonte hyrjen e kapitalit te huaj, por edhe te mbronte e te organizonte kapitalet e vendit. d) Ne fushen e politikes se jashtme ,do te perpiqej te vendoste mardhenie miqesore me te gjitha shtetet, ne menyr te vecane me shtetet fqinje ,dhe te ngrinte autoritetin e shtetit shqiptare ne arenen nderkombetare 

Rruga e Turqise drejt europianizimit


Gjate Luftes se Pare Boterore Turqia mori  pjese ne anen e bllokut qendror. Disfata pati rrjedhoja shume te renda per vendin. Forcat e armatosura te Antlantes pushtuan thuajse gjithe territorin turk.Turqia rrezikonte te shperbehej duke humbur jo vetem territoret me etni turke, por dhe ato me etni ne ndryshme. Per te mbrojtur interesat kombetare te vendit,ne Prill te 1920 ne Ankara u mblodh Asambleja Kombetare. Ajo zgjodhi nje qeveri te re te drejtuar nga Mustafa Kemali.
Ai mori masa per te perballuar situaten. U shpall gjendje e jashtezakonshme dhe u mobilizua popullsia. Ne kete kohe shenohet perparimi me i shpejte i Turqise ne rrugen e europianizimit te saj.

Menjehere u miratuan ligje kushtetuese qe siguronin te drejtat dhe lirite e njeriut sips modelit te kodit penal Italian. Ne menyre qe Turqia te ecte para, ndryshimi duhet te niste nga vete shoqeria, prandaj u moren masa per emancipimin e gruas, heqjen e mbulimit te tyre dhe integrimin ne boten e jashtme, permiresimi I koncepteve mbi menyren e jeteses, denoncimin e dogmave, paragjykimeve dhe mendimeve mediokre. Ai thoshte se "Ndryshimi shoqëror mund të vijë 1-edukimi i nënave të afta të cilat janë të mire informuara rreth jetës, 2-duke i dhënë liri  grave, 3-nje njeri mund të ndryshojë moralin e tij, mendimet, dhe ndjenjat me një jetë të përbashkët me një grua; kur ekziston një tendencë e lindur për nje dashuri të ndërsjellë.”

Sipas kodit të ri, femrat fituan  barazine me burrat ne çeshtje të tilla si trashegimia dhe divorci. Ai besonte se ishte shkencërisht e pamundur qe te arrihet  progres dhe për t'u bërë të civilizuar në qoftë se ndarja gjinore do te vazhdonte si kohët osmane. Reforma te tjera u moren per edukimin e te rinjve me ndjenja paqesore dhe humane. U  promovuan metoda moderne te mesimdhenies nivel te arsimit fillor.

-U ndermoren politika ekonomike qe reflektonin realitetin e periudhes se tij.Pas LIB,per shkak te mungeses se investitoreve potenciale per ndermarrjen e aktiviteteve te fuqishme private,qeveria e tij hapi fabrika te shumta shteterore per tekstilin,bujqesin dhe makinerite.Ne menyre qe teeliminohej kontrolli I jashtem I ekonomise,iu dha perparese cdo investitori ne Turqi,ndihmuar keta nga sistemi I ri bankar.

- Mustafa Kemali e  kishte  konsideruar zhvillimin e një rrjeti hekurudhor kombetar si nje tjeter hap te rendesishem ne industrializim. Me 1927 u  ndertua  një rrjet i gjere hekurudhor  ne nje kohe shume te shkurter. Kemali urdheroi gjithashtu integrimin e objektivave të ndertimit te rrugeve ne planet e zhvillimit. U asfaltuan 4,450 km rruge  dhe u ndertuan 94 ura.


- Mustafa Kemali ndermori nje largim radikal nga reformat e meparshme te themeluara nga Perandoria Osmane. Për here te pare ne histori, ligji islamik u nda nga e drejta laike . Ai thoshte se 
feja e Islamit do te vazhdoje perpara ne qofte se ajo do te pushojë se qenuri nje instrument politik, siç ishte ne te  kaluaren 2 shtator qeveria leshoi ​​nje per dekret mbylljen e të gjitha rendeve sufiste dhe teqetëU urdherua qe  llozhat e dervisheve te shndërroheshin ne muze, si Mevlana Museum ne Konia. Gjykatat islamike u mbyllen dhe gjithcka vendoseshe sipas ligjeve civile. Shprehja institucionale e Sufizmit u be e paligjshme ne Turqi. Heqja e kalifatit dhe reformat e tjera kulturore u takuan me kundershtime te forta. Elementet konservatore nuk ishin te kenaqur dhe ata filluan sulmet mbi reformatoret Qemaliste.

"Ne duhet te çlirojme  konceptet tona drejtësise, ligjet tona dhe institucionet tona ligjore nga zinxhiret te cilet, edhe pse jane te papajtueshem me nevojat e shekullit tone, ende mbajne nje kontroll të shtrenguar mbi ne

- 1927, Muzeu i Skulptures hapi dyert e tij. Skulptura ishte praktikuar pak Turqi per shkak te traditës islame shmangur idhujtarine . Kemal besonte se "kultura është themeli i Republikës së Turqisë." dhe pershkroi ideologjine  Turqisë moderne si "nje krijim i patriotizmit perzier me ideale humaniste te  larta." Ai gjithashtu theksoi artet popullore fshatit, si një burim i kreativitet turk.
-Ne pranveren e vitit 1928, Mustafa Kemal u takua Anakara me disa gjuhetarë dhe profesore nga mbare Turqia, dhe i tregoi atyre nje plan tij per e perdorur nje alfabet të ri per gjuhën e shkruar turke në bazë te nje alfabet latin të modifikuar. Alfabeti i ri turk do të shërbente si një zevendësim për shkrimin e vjetër te gjuhes por si nje zgjidhje per problemin e shkollimit Turqi. Kur ai i pyeti se sa kohë do te nevojitej  per te zbatuar alfabetin e ri ,shumica e profesorëve i thane rreth tre deri në pese vjet. Kemal u tha qe do të deklarohet botërisht, "ne do të bëjmë atë 3-5 muaj".

Keto dhe shume reforma te tjera te ndermarra nga Mustafa Kemal Ataturku, jo vetem shpetuan Turqine nga rreziku i shperberjes qe ishte pas LIIB, por e cuan ate para me hapa te medhenj. Keto reforma me nje karakter kaq demokratik dhe novator dhe rezultatet e tyre  tregojne qe nje qeverisje mendjehapur vepron drejtpersedrejti ne popull,ne zhvillimin e vendit dhe mbi te gjitha ne ate qe cdo shoqeri duhet te arrije nje dite : clirimin nga menyrat e kushtezuara ne te cilat sheh dhe jeton.


                                                                                                                                                     © Sara Shiku

Ese Argumentuese: Lufta e Pare Boterore -Gabim i politikes apo e nevojshme per ndryshim?




Une mendoj se Lufta e pare Boterore filloi edhe si pasoje e gabimeve dhe nxitmit te diplomcise, por edhe si pasoje e gjendjes  ne te cilen gjendej Europa, qe kerkonte patjeter nje zgjidhje, e cila sa vinte dhe dukej sikur lufta ishte e  vetmja.

Mendoj se diplomacia krijoi disa kushte ne shpethimin e luftes,sepse se pari aleancat qe u formuan per te garantuar paqen ne teori, ne fakt krjuan nje klime kundervenieje midis shteteve. Kemi shembull Aleancen trepaleshe te vitit 1882, dhe Antanten ne 1907 si kundrapergjgje e saj.

Se dyti, deshira e shteteve per te venosur supermacine dhe per te treguar forcen e tyre keqesoi situaten. Britania e Madhe dhe Franca kishin nen kontrollin e tyre shume resurse dhe vende te huaja. Perandorite si Gjermania dhe ajo Austro-hungareze deshironin te njejten gje, por ambicia e tyre u rrit akoma me shume kur resurset europiane filluan te zvogelohshin  dhe nderkohe Anglia ndiqte politika  te tilla qe duket sikur I “gjuante mbi plage” atyre (sic ishte rasti i Afrikes Jugore ku u zbuluan diamante). Pra diplomacia ne vend qe te garantonte nje situate sa me te qete,veproi pa u mendur gjate  per pasojat qe mund te kishin veprimet e tyre.

Nga ana tjeter, ne Europe kishte ende perandori te medha, madje edhe shumekomebeshe. Kemi perandorine gjermane, ate austro-hungareze, osmane, ruse etj te cilat dukeshin se po vinin drejt degradimit. Ne mes ketu hyn ndjenja e forte nacionaliste dhe kombetare qe kishte pushtuar gjithe Europen  qe prej revoluconit francez. Brenda perandorive kishte etni te ndryshme. Prandaj shume njerez ndjene nevojen te luftonin per te bashkuar dhe per t'i dhene pavaresine vendit te tyre. Nje pjese e mire e levizjeve nacionaliste shpresonin per lufte dhe benin thirrje per te si te vetmen menyre per te arritur ate c’ka donin.

Se dyti, para luftes, ne Europe kishte rreth 19 monarki dhe tre republika. Njerezit te ndikuar nga idete iluministe, revolucioni francez dhe zhvillimet demokratike ne ShBA ishin te pakenaqur dhe te rebeluar ne pergjithesi. Pasluftes ne Europe kishte  rreth 13 monarki dhe 14 republika. Ne mendjen e njerezve lufta dukej sikur do te permiresonte jeten e tyre.

Sunday, September 23, 2012

Ali Pashe Tepelena dhe Bonaparti


Marredheniet e dy figurave, sipas historianeve jane bere me intensive gjate kohes, kur qellimi i tyre ishte i perbashket. Bonapartit i interesonte dobesimi i Perandorise Osmane, pasi donte te pushtonte Egjiptin, ndersa Ali Pasha donte te fuqizonte akoma me shume pashallekun dhe te shkeputej nga vartesia e Perandorise. Ishte viti 1797, kur Bonaparti pushton sundimet e shtetit venedikas, te cilat shtriheshin edhe ne ishujt e bregdetin jonian. Ne kete kohe, kufijte e Frances u shtrine deri ne kufijte e Pashallekut te Janines. Bonaparti kishte bere plan per te pushtuar Egjiptin, gje qe do i vinte kunder Perandorine Osmane. Per te lehtesuar ndermarrjen Ushtarake ne Egjipt, Franca perkrahte fuqizimin e pashallareve t Rumelise dhe prirjet e tyre veteqeverisese ne dem te pushtetit qendror te sulltanit. Keshtu, komandanti francez i Korfuzit u urdherua ta perkrahte Ali Pashe Tepelenen ne forcimin e pushtetit te tij brenda pashallekut dhe jashte tij. "Perforcimi i ketij sundimtari shqiptar, theksonte Bonaparti, - ishte ne interes te Republikes" thuhet ne historine e Shqiperise.

Lidhjet socialo-kulturore midis vendit tone dhe Perandorise Romake te Perendimit.

Me pushtimin e plotë të Ilirisë, nisi të përhapej edhe kultura romake, duke u ndërthurur me kulturën vendëse ilire dhe duke zhdukur pak nga pak edhe ndryshimet kulturore që ekzistonin deri atëherë midis krahinave ilire. Një rol të rëndësishëm në përhapjen e kulturës romake në provincat ilire ka luajtur aparati administrativo-ushtarak i pushtuesve romakë. Vatra kryesore të përhapjes së kulturës romake u bënë ato qytete, të cilat si pasojë e organizimit të ri administrativ u bënë qendra të rëndësishme ekonomike dhe patën një jetë të gjallë kulturore-artistike. Dukuritë më të shumta kulturore, të ndikuara nga Roma, zunë vend, në masën më të madhe, tek banorët e ardhur nga Italia ose nga provincat e tjera dhe te përfaqësuesit e shtresës së pasur vendëse.
Në provincat ilire, sikurse edhe në provincat e tjera të perandorisë romake u zhvilluan arkitektura zyrtare, skulptura - veçanërisht portreti, arti i mozaikut dhe piktura murale.Gjithashtu pati ndikim edhe ne shkollen ilire.Permendim Apolonine shkolla filozofike e se ciles u be e mirenjohur ne lashtesi.  Pushtuesit romakë për nevojat e tyre bënë ndërtime të shumta, të cilat në disa raste ndryshuan planet e vjetra urbanistike të qyteteve. Këto ndryshime në planin urbanistik të qyteteve të vjetra në provincat jugore ilire u bënë sepse romakët nuk ngritën ndonjë qytet të ri. Më qartë ato shihen në Buthrot e Apoloni.
 Ndryshime të dukshme ndodhën edhe në kulturën materiale e shpirtërore, veçanërisht në qytetet dhe në periferitë e tyre. Krahas me futjen në prodhim të një sërë veglash të reja pune, gjatë shekujve të parë të pushtimit romak hyjnë në përdorim edhe stoli të reja, një pjesë prej të cilave lidheshin me modele veshjesh të ardhura. Një argument që përdoret për të provuar romanizimin e ilirëve është përhapja e gjuhës latine si gjuha zyrtare e kohës. Me imigrimin e vazhdueshëm të tregtarëve dhe kolonëve romakë drejt provincave të Ballkanit, qendra qytetare si këto qenë të parat që përqafuan latinishten si mjeti më i volitshëm i komunikimit, në fillim përgjatë bregdetit të Adriatikut e më pas në brendësi. Rajonet e fundit që iu nënshtruan këtij procesi romanizimi ishin pa dyshim luginat malore të thella e të paarritshme të Shqipërisë veriore.Edhe pse dokumentet mbishkrimore të zbuluara në provincat ilire tregojnë se gjuha latine ka qenë gjuha e administratës dhe e kulturës ajo nuk mundi asnjëherë t’i zinte vendin gjuhës ilire si mjet shprehës në marrëdhëniet shoqërore e familjare, madje as në qytetet ku ilirët bashkëjetuan me banorët italikë të ardhur. Hieronimi, një ilir nga Dalmatia, shkruante se ilirët në kohën e tij flisnin gjuhën e tyre, e cila ndryshonte nga gjuha latine. Për më tepër, vetë prania e gjuhës shqipe në trevat e Ilirisë Jugore dëshmon qartë kundër romanizimit të një pjese të madhe të popullsisë së këtyre trevave.
Një fushë tjetër, ku del qartë gjithashtu, qëndresa ilire, është onomastika, ruajtja e emrave tradicionalë vendës, si tek njerëzit, emrat e vendeve, lumenjve, maleve etj. Emra vetjakë ilirë ka me shumicë në mbishkrimet latine. Ilirët nuk i kishin humbur vetitë e tyre kulturore e etnike dhe këtë e tregojnë riti i vjetër i varrimit me vendosjen e trupit në varr dhe mënyra e ndërtimit të varreve. Në monumentet skulpturore, kryesisht në gurët e varreve, përveç emrave ilirë, figurat e skalitura mbajnë edhe veshjen popullore ilire. Me kalimin e kohës perandoria nisi të dobësohet, ilirët, duke përfituar nga një traditë e gjatë zakonesh dhe mjeshtrish ushtarake, fitoi ndikim të madh në udhëheqjen ushtarake romake. Në të vërtetë, disa syresh mundën prej aty të bëhen perandorë. Nga mesi i shekujve të III-të dhe të IV-të frerët e perandorisë ishin pothuajse vazhdimisht në duart e perandorëve me prejardhje ilire: Gaius Decius, Klaudius Gotikus, Aureliani, Probusi, Diokleciani dhe Konstantini i Madh. Me kete shkrim te shkurter desha te evidentoj se ilirët nuk u shfarosën dhe as u asimiluan, por ruajtën elemente të shumta të kulturës shpirtërore e materiale, si një popullsi kompakte dhe e qëndrueshme, se kombësia ilire i qëndroi romanizimit dhe eshte kjo nje fitore dhe nje pasuri e madhe qe I lane brezave ne vazhdim.Eshte nje e vertete qe na ka ngritur ne piedestalin e nje vendi me vlera qe jane mbrojtur me krenari edhe pas luftrash ,shirash apo rrebesheve njerezore.