Tuesday, February 5, 2013

ESE: Pershkrimi i nje peisazhi

"Pershkrimi i nje peisazhi me ane te epiteteve dhe krahasimeve."

Per referim po hedh dhe imazhin te cilin po pershkruaj. 
P.S. Na falni po admini luan WoW dhe vetem kjo me frymezoi :P



Ndersa kalova shtegun e fundit te malit qe me pengonte pamjen, para meje mu shfaq peisazhi me i bukur qe me kishin zene syte. Ne sfond, diku atje larg tej shfaqeshin si siluteta gjigandesh male te thepisura, te cilat dukej sikur mprihnin majat e tyre per kedo qe guxonte ti afrohej. Dukeshin teper te vagullt, por hija e tyre e rende binte neper te gjithe luginen poshte tyre. Tek kjo lugine kalonte mes per mes nje lume i vogel, por mjaft i rrjedhshem dhe me uje te paster si kristali. Ne fushat rreth tij rriteshin bime nga me te ndryshmet qe me ngjyrat e tyre i jepnin jete te gjelbres se barit. Gjalleria e atij vendi shtohej nga zogjte e shumte, qe me flatrat e tyre thuajse magjike dukej sikur hidhnin pluhur buzeqeshjeje perreth. Vendosa te eci drejt lugines dhe sa me thelle futesha, aq me teper mahnitesha. Ishte si nje bote krejtesisht tjeter, e ndryshme nga cfaredo peisazhi qe kisha pare me pare. Ne majen e kodres me te afert shtrihej nje keshtjelle e vogel. Ndryshe nga pjesa tjeter harmonike e vendit, ajo ndillte nje hije te zeze rreth saj, sikur mbillte kob rreth e qark perimetrit. Vendosa te mos kaloj afer pasi ndjesia qe me falte nuk ishte pozitive. Nderkohohe qe ecja me dukej sikur fluturoja, aq i lehte me duket vetja. Pemet thurnin kurora gjethesh siper kokes time, me ngjyra te gjelbra nga me te emblat qe kisha hasur. Dhe keshtu vazhdova te eci....aq sa me mbanin kembet...pasi rruge tjeter nuk kisha. Nuk mund te kthehesha kurresesi pas.

46 comments:

  1. Replies
    1. Do me tregosh pak epitetet dhe krahasimet

      Delete
  2. Admin ca lvl je te WoW ? :P

    ReplyDelete
  3. Shume e bukur me verte

    ReplyDelete
  4. adm luan monster-wow apo world of warcraft mists of pandaria

    ReplyDelete
  5. Me te vertet shume mahnitese. Me pelqeu pa mas

    ReplyDelete
  6. shifni mer sa nona e ka bo ate..jo warcraftin :P :P

    ReplyDelete
  7. shummmm bukurrrrrr

    ReplyDelete
  8. shume e bukur qenke shume e talentuar

    ReplyDelete
  9. shumm e bukurrrrrrr




    ReplyDelete
  10. ky po qe ishte pershkrim me pelqeu shume, bravo.

    ReplyDelete
  11. shume e bukur...pershkrimi dhe loja gjithashtu xD

    ReplyDelete
  12. Flm shume.Ky pershkrim me ka ndihmuar se tepermi ne detyren time.

    ReplyDelete
  13. Flm shume.Ky pershkrim me ka ndihmuar se tepermi ne detyren time.

    ReplyDelete
  14. A t raft plasja sa bkr e ke shkrujt m bir a medet.T keqen nona e ke qar me bërë të kujtoj kohët e Enverit.Ta shtoftë jetën Zoti!

    ReplyDelete
  15. Sot e mora ker ese ishte shum e bukur zana dhe mora 10 faleminderit

    ReplyDelete
  16. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  17. dhe ja pra...nese do kishte me teper element te till gjithcka do merrte ngjyra...eshte per te ardhur keq per faktin se sot jan te paketa shprehite qe mbushin ese te tilla...BRAVOOO ESHTE SUPERR

    ReplyDelete
  18. Me duket mu apo kto komente jane fallco

    ReplyDelete
  19. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    ReplyDelete
  20. Po kush jane epitetet dhe krahasimet

    ReplyDelete