Friday, November 14, 2014

Ese letrare: 70 Vjetori i Clirimit


Kalojnë vite, kalojnë edhe shekuj e kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët në mendjet e zemrat tona, në kujtesën tonë historike. Brezat që vijnë do t’i mbajnë në zemër dëshmorët, për t’i bërë ata flamuj qe valviten rrugëve e shesheve tona të lirisë.

Liria ndërtohet me jetë, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Kurse, dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martir. E popullit që synoi ta fitojë lirinë shekuj me radhë duke luftuar me gjak. Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur lart, deri në piedestalin e vetëflijimit.

Ata jetuan për ne. I kemi ne token tone te perbashket shqiptare gjithkund e gjithherë. Me një diell në gji, me një rreze në ballë. Lundrojnë mbi detin e gjakut të flijuar për liri.Në paqe e në luftë, në fushë e në mal. Sa shumë shqiptare që festojne sot për 70 vjetorin e madh te lirise se shqiponjes qe fluturon ne qiellin atdhetar. Gëzim e hare në çdo anë. Dëshmorët u ngjallën sot dhe festojnë bashkë me ne pas 70 vjetesh te lira e te qeta per Shqiperine e vuajtur e te plagosur.

Ata janë vetë liria jonë. Liria nuk erdhi nëpër rrugën e shtruar me lule.Ajo nuk erdhi si nuse me kurorë.Ardhja e saj deri te ne ishte e gjatë dhe e veshtire. Për lirinë e saj u desh luftë,mund e gjak.Këmbët e saj u gjakosën nga gjaku i luftëtarëve trima.Por jo vetëm nga ta por edhe nga gjaku i secilës moshë(pleq,fëmijë,të rinj).Ardhja e saj rezultoi me humbjen e shumë njerëzve.Dëshmorët patën vetëm një ëndërr-lirinë e cila sot vertititet e lire neper te gjitha trojet shqiptare, dielli shkelqen me shume se kurdohere tjeter ne kete dite te shenuar per Shqiperine. 
Pas 70 vjetesh me ne fund shqiptaret festojne te lumtur e te qete me zemrat e mbushura me gezim per kete dite.Shqiperia beri nje lufte heroike, nje lufte te drejte, nje lufte me shume sakrifica, me shume gjak te derdhur, me shume bij te rene. Kurre mos u harrofte sakrifica e tyre dhe qofshin perjete te nderuar ne panteonin e deshmoreve dhe martireve te ketij kombi kaq te vuajtur. Gezuar festen e clirimit!


Autochthonous---Autokton---Albanian---Shqiptar


Nga Lorena Baku, Rrogozhine 

No comments:

Post a Comment