Fjala ‘familje’ ka kuptime te
ndryshme ne vende dhe kultura te ndryshme. Ekzistojne perkufizime te ndryshme
mbi familjen ne aspektin juridik dhe filozofik. Sipas konventes te se
drejtave te njeriut, “Familja eshte njesia baze grupore e shoqerise dhe i jepet
mbrojtje nga shoqeria dhe shteti". Ne shumicen e legjislacioneve te vendeve
te zhvilluara dhe ne zhvillim, familja nuk bazohet vetem tek ‘lidhjet e gjakut’,
sipas konceptit tradicional dhe konservator te familjes, por perfshin edhe
marredhenie si biresimi. Sipas Kodit te Familjes te vitit 1982, “Familja eshte
qeliza baze e shoqerise, e cila bazohet ne marredheniet që lindin nga martesa,
gjinia dhe biresimi”. Ne Shtetet e Bashkuara, familja perkufizohet si “dy apo
me shume persona te lidhur nga lindja, martesa, ose adoptimi, te cilet jetojne
se bashku”.
Me ndryshimet qe peson shoqeria, eshte perkufizimet per dicka aq
themelore si familja, ndryshojne per t’ju pershtatur variacioneve qe perfshin
jeteses moderne; per shembull perkufizimi i Merriam-Webster per familjen eshte: “Njesia themelore ne shoqeri e cila tradicionalisht perbehet nga dy prindër qe
krijojne femijet e tyre, por qe gjithashtu perfshin edhe njesi të tjera shoqerore,
por qe jane te lidhura dhe te barabarta si familjet tradicionale (familje me
vetem njerin prind)”.

Si perfudim, pavaresisht
perkufizimeve te ndryshme neper kohe dhe vende, dhe pavaresisht formave dhe
madhesive te familjes, ka dicka qe nuk ka ndryshuar dhe nuk do te ndryshoje.
Vatra familjare eshte nje vend ku pjestaret perkrahin, mbrojne dhe respektojne
njeri tjetrin, dhe shkembejne dashuri te pakushtezueshme. Familjaret jane dhe
mbeten njerezit me te afert pergjate jetes se cilit do prej nesh, dhe te kesh
nje familje do te thote qe nuk do te jesh kurre vetem.
No comments:
Post a Comment