Wednesday, April 19, 2017

Ese: Si e perfytyroj te ardhmen time? no.2


Gjithmone e ardhmja ka qene nen vemendjen jo vetem te profeteve, astrologeve por edhe e mendimtareve,filozofeve.....gjithashtu edhe ne vemendjen tone. Shpesh e pyesim veten se cfare eshte e ardhmja dhe cfare na rezervon ajo?

Mendoj se e ardhmja eshte ajo pjese kohe qe ne kemi familje te madhe:)...miq te sinqerte e dashuri te perjetshme.....Them se e ardhmja eshte cka ne kemi prodhuar ne te kaluaren duke hedhur hapa jo te njejte ne te tashmen e duke sakrifikuar per te ardhmen.

Mendoj gjithashtu se edhe pse e planifikojme te ardhmen,smund ta percaktojme ate.....E vetmja gje qe ne mund te bejme eshte te mbledhim te gjitha informacionet qe kemi ne jeten tone,ne te tashmen tone e ti shfrytezojme ato per te krijuar te ardhmen tone.
Por cfare ndodh me ne njerezit kur fillojme sakrificen per te ardhmen? Ai është kaq i shqetësuar për të ardhmen sa nuk e jeton të tashmen. Ai nuk jeton dot as sot as nesër.

Ai jeton sikur nuk do të vdes kurrë dhe vdes pa jetuar kurrë siç duhet. Sa shumë të vërteta ka në këtë thënie. Fatkeqësisht. Fatkeqësisht. Ne fitojmë, mundohemi për të krijuar diçka materiale, dhe pasi ta krijojmë, nuk kemi kohë të kënaqemi me të. A është më e vlefshme për të gjithë ne që t’i kalojmë ore te steragjutar në punë,ne kafene apo ta kalojmë atë kohë me familjet tona? Pastaj përsëri nxitim, zgjim në mëngjes, kthim në shtëpi vonë pasdite, në mbrëmje madje. Synimet, ëndrrat, karriera. Ndriçim i reflektorëve, blice të fotoaparateve, famë, dhe shkëlqim i rrejshëm. E di, e di, duhet të fitojmë të ardhura,te argetohemi por duke sakrifikojmë praninë tonë te familja. Të gjith ë ne kemi numër të kufizuar të ditëve në jetën tonë. Mendoni se sa shumë vlen një ditë dhe si do ta shpenzoni atë në të ardhmen. Dhe do të kuptoni se vlen shumë, dhe nuk duhet ta çoni dëm, ta kaloni me njerëzit e gabuar, në momente jo të gëzuara, në minuta të pakthyeshëm të lumturisë. Unë e di se sa shumë më mungojnë ato momente me familjen time, me miqtë e mi. Sikur të mundja, do ta blija një ditë. Thjeshtë, do ta qerasja veten. Do ta blija një ditë edhe për ju, që të mund të kënaqeni me njerëzit që i doni dhe që ju duan. Unë besoj se ju meritoni një mbledhi dhe një ditë fantastike, prandaj jepjani atë dhuratë vetes dhe familjes suaj, sepse familja është pasuria më e madhe dhe askush nuk e meriton k&e uml;të ditë më shumë se ata. duhet t’i shprehim ndjenjat tona si diçka që do të na përkujtonte se jemi vetëm njerëz, jo robotë Dhe është pikërisht kjo, pauza e vogël që do ta thyej rutinën, ajo që ju duhet më së shumti e per te harrojmë atë që e dëshirojmë, për t’u kujtuar se çka është ajo që e meritojmë per te ardhmen. 

Nga Anxhela, Tirane

No comments:

Post a Comment