Wednesday, April 19, 2017

Evgjeni Grande: Analize e personazheve kryesore ( Balzak)

Zonja Grande ishte një grua e thatë, fytyrë-hequr, verdhacake si një ftua dhe e plogët. Ishte një nga ato gra që duken sikur kanë lindur vetëm e vetëm, për t’u shtypur nën thundrën e të tjerëve. Ishte kockë- trashë, me një hundë të gjatë dhe ballin të gjerë , me dy sy të mëdhenj. Në shikimin e parë ajo ngjante si ato frutat pa lëng, e pa shije. Dhëmbët i kishte të rrallë e të zi dhe buzët rrudha-rrudha. Për ëmbëlsinë e saj ëngjëllore, për durimin e saj, për shpirtin e saj të dhembshur, cilido ia qante hallin dhe e nderonte. Varësia e saj ndaj të shoqit dhe përulësia ku kishte rënë dukeshin qesharake, por ëmbëlsia e saj nuk e lejonte të zemërohej e të ngrinte krye. Krenari a e saj e fshehtë, fisnikëria shpirtërore e saj, që përbuzeshin dhe lëndoheshin prej zotit Grande, e udhëhiqnin këtë grua në jetë. Ajo paraqitet si një nënë shumë e përkushtuar për lumturinë e së bijës. Marrëdhënia midis tyre ishte shumë e ngushtë. Nënë e bijë ishin lidhur aq ngushtë njëra me tjetrën, sa ato dy motrat e dëgjuara hungareze, që nga gabimi i natyrës kishin lindur të ngjitura me një kurriz të përbashkët ashtu Evgjenia me t’ë ëmën ishin gjithmonë bashkë në atë strofkë, së bashku venin në kishë, së bashku flinin. Ajo e kishte edukuar të bijën me ligjet e kishës dhe me moralin jetësor. Botën e saj të brendshme e shprehte më së miri në fjalë dhe në veprimet e s aj. Dhe tek ajo shohim një ëmbëlsi të veçantë ndaj familjes së saj. Ajo jeton me ndjenjen e së mirës dhe vdes duke menduar për të. 

Nanoja ishte shërbëtorja që punonte në shtëpinë e zotit Grande. Ajo përfaqëson një fenomen të rëndësishëm historik, një shtresë të tërë shoqërore dhe është shprehja e gjysmë proletoriatit të krahinës frënge të asaj kohe. Kur zoti Grande i ofroi asaj të punonte si shërbëtore në shtëpinë e tij, ajo u gëzua aq shumë saqë i mbeti mirënjohëse gjatë gjithë jetës. Ajo ishte shumë e fortë nga ana fizike dhe besnike ndaj pronarit. Nanoja kënaqej me pak gjëra dhe mendonte se zoti Grande ishte i ndershëm kur ai me të vërtetë e shfrytëzoi sa mundi. Bindja dhe nënshtrimi i saj i plotë ndaj borgjezit Grande përbën një dobësi të pjesës më të prapambetur politikisht të gjysmë proletarëv e të fshatit francez të asaj kohe. Sa më shumë që Grandeja i merrte shpirtin, aq më shumë ajo e quante atë bamirës të saj. Pranë Grandesë ajo nuk ishte mësuar të rrinte me njerëz zemërgjerë. Ajo flinte në fund të një korridori të gjerë ku vetëm trupi i saj i fortë mund të duronte. Në këtë mënyrë ajo realizonte she punën e rojtarit duke qenë e trajtuar si qeni i Grandesë. Për hir të “nderit” që Grandeja i kishte bërë asaj duke e punësuar, ajo merrej me të gjitha punët e shtëpisë, madje gjatë verës ajo merrej me vjelje dhe ruante vreshtat. –(S’do mend se do të më ndihmosh ti, o ushtar i regjur. A nuk ke shërbyer në marinen e rojes perandorake? ) Ajo përherë ishte e gatshme ti ndihmonte të tjer&eum l;t, sidomos Karlin, i cili e quan atë ushtarë të rregjur. Nanoja s’kishte marrë asnjëherë dhurata sepse kishte jetuar me njerëz jo bujarë. Karli do ti dhurojë asaj rrobën e tij të bukur. –Si?Eshtë e mundur të më dhuroni një rrobe aq të bukur?- tha me vete Nanoja.- Më duket se ky djalosh flet përçart. Pas vdekjes së Grandesë ajo martohet me Antuan Kornoaleri i cili u emërua rojtar i përgjithshëm i tërë tokave dhe pasurive të Evgjenisë.



Kryshote e De Grasenet paraqiten si personazhe që kanë një funksion të rëndësishëm; me to zbulojmë anë të veçanta të kohës. Edhe tek këto përsonazhe vihet re etja për pasuri e cila i vesh me dinakëri, egoizëm dhe me prirjen për të zbuluar mënyren për tu bërë të pasur. Ata synojnë të përfitojnë nga plaku Grande por ky i fundit si ujk i vjetër që është i përdor si grep.

Ata përpiqen të sillen si të ndershëm për ti marrë Grandesë vajzen e tij për të përftuar nga pasuria e tij.E gjitha kjo nxjerr në pah forcën e madhe të parasë në jetën e shoqërisë borgjeze. Paraqet një botë të vjetruar e cila të lë një përshtypje të hidhur sepse me të është e vështirë që një vend të eci përpara. Me anë të veprimtarisë së tyre Balzaku dëshiron të nxjerri në pah mesazhin që konsiston në shpresën për ndryshim. Shpresa për një botë ku pasuria nuk ëshrë Zot dhe ku veset e egoistëve duhet të marrin fund.


Nga Desi, Prishtine

1 comment:

  1. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    ReplyDelete