Tuesday, March 4, 2014

ESE Meditative: “Njeriu edhe kur e ka pushtuar lavdine ka nevoje per zemer njerezore qe e cmon dhe e do”


Realiteti njerezor tregon dhe pranon qe ka njerez qe per merita, per vlera apo per arsye te vecanta kane shkelur podiumin e lavdise, e kane pushtuar ate me gjithe forcen e tyre.Ka njerez qe I njohin k
Skene nga filmi 'Portreti i Dorian Grait', i
 cili trajton kete teme.
eto cilesi, por ka dhe nga ata qe nuk e kane njohur kurre me pare. Por keta njerez vertet nuk I kane njohur keto lavdime por kane pasur prane njerez qe I cmojne dhe I duan, sepse shum njerez mendojne se lavdimet jane thelbi I lumturise.por harrojne se lavdimet jane si nje “kuceder” qe ha njerez. Lumturia nuk mund te blihet me asgje. Lavdi mund te rezatosh po jo lumturi.


Mik I mire eshte ai qe e degjon zemren e mikut te tij nen poteren e dellgeve te jetes dhe jo ne qetesine dremitese te yjeve.Jeta, eshte si deti ku njeriu niset nga nje breg dhe asnjehere s’arin ne bregun tjeter. Gjithnje mbytet midis dy brigjeve.bota te duket bosh kur te gjithe te braktisin. Eshte e veshtire te jetosh me persona te cilet te duan vetem per interes. Vertet ata njerez nuk e kane provuar lavdimin por kane ne krah persona qe I duan ashtu sic jane, kurse keta njeres qe kane hypur ne podiumin e lavdise vetet mund te kene para , fame por I mungon lumturia. Lumturia nuk mund te blihet me asgje, notat e lumturise nuk jane gjithmone ne doren tone. Keta njerez kane shume nevoje per persona qe ti duan me gjith zemer, me zemer te paster dhe jo per interes. 

Gjithmone lind dhe egziston nevoja e pranise se dikujt e cili te ngroh me pranine e tij njelloj sikur je afer nje vatre zjarri. Gjithnje eshte e nevojshme dashuria se pa te nuk ka jete, nuk ka kuptim as fjala lavdi . Edhe kur je njeriu më me fame , më me lavdi duhet prania e nje zemre njerezore qe te te tregoje ne cdo moment se cili je , te te tregoje vlerat qe ti ke, duhet nje zemer qe te cmon e te do perjetesisht, te mbush me dashuri dhe te frymezon per te ecur perpara ne rrugen me te drejte, te ndershme dhe te pa gabuar , qe te qorton ne momentet e duhura , te keshillon dhe inkurajon.
Sa mire qe diellin e ka ne dore natyra, sepse pot a kishin patur njerzit , kushedi se cfare do te benin me te.

Nga Erinda, Korce

No comments:

Post a Comment