Roman realist nga Honore De Balzak.Do te quhej komedia
njerezore.Stil natyralist, realize.
Subjekti :
Ngjarja vertitet rreth familjes Grande, ne Sosyre te
Frances.Plaku Feliks Grande ka qene nje
vozaxhi I rendomte, por gjate revolucionit, ai fitoi shume pasuri nepermjet
korrupsionit dhe metodave te tjera te paligjshme. Megjithate, familja e tij
jeton ne varferi te plote, sepse ai eshte teper koprac, dhe s’mund te lejoje
shpenzime. Ai, gruaja e tij dhe vajza, Evgjeni Grande, jetojne ne nje shtepi
bashke me sherbyesen.
Dy te rinj duan te martohen me Evgjenine, pse jo per te
perfituar nga trashegimia e te atit. Nderkohe, Sharli, nje kushuri I Grandes
vjen papritur per ditelindjen e Evgjenise. Babai I tij, pra vellai I Feliksit
ka falimentuar dhe vrau veten. Feliksi e prezanton Sharlin me disa linja
tregetie ne Europe, ndersa dy te rinjte kane rene ne dashuri. Evgjenia ndihmon
Sharlin me para nga I ati, nderkohe qe Sharli niset per Indi.
Kur plaku Grande merr vesh per kete gje, zemerohet. Gruaja e
tij semuret, ndersa Evgjenia mbyllet ne dhome. Me ne fund ai lejon qe te rinjte
te fejohen. Shume kohe me vone Sharli kthehet, ndersa pleqte Grande kane
vdekur. Sharli eshte pasuruar shume , e ka harruar Evgjenine dhe madje nje
pjese te madhe te shpirtit te tij. E zhgenjyr Evgjenia ben pakt me njerin nga djemte qe e donin qysh
te re qe te martohej , por me kusht qe te mbeste e virgjer. Ai vdes, dhe Evgjenia
mbetet nje vejushe qe bente bamiresi.
Personazhet :
Plaku Grande –njeri
I shperfytyruar nga paraja, I verbuar ga forca e saj. Personazhe si ai jane
quajtur monomaniake, pasi ata jane te gllaberuar vetem nga nje mani e vetme. Ndjenja
e vetme qe ushqen shpirtin e tij eshte dashruia per parane. Ai vuan nga vesi I kopracise.
Ai nk eshte as bashkeshoerti, as qytetari, as prindi, as njeriu. Ai eshte
model, personazh I tipizuar, modeli I pasurimit te nje shtrese te trete, dhe e
pesimit nje metamorfoze fizike e morale
, duke u shoqeruar me tere pasojat shkatarruese qe sjell ky shnderrim I arrire
nepermjet hipokrizise, veseve dhe korrupsionit. Ndersa pasuria e Grandese
rritej, vlerat e tij gerryhen, deri ne depersonalizimin, deri ne humbjen e
ndjenjave aterore. Kopracia e ka shnderruar ate ne nje njeri me varferi
shpirterore, qe ua dikton dhe pjesetareve te tjere. Ai edhe nderin e sheh te
lidhur me parane, as vdekja e babait nuk eshte gje para faktit qe s’ka lene
trashegim.
Evgjeni Grande- ka
nje bote te pasur e te paster. Ajo ka
vlera dhe fisnikeri. Veteflijohet per hir te ndjenjes se saj. Ne rinine e saj,
Evgjenia e paster vepron vetem nepermjet pasionit, por dhe nenshtrimit te saj. Ajo
I bindet makuterise se te atit, por e pranon ate pasi eshte mesuar dhe e ka
baba. Drama e saj nis kur Sharli kthehet
I tjetersuar, dhe Evgjenia mbetet e zhgenjyer nga gjithe jeta, qe ia dedikoi
pritjes se tij. Ajo eshte viktime e rrethanave ku jeton.
Sharli – eshte
nje personazh qe porsi Feliksi , u
gerrye moralisht nga fuqia e parave. U mor me tregeti sklleverisht dhe vendosi
te martohej me nje vajze te shtreses se larte per te mbajtur nderin.
Stili :
Duke u mbështetur tek fragmenti i dhëne, mund te themi se kemi te
bëjmë me një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos
tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë se plakut Grande. Problemi shoqëror që
trajton autori, është ai i rolit te parasë në shkatërrimin e ndjenjave
njerëzore.
§ Tipare te tjera që kane te bëjnë me realizmin e
romanit janë :
§ Prani personazhesh nga shtresa te ndryshme te
shoqërisë
§ Mbisundimi i elementeve te vërteta në pasqyrimin
e ngjarjeve.
§ Vendosja e subjekteve në vende te zakonshme, te
cilat autori i njeh mire dhe në periudha bashkëkohore me te.
Fragmenti i fundit zbulon një ane tjetër te qëllimit ideor e
artistik te autorit : Si familja e plakut Grande ishte e gjithë
shoqëria : Pasioni për paranë kthyer në mani, këta njerëz i kishte bere
kafshë, që donin te hanin njëri-tjetrin. Personazhet e Balzakut kane një baze
shoqërore dhe historike te përcaktuar mire dhe në te njëjtën kohe, ata kane
prirje te jene dhe tipa që përfaqësojnë shtresa te ndryshme shoqërore.
Balzaku përpunoi teorinë baze te realizmit, atë te vendosjes se
personazheve tipike në rrethana tipike. Tregimtari në roman tregon ngjarjet në
veten e trete. Ai është vështire te dallohet nga autori, qëndron mbi
personazhet, çan muret, di me shumë për ta se sa edhe ata vete. Autori shkruan
për Evgjeni Granden : "Qe te gjithë e dinin se një melankoli e brente
nga brenda zemrën e znj Grande, po shkakun e vërtete te kësaj brenge askush nuk
e dinte". Sigurisht që, me ritualin e përditshëm te përvetësimit te
mjeshtërisë se drejtimit te punëve, si zvendese e ardhshme e plakut Grande,
Evgjenia rron me ëndrrat dhe kujtimet e bukura te dashurisë. Një vend qendror
në boten e brendshme te saj zë figura e Karlit.
§ Në pikëpamje historike brendia e romanit, ashtu
si dhe vepra te tjera te Balzakut, jep me mjaft realizëm periudhën në fjale.
Kjo realizohet në kuadër te asaj që thuhet për veprën e Balzakut, e cila
pasqyron 30 vjet te historisë se Francës.
§ Në pikëpamje shoqërore, në roman gjejmë
tjetërsimin e njeriut në një shoqëri, që për idhull ka paranë.
§ Në pikëpamje psikologjike, kemi te bëjmë me
shkatërrimin e te gjitha ndjenjave me te mira njerëzore dhe vlerave shpirtërore
nga vlerat materiale.
Realizimi i metodës së realizmin kritik arrihet në disa
aspekte :
§ Portretizimi i personazheve dhe tipizimi i tyre
si përfaqësues te klasave te ndryshme.
§ Rrethanat ku veprojnë këta personazhe janë
tipike për shoqërinë e kohës.
§ Sjellja në faqet e romanit te mentalitetit
shoqëror te kohës.
§ Trajtimi i temës shoqërore.
§ Pasqyrimi me vërtetësi i ngjarjeve
Funksionoi dhe me "shpetoj jeten",faleminderit :)
ReplyDeleteBravo
ReplyDeletesuper analize, i lumtur qe gjeta website-in se do kisha perfunduar ne kurse bezdisese dhe gje s'do mesoja :p
ReplyDeleteShume faleminderit!Me kurseu shume kohe
ReplyDelete:)
Delete