Hyrje ne
poezine e Martin Camaj
Poezia e M. Camaj mbetet nje dukuri me permasa europiane dhe
kombetare njeherezi. Autori i “Nji fyell nder male”, “Kanga e verrinit”, “Djella”(novele),
“Legjenda”, “Lirika mes dy motive”, “Poezi”, “Drandja”, “Rrathe”, “Shkundullima”,
“Karpa”, “Poezi”, eshte shembulli mbase me elokuent i modernitetit shqiptar.
Krijimtaria e tij u zhvillua sipas gjedhesh te lira dhe modern.
M.Camaj eshte shkrimtari me pragmatik ne letersine shqipe, prane L.Poradecit.
Lirika europiane e shek.20 nuk na ofron nje porte ku mund te hyjme lehtesisht,
pasi ajo perben nje sturkture komplekse, me plot te panjohura. Mbit e gjitha
flitet per sundim te enigmes dhe erresires.
Vecori te
poezise se Camajt
Poezia e Camajt ka preokupim shprehjen e vetvetes, kapjen e
nje ndijimi, kujtimi.
A-
Poezia e Camajt dallohet per shkrirje traditash
poetike, qofshin te kaluara apo te reja, modern.
Nga tradita shqiptare e te kaluares dallojme:
1-
Reflekse te De Rades- ne drejtim te sintetizmit
dhe vizionit universal mbi jeten;
2-
Reflekse nga Mjeda – ne drejtim te teknikes se vargezimit
virtuoz e klasik;
3-
Mbeshtetje ne folklore, sidomos ne ate te
trevave veriore;
4-
Mbeshtetje dhe shfrytezim i i mitologjise
shqiptare;
Nga tradita modern dallojme:
1-
Camaj eshte ndikuar fort nga hermetizmi (Ungareti)
dhe me pas gjejme shfaqje te theksuara te simbolizmit e te strukturalizmit (ne
gjuhe).
B-
Poezia e Camajt nuk dallohet per mesazhe te
drejtperdrejta, port e nenkuptuara, parabolike, qe arrihen perms asociacionesh
te njepasnjeshme.
C-
Poezia e Camajt perjetohet e interpretohet sin
je tekst i hapur qe lejon nje numer te pafund leximesh.
D-
Vitet e fundit poezia e Camajt u be shume
abstaguese, ku kuptimesite qarkullojne te mbishtresuara, so nje lloj
palimpsesti poetic; duke punuar fort me gjuhen, ai arriti te mbishtresoje
shumekuptimesi tekstore.
E-
Camajn e terheq thelbi i dukurive, pra shfaqja e
gjithkoheshme e tyre; ajo universalja. Kjo ka cuar ne mbivendosje te detajeve,
figurave, e imazheve te epokave te ndryshme. Nuk i interesojne angazhimet e
drejtperdrejta historike apo shoqerore.
F-
Tek Camaj shfaqet dukuria e arkaizmit estetik,
dmth vjeterimi i kohes, shtimi i distances se poetit me ngjarjen e rrefyer.
G-
Prirja hermetike-moderne e beri poezine e Camajt
mjaft eliptike (qe dmth te kete pak fjale por shume nenkuptime) me kapercime te
befa imazhesh e idesh, i dha trajten e nje kolazhi poetic.
H-
Poezia e Camajt eshte mjaft e kursyer,
maksimalisht estetike, shpesh deri ne kufijte e aforizmave poetike
I-
Poezia e Camaj ka fjalor poetic teper te
perzgjedhur. Cdo fjale ka vend te pandryshueshem. Vargu pergjithesisht eshte i
lire, ka ritem e muzikalitet te brendshem qe krijohet nga:
-
Asonancat (thyerja e vargjeve, shpesh
asimetrike, cezura te papritura), sidomos nga stili i nje rrefimi te qete e te
distancuar.
J-
Poezia e Camaj eshte shkruar ne variantin e gegerishtes
letrare. Nga faza e dyte deri ne fund, poezia e Camaj qe meditative, me disa
rrafshe emocionale e kuptimore, me shume kumte poetike brenda teksteve
pergjithesisht te shkurter.
“Ne te gjitha poezite e mi aka principe metrike (te fshehta) qe nuk e
prishin ritmin e rradhitjen e gjuhes” do te shpjegohej Camaj per poezine e
tij. Por, do te shtonim qe poeti ruan ritmin e radhitjen e natyrshme te gjuhes,
por jot e botes.
Te gjitha poemat e M. Camaj kane
si karakteristike fragmentaren, Ne menyre me te qarte kjo gje manifestohet ne
poemat e shkurtra. Poezia “Gjarpijt e zez” ndertohet me disa efekte te qarta
grafike bardhe e zi, por qe mund te sugjerojne dhe me shume ngjyra. Ne
projektin poetic te Camajt hidhet drite verbuese: e jeta e tyne asht e bardhe,/e bardhe nen diell,/ e jeta e bardhe e
bardhe,/ nen diell e bardhe, e bardhe. Vetem ne pese vargje mbiemri “i
bardhe” perdoret 7 here, emri “diell” dy here- insistimi i poetit eshte
sugjestiv, gjuha nuk eshte me komunikim porn je gjenerator gjendjeje,
posacerisht drite, e ngjashme me pikturen moderne.
No comments:
Post a Comment