Sunday, October 14, 2012

Epi i Gilgameshit subjekt, koment dhe analize


Veper qe I kushtohet tmerrit te vdekjes dhe qendreses se njeriut.
Subjekti :
Gilgameshi ishte mbreti I Urukut. Ai ishte shume e fuqishem sepse dy te tretat e tij ishin hyjnore dhe nje e treta ishte njerezore. Perpos trimerise,  ai shpesh ishte dhe mizor me popullin e vet. Ato iu luten perendise se qiellit te krijonte nje qenie po aq te fuqishme sa Gilgameshi, ne menyre qe ata ate dy te perlesheshin, dhe Gilgameshi te kuptonte cdo te thoshte te mundej. Nderkohe Gilgameshi pa dy endrra qe e ema ai shpjegoi dhe I tha qe ishin ato  paralajmeruese te nje fuqie a njeriu kercenues.
Perendia e e Qiellit ia degjoi lutjet popullit  dhe krijoi Enkidujin, I cili sillej porsi kafshe dhe jetonte ne pyll. Nje dite nje gjahtar e pa ate dhe me ane te nje vajze arriten ta terhiqnin Enkidujin deri ne Uruk. Aty Enkideji nisi te mesohej me jeten. Nderkohe, Gilgameshi po bente nje deklarate per fuqine e tij mbi grate dhe Enkiduji I zemreuar iu hodh ne sulm sepse iu duk e padrejte.Gilgameshi fitoi raundin e pare te dyluftimit dhe burrat vendosen paqe mes tyre, dhe me vone u bene shoke.
I merzitur nga monotonia e jetes, Gilgameshi vendosi te shkonte ne pyllin qe ruante Humbaba, nje bishe e frikshme dhe te priste pemet. Humbaba kishte nje nam  te keq dhe ishte I pameshirshem. Nena e Gilgameshit iu lut perendise se Diellit ta mbronte birin e saj, ndersa Enkidujit  I tha te perballej ai I pari me bishen Humbaba.
Gilgameshi perseri pa enderra, qe ia conte perendia e Diellit. Enderrat I thoshin se ato do te korrnin sukses me Humbaben, dhe ashtu bene.Emri I Gilgameshit mori nam aq shume sa Perendia e Dashurise I kerkoi te behej I dashuri I saj.Gilgameshi nuk pranoi pasi ajo kishte nje mije te zeza mbi supe.E  zemeruar, ajo iu lut babait te vet ne qiell te leshonin demin e Qiellit qe te shkatarronte Urukun dhe Gilgameshin, perndryshe do hapte portat e ferrit dhe te vdekurit do dilnin ne toke. I ati pranoi. Gilgameshi dhe shoku I tij  Enkiduji  e vrane dhe demin, dhe I hodhen ne fytyre nje cope te tij perendeshes se Dashurise.
Perendite u mblodhen per te biseduar mbi ngjarjet e fundit: vrasja e Humbabes dhe Demit te qiellit.Ato caktuan se dikush duhet te paguante per te dhe vendosen qe Enkiduji te vdiste. Keshtu Enkiduji u semur rende dhe vdqi.Gilgameshi u merzit pa mase.Ai vendosi te largohej e te udhetonte neper toka te largeta, pasi trishtimi dhe tmerri I vdekjes po e mundin. Me vone mendoi te kerkonte perjetesine.  Ai njihte dy njerez qe perendite ia kishin falur dhe shkoi t’I kerkoje ato qe te zbuloje se si e kishin arritur,
Ai merr udhen per tek Untrapishtimi. Ruga ishte e gjate dhe e mundimshme. Kaloi nje mal ku e priten dy njerez akrepe. Me pas ndali ne nje bujtine, kaloi me barke ujerat e vdekjes dhe me ne fund arriti tek Untrapishitmi. Untrapishtimi I tregoi se ai ishte bere I pavdekshem pasi kishte shpetuar gjallesat nga permbytja e madhe qe caktuan perendite. Ai I dha Gilgameshit nje mundesi te fitonte perjetesine : te rrinte gjashte  dite dhe nete zgjuar.Gilgameshi pranoi, por menjehere e zuri gjumi. Untrapimeshti I dha dhe nje mundesi per te gjetur bimen e rinise ne fund te nje oqeani. Gilgameshi u fut dhe e gjeti, por mendoi ta provonte nje here tek ndonje nga fshataret,pastaj ta hante vete. Mirepo rruges nje gjarper ia rremben bimen, dhe nderron menjehere lekuren duke u rinuar.
Gilgameshit I vdiqen te gjitha shpresat dhe u kthye ne qytetin e tij me idene se te pavdekshem do ta benin veprat e tij, ndaj ndertoi nje mur rreth Urukut ku ishin shkruar bemat e tij.

Heroi kryesor , Gilgameshi si njeri I gezimeve dhe hareve, mbret I Urukut, nuk kishte menduar me pare rreth vdekjes dhe kuptimesise se jetes se njeriut deri ne castin kur miku I tij I ngushte Enkiduji vdes.
Gilgameshi ndryshon qendrim ndaj jetes dhe vihet ne kerkim te jetes se amshuar, duke u bere I vetedisjem per jeten dhe  , fatin e tij.

1.Qenesia dhe aktualiteti i Epit
Objekti kryesor artistik eshte raporti I jetes dhe vdekjes. Edhe pse eshte shkruar 4000 vjet me pare, eshte aktual sepse dhe sot vejme re  deshiren e njeriut per t’I shpetuar vdekjes, tmerrin nga vdekja dhe fatin tragjik tonin. Vlera e saj qendron dhe ne faktin se shume ide e mendime  te shqiptimit te botes se njeriut, te krijimit te tablove poetike e te perhskrimeve te natyres u bene objekt trajtimi edhe ne vepra te mevonshme letrare.

2.Bote-realitet I vecante
Ne kete veper ballafaqohen tre bote: ajo tokesore, hyjnore dhe e kafsheve, qe deshmojne per stadin e hershem te vepres.Ato jane ne marredhenie vepruese, por kufiri mes tyre shkrihet, ndaj keto bote jane ne marredhenie te nderthurur.
Gilgameshi eshte edhe njeri edhe hyjni. Enkiduji ne fillim ngjasonte me shume me nje kafshe. Njerezit- akrep jane dhe njerez dhe kafshe. Humbaba pershkruhet si njeri me koke kafshe. Perendite kane ndjenja njerezore.Utnapishimi me jete te pambarimte hyjnore jeton si njerii zakonshem.
Veprimet  ne ep zhvillohen ne tri rrafshe  hapesinore : kozmos (perendite), toke( perendite, njerezit dhe kafshet), dhe ne boten nentokesore (perendite dhe te vdekurit).
Epi ndertohet mbi bazen e botes se perralles. Eshte ajo bote qe deshirojne personazhet dhe strategjia e veprimit te kalimit te pengesave eshte  e njejte. Gjithashtu kemi pranine e  enderrave. Nga ana tjeter kemi nje fund tragjik, ndryshe nga  perralla.

3.Lufta  kunder se keqes.
Te keqijat per njerezit jane te panumerta, por e keqja me e madhe shte vdekja. E keqja paraqitet qe ne kengen e pare ku Gilgameshi ushtonte nje sundim tiranik. Se dyti dy miqte vendosin te vrasin Humbabes, I cili I kall daten njerezve dhe ka mekatuar perkundrejt Shamashit. Gjate bemave te tyre, miqte kane patur dhe ndihmen e hyjit te Diellit dhe te Luftes, duke dhene keshtu mesazhin e bashkimit te forcave per te arritur nje qellim te vetem : te ngadhenjehet kunder se keqes.

4.Tmerri I vdekjes.
Gilgameshi misheron bukurine, mencurine dhe trimerine dhe anjehere nuk kishte menduar per vdekjen.Kjo ndoshta sepse gezonte te mira si mbret, dhe mendonte se ishte I pavdekshem nga pjesa e tij hyjnore. Vetem vdekja e Enkidujit e beri te kuptoje se vdekja eshte e pameshirshme ndaj cdo qenieje pa marre parasysh forcen. Vdekja I behet nje obsesion qe merr permasa me te medha dhe shkatarruese.Vdekja shfaqet tek  enderra e Enkidujit mbi shtepine e territ, tek skena e vdekjes se Hunbabes, tek fjalet e perendeshes se dashurise,vdekja e Enkidujit.
Friken nga vdekja Gilgameshi e shfaq kudo; tek bujtina etj. Ai fle pak pasi gjumi I ngjan me gjumin e vdekjes. Ai takohet me shpirtin e Enkudujit dhe meson per voten e te Vdekurve.Pas atyre qe degjon nga hija e Enkiujit, ai bindet per tmerrin e vdekjes dhe per domosdodhmerine e vdekjes, per fatin tragjik te njeriut dhe te atij vete.

5.C’prej se u linden ditet s’ka gje te amshuar.
Nje prej ideve qe pershkon epin eshte shnderrimi, ndryshueshmeria e qenies. Kete e shohin tek veprimet e personazheve, flijimet dhe pesimet e tyre. Gilgameshi mbret hidhet ne lufte kunder se keqes, Enkiduji nga nje qenie si kafshe kthehet ne nje njeri te forte, e perfundimisht balte qe e hane krimbat. Untrapimishti ne njeri  qe fitoi perjtesine, ndersa Ur Shabani lundertar u kthye pas permbytjes te jetonte me njerezit.
Del se ekziston nje rregull te cilit i nenshtrohet cdo qenie.  A ekzsiton vertete ndryshimi midis jetes dhe vdekjes? C’ka I largon e c’ka I bashkon ato? “A nuk perngjajne valle njeri n’tjerin, femija I porsalindur dhe vdekja?Me njolla t’vdekjes njejte a s’jane te shenuar?”
Duke e pare jeten e njeriut ne menyre te tille, ne nje kohe te kufizuar  sugjerohet domosdoshmeria e  pertjetimit te cdo casti ne menyre sa me te plote. Kjo duket te fjalet qe I thote gruaja e bujtines.Megjithate Gilgameshi  nuk ia vuri veshin asaj. Ai nuk ishte I kenaqur me jeten, edhe pse mbret.

6.Funksioni I veprimit dhe teresia e tablove poetike
Kjo veper eshte artistikisht e larte pasi krijon tablo, personazhe, tipizem te situatave, detajeve etj. Eshte nje rrefim per trimat sipas stilit te udhetimit te Odisese.
Epi nuk ka nje rrefim te njetrajtshem. Ka futje te episodeve te ndryshme, retardime, enderra, monologje, dialoge etj. Veprimi ne kete veper ka funskione te shumefishte.  Ai realizohet brenda nje kohe e nje bote me vete. Personazhet ashtu si ne perralla, parandiejne fatin e tyre.Kjo mund te arrihet nepermjet enderres ose percaktimit te fatit nga hyjte.

Koment :
Ne pjesen e pare ndodhin ngjarje me natyre kalorsiake. Dy miqte ndermarrin veprime qe I bejne emrat e tyre te famshem. Ato ngjajne si dy kalores qe synojne te behen te famshem duke ngadhenjyer kunder te tjereve. Ne castin kur vdes Enkiduji, rrjedha ndryshon. Edhe me tutje, veprimi eshte element kryesor, por ai merr karakter tjeter.Forcen dhe guximin e Gilgameshit e zevendeson frika ndaj vdekjes dhe deshira per te gjetur pavdekshmerine dhe forcen e pashtrshme rinore. Aksionet e tij jane te varura prej perendive dhe qenieve mitike.
Rendesi kane detajet stilistikore pasi qellimi  I krijuesit te epit  ka qene dhe te krijoje nje veper qe le nje pershtypje te thelle.Kemi perdorimin e  metaforave dhe krahasimeve.
Rendesi te vecante kane pershkrimet . Ato jane te shumta. Pershkrimi I pare qe po marrim per shembull ka te beje me endrren  para ndeshjes me Humbaben. Krijohet nje tablo me elemente te natyres, gjemime, levizje etj. Ne pershkrimin e malit te hyjnive kemi perseri pamje te natyres. Ne pershkrimin e trete kemi castin e permbytjes se madhe ku nuk mungon se krahasimi I hyjnive me qente.
Struktura dhe sistemi shprehes I kesaj vepre jane ngritur mbi bazen e stilit te krijimtarise gojore. Se pari kemi dukurine  e formulesimeve dhe  perseritjeve si ne kategorine e kohes,ashtu dhe dhe te hapesires. Ato perdoren ne rastet e tipizmit te vepres, pershkrimin e situatave, gjendjeve te personazhit etj. Edhe vajtimi mbi trupin e Enkidujit eshte I llojit te krijimtarise gojore.

Mesazhet :
Te gjthe njerezit, pavaresisht forces, menucire apo bukurise jane te destinuar te vdesin.
Ajo c’ka nuk vdes eshte madheshtia e krijimit dhe ajo c’ka leme pas.
E keqja luftohet me ane te bashkimit te fuqise.

23 comments:

  1. faliminderit shumë per kete pjesë me ka ndihmuar shumë :)

    ReplyDelete
  2. Shum interesante flm :D

    ReplyDelete
  3. Shume mire , por duhet ta kishit vendosur edhe vet librin per ata qe kane deshire ta lexojne.. ndoshta kjo do te krijonte probleme per shitjen e tij po do te ishte mjaft fitimprurese per ju dhe per ne .

    ReplyDelete
    Replies
    1. This comment has been removed by the author.

      Delete
  4. a eshte shpjegimi i lektyres apo i atyre pjesve ne liber?

    ReplyDelete
  5. shume faliminderit per kete !!!!

    ReplyDelete
  6. vertet interesant dhe madheshtor ne te njejten kohe epi

    ReplyDelete
  7. nuk eshte i teri i mberthyer si duhet por gjithesesi prove e bukur

    ReplyDelete
  8. shum flme per kete

    ReplyDelete
  9. Si lindi miqesia mes Gilgameshit dhe Enkidujit ?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Mes nje konflikti mes tyre dhe ata u ben miq😊😄

      Delete
  10. Gilgameshi kthehet nga udhëtimi dhe kupton qe jetën e tij ai duhet ta jetojë si një sundues i vdekshem, por I mire, dhe jo thjesht në kërkim të pavdekesise.

    ReplyDelete
  11. Si cila veper eshte e ngjashme epi i gilgameshit veper letrare shqiptare

    ReplyDelete
  12. You can apply for a loan anywhere and anytime in your convenient location using your phone or laptop. Fast cash offer for you today at just 2% interest rate, both long and short term cash of all amounts and currencies, no collateral required. Apply now for your instant approval and transfer approval process takes just 4 hours. contact us now (Whats App) number:+919394133968 patialalegitimate515@gmail.com Mr Sorina Jeffery

    ReplyDelete
  13. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    ReplyDelete