Blogu i gjimnazistëve shqiptarë.
Materialet ne faqen tone jane te mbrojtura nga ligjet e te drejtes se autorit. Cdo kopjim i paautorizuar do te trajtohet nga Google dhe faqja juaj do te bllokohet.
© 2012-2018
SHIKu ALL RIGHTS RESERVED
Saturday, April 5, 2014
Ese krahasim kontrasti : "Makbeth-Procesi"
Njeriu ne te gjitha koherat ka qene ne lufte me drejtesine ,si brenda vetes dhe jashte saj.Vete si natyre ai e ka te pamundur te rrije i qete dhe i pa tundur ne levizjet e jetes,qofshin keto te duhurat apo te gabuarat.Me te qarte kete mendim na i japin 2 autoret F.Kafka dhe Shekspiri me veprat e tyre te famsheme Procesi dhe Makbethi.
Procesi paraqet historine e Josef K.-se paraqet historine e cdo njeriu,si trashegues I mekatit fillestar.Njeriu u debua nga parajsa dhe akuzohej se kishte mekatuar kunder ligjit burimor,ligjit te pare.Ne kete bote,njeriu po lane pasojat e mekatit original. Ai nuk e kupton nese ndodhet ne burg apo eshte I lire dhe as se cili eshte e c’pune kane te tjeret me te.Ajo c’ka nis si drame e dyshimit mbaron si drame e fatit njerezor.Jozef K iste nje nenpunes i larte banke,qe gezon respektin e pergjithshem,dhe ketu ne roman perfaqeson njeriun e ndjekur dhe te persekutuar nga nje force e erret dhe e padukshme.Duke mos ditur kujt t’i besoje dhe ku te kapet,ai ulet vete te perpiloje mbrojten e vet ne te cilen kerkon falje per cdo gje qe ka bere,duke firmosur keshtu aktin e fajesise dhe denimin e vet.Kjo force pervec se e erret eshte edhe kaq e dyshimte.Ne lidhje me Jozef K sistemi zhvillon nje process te caktuar i cili eshte llogjikisht i pa arsyeshem dhe thjesht mekani k.Por absurdi lind ne momentin kur edhe pse ky gjyq i pakuptimte merr vendimin per ta vrare,ai nuk eshte aspak i shqetesuar dhe i prêt me seriozitet Xhelatet.Kjo eshte nje zgjedhje gjeniale e Kafkes dhe tregon se drejtesia nuk funksionon sipas logjikes se njeriut,por sipas ligjit te me te fortit.Pra eshte nje sistem ku njeriu eshte I denuar te jete fajtor.Kjo gjithshtu lidhet edhe me teorine e Frojdit: Ne jete njeriu nuk ka nevoje te beje krime qe te denohet,cdo njeri mban ne koshencen e vet nje krim dhe eshte i afte ta beje ate.Edhe kur sipas te gjithe gjasave njeriu mund te denohet kot,ai ne thelb eshte nje qenie e pafajshme.Kjo shpjegon edhe pasivitetin e Jozef K gjate aktit te vrasjes.
Tema kryesore tek Makbethi ehte ambicia egoiste pa skrupuj pa meshire dhe pa ndergjegjie e cila eshte nje kuceder qe ha vetveten dhe krijon per zotin nje ferr mbi dhe.Ferri i Shekspirit eshte i bazuar mbi fakte te provuara nga eksperienca e jetes.Tragjedia e Makbethit dhe e zonjes Makbeth e perseritur qindra here ,me variante te ndryshme neper bote na provon qe ka nje gjyq dhe nje denim ketu per dhe mbi te ligun.Makbethi e di qe s’ka per ti shpetuar ketij denimi e megjjithate thumbat e ambicies nuk e lejojne ate te shkoje ne rrugen e drejte.Etja per pushtet ka hedhur hijen e saj mjegullore ne syte e Makbethit dhe Zonjes Makbeth.Jane te genjyer te dy,se s’kane qene gjakderdhes nga natyra po behen prej ambicies dhe dashurise mallengjyese qe kane per njeri tjetrin.Makbethi e do kuroren per te shoqen dhe Zonja Makbeth e do per te shoqin,duke menduar keshtu se kjo do u sjelle parajsen mbi dhe.Por ndergjegjia e tyre njerezore eshte teper e forte,dhe nuk mund ta mbytin v ec perkohesisht me forcen e vullnetit te tyre te celikte.Zeri i saj e ben Makbethin te kaloje nje nje vuajtje shume te madhe.Nuk fle,nuk qesh,nuk ndjehet rehat.sheh mankthe.Zonja Makbeth kupton gabimin dhe permbyset prej ndergjegjies se saj derisa shkon ne vetevrasje.Tragjikja ketu qendron ne vete faktinn se Makbethi dhe Zonja Makbeth e harrxhojne gjithe heroizmin e tyre per te shtypur te tjeret dhe per te vrare veten.Rruga qe hyne ishte fatale te mbaronte ashtu.Nepermjet kesaj vepre autori nga tregon se ndershmeria eshte rruga me e mire per te zgjidhur cdo gje.Ambicia gjithmone do ta na coje ne rruge qorre.Kjo teme mund te themi se eshte universale,sepse etja per pushtet ekziston ne cdo lloj kohe apo vendi. Dhe pavarsisht rrethanave,ajo te ben te ecesh ne rrugen e gabuar.
Pavarisht diferences se madhe kohore qe jane shkruar keto vepra,ne perseri mund te gjejme ne to pika takimi. Te dyja kane ne qender dramen njerezore te lidhur me absurdin.Temat e trajtuara lidhen me vete njeriun si individ qofte ky ne shek e 16 apo ne te 20,ne cdo kohe ai mund te hase probleme me drejtesine si brenda vetes ashtu edhe jashte saj.Shohim degradim te njeriut,te natyres njerezore,qofte klasicist,qofte modern.Njeriu eshte i destinuar te denohet edhe kur eshte me faj si ne rastin e Makbethit,edhe kur eshte i pafajshem ne rastin e Jozef K.Kjo eshte drama e te qenit njeri.
Subscribe to:
Posts (Atom)