Friday, September 28, 2012

Arkitektura ne rilindje


Kam bere dhe nje video per kete projekt historie : http://www.youtube.com/watch?v=aDWVnWoqXuA&feature=plcp

Vezhgimi  i arkitektures eshte nje menyre shume efektive, per te zbuluar me shume per te shkuaren.
Ne saje te studimit te ndertesave historike, mund te perfitojme informacion mjaft te vlefshem per
menyren sesi njerezit jetonin dhe bashkevepronin me njeri tjetrin.

Ndryshimet qe hasen ne artkitekture nga periudha mesjetare ne rilindje, jane nje shembull i qarte i kesaj.

Ne mesjete , kullat, kishat dhe keshtjellat e medha te ndertuara ne gjithe Europen , jane monumente deshmi  te jeteses mesjetare.
Keshtjelle mesjetare


Struktura e keshtjelles mesjetare
Keshtjella si kjo ne figure jane fortesa-shtepi qe i perkisnin qytetareve me te pasur. Shumica e keshtjellave kane ndertim te ngjashem qe dallohen nga mure te larta guri, kulla  dhe te rrethuara me hendeke .Meqenese  jane ndertuar 
kryesisht per qellime mbrojtjeje, nuk ishin vende shume te rehatshme per te jetuar.


Arkitektura rilindase u zhvillua midis shekullit te Arkitektura rilindase u zhvillua midis shek te XV dhe XVII ne regjione te ndryshme te Europes. Vihet

 re nje rikthim i elementeve te artit antik klasik  grek dhe romak. Zhvilluar per here te pare ne Firence, me arkitektin  Filipo Bruneleschi si nismetar te saj, stili 
i Rilindjes u perhap shpejt ne qytete te tjera te Italise qe konsiderohet si djepi i rilindjes europiane  dhe me pas u perhap ne France,Gjermani 
Angli dhe kudo.
Stilistikisht arkitektura e  rilindjes perkon me artin barok i cili  pasoi stilin gotik te perdor gjate mesjetes.  


Chateau Chambord
Keshtjelle rilindase ne France
Gjate rilindjes fisnikeria nuk i fortifikonte me vendbanimet.Disa e rimodeluan stilin e keshtjellave
mesjetare dukei bere me elgeante e me te bukura. Ky kopesht eshte nje shembull i qarte i ndryshimeve
qe arkitetktet rilindas donin te benin.Ne kete rast, mungojne muret e larta mborjtese te keshtjelles
dhe nje shtepi e re eshte ndertuar rreth kulles se mbetur mesjetare.Hendeku  i vjeter rrethues i keshtjelles
Kopesht i nje keshtjelle mesjetare ne France
eshte shnderruar ne nje kanal te ceket ujites.E gjithe ndertesa eshte rrethuar nga 
kopshte shumengjyreshe, ku bimet jane mbjellur sipas formave gjemetrike.

Arkitektet rilindas e dashuronin driten dhe per kete arsye keshtjellat qe ata projektonin kishin

dritare te medha dhe te larta qe siguronin ndricim ne dhomat e medha te mire mobiluara te saj.
Gjithashu, ashtu si ne pallatet e Romes antike, shtepite rilindase ishin thuajse gjithmone te zbukuruara me statuja
te perendive dhe perendeshave te cilat nuk pranoheshin nga kultura mesjetare fetare.

 Ne stilin e rilindjes spikat  simetria , proporcionet gjeometrike, perdorimi ekzakt i 

shkences se gjeometrise dhe rregullsia.Ishte nje shembellim perfekt i arkitekturës se 
antikitetit klasik dhe në veçanti atij te Romes se lashte  nga i cili kane mbetur 
akoma deshmi. 
Katedralja e Firenzes




                                            © Sara Shiku
Organizimi i rregullt i kolonave, arkitrareve,  përdorimi i gjysmëharqeve , kupolave 
gjysmesferike, kamareve zëvendësoi sistemet më komplekse proporcionale dhe profilet e 
parregullt të ndërtesave mesjetare.

Ndryshimet qe vihen re ne ndertesat fetare jane gjithashtu interesante.

Ne Mesjete, kishat ishin te ndertuara ne stilin gotik me oranmente te shumta me gdhendje te engjejve,djajve dhe Shenjetoreve.

Gjate rilindjes arkitektetet i  dhane ngjyra me te celteta dhe pamje me te rregullta kishave sic kane bere me kaq mjeshteri ne Katedralen e madhe

te Firences.Shume kisha te rilindjes jane me te ngrohta dhe te ndricuara jo vetem jashte por dhe brenda sepse artikektet
hoqen dore nga xhamat me mozaike te perdorura gjate Mesjetes,te cilet erresonin pamjen.
---------------------------------------------------------------
Kam bere dhe nje video per kete projekt historie : http://www.youtube.com/watch?v=aDWVnWoqXuA&feature=plcp

Thursday, September 27, 2012

Rreziqet e te rinjve : Pijet energjike


Nëse dikur fundjava kalohej në aksione vullnetare, sot çdokush mund të habitet me atë se çfarë ndodh gjatë ditëve të pushimit. Mjafton një xhiro pas mesnate, për të kuptuar se sa vështirë është të gjesh një njeri “esëll”. Pavarësisht çmimeve të larta të alkoolit dhe pijeve energjike, rinia argëtohet nën moton “ 1 tapë për një ditë”. Porositë ka kohë që nuk bëhen më me gota, por...me shishe. Çmimet e pijeve të tilla, siç janë whisky ose koktjle të ndryshme alkoolike, mund të kushtojnë sa një ditë punë e një punëtori të thjeshtë krahu ose e një kamerieri. Gjithsesi, fundjava është ajo që i tërheq më shumë njerëzit t’u drejtohen lokaleve të kësaj zone, për ta harxhuar kohën e pushimit nën avujt e nje atmosfere plotesisht ndryshe.

Mjedisi I erret dhe komod , DJ-et speciale dhe muzika live e terheqin rinine si me magnet pavaresisht cmimeve te larta te pijeve dhe artikujve te tjere.Mund te duket si endrra e nje pronari, por perkrah suksesit , qendrojne dhe problemet : perdorimi I alkoolit, duhanit, droges qe shpesh here cojne ne zenka.
Ne televizion e ne media, rastet e dhunes, vrasjeve apo abuzimeve ne mjediset e klubeve te nates rriten dita dites.

Pyetja lind natryshem : A respektohen ligjet dhe rregullat e mirepercaktuara per ti siguruar klienteve siguri te plote?

Pergjigja eshte mjaft relative.Ne dyert e klubeve te nates qendrojne te ngrysur bodyguard-et qe kontrollojne nje nga nje personat;Minorenet nuk lejohen, kontrollohen per substanca narkotike, arme, mjete te forta etj.
Por faktet flasin ndryshe shpesh here.Perkrah problemeve tashme te konsumuara nese mund ti quaj keshtu (droga, alkoli, duhani) nuk duhet te anashkalojme nje element tjeter te rrezikshem : perdorimi I pijeve energjike.


Pijet energjike filluan të shiteshin për herë të parë në vitin 1987 në Austri dhe në vitin 1997 në Amerikë.

Wednesday, September 26, 2012

Te mbrojme shendetin tone


Relacion:
Te ushqehemi  shendetshem nuk ka te bej me ndonje filozofi strikte te te ushqyerit apo te privosh veten nga ushqimet qe do. Por ka te bej me ju qe te ndiheni mire, te kesh me shume energji dhe te mbash veten sa me te shendetshem qe mundeni dhe e gjithe kjo mund te arrihet duke mesuar bazat e te ushqyerit dhe duke i inkorporuar ato ne nje menyre qe funksionon per ju.
Zgjidh llojet e ushqimeve te cilat permiresojne shendetin tuaj dhe shmang ato lloje te cilat rrisin rrezikun per ndonje semundje sikur semundja zemres, kanceri dhe diabeti. Të  ushqyerit  e  shëndetshëm  përfshin  njëshumëllojshmëri ushqimesh, sepse ushqime të ndryshme përmbajnë gjëra të ndryshme për të cilat ka nevojë trupi ynë. Karbohidratet, proteinat dhe yndyrat janë shumë të rëndësishme për të na dhënë energji dhe për  të  rriturit.  Ato  quhen  ushqyes  ose  nutrientë.  Po kështu,  vitaminat,  mineralet  dhe  uji  janë  shumë  të rëndësishme sepse e ndihmojnë trupin tonë të punojë ashtu siç duhet.

Nënçështje :
 1. Cilat fruta, bime dhe perime janë më ushqyeset?
 2. A ekziston një dietë e përkryer?
 3. Cili është mëngjesi,dreka, dhe darka më e  shëndetshme?
 4. Çfarë është e shëndetshme të konsumohet midis vakteve?

1. Cilat fruta,perime dhe bime janë më ushqyeset? 
Je e keni të nevojshme të hani një shumëllojshmëri frutash dhe zarzavatesh çdo ditë për të përfituar maksimumin e lëndëve ushqyese, kështu që mos ngurroni të ushqeheni ndryshe dhe në mënyrë të pasur . Parandaloni sëmundjet me ushqimet më të shëndetshme.
Ja ku jane disa nga frutat , perimet e bimet me te shendetshme:
Borziloku
I takon familjes së bimëve sikurse qepa dhe hudhra, prandaj edhe posedon përbërës të njëjtë shërues. Shkaku i nivelit të shtuar të vitaminave C, magnezit dhe hekurit, borziloku ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL), rrit nivelin e kolesterolit të mirë (HDL) në gjak, stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe parandalon lajmërimin e kancerit në prostatë dhe zorrë të trashë.
Avokado

Shiu acid në Shqipëri



Nese mendojme se jemi superiore ndaj natyres eshte nje gabim I rende , por akoma me I rende eshte nese jemi te bindur se smund ta ndryshojme ate.Cdo dite e me shume veme re anomali te ndryshme , por cuditerisht njerezit nuk jane aq te pergjegjshem per fatkeqesite qe I afrohen nga vete veprimet e pamatura te tyre.Ndoshta do te duan te ndryshojne kur te jete shume vone , por a do te mund ti terheqin veprimet e gabuara qe kane bere per dekada te tera?



Kur isha heren e fundit ne Tirane pashe se pothuajse ne cdo rruge kishte 3 apo me shume vende ndertimi pallatesh sic i thone ne Tirane dhe keto jane pika ku prodhohet pluhur dhe papasterti te ajrit .Aq me teper aty perpunohen materiale te ndryshme per te perftuar perberjet e nevojshme per ndertim.Te mos harrojme dhe substancat si llaket , silikonet etj te cilat edhe pas punes ne shumicen e rasteve nuk I hedhin ne vendet e caktuara por I harrojne hedhur cepave pa pasur parasysh rreziqet qe bartin. Aktualisht ne Tirane targat e makinave kane vajtur nga A deri tek M dhe tek tuk mund te shihet ndonje makine me germen N. Targat shkojne nga 0001 ne 9999 dmth 9998 * 13 germa. Po e ul numrin e germave ne 10 meqe nje pjese makinash i kane hedhur neper varreza ose s’i perdorin me dhe nxjerr shifren 100.000 makina vetem ne Tirane. Per hater te atyre qe nuk e perdorin shpesh makinen po e pergjysmoj ne 50.000 makina qe perdoren gati dite per dite.
Pjesa me e madhe e makinave jane me nafte = cdo 5.000 kilometra nderrojne vajin qe po e konsideroj mesatarisht 5 litra per makine50.000 * 5 = 250.000 litra vaj. Duke marre si mesatare qe makinat te bejne nga 1.000 km ne muaj, ne nje vit e nderrojne vajin dy here dmth 250.000 * 2 = 500.000 litra vaj ne vit. Me hamendje konsideroj se mbi 50% e makinave te Tiranes jane me te vjetra se viti 2000, pra ne ajer pervec naftes ne smog del dhe vaj i djegur.
Po hamendesoj mesatarisht nga 100.000 makina gomat nderrohen cdo tre vjet. Ne nje vit i bie 1/3 e makinave, pra 30.000 makina qe nderrojne 4 goma = afro 132.000 goma ne vit. Gomat nuk kam degjuar te riciklohen ne Tirane, ndaj le te themi 50.000 syresh digjen dhe pjesa tjeter groposen. Ajri i ndotur nga gomat e djegura krijon nje tym te zi qe ngjitet lart dhe gomat sic mund te keni pare digjen avash. Kjo eshte vec maja e ajsbergut pasi ndotjet vijne dhe nga pluhuri i rrugeve apo ndertimeve dhe sipas statistikave ne nje vit njeriu thith 35 kg pluhur ne mushkerite e tij = 2.9 kg ne muaj = afro 100 gram pluhur cdo dite. Meqenese qeverite jane te paafta te ulin sasine e ndotjes nga makinat, i ngelet pergjegjesia vete qytetareve te ecin me shume me bicikleta dhe me kembe (shembull: Shkodra) sesa te presin rritje taksash dhe te cmimit te karburantit per ti ndergjegjesuar ata jo vec nga ana ekonomike por dhe nga ajo shendetesore. Shifrat si me lart jane fiktive, sepse mesatarja eshte marre me ulet pasi ne realitet besoj se jane akoma me teper. Ajri i krijuar nga ndotje te ketilla jo vetem qe demton njerezit (nga te cilet sipas statistikave 150 vete ne Tirane vdesin nga kanceri ne mushkeri cdo vit kohet e fundit) por krijon re te atilla qe kur bie shi, e quajne shiu acid pasi eshte me permbajtje te elementeve te cliruar nga keto tymra. Shiu acid eshte dhe shkaktar per korrozionin e makinave, pallateve, hekurave, pemeve dhe cdogje tjeter te ekspozuar jashte ne ambjent.

Le te ndalemi tani tek shiu acid, , nje dukuri e lidhur ngushte me ndotjen e mjedisit. Qe prej revolucionit industrial sasia e shiut acid eshte rritur. Ne 1852, Robert Angus Smith ishte I pari qe beri lidhjen midis sasise se shirave acide dhe nivelit te ndotjes se atmosferes.  Gjate reshjeve atmosferike oksidet e sulfurit reagojnë me ujin duke formuar acide përkatëse, si acidin sulfurik dhe acidin sulfuror. .Emertimi "shiu acid" sot perdoret per te treguar shiun me pH nen 5. Me rritjen e CO2 ne atmosferë edhe vlera e pH të ujrave nga lehtësisht bazik do të anojë në nje pH acid. Me rritjen e aciditetit te ujit,ai reagon edhe ndaj plumbit dhe bakrit e tubave te ujit duke shkaktuar ndotjen e ujit te pijshem. Kjo e keqe  e madhe do të çojë në zhdukjen e algave të cilat dallohen për një forcë ekologjike të veçantë, por njëkohësisht edhe të koraleve dhe peshqve. .Pasojat jane te medha per boten ujore por jo vetem.Tek njerezit veshtireson frymemarrjen,organet e frymemarrjes demtohen dhe shfaqen semundje te ndryshme,si bronkiti,astma dhe kanceri i mushkrive.

Mendoj se me e pakta qe mund te bejne bashkite jane:
1.Kontrolli I vazhdueshem I fabrikave dhe uzinave te cilat duhet te respektojne kushtet e mirepercaktuara ligjore per sasine dhe llojet e gazeve qe leshojne ne ajer,
2. Matja e vlerave ndotjes se ajrit nga institucionet perkatese dhe nqs se keto vlera tejkalohen atehere per 1 ose 2 ose 3 dite po te jete nevoja te lejohet vetem transporti i nevojshem rrugor.
3. Kolaudimi i makinave te behet sipas standarteve europiane sepse keqadministrimi I trafikut perkeqeson situaten.
4. .Modernizimi dhe zgjerimi I transportit publik.
5. Percaktimi dhe vezhgimi nga bashkia routa e levizjes se LKW (maune per transportimin e dheut ) qe keta transporte mos ti bien qytetit mespermes dhe te shkaktoje ndotje ajri
6.Zgjerimi I hapesirave te gjelbra
7.Organizimi I veprimtarive vullnetare per sensibilizimin e komunitetit.
8.Krijimi I mundesive  qe njerezit  te levizin me bicikleta pra percaktimi i nje korsie te rezervuar per bicikleta.
9.Vendosja e sanksioneve perkatese per cdo shkelje te ligjit te Kodit te Ruajtjes se Mjedisit.
Por  kjo sdo e thote qe pergjegjesia ti mbese vetem kontrollit bashkiak.Vete etika jone si qytetare na edukon me frymen e mbrojtjes se mjedisit , sepse eshte nje dhe I paperseritshem , eshte trashegimia qe do t'i lejme brezave tane te ardhshem.

                                                                                                                                                     © Sara Shiku

Monday, September 24, 2012

Roli i Fan Nolit ne histori


Fan Stiliano Noli eshte nje figure e larte e histories se Shqiperise . Noli njihet ne histori si burre shteti, por qe zgjati pak kohe qendrimi i tij ne krye te vendit.
Ne periudhen e pas luftes se Pare Boterore, Shqiperia kishte nevoje per nje rikonstrukturim baze te institucioneve shteterore si dhe reforma te shumta ne fusha te ndryshme te jetes shoqerore te atehershme. Eshte Qershori i vitit 1924 kur u krye revolucioni nga nje grup njerezish intelektuale me ne krye Nolin i cili rrezoi asokohe Ahmet Zogun dhe erdhi vete ne pushtet.


Duke pasur shpresen per nje ndryshim nga mbreteri monarkike ne nje republicke demokratike , Noli u perkrah nga nje mase e gjere popullore. Por edhe pse formalisht statuti Lushnjes nuk e nderroi kete titullim te shtetit , organet monarkiste mbeten formale pa pasur nje rol konkret.
Me te ardhur ne pushtet , Noli shpalli programin prej 20 pikash I cili synonte futjen e vendit ne rrugen demokratike . Qeveria zotohej: a) Te ruante dhe te forconte pushtetin demokratik nepermjet carmatimit te pergjithshem, denimit te shkaktareve te vllavrasjes ,rivendosjes se sundimit ligjor. b)Te demokratizonte dhe te persoste aparatin shteteror duke bere per kete qellim reforma rrenjesore ne te gjitha deget e administrates c) Te crrenjoste feudalizmin duke marr nje varg masash qe do te conin ne permiresimin e gjendjes se mjeruar te fshatarsise dhe te masave punonjese te qytetit , te lehtesonte hyrjen e kapitalit te huaj, por edhe te mbronte e te organizonte kapitalet e vendit. d) Ne fushen e politikes se jashtme ,do te perpiqej te vendoste mardhenie miqesore me te gjitha shtetet, ne menyr te vecane me shtetet fqinje ,dhe te ngrinte autoritetin e shtetit shqiptare ne arenen nderkombetare 

Rruga e Turqise drejt europianizimit


Gjate Luftes se Pare Boterore Turqia mori  pjese ne anen e bllokut qendror. Disfata pati rrjedhoja shume te renda per vendin. Forcat e armatosura te Antlantes pushtuan thuajse gjithe territorin turk.Turqia rrezikonte te shperbehej duke humbur jo vetem territoret me etni turke, por dhe ato me etni ne ndryshme. Per te mbrojtur interesat kombetare te vendit,ne Prill te 1920 ne Ankara u mblodh Asambleja Kombetare. Ajo zgjodhi nje qeveri te re te drejtuar nga Mustafa Kemali.
Ai mori masa per te perballuar situaten. U shpall gjendje e jashtezakonshme dhe u mobilizua popullsia. Ne kete kohe shenohet perparimi me i shpejte i Turqise ne rrugen e europianizimit te saj.

Menjehere u miratuan ligje kushtetuese qe siguronin te drejtat dhe lirite e njeriut sips modelit te kodit penal Italian. Ne menyre qe Turqia te ecte para, ndryshimi duhet te niste nga vete shoqeria, prandaj u moren masa per emancipimin e gruas, heqjen e mbulimit te tyre dhe integrimin ne boten e jashtme, permiresimi I koncepteve mbi menyren e jeteses, denoncimin e dogmave, paragjykimeve dhe mendimeve mediokre. Ai thoshte se "Ndryshimi shoqëror mund të vijë 1-edukimi i nënave të afta të cilat janë të mire informuara rreth jetës, 2-duke i dhënë liri  grave, 3-nje njeri mund të ndryshojë moralin e tij, mendimet, dhe ndjenjat me një jetë të përbashkët me një grua; kur ekziston një tendencë e lindur për nje dashuri të ndërsjellë.”

Sipas kodit të ri, femrat fituan  barazine me burrat ne çeshtje të tilla si trashegimia dhe divorci. Ai besonte se ishte shkencërisht e pamundur qe te arrihet  progres dhe për t'u bërë të civilizuar në qoftë se ndarja gjinore do te vazhdonte si kohët osmane. Reforma te tjera u moren per edukimin e te rinjve me ndjenja paqesore dhe humane. U  promovuan metoda moderne te mesimdhenies nivel te arsimit fillor.

-U ndermoren politika ekonomike qe reflektonin realitetin e periudhes se tij.Pas LIB,per shkak te mungeses se investitoreve potenciale per ndermarrjen e aktiviteteve te fuqishme private,qeveria e tij hapi fabrika te shumta shteterore per tekstilin,bujqesin dhe makinerite.Ne menyre qe teeliminohej kontrolli I jashtem I ekonomise,iu dha perparese cdo investitori ne Turqi,ndihmuar keta nga sistemi I ri bankar.

- Mustafa Kemali e  kishte  konsideruar zhvillimin e një rrjeti hekurudhor kombetar si nje tjeter hap te rendesishem ne industrializim. Me 1927 u  ndertua  një rrjet i gjere hekurudhor  ne nje kohe shume te shkurter. Kemali urdheroi gjithashtu integrimin e objektivave të ndertimit te rrugeve ne planet e zhvillimit. U asfaltuan 4,450 km rruge  dhe u ndertuan 94 ura.


- Mustafa Kemali ndermori nje largim radikal nga reformat e meparshme te themeluara nga Perandoria Osmane. Për here te pare ne histori, ligji islamik u nda nga e drejta laike . Ai thoshte se 
feja e Islamit do te vazhdoje perpara ne qofte se ajo do te pushojë se qenuri nje instrument politik, siç ishte ne te  kaluaren 2 shtator qeveria leshoi ​​nje per dekret mbylljen e të gjitha rendeve sufiste dhe teqetëU urdherua qe  llozhat e dervisheve te shndërroheshin ne muze, si Mevlana Museum ne Konia. Gjykatat islamike u mbyllen dhe gjithcka vendoseshe sipas ligjeve civile. Shprehja institucionale e Sufizmit u be e paligjshme ne Turqi. Heqja e kalifatit dhe reformat e tjera kulturore u takuan me kundershtime te forta. Elementet konservatore nuk ishin te kenaqur dhe ata filluan sulmet mbi reformatoret Qemaliste.

"Ne duhet te çlirojme  konceptet tona drejtësise, ligjet tona dhe institucionet tona ligjore nga zinxhiret te cilet, edhe pse jane te papajtueshem me nevojat e shekullit tone, ende mbajne nje kontroll të shtrenguar mbi ne

- 1927, Muzeu i Skulptures hapi dyert e tij. Skulptura ishte praktikuar pak Turqi per shkak te traditës islame shmangur idhujtarine . Kemal besonte se "kultura është themeli i Republikës së Turqisë." dhe pershkroi ideologjine  Turqisë moderne si "nje krijim i patriotizmit perzier me ideale humaniste te  larta." Ai gjithashtu theksoi artet popullore fshatit, si një burim i kreativitet turk.
-Ne pranveren e vitit 1928, Mustafa Kemal u takua Anakara me disa gjuhetarë dhe profesore nga mbare Turqia, dhe i tregoi atyre nje plan tij per e perdorur nje alfabet të ri per gjuhën e shkruar turke në bazë te nje alfabet latin të modifikuar. Alfabeti i ri turk do të shërbente si një zevendësim për shkrimin e vjetër te gjuhes por si nje zgjidhje per problemin e shkollimit Turqi. Kur ai i pyeti se sa kohë do te nevojitej  per te zbatuar alfabetin e ri ,shumica e profesorëve i thane rreth tre deri në pese vjet. Kemal u tha qe do të deklarohet botërisht, "ne do të bëjmë atë 3-5 muaj".

Keto dhe shume reforma te tjera te ndermarra nga Mustafa Kemal Ataturku, jo vetem shpetuan Turqine nga rreziku i shperberjes qe ishte pas LIIB, por e cuan ate para me hapa te medhenj. Keto reforma me nje karakter kaq demokratik dhe novator dhe rezultatet e tyre  tregojne qe nje qeverisje mendjehapur vepron drejtpersedrejti ne popull,ne zhvillimin e vendit dhe mbi te gjitha ne ate qe cdo shoqeri duhet te arrije nje dite : clirimin nga menyrat e kushtezuara ne te cilat sheh dhe jeton.


                                                                                                                                                     © Sara Shiku

Ese Argumentuese: Lufta e Pare Boterore -Gabim i politikes apo e nevojshme per ndryshim?




Une mendoj se Lufta e pare Boterore filloi edhe si pasoje e gabimeve dhe nxitmit te diplomcise, por edhe si pasoje e gjendjes  ne te cilen gjendej Europa, qe kerkonte patjeter nje zgjidhje, e cila sa vinte dhe dukej sikur lufta ishte e  vetmja.

Mendoj se diplomacia krijoi disa kushte ne shpethimin e luftes,sepse se pari aleancat qe u formuan per te garantuar paqen ne teori, ne fakt krjuan nje klime kundervenieje midis shteteve. Kemi shembull Aleancen trepaleshe te vitit 1882, dhe Antanten ne 1907 si kundrapergjgje e saj.

Se dyti, deshira e shteteve per te venosur supermacine dhe per te treguar forcen e tyre keqesoi situaten. Britania e Madhe dhe Franca kishin nen kontrollin e tyre shume resurse dhe vende te huaja. Perandorite si Gjermania dhe ajo Austro-hungareze deshironin te njejten gje, por ambicia e tyre u rrit akoma me shume kur resurset europiane filluan te zvogelohshin  dhe nderkohe Anglia ndiqte politika  te tilla qe duket sikur I “gjuante mbi plage” atyre (sic ishte rasti i Afrikes Jugore ku u zbuluan diamante). Pra diplomacia ne vend qe te garantonte nje situate sa me te qete,veproi pa u mendur gjate  per pasojat qe mund te kishin veprimet e tyre.

Nga ana tjeter, ne Europe kishte ende perandori te medha, madje edhe shumekomebeshe. Kemi perandorine gjermane, ate austro-hungareze, osmane, ruse etj te cilat dukeshin se po vinin drejt degradimit. Ne mes ketu hyn ndjenja e forte nacionaliste dhe kombetare qe kishte pushtuar gjithe Europen  qe prej revoluconit francez. Brenda perandorive kishte etni te ndryshme. Prandaj shume njerez ndjene nevojen te luftonin per te bashkuar dhe per t'i dhene pavaresine vendit te tyre. Nje pjese e mire e levizjeve nacionaliste shpresonin per lufte dhe benin thirrje per te si te vetmen menyre per te arritur ate c’ka donin.

Se dyti, para luftes, ne Europe kishte rreth 19 monarki dhe tre republika. Njerezit te ndikuar nga idete iluministe, revolucioni francez dhe zhvillimet demokratike ne ShBA ishin te pakenaqur dhe te rebeluar ne pergjithesi. Pasluftes ne Europe kishte  rreth 13 monarki dhe 14 republika. Ne mendjen e njerezve lufta dukej sikur do te permiresonte jeten e tyre.

Sunday, September 23, 2012

Ali Pashe Tepelena dhe Bonaparti


Marredheniet e dy figurave, sipas historianeve jane bere me intensive gjate kohes, kur qellimi i tyre ishte i perbashket. Bonapartit i interesonte dobesimi i Perandorise Osmane, pasi donte te pushtonte Egjiptin, ndersa Ali Pasha donte te fuqizonte akoma me shume pashallekun dhe te shkeputej nga vartesia e Perandorise. Ishte viti 1797, kur Bonaparti pushton sundimet e shtetit venedikas, te cilat shtriheshin edhe ne ishujt e bregdetin jonian. Ne kete kohe, kufijte e Frances u shtrine deri ne kufijte e Pashallekut te Janines. Bonaparti kishte bere plan per te pushtuar Egjiptin, gje qe do i vinte kunder Perandorine Osmane. Per te lehtesuar ndermarrjen Ushtarake ne Egjipt, Franca perkrahte fuqizimin e pashallareve t Rumelise dhe prirjet e tyre veteqeverisese ne dem te pushtetit qendror te sulltanit. Keshtu, komandanti francez i Korfuzit u urdherua ta perkrahte Ali Pashe Tepelenen ne forcimin e pushtetit te tij brenda pashallekut dhe jashte tij. "Perforcimi i ketij sundimtari shqiptar, theksonte Bonaparti, - ishte ne interes te Republikes" thuhet ne historine e Shqiperise.

Lidhjet socialo-kulturore midis vendit tone dhe Perandorise Romake te Perendimit.

Me pushtimin e plotë të Ilirisë, nisi të përhapej edhe kultura romake, duke u ndërthurur me kulturën vendëse ilire dhe duke zhdukur pak nga pak edhe ndryshimet kulturore që ekzistonin deri atëherë midis krahinave ilire. Një rol të rëndësishëm në përhapjen e kulturës romake në provincat ilire ka luajtur aparati administrativo-ushtarak i pushtuesve romakë. Vatra kryesore të përhapjes së kulturës romake u bënë ato qytete, të cilat si pasojë e organizimit të ri administrativ u bënë qendra të rëndësishme ekonomike dhe patën një jetë të gjallë kulturore-artistike. Dukuritë më të shumta kulturore, të ndikuara nga Roma, zunë vend, në masën më të madhe, tek banorët e ardhur nga Italia ose nga provincat e tjera dhe te përfaqësuesit e shtresës së pasur vendëse.
Në provincat ilire, sikurse edhe në provincat e tjera të perandorisë romake u zhvilluan arkitektura zyrtare, skulptura - veçanërisht portreti, arti i mozaikut dhe piktura murale.Gjithashtu pati ndikim edhe ne shkollen ilire.Permendim Apolonine shkolla filozofike e se ciles u be e mirenjohur ne lashtesi.  Pushtuesit romakë për nevojat e tyre bënë ndërtime të shumta, të cilat në disa raste ndryshuan planet e vjetra urbanistike të qyteteve. Këto ndryshime në planin urbanistik të qyteteve të vjetra në provincat jugore ilire u bënë sepse romakët nuk ngritën ndonjë qytet të ri. Më qartë ato shihen në Buthrot e Apoloni.
 Ndryshime të dukshme ndodhën edhe në kulturën materiale e shpirtërore, veçanërisht në qytetet dhe në periferitë e tyre. Krahas me futjen në prodhim të një sërë veglash të reja pune, gjatë shekujve të parë të pushtimit romak hyjnë në përdorim edhe stoli të reja, një pjesë prej të cilave lidheshin me modele veshjesh të ardhura. Një argument që përdoret për të provuar romanizimin e ilirëve është përhapja e gjuhës latine si gjuha zyrtare e kohës. Me imigrimin e vazhdueshëm të tregtarëve dhe kolonëve romakë drejt provincave të Ballkanit, qendra qytetare si këto qenë të parat që përqafuan latinishten si mjeti më i volitshëm i komunikimit, në fillim përgjatë bregdetit të Adriatikut e më pas në brendësi. Rajonet e fundit që iu nënshtruan këtij procesi romanizimi ishin pa dyshim luginat malore të thella e të paarritshme të Shqipërisë veriore.Edhe pse dokumentet mbishkrimore të zbuluara në provincat ilire tregojnë se gjuha latine ka qenë gjuha e administratës dhe e kulturës ajo nuk mundi asnjëherë t’i zinte vendin gjuhës ilire si mjet shprehës në marrëdhëniet shoqërore e familjare, madje as në qytetet ku ilirët bashkëjetuan me banorët italikë të ardhur. Hieronimi, një ilir nga Dalmatia, shkruante se ilirët në kohën e tij flisnin gjuhën e tyre, e cila ndryshonte nga gjuha latine. Për më tepër, vetë prania e gjuhës shqipe në trevat e Ilirisë Jugore dëshmon qartë kundër romanizimit të një pjese të madhe të popullsisë së këtyre trevave.
Një fushë tjetër, ku del qartë gjithashtu, qëndresa ilire, është onomastika, ruajtja e emrave tradicionalë vendës, si tek njerëzit, emrat e vendeve, lumenjve, maleve etj. Emra vetjakë ilirë ka me shumicë në mbishkrimet latine. Ilirët nuk i kishin humbur vetitë e tyre kulturore e etnike dhe këtë e tregojnë riti i vjetër i varrimit me vendosjen e trupit në varr dhe mënyra e ndërtimit të varreve. Në monumentet skulpturore, kryesisht në gurët e varreve, përveç emrave ilirë, figurat e skalitura mbajnë edhe veshjen popullore ilire. Me kalimin e kohës perandoria nisi të dobësohet, ilirët, duke përfituar nga një traditë e gjatë zakonesh dhe mjeshtrish ushtarake, fitoi ndikim të madh në udhëheqjen ushtarake romake. Në të vërtetë, disa syresh mundën prej aty të bëhen perandorë. Nga mesi i shekujve të III-të dhe të IV-të frerët e perandorisë ishin pothuajse vazhdimisht në duart e perandorëve me prejardhje ilire: Gaius Decius, Klaudius Gotikus, Aureliani, Probusi, Diokleciani dhe Konstantini i Madh. Me kete shkrim te shkurter desha te evidentoj se ilirët nuk u shfarosën dhe as u asimiluan, por ruajtën elemente të shumta të kulturës shpirtërore e materiale, si një popullsi kompakte dhe e qëndrueshme, se kombësia ilire i qëndroi romanizimit dhe eshte kjo nje fitore dhe nje pasuri e madhe qe I lane brezave ne vazhdim.Eshte nje e vertete qe na ka ngritur ne piedestalin e nje vendi me vlera qe jane mbrojtur me krenari edhe pas luftrash ,shirash apo rrebesheve njerezore.




Arritjet e Zogut si mbret (1928-1939 )


Eksperimentimi I veshtire dhe I shkurter I Shqiperise ne demokraci nuk dha rezultate per zgjidhjen e problemeve te saj.Disa krijuan pershtypjen se vetem nje qeveri e centralizuar monarkiste mund te jepte nje zgjidhje.Ne vazhden e  ketyre ngjarjeve, ne Shtator 1927 Shqiperia u shpall mbreteri e trashegueshme, parlamentare dhe demokratike.Ahmet Zogu u shpall mbret I shqiptareve, e jo mbret I Shqiperise.Titulli dukej mese I pershtatshem, pasi emri Zogu perkonte me shqiponjen e zeze dykrenare te flamurit, dhe Ishte mbret I popullit te vet. Ky dallim duhet te kete qene mese I kuptueshem per Greqine dhe Jugosllavine, te cilet padrejtesisht kishin aneksuar tokat e shqiptareve, bashke me popullsine.
U krijua keshtu mbreteria me e re ne Europe.Kjo u pasua me ndryshime  qe I shkonin per shtat nje mbreterie, packa se binte ne kontrast me  gjendjen e mjerueshme te Shqiperise.Kostumet formale ishin elegante.Pallati mbreteror ishte I rrethuar me mure te larta dhe festat qe organizoheshin ishin porsi ato te mbreterive te huaja, me gosti, shampanja, akullore nen shandanet me qirinj vezullues.U ngriten ndertesa  moderne.Bulevardi “ Zogu I” ne Tirane ishe I gjere dhe I shtruar bukur, mirepo ne te nuk kaloshin vecse karroca te ngarkuara, bicikleta apo gomere.Ai menjehere mbaronte ne nje rrepire, ku niste lagjja  e varfer e qytetit.
Mbreti Zog arriti te vinte ligjin dhe rregullat ne nje vend qe nuk I kishte njohur fare ato.Brenda shtate vjetesh xhandarmeria spastroi vendin nga kusaria.U nxorr jashte ligjit zakoni tradicional dhe I prapambetur I gjakmarrjes ne Veri . Ai ia doli mbane atje ku Turqit kishin deshtuar, pasi c’armatosi nje popull I cili se kishte ndare pushken nga vetja.U miratua kodi I pare penal dhe civil.Struktura shoqerore ishte e vjeteruar.Dalloheshin vetem dy klasa te popullsise.Nderkohe qe  motoja e Fan Nolit  e kishte udhehequr  popullin drejt “Lirise, barazize dhe vellazerise”, Zogu ishte I  vendosur per te mos vene dore mbi strukturen e popullsise per shkak te trazirave ne gjirin e popullsise.
Zogu trashegoi nje shoqeri agrare.Metodat bujqesore ishin te prapambetura dhe gjysma e tokave pjellore iu dhane shtete fqinje.Zogu u mor fillimisht me tharjen e kenetave malarike si ajo e Maliqit.Gjithashtu qeveria e ij nxiti futjen e te rinjve ne Shkollen Bujqesore te Kavajes, te themeluar nga nje agjenci amerikane, Fondacioni I Lindjes se Aferme.Askush tjeter ne Shqiperi nu k ishte perpjekur me pare per njohuri bujqesore.Te rinjte u pergatiten rreth permiresimit te farave,pleherat, ujitjen, permiresimin racor etj.
Ne aspektin industrial , Shqiperia ishte nje nder vendet me pak te zhvilluara ne bote.Burimet natyrore ekzistonin por ishin te pashfrytezuara.Per “fat te mire”  jetesa e shumices se popullisese ishte fare e thjeshte dhe nevojat ishin te pakta, ndaj dhe sasia e importeve, megjithese shume me e madhe se ajo e eksporteve nuk ishte shume e larte.Qeveria e Zogut ngriti centrale elektrike ne disa qytete te medha.Ne qytetin e elbasanit u be prova e pare e dritave elektrike te rrugeve, nje mbremje te vitit 1934.U ndertua hidrocentrali I pare, ne Vithkuq afer Korces.
Transporti ishte fare  I prapambetur; nuk kishte asnje kilometer hekurudhe, kurse lumenjte ishin te palundrueshem.Qeveria ndertoi disa pista te pashtruara per sherbimin ajror postar dhe te pasagjerve.U ndertuan shume ura.Numri I tyre u rrit nga 360 ne vitin 1921 ,ne 2674 ne 1936.Qeveria  mundesoi nje system te mire te komunikimit nepermjet sherbimit te poste- telegrafit , mirepo sherbim te pershtatshem telefonik kishte vetem xhandarmeria.
Me 1936 u krijua ne nivel kombetar Enti kombetar I Turizmit per nxitjen e turizmit.Kjo agjenci lehtesoi ceshtjen e pasaportave dhe vizave, u perpoq per permiresimin e rrugeve dhe transportit, per modernizimin e hoteleve, inventarizimin e vendeve historike e piktoreske dhe per pergatitjen e hartave dhe te filmave dokumentare.Numri I turisteve ne vitin 1937 u rrit ne 5936, nga  3742 qe ishte ne 1936.
Ne vend kishte problem serioze ne lidhje me shendetesine.Me huate e Italise,  qeveria permiresoi spitalet ne cdo qender prefekture dhe ngriti klinika ne disa qytete te medha.Me 1932, gazeta “New York Herald Tribute” njoftonte se “Spitali  I ri me 250 shtreter ne Tirane ka dhoma operacioni dhe sektor radioskopie qe jane fjala e fundit nga Berlini” .Ndihma u dhane dhe nga Kryqi I Kuq Amerikan.U ngriten klinika per femijet dhe nenat, meqense  numri I vdekshemerise foshnjore ishte mjaft I larte.
Meqenese  ne shumicen e familjeve, te gjithe pjestaret detyroheshin te punon ne ore te zgjatura neper fusha ose ne dyqanet e vogla. Shkollimi I femijeve dukej nje luks I panevojshem.Qeveria u perpoq te eliminonte propaganden shkombetarizuese qe ishte e pashmangshme ne shkollat e agjencive te huaja dhe percarese.Umbyllen shkollat greke,rumune e turke.Per te luftuar analfabetizmin u hapen reth 500 klasa te vecanta qe e rriten numrin e njerezve qe dinin shkrim dhe kendim nga 5 perqind ne 15 perqind.U permiresua Liceu I Korces, Normalja e Elbasanit, shkolla Bujqesore e Kavajes, shkolla Teknike ne Tirane etj.Meqenese arsimi I larte  nuk ishte I mundur Brenda vendit, nga shteti u dhane rreth 60  bursa cdo vit per studime jashte vendit.Dialektet e ndryshme I ndanin shqiptaret ne ato te Veriut dhe ato te Jugut.Per bashkimin e popullsise qeveria I beri thirrje te gjithve te perdornin dialektin e Elbasanit.Nisen te botoheshin gazeta si “Ilyria” dhe “Perpjekja shqiptare” . Jeta kulturore nisi te lulezonte.
Ndonese mbreti Zog ishte nje mysliman I mire, nguli kembe qe shteti te ishte asnjanes, pa fe zyrtare, dhe qe ushtrimin e lire te besimit duhet ta gezoshin te gjitha fete.Qeveria dhe sistemi shkollor nuk duhet te mbante anen e asnje besimi.Ata vune si fe shqiptarine, duke I quajtur nenpunesit dhe mesueit si apostuj dhe misionare.Simbolet e shenjta shqiptare nuk ishin kryqi dhe gjysmehena, por flamuri dhe mbreti.Himnet qe idealizonin kombin, Skenderbeun, heronjte e luftes mbizoteronin oret e muzikes neper shkolla.Pjesa e pare e leximit ne shkollat filore niste me fjaline :“Une jam shqiptar.Vendi im eshte Shqiperia”
Ne mars 1937 u mor nje hap gjigand drejt emancipimit te gruas.Parlamenti I tij I reformuar ndaloi poligamine dhe percen tradicionale per grate muslimane.U organizuan kurse mesimore vecanerisht per grate, ku vihej theksi te higjena familjare, punet shtepiake dhe rritja e femijeve me nje fryme te re lirie.
Lordi Donogal I Britanise beri nje udhetim neper Shqiperi ne vitin 1938. Ne shkrimin e tij ne gazeten “Sunday Dispatch” ai shprehu habine e madhe  qe kushtet e jeteses ishin shume me te mira se ajo qe ishin raportuar me pare.Rruget ishin me te gjera se te Jugosllavise.Qytetaret ishin te veshur mire dhe te sjellshem.Ne Tirane, kishte hotele te klasit te pare, ushqim te mire, dyqane me parfume, filma per aparatin e tij fotografik Laika dhe orendreqes te mire.Ai u shpreh pozitivisht per aeroportin e Tiranes, per grate e cliruara nga percja, per qytetin- port te Durresit dhe se fundmi per sjelljen dashamirese te njerezve.
Shume mbreter , ashtu si male, mund te vleresohen me mire nese shihen nga larg.Ne mendimin tim, qeverisja e Zogut perben nje periudhe me rendesi te madhe per historine e Shqiperise.Ne katermbedhjete vjetet e qeverise se tij kombetare  u arrit shume.Ne menyre te permbledhur them se u arrit zhdukja e percarjes dhe konsolidimi i popullsise se copezuar.U zhvillua ndergjegja kombetare per identitetin shqiptar.U hodhen themelet e ingranazhit qeveritar dhe vendi u pershkua nga nje fryme e re zhvillimi.Hartimi I reformave ne leter, vertete nuk eshte dicka e lehte, por venia ne zbatim e tyre eshte akoma me e veshtire.Edhe pse Zogu u veteshpall mbret, ai nuk u tregua asnjehere mizor.Ai I shtypi rivalet e sfiduesit politike, por me se shumti me ane te internimit, jo ekzekutimit. Mbreteria e tij pati nje karakter demokratik dhe per mendimin tim  ka  plotesuar nje kapitull te ndritur te historise shqiptare.

Bibliografia
Jacques, E. (1995). Shqiptaret.
                                                                                                                                                                               Punoi : Resa
                                                                                                                                                  Shkurt 2012

Ndikimi i rilindasve ne arsim e kulture


 Zanafilla hyjnore e punës së rilindasve i kishte rrënjët te domosdoshmëria për tu kujtuar bashkatdhetarëve të vetë, se, këta të fundit, nuk ishin një popull dosido dhe as pahistori, e më tepër nuk kishin më të voglën arsye që të ndiheshin të ftohtë apo armiqësorë ndaj atdheunt të tyre. Por, të ndiheshin krenar për atë gjenezë të kahershme historike që i identifikonte si të tillë. Kjo përkonte me shumë luftra, ngjarje, personazhe, dhe epope (fatmirësisht të lavdishme) dhe duhet të ishte burim frymëzimi për shqiptarët e “fjetur” të kohës.

Në ndryshim me periudhën e pararilindjes, kur shqipëtarët ishin të shpërndarë dhe të pa paorientuar, ky “revolucion” ishte vendimtar dhe jo vetëm i përgatiti, por, edhe hodhi në “mësymje” rilindasit me qëllim zgjimin e popullit të vet duke e ndriçuar mendërisht atë. Shqiptarët intelektualë të kohës, pra rilindasit tanë vlerësuan pozitivisht strategjinë e ngritjes lartë të figurave kombëtare
Vetë koha po diktonte nevojën e një ringjallje së ndjenjës kombëtarë si në kohën e Gjergji Kastriotit, kur ky hero shqiptaro-evropian, si ortodoks, musliman apo katolik, u flijua me predikimin e bukur të shqiptarisë. Te ky personazh pothuajse laik, që shqiptarinë e vendosi mbi veten dhe mbi fetë që e shoqëruan për “së largu”, rilindasit gjetën etalonin frymëzues të lëvizjes së tyre fisnike. Gjetën pikën e bashkimit midis figurës së këtij heroi dhe fisnikërisë etno-morale që populli i “tij” trashëgonte. Ata morën nga heroi kombëtar, personazhin me formën e tij, por më tepër i kushtuan vëmendje anës thelbësore të këtij heroi, atdhedashurisë dhe qëllimit që kishte, bashkimit kombëtar të shqiptarëve.

Sami Frashëri është ideologu më i shquar i lëvizjes sonë kombëtare. Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishëm të Rilindjes.Ai ishte njeri me horizont të gjerë dhe dha ndihmesë të shquar për kulturën tone. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe të drejtat e kombit shqiptar. Ai shkroi në turqisht dramën Besa me subjekt shqiptar.

Veprat e Samiut në turqisht përshkrohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar të Perandorisë Osmane. Me to ai i sillte ndihmesë të vlefshme mendimit përparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal të sulltanëve ai i ndihmonte njëkohësisht edhe popullit të vet në luftën për liri, edhe popullit turk në luftën për përparim.
Krijimtaria e Samiut në gjuhën shqipe është e lidhur tërësisht me idealet e lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare. Pa dyshim ai është një nga themeluesit e saj. Për shkollat e para shqipe Samiu botoi këto vepra: “Abetare e gjuhës shqipe„(1886), “Shkronjëtore e gjuhës shqipe„(gramatikë e shqipes,1886) dhe “Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe, që nuk i dihet fati.


Naum Panajot Bredhi, i mbiquajtur Veqilharxhi, është pionieri i lëvizjes sonë kulturore patriotike të shekullit XIX. Ai është ideologu i parë i Rilindjes në Shqipëri, një nga ata që u hapën udhën ideve të reja politike e kulturore kombëtare.  Në vitet `40 të shekullit XIX lëvizjet çlirimtare në Shqipëri kishin marrë hov, por atyre u mungonte një program kombëtar dhe një platformë ideologjike e përpunuar. Veqilharxhi ka meritë se në shkrimet e tij formuloi i pari kërkesat themelore të Rilindjes.
Punën e tij si atdhetar iluminist e nisi me krijimin e një alfabeti origjinal të gjuhës shqipe, të përbërë prej 33 shkronjash. Me këtë alfabet hartoi dhe libra për mësimin e shqipes. Të parin libër, që është e para abetare për mësimin e gjuhës shqipe, Veqilharxhi e botoi më 1844 me titullin “Evëtar„. Këta libra të Veqilharxhit u pritën me entuziazëm nga patriotët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shumë njerëz mësuan të shkruanin me alfabetin e tij.

Ai flet me dhembje për gjendjen tepër të prapambetur të popullit shqiptar. Këtë e shpjegon me pushtimet e vazhdueshme të të huajve, me ndryshimet politike e fetare, sidomos me “lënien pas dore të lëvrimit të gjuhës sonë kombëtare„. Ata shqiptarë që shkolloheshin nëpër vende dhe shkolla të huaja, shpesh mërgonin larg atdheut në vend që të ishin “mirëbërës„, etër e mësonjës të atheut e të kombit tonë.
Veqilharxhi mendon se, që të dalim nga gjendja e rëndë, duhet të shkruajmë gjuhën tonë e të përhapim arsimin shqip, të përhapim farën e diturisë, e cila do të sjellë gjithë të mirat më pas. Padituria është fatkeqësi, mendon autori, një e keqe e madhe, që barazohet me skllavërinë. “Ato kombe që kanë mbetur në padije, u shëmbëllejnë thjesht skllevërve„. Një komb mund të dalë nga mjerimi dhe prapambetja, kur të fillojë të lëvrojë gjuhën kombëtare. Gjuhën tonë ne duhet ta shkruajmë me “shkronja të veçanta kombëtare„, na mëson Veqilharxhi. Kështu, shpreson ai, edhe ne do të vihemi në rradhën e kombeve të qytetëruara.
Në këtë mënyrë e formulonte ai njërën prej kërkesave të mëdha të lëvizjes sonë kombëtare, duke u nisur nga parimi i drejtë se një popull mund të kulturohet vetëm me anë të gjuhës së vet amtare. Vepra e Veqilharxhit luajti rol të madh gjatë Rilindjes. Rilindësit e njihnin si paraardhës dhe ushqenin për të një nderim të madh. Me idetë e tij iluministe dhe me veprimtarinë e tij në dobi të kombit e të gjuhës shqipe. Veqilharxhi fitoi dashurinë dhe respektin e bashkatdhetarëve patriot.

Figura qëndrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri.  Naimi dha ndihmesën e vet për krijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu dhe përhapi programin e saj. Më 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë “Shqipëria”, në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes. Me këtë krijim Naimi niste rrugën e poetit kombëtar. Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Gjithë forcat dhe talentin ia kushtoi çështjes kom
bëtare, punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë, për botim edhe të shumë veprave të autorëve të tjerë. Lëvizja kombëtare, idealet e çlirimit të Shqipërisë, të përparimit e të qytetërimit të saj, u bënë faktori themelor që ndikoi në formimin e Naimit si poet e atdhetar.

Me 1883-`87 De Rada nxorri revistën e parë shqiptare “Flamuri i Arbrit„, që u bë tribinë atdhetarizimi dhe mbrojtëse e interesave tona kombëtare ndaj synimeve grabitqare të shovinistëve fqinjë dhe të imperializmit austriak e italian, duke shtruar kërkesën për autonominë e Shqipërisë.

Në këtë kohë ai përfundoi poemën e gjatë “Skënderbeu i pafat„, poemën “Gjon Huniadi„ variantin e fundit të “Serafina Topisë„, me titull “Një pasqyrë e jetës njerëzore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), mori pjesë në Kongresin XII të orientalistëve ne Romë, ku foli për gjuhën tonë dhe, me përpjekjet e tij u cel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.
Në këtë periudhë ai ishte përsëri mësues i shqipes në Shën-Adrian. Vdiq me 1903, në moshën nëntëdhjetëvjeçare, në një dhomë të shkretë, pa dritë, pa zjarr, pa bukë, duke lënë pas pikëllimin e gjithanshëm të arbëreshëve.