Thursday, November 29, 2012

Lulet e se keqes koment dhe analize ( Bodler )


Vellim poetik nga Bodles, nder te paret simboliste.

Nje rrefim per shpresat, enderrat, deshtimet dhe te keqen.  Lulet e se keqes tentojne te nxjerrin ekstraktin e se mires nga e keqja, bukurine nga fuqia malifike. Ndryshe nga letersia e meparshme qe merrte gjerat e bukra si pikenisje per te shkruar, Bodler deshiron qe paradokset dhe dualizmat te behen teme ate vepres se tij. Bodler ka thene se detyra e tij eshte te nxjerre te bukuren nga e keqja. Ne vellim ka kundervenie ndermjet kategorise estetike te se bukures qe ka per simbol lulet, dhe kategorise morale te se keqes qe ka per simbol satanin.

Modernizmi qendron ne faktin se Bodler, ndryshe nga autoret klasike te cilet shkruajne per te bukuren si nje kategori sublime dhe te pacenueshme, shkruan per te duke e pare ne nje kendveshtrim te ri : Letersia duhet te evokoje edhe per anen absurde dhe paradoksale te jetes dhe te bukurise.

Tituli jep disa shtresa kuptimore qe jane :
Ato qe  e kane burimin te e keqja qe mbizoteron ne bote
Lule te semura, qe semurin dhe ato qe I mbajne ere
Lule qe kane lulezuar ne shpirtra te vdekur, qe I kane rrenjet tek fatkeqesite  e poetit.
Ato tregojne te bukuren e se keqes, dhe te bukuren ne te keq.

Bodler eshte poet I spleen-it dhe ideales perballe njera tjetres. Spleen-I I referohet nje gjendjeje merzie, te serte , me sakte cdo gje e keqe qe ka lidhje me boten : vdekja, vrasja, vetmia, deshperimi. Ne te kundert, idealja eshte transhendetja e spleen-it, aty ku ekziston dashuria dhe ndjenjat jane te shfaqura gjer ne ekstaze. Idelja arrihet nepermjet nje shkeputjeje nga realiteti nepermjet veres, opiumit, udhetimit, pasionit. Ajo nenkupton nje gjendje ku koha dhe vdekja s'kane vend. Ai pergjithesisht I referohet pasionit per te shfaqur kete ekstazi te ndjenjave, por papritur ne kete dualitet spleen-I shfaqet befas dhe spontanisht. Autori eshte gjithnje ne frike prej vdekjes, mbytjes se shpirtit te tij dhe mosrealizmit.
Pamjet pariziene ai I sheh dhe si mahnitese , me horizonte  blu dhe simbole te tjera te tilla, por dhe si nje mit qe vazhdon ne ditet e somte. Parisi po ndryshon, koha po ndryshon. Ai niset qe nga antikiteti me figuren e Andromakes, dhe me simbole te tjera te se kaluares per te treguar se Parisi ka qene me I bukur dhe vlerat e tij do te ruhen nese vete qyteti ruhet I pandryshuar.

Femra tek Bodler eshte objekt kryesor mbartes I simbolizmit. Ajo eshte nje ndermjetese e dy gjendjeve kontrastuese te siperpermendura. Ndersa ai rreshket duart ne floket e saj per te marre idealen, papritur e ndal dashurine duke menduar se nje dite kjo femer do te vdese, do te dekompozohet dhe do te puthe krimbat ne vendin e tij, dhe spleeni vjen…Femra sipas tij eshte nje engjell qe te fal kenaqesi, por dhe nje djall, burim I se keqes, eshte qenia qe na I mbush enderrat me terrin me te madh e me driten me te madhe. Puthja e saj eshte helmuese, dhe dashuria e saj e con jo afer zotit, por me afer Satanit.

Simbolika e udhetimit ka te beje me rrugen e nejriut ne jete, linden dhe zhgenjimin nga realiteti, lindjen e spleen-it, dehjen me vere dhe opium, tundimin nga djalli, deshperimin dhe revolten e njeriut te vrare dhe se fundmi vdekjen e tij, pajtimin e fundit me veten dhe boten.Simbolika e Bodlerit synn perjetesine : Arti eshte I gjate, por koha eshte e shkurter”

Poetika e Bodler-it evokon gjithashtu per vdekjen.Nje mundesi per dashuri mund te kthehet ne pikenisjen e vdekjes. Koha eshte armiku me I madh I njeriut , shtaza qe ka jete njeriu. Vampire, femra mostra . Vecimi I tij nga shoqeria, sidomos ajo e Parisit ku pozicionohet ngjarja, e con poetin ne nje vetmi te mterrshme, ne te cilen urohet te vije vdekja sa me shpejt.

Persa I perket anes demoniake te vepres, Bodler sugjeron se njeriu dhe veprimet e tij kontrollohen nga Satani, dhe njeriu eshte thjesht nje mekanizem I tij, nje loder, nje monster me e nevertishme se cdo gje tjeter.
Se fundmi, elemente horror dhe fantastike e shoqerojne poezine e tij, nisur nga macet e zeza , ne krimba etj ejt.Ai ka ndikim nga poetika e Edgar Poe, dhe ne nje far emenyre I perdor per te treguar se  cfare gjendjeje tmerri dhe te frikshme arrin te krijoje Spleen-I ne mendjen dhe psikologjine njerezore.

Friday, November 16, 2012

" Nata e dymbedhjete " koment dhe analize (Shekspir)


Komedi shekspiriane.Ngjarjet ndodhin ne brigjet e Ilirise, dhe sic ka marre dhe titullin vepra, ngjarja  ndodh ne mbyllje te sezonit te Krsithlindjeve.

Subjekti :
Ne mbreterine e Ilirise, duka Orsino sillet perreth duke kenduar dhe duke menduar per Zonjushen Viola, te cilen ai e dashuron, por fatkeqesisht ajo s’mund te martohet me te sepse eshte ne zi per te vellane e vdekur.
 Ndekohe, ne brigjet e Ilirise pas nje shtrengate mbytet nje anije ne te cilen udhetonte Viola  dhe vellai i saj binjak, Sebastiani. Pas daljes ne breg, ajo mendon se vellai i saj ishte mbytr, pasi turpi i tij nuk gjendej gjekundi. E deshperuar, ajo mendohet se c’pune mund te beje per te siguruar jetesen dhe vendos  te shkoje ne shtepine e Olivias, por meqe Olivia nuk fliste me asnjeri, ajo maskohet si burre dhe shkon te punoje si sherbyese tek Orsino e quajtur me emrin e saj te ri tashme : Cesario. Keshtu ajo nis punen aty, por nderkohe bie ne dashuri me Orsinon. Orsino e dergon  “Cesarion” t’i dergoje Olivias dashurine e tij. Mirepo Olivia,e cila  mendon se Viola eshte mashkull, dhe bie ne dashuri me te.
Nderkohe,, nje personazh tjeter, Malvolio, deshiron te martohet me Olivian. Kjo situate fut ne skene Sir Tobin, xhaxhane e Olivias, sherbyeset Maria dhe Fabian dhe Feste-n ,kllounin e shtepise. Ata I punojne nje rreng Malvolios. Maria shkruan nje leter, sikur e kishte shkruar Olivia, qe I adresohej Malvilios ku shkruhej se ajo donte te martohej me te, por nderkohe Malvivio duhet te sillej si I marre, te buzeqeshte, te mos I tregonte nejriu per gjejndjen e tij etj. Kur Malvilio e lexoi, nisi te sillej vertete ashtu dhe Olivia mendoi se ai ishte cmendur.
Nderkohe Sebastiani eshte gjalle pasi ka shpetuar nga mbytja e anijes, por mendon se motra e tij Viola ka vdekur. Ai arrin ne brigjet e Ilirise I shoqeruar me Antonion, mikun e tij qe ishte aq I apasionuar sa e ndoqi Sebastianin deri ne dukatin e Orsinos, pasi mes tyre ka patur nje mosmarreveshje te hershme.
Ser Andriu, duke pare afeksionin e Olvias ndaj Cesarit e fton kete te fundit ne duel. Nderkohe ne duel shfaqet Sebastiani dhe jo Cesari. Olivia I kerkon atij te martohen bashke, nderkohe qe Sebastiani as nuk e njeh ate. Nderkohe Antonio eshte arrestuar nga rojet e Orsinos dhe I kerkon Violes ndihme duke kujtuar se eshte Sebastiani. Ai mendon se Sebastiani e tradhetoi sepse Viola thoshte se nuk e njifte fare kete njeri. Aty ajo u permend se vellai I saj mund te ishte gjalle.
Malvolion e ndryne brenda nje qelie te erret. Fjalet e tij te fundit “ Do ma paguani te gjithe: jane kuptimplota. Sekreti zbulohet kur dy binjaket dalin para Orsinos dhe Oliavias. Orsino lidhet me Violen ndersa Olivia me Sebastianin, nderkohe Malvolio lihet I lire dhe largohet duke I lene ciftet e reja te qeta.

Personazhet :

Viola eshte heroina e kesaj komedie.Ne qender te vepres vihet identiteti I ngatarruar I saj. Ajo e sheh dashurine ne nje menyre shume te natyrshme dhe te bukur. Dashuria e saj per Orsinon eshte e palekundur dhe ashtu mbet gjer ne fund te komedise. Ajo eshte plot energji dhe e gatshme te perballoje rreziqe te reja. Ajo  nuk I le punet ne dore te fatit, edhe pse kjo komedi pershkohet nga ideja e fatit. Ne kete personazh shfaqen idete humaniste te Shekspirit per gruan e lire, te pergjegjshme, kembengulese per lirine dhe lumturine e saj. Ajo eshte e para qe I shfaq dashurine Orsinos, dhe pasioni i dashruise nuk e verbon ate por e ben me realiste.

Orsino dhe Olivia kane karaktere deri diku te ngjashme. Ato te dy kane emocione te forta, por preferojne t’i ndrydhin ato. Ato nuk duan te hapen me boten, Olivia me pretekstin e zise per te vellane, e Orsino nga vete karakteri. Viola eshte ajo c’ka I nxjerr nga guackat ku ishin ndryre. Orsino I hapet vetem asaj, dhe deri ne fund te komedise thote qe eshte ne dashuri me Olivian nderkohe qe nuk kane shkembyer asnje fjale. Dhe Olivia hapet me Violen dhe vendos te dashuroje, pas vetemohimit qe kishte percaktuar per veten. Ne lidhjen ne fund te komedise,vihet re se Orsino dhe Olivia nuk mund te martoheshin bashke sepse ata jane versione ne gjini te ndryshme te te njetjit karakter.

Malvolio – fillimisht duket si nje personazh dytesor pa ndonje rol te madh. Ne fillim ai duket thjesht si nje personazh jo kompleks, nje puritan I thjeshte, nje sherbyes qe do vetem t’I prishe rehatin te tjereve. Ne te jane misheruar anet me negative te puritanizmit borgjez si cilesi shoqerore : hipokrizia, egoizmi, cinizmi, mendjemadhesia etj. Si cilesi individuale dalin ne pah budallalleku, mendjengushtesia, vetesiguria e pakufi qe  e ben te mos dalloje gracken qe I thuren. Shkesipiri I ben keta kalores feudale borgjeze qesharake nepermjet humorit. Keqardhje per te mund te na vije kur e mbyllin ne qeli. Ai eshte bariu qe u sakrifikua , viktima qe duhej  bere fli per lumturine e cifteve ne fund te komedise.
Festa – kllouni, gaztori qe ne skene paraqitet si I marre, por ne fakt thote fjale te mencura dhe te sinqerta, karateristike e artit te Shekspirit. Sipas tradites gastoreve profesioniste I lejohej te thonin te verteta dhe kritika te hapura. Ai pati guximin t’i perplase ne fytyre Olivia se zia e saj ishte nje marrezi qe e shkepuste nga jeta. Ai ka rolin e nje gjykatesi dhe gjykon ngjarjet nga tradita popullore. Ai gjithashtu I jep komedise jo vetem nota humori dhe gastore por dhe melankolie, kur ne fund mbetet I vetem dhe kendon per jeten e tij te mjeruar.

Endrju, Tobi dhe karakteter e tjere jane sa te zgjuar aq dhe te marre, sepse ata e kuptojne jeten vetem si nje defrim, jane njerez parazitare qe jetojne ne kurriz te nejrezve te tjere dhe bejne qejf me shpenzime te kota dhe enderrime frikacakesh.

Temat :

1.Dashuria si shkaktare e vuajtes ( Te gjithe personazhet ndonjehere shprehen se s’mund t’ia dalin dot pa dashurine)
2.Papercaktimi I suksualitetit ( Orsino- Viola, Olivia- Viola, Antoni- Sebastiani)
3.Marrezia e ambicjes se madhe (Malvolio)

Motivet :

1.Letrat, mesazhet – sherbejne edhe si mjete informimi, edhe si mosinformimi. Shpesh gjerat qe jane dhene neper kumte kane marre nje kuptim ndryshe, ose jane shtremberuar qellimisht.
2.Cmenduria
3.Maskimi ka te beje me ate c’ka jemi ne ne te vertete, nese seksualiteti eshte I shkruar ne gur apo merr kuptime te ndryshme varur nga rrethanat, qofte edhe veshjet. Gjithashtu lidhen dhe veshjet me pozicionin ne shoqeri.
4.Identiteti I ngatarruar

Simbolet :

1.Dhuratat e Olivias ( unazat qe I jep nje here Cesarit, nje here Sebastianit, tregojne sesi ajo mendon se nese nuk do ta fitoje dashurine e tij, ajo do ta bleje ate)
2.Erresira ne qeline e Malvolvios – Nderkohe qe ne dhome ishte erresire,  Maria e genjente ate duke  I thene se ka drite, por ai s’mund ta shihte, ndersa Malvolio I thote se erresira( cmenduria) nuk eshte ne dhome me te, por eshte jashte, pra tek Tobri dhe Maria qe e burgosen padrejtesisht.
3.Nderrimi I veshjeve – sa rendesi ka fiziku para shpirtit.

Vecori te stilit :
Gershetohen :
Notat realiste me ato lirike
Satira dhe humori me melankoline dhe trishtimin
Elementet komike me ato dramatike
Poezia popullore me poezine e kultivuar
Humanizmi I periudhes se rilindjes me traditat e pasura popullore

Ne fragmenin ku ndodh ballafaqimi I personazheve, mashtrimi I madh shoqerohet me epitetin “ I bukur” . Kjo tregon se s'kemi te bejme me nje mashtrim si ves, por me nje genjshter te bardhe. E verteta qe doli ne shesh nuk coi ne perkeqesimin e situates, por I dha asaj zgjidhjen me te mire.

Sunday, November 11, 2012

Poezi per shiun acid

Pas kerkesave te shumta per nje poezi per shiun acid, sonte vendosem ta shkruajme.

Kjo fatkeqesi qe ndodhi na shkatarroi,
Ky shi i zi token e grimcoi.
Statujat tona na i prishi,
Dhe muret e shtepive i gervishi.

O mor shi, mor Shi  i Zi !
Mos bjer me ne Shqiperi
Fabrikat tona te krijuan,
me tym dhe gaz te pafiltruar.

Ne pikat e shiut ti tretesh,
O acid sulfurik i perjetshem.

Ca pika shiu acid rane mbi qelq,
Dhe une per statujen ndjeva mall.
Ajo ishte e lashte dhe e bukur,
Por tani mbeti vec pluhur...

PS : Shoqerohet me kete kenge ne sfond :

Ese filozofike : C'eshte njeriu?

Jemi njerez dhe shpesh e konsiderojme veten si superiore, zoterues te tokes ku jetojme dhe te afte te marrim  lehte ate c'ka duam. A eshte e drejte t'a qujme veten si qenien me komplekse? Pse duhet te konsiderohemi ne maje te piramides se evolucionit kur ka plot kafshe te tjera me aftesi qe ne nuk i kemi?
Nuk jemi as vrapuesit e as notaret me te shpejte, shqisat tona kane ndijime shume me te dobeta se te kafsheve te tjera, nuk jemi ata qe orientohen lehte me diellin, nuk mund te shohim mire naten, dhe perseri mbahemi si qeniet me te forta, me te pershtatura dhe dominante ne planet.

C'jemi? U be mijera vjet qe nuk pergjigjemi dot. Kemi arritur te zhbirojme galaksite, te ndajme atomin, te gjurmojme driten, dhe ende s'jemi marre me veten tone. Ka nje pengese, ndoshta sepse njeriu e ka te veshtire te perkufizoje veten e vet, e ka te veshtire te eksperimentoje me specien e vet, ose ndoshta mendja jone eshte e projektuar ne ate menyre qe te mos zbuloje te fshehtat tona.
Disa thone se njeriu eshte nje kafshe me arsye. Kafshe na bejne instiktet. Instiktet na shtyjne te plotesojme nevojat baze per te jetuar. ID-ja, thote Frojdi, eshte nje pjese e erret, ne nendergjegjen tone, ku ne menyre kaotike zhvillohen instiktet : uria, etja, uria seksuale dhe ruajtja nga dhimbja. Keto i kemi te perbashketa me gjithe kafshet, ndersa ato qe na diferencojne jane deshirat tona dhe kufizimet qe na ve shoqeria.
Egoja na ben te realizojme nje set funksionesh psikologjike : gjykimin, ambicjen deluzionin, agresivitetin , etj ,me pak fjale gjitcka qe mund te na duhet per te plotesuar nejovat qe vijne nga zeri i brendshem i instikteve. Superegoja eshte ajo c'ka e frenon instiktet tona kafsherore, na ben njerez te afte te jetojme ne nje shoqeri ku ka ufizime moralee  shoqerore. Ndersa instiktet na shtyjne te veprojme ne nje menyre teresisht te lire, superegoja na kufizon, na tregon c'eshte e mire e c'eshte e keqe, si duhet te veprojme drejt ne nje mjedis nderveprues.

Me kete analize, s'mund te themi qe jemi teresisht te krijuar nga natyra, dhe teresisht ne dore te saj. Njeriu ka ne dore sjelljen e tij, pershtatjen dhe intelektin. S' mund te konsiderohemi si kafsha me e sofistikuar pa futur ne loje arsyen tone, ate c'ka na diferencon dhe na ben te bashkeveprojme. Pa tolerance, pa komunikim, qenia njerezore, e cila dikur jetonte e vetme, si nje gjuetare e thjeshte, nuk do te organizohej per te krijuar struktura me komplekse, ku ndeshen bashke interesat e perbashket, por dhe ato te ndryshme.

Njeriu eshte nje epiqender emocionesh dhe ndjenjash. Ngacmimet me te forta njerezit i marrin nga nje proces i vecante; jo nga dhimbja apo uria sic mund te ndodhte tek kafshet, por nga ngjarje, ndodhi qe shkaktojne emocione. Njerezit kane thene qe vdekja eshte vdekja e tjetrit, qe dashuria eshte motorri qe leviz boten... Njerezit ia atribuojne jeten e vet ndjenjave, jane pre e tyre. Ndjenjat influencojne aq shume sa cdo veprim joni varet nga to, nga gjendja jone shpirterore. Njerezit shtrojne pyetjen nese duhet vepruar me arsye apo me zemer. Njerezit besojne dhe kane shprese, me pak fjale jemi shume te vecante, pikerisht nga kjo pjese qe na ben njerezore, nga ndjenjat humane, ato qe na mbrojne nga instiktet e egra qe duan thjesht mbijetese.

Kjo teme eshte shume e gjere, madje dhe e kote, por njekohesisht dhe mbreteresha e temave, nese arrijme t'i vejme kuroren.

Friday, November 9, 2012

Ese Informative Shpjeguese. TEMA: Dhuna ne Familje



Dhuna kundër grave në Shqipëri duhet të analizohet në kontekstin e kulturës dhe traditave shqiptare. Studimi i dhunës në familje është i komplikuar, sepse ajo është një fenomen që ndodh prapa dyerve. Njerëzit nuk preferojnë të flasin mbi këtë çështje sepse ata e konsiderojnë atë çështje private dhe burim turpi. Gjithashtu, ky problem mbështetet nga mentaliteti tradicional dhe patriarkal që është thellësisht i rrënjosur në kulturën shqiptare

Rrënjët e keqtrajtimit të vazhdueshëm të grave shqiptare nga burrat janë të vjetra dhe të thella dhe janë të lidhura me mungesën e respektit. Duket kontradiktor fakti që Kanuni (Kodi i ligjeve zakonore të përdorura në pjesën veriore të Shqipërisë) përfshinakte që e deklarojnë gruan si të paprekshme.Mbështetur në aktet dhe kundra aktet mbi gruan ngrihet pyetja: Pse gruaja konsiderohej e paprekshme? Sepse ajo nevojitej për të lindur fëmijë, për t’u kujdesur për fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes dhe për punët e shtëpisë. Nga kjo pikpamje, ishte e vështirë të pranohej barazia e gruas me burrin. Sipas Kanunit, gruaja është një objekt që merr frymë, ajo është një pasuri dhe si e tillë nuk mund të respektohet nga anëtarët meshkuj të familjes. Kanuni përmend faktin se burrat kanë të drejtë të rrahin dhe të fyejnë publikisht bashkëshortet e tyre nëse bashkëshortet nuk u binden atyre. Nëse gruaja “nuk sillet mirë ndaj të shoqit burri ka të drejtë “ t’i presë një shirit nga brezi i saj ose t’i presë një tufë nga flokët e saj dhe ta lërë atë. Burri mundet t’i presë flokët gruas së tij, ta çveshë atëlakuriq, ta përzërë atë nga shtëpia në sy të të afërmve dhe më pas ta ngasë atë me shkop mes përmes gjithë fshatit. Më tej në Kanun thuhet: Nëse burri e rreh gruan e tij, ai nuk quhet fajtor dhe prindërit e saj nuk mund të bëjnë asnjë ankesë për burrin që e ka rrahur. Nëse burri e rreh gruan deri në gjakosje, dhe ajo ankohet tek prindërit, burri duhet të japë shpjegime. Në Kanun sqarohet se, burri mund ta vrasë gruan e tij në dy raste, për tradhëti dhe mosmikpritje.Për këto dy akte të pandershmërisë, burri e vret gruan e tij, nuk kërkon mbrojtje dhe nuk hyn në hakmarrje, pasi prindërit e gruas së tij të vrarë e kanë marrë çmimin e gjakut të saj kur i kanë dhënë dhëndërrit një fishek ditën e dasmës, për të garantuar sjelljen e saj.Pesëdhjetë vjet të sundimit komunist nuk e fshinë qëndrimin patriarkal të lidhur me Kanunin. Shumë gra akoma e shikojnë pozitën e tyre sociale nën ndikimin e këtyre ligjeve zakonore.

Shpesh thuhet se Kanuni është burimi kryesor për pozitën e diskriminuar të grave në shoqërinë shqiptare, argument ky shumë i diskutueshëm e ndofta spekulativ. Çështja e historisë së pozitës së nënshtruar të grave në shoqërinë shqiptare në këtë shekull ka nevojëpër një analizë më të plotë, duke marrë në konsideratë shumë faktorë, si nivelin shumë të ulët të zhvillimit ekonomik e shoqëror, nivelet e larta të varfërisë, mungesën e stabilitetit politik, faktin që çështja e identititetit dhe e integritetit territorial shqiptar mbizotëruan jetën e vendit dhe lëvizjet politike brënda tij, mungesën ë një kulture politike demokratike, nivelin e ulët arsimor, mungesën e lëvizjeve të gjëra emancipuese shoqërore etj. Kanuni është vetëm një nga këta faktorë dhe vepronte vetëm në një pjesë të vendit. P.sh. në jug nuk vepronte Kanuni, por kishte përsëri fejesa në djep.Një analizë e tillë mungon në studimet ekzistuese, dhe ne ndjehemi të detyruar të prezantojmë nevojën për një analizë të plotë të fenomenit dhe të situatës së gruas në atë kohë. Autorë të tjerë janë përpjekur, gjithashtu, të analizojnë natyrën e këtij fenomeni në Shqipëri. S. Gjipali dhe L. Ruci në studimin e tyre Gruaja shqiptare: Hezitime dhe Perspektiva, përpiqen të shpjegojnë influencën e vështirësive ekonomike në pozitën e varur të gruas shqiptare: Gjithashtu duhet të kuptojmë situatën e grave shqiptare gjatë gjysmës së fundit të shekullit tonë dhe progresin që ato kanë bërë … Shqipëria ishte dhe vazhdon të jetë një vend me një popullsi fshatare mbizotëruese (64 % e popullsisë aktualisht jeton në fshat) ... Prapambetja intelektuale dhe materiale krijoi kushte për nënvlerësimin dhe keqtrajtimin e gruas (mjafton të themi se rrahja e gruas konsiderohej gjë normale) .Për një kohë të gjatë studimet dhe të dhënat mbi dhunën në familje kanë munguar plotësisht. Në vitin 1996, shoqata e grave “Refleksione”, organizoi të parin studim kombëtar mbi dhunën në familje, financuar nga Programi PHARE Democracy. Në këtë studim S. Miria jep të dhënat e para që tregojnë se 64 % (nga 849 gra) e grave të intervistuara pranojnë të kanë përjetuar dhunë fizike, emocionale dhe seksuale. 64% e grave të intervistuara pranojnë se ato janë ndjerë të dhunuara fizikisht apo shpirtërisht nga partneri i tyre ose nga anëtarë të tjerë të familjes… 35 % e të intervistuarvekanë qënë dëshmitare të dhunës serioze fizike e psikologjike në familjen e tyre të origjinës.Permasat e këtij problemi mund të kuptohen duke marë në konsideratë të dhëna tëtjera nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza. Në më pak se 5 vjet të ekzistencës së saj,Linja ka marrë më shumë se 5000 telefonata. Në periudhën 1996-2000, më shumë se 400gra janë këshilluar ballëpërballë. Klientet kanë qënë nga të gjitha rrethet e vendit. Një fakt tjetër për frekuencën e fenomenit është numri i klienteve të trajtuara në Strehëzën për Gratë dhe Vajzat e Dhunuara në një periudhë kohore më të shkurtër se dy vjet. Kjo Strehëz, e ngritur në Tiranë, është e vetmja e këtij lloji në Shqipëri dhe mbështetet nga donatorë të huaj. Rreth 32 gra dhe 40 fëmije janë trajtuar në këtë Strehëz në 18 muaj aktivitet. Kërkesat për strehim janë shumë më të mëdha se kapacitati i Strehëzës. Strehëza pothuaj çdo muaj ka një ose dy kliente mbi kapacitetine saj. Numri i rasteve të kthyera (të papranuara) është pothuaj i barabartë me sasinë e klienteve të trajtuara në Strehëz. Këto të dhëna na ndihmojnë të kuptojmë se dhuna ndaj gruas nuk ndodh rastësisht, por ajo është një fenomen i përhapur në Shqipëri. Fenomeni përfshin të gjitha moshat dhe besimet fetare.

Monday, November 5, 2012

ESE FILOZOFIKE : "Subjektiviteti ne jeten e njeriut"


"Neper dy pika kalon nje dhe vetem nje drejtez."



Njeriu i shekullit te ri, bashke me revolucionin teknologjik, solli dhe ate te mendimit shkencor. Ne ndryshim nga koha e mesjetes ku cdo ndodhi, fenomen apo objekt I atribuohej nje qenieje me te larte, shekulli I ri krijoji nje tjeter objekt kulti: shkencen. Fizika me perparimet qe ajo solli na mundesoi te kishim nje pamje me te qarte te realitetit ne te cilin jetojme. Nderkohe, matematika si mema e shkencave, na ofron nje ambjent te pershtatshem per te formuluar teorite tona. Matematika eshte ekzakte, nuk lejon devijime apo interpretime sipas deshires; ajo eshte e akullt dhe konstante, njelloj sic nuk mund te kundershtojme qe neper dy pika kalon nje dhe vetem nje drejtez.

Megjithe saktesine qe na ofron matematika si nje shkence ekzakte, ajo eshte e modeluar sipas kendveshtrimit tone te realitetit pra nuk eshte absolute.  Kjo do te thote qe ne nje realitet te ndryshem nga ky I yni, keto ligje dhe rregulla nuk do te ishin te vlefshme, ne te njejten menyre neper 2 pika do tem und te kalonin mijera drejteza.

Para disa vitesh keshilli i qytetit te Monzes ne Itali ndaloi njerezit qe kishin peshq te kuq, ti mbanin ata ne akuarime te rrumbullaketa. Arsyetimi ishte qe eshte mizore ti mbash peshqit ne nje akuarium me faqe te perkulura, pasi peshku ka nje perceptim te shtremberuar te realitetit. Por nga e dime ne qe kemi nje perceptim te drejte dhe te pashtremberuar te realitetit? Perceptimi I peshqve ne akuarium eshte I ndryshem nga I yni, por a mund te jemi te sigurte qe eshte me pak I vertete? Ky perceptim nuk eshte si I yni, por megjithate peshku mund te formuloje ligje shkencore qe shpjegojne realitetin dhe levizjen e trupave qe veshtrojne jashte akuariumit. Megjithese levizja e objekteve do te ishte ne nje vije te lakuar, peshku mund te formulonte ligje te cilat ishin te verteta dhe do te kryenin parashikime per levizjen e trupave. Sigurisht qe ligjet e tyre do te ishin me te veshtira se tonat, por thjeshtesia eshte ceshtje shijeje.

Nje tjeter shembull eshte shikimi,qe  realizohet nga truri, I cili merr nje seri sinjalesh nga nervi optik. Keto sinjale perpunohen nga truri dhe formojne figuren ne menyren si e perceptojme ne. Keshtuqe kur dikush thote “shoh nje karrige”, nuk sheh tjeter gje vec driten qe karrigia ka perthithur dhe ia ka transmetuar trurit.
Keto shembuj na cojne ne nje konkluzion shume te rendesishem per filozofine dhe menyren e perceptimit: Nuk ka nje koncept realiteti te pavarur nga teoria apo vrojtimi. Ne vend te tij neve bazohemi ne nje realitet te varur nga nje model  vrojtimi. Ky lloj realiteti I perkon dhe menyres si ne I perceptojme objektet ne jeten e perditshme.

Pra ky njeri I shekullit te ri, ka ngritur kultin e tij, I cili nuk ka kufizime apo detyrime dhe nuk kerkon perkushtim. Dhe ky kult I pershtatet me se miri realitetit qe secili prej nesh jeton.

Sunday, November 4, 2012

Ese filozofike : Vdekja eshte vdekja e tjetrit



Vdekja eshte ajo qe na tremb me shume, me shume se cdo gje ne kete jete.
 Kujt I trembemi me shume, vdekjes tone, apo vdekjes te njerezve tane me te dashur? Cfare eshte me e dhimbshme te mendosh, qe diteve tona do I vije fundi, apo qe ne ditet tona nuk do na shoqerojne me njerezit tane te dashur? Misteri I vdekjes eshte ai qe na fut ne panik, padituria jone na shtin friken. Eshte vetem nje mashtrim kur mendojme qe vdekja eshte fund I jetes, kur ne te vertet mund te jete nje fillim I ri. Shpeshhere mendojme se  vdekjen nuk e njohim, kur ne fakt e kemi ndjere veten te kemi vdekur ne udhetimin qe e quajme jete. Sepse ka njerez te cilet  pavarsisht se jane te gjalle, e ndjejne veten te vdekur, ashtu sic ata te cilet jane te vdekur jetojne pergjithmone.
 Vdekjen e ndjejme kur na largohen nga jeta njerezit qe me shume duam dhe bashke me to dhe nje pjese e jona. Mendoj qe kjo eshte ajo qe na tremb me shume, ta pranojme vdekjen. Te pranojme qe s’mund te bejme asgje per njerezit qe ikin e qe s’mund t’i kemi me prane. Nuk na dhemb te mendojme qe do ikim aq sa na dhemb kur mendojme sa njerez lendojme me ikjen tone. Jane te tjeret qe e jetojne vdekjen dhe jemi ne ato qe perjetojme. Jemi ne qe e ndjejme dhimbjen e vdekjes se te tjereve dhe gjithmone do ndjejme friken cfare mund te ndodhe pas vdekjes tone.