Kesaj pyetje do te mundohemi t’i pergjigjemi gjate ketij
shkrimi, duke e pare vetmine nga disa kendveshtrime te njohura e te panjohura.
Shume njerez jane te
vetmuar dhe ata e perkufizojne kete si “gjeja me e keqe qe i ra”. Eshte e
kuptueshme, te gjithe kane nevoje per nje njeri qe t’i rrije prane, apo ndoshta
edhe per me shume, per nje grup njerezish, per nje grup miqsh. Te dish qe do te kalosh jeten i vetem, eshte si
te jesh nje njeri pa njeri, nje femije pa shtepi. Vete natyra njerezore eshte
sociale, marredheniet me njerezit jane si ushqimi apo si mjekimi. Me kot nuk i
vizitojme te afermit tone kur jane te merzitur, apo dhe te semure.
Mirepo, cfare thone mendimtaret apo shkrimtret rreth
vetmise? A eshte ajo e keqja me e madhe, apo eshte nje e mire qe e trajtuar sic
duhet na ndihmon te jetojme me te lumtur? Ideja e tjetersimit te njeriut ne
shoqeri, nuk eshte nje koncept i ri. Te izolohemi, thote Kamy, te vecohemi dhe
te ruajme unin prej mjedisit armiqesor, te mbrojme lirine tone te brendshme dhe
te mos e cenojme ate nga marredheniet shoqerore. Marredheniet shoqerore shpesh
jane konsideruar si kufizime per njeriun, i cili ne vetmi eshte me i lire,
eshte vertete i lire. Egoja dhe superegoja nuk do te kishin kete kuptim, bota do
te ishte edhe me e qete, edhe ndoshta me e paqte. Njerezit do te ishin me te vecante, secili i pandikuar nga mendimet apo percaktimet e te tjereve.
C’mund te themi per ne vete? A nuk jemi deshmitare qe jemi
te paafte te zgjedhim kur duam te rrime vetem dhe kur te dalim? Brenda nje ore
keto ndjenja mund te pershtjellohen aq shume dhe aq shpesh, saqe mund te dalim
ne perfundimin se vecimi dhe bashkimi me te tjeret jane me teper te shkrira
sesa te ndara.
Vetmi do te thote kthim ne vetvete, por s’mund ta
perkufizojme, sepse keshtu do ta kufizonim kete koncept ende te pazbuluar,
ndoshta qellimisht nga qeniet njerezore.