PJESA I
Martesa e Halilit
(fragment)
I- T’tanë për darkë Muji i ka ndalë.
Kqyr shka bani Gjeto Basho Muji
u ka vu nji barrë dru t’vogël
n’zjarrm,
tre qind vetë pr i herë m’u xe.
At’herë trimi u ka avitë
bucelat,
at’herë trimi u ka avitë
fucijat;
i’n bucelat plot raki,
i’n fuçijat plot venë.
Sa shpejt frima burrave u ka
ardhë,
sa shpejt gjaku trimave po u
xehet!
Kanë marrë llafin e po
llafiten,
kanë marrë gazin e po gazmojnë,
Kanë nisë trimat Mujin p’e
pvetin;
“N’votër tande kem’ qillue,
mos na ki randë për nji fjalë:
pash nji Zot, Muj qi t’ka
dhanë,
qysh Halilin s’e martove?„
……………………………
II-“S’e kam lanë për pare pse nuk pata,
s’e kam lanë, për vashë pse n’u
mund hasa,
s’kam dashtë vetë m’u martue!”
“Pa ndigjo, more djalë ti
djalë,-
ka folë plaku Osman Aga.-
Ditë e madhe nesër ka qillue,
tridhjetë agë kanë me u bashku,
tridhjetë vashat t’i kanë pru:
njat ma t’mirën ke me e
zgjedhë.
Tridhjetë agë për hajr ta
bajmë”.
S’pe len djali plakun ma me
folë:
“Zoti u vraftë, more agt’ e
Jutbinës!
Nji be t’madhe qi kam ba,
qi, ja martohem me gur e dhe,
ja e kam marrë Tanushën e
Krajlit!„
Për pyetjet nga 1-7 rrethoni vetëm alternativën e saktë.
1. Si paraqiten ngjarjet në
këngët e Ciklit të Kreshnikëve?
A) të thjeshta
B) të ndërlikuara
C) të hiperbolizuara
D) të zvogëluara
2. Cikli i Kreshnikëve përbëhet nga rapsodi ku u këndohet
bëmave:
A) të dy personazheve
kalorsiakë
B) të heronjve romakë
C) të heronjve grekë
D) të dy vëllezërve dhe 30 shokëve të tyre
3. Figura tingullore e përdorur në vargjet:
At’herë trimi u ka avitë bucelat,
At’herë trimi u ka avitë fucijat, është:
A) asonanca
B) aliteracioni
C) onomatopeja
D) anafora
4. Cikli i Kreshnikëve merr formën e
këngëve legjendare nga:
A) prania e
elementit të kuvendimit
B) përfshirja e qënieve përrallore
C) prania e
natyrës së qetë
D)
kontradiktat midis grupeve shoqërore
5. Cili nga elementët e mëposhtëm i jep
muzikalitet fragmentit?
A) krahasimi
B) epiteti
C) përsëritja
D) hiperbola
6. Folja në vargun: Zoti u vraftë,
more agt’ e Jutbinës!, është në mënyrën:
A) dëshirore
B) dëftore
C) kushtore
D) lidhore
7. Figura e Mujit në këtë fragment
karakterizohet më shumë nga fakti që ai:
A) shfaq mençuri dhe vlera etike si i pari i familjes
B) gëzon të
drejtën për të folur si vëlla i Halilit
C) nuk mundet
të shprehet bindshëm mbi problemin që diskutohet
D) e merr
fjalën në kuvend në momentin më të keq
8.
a) Gjeni në
fragment një rimë foljore dhe një rimë emërore.
a.rimë
emërore:
krijojnë ato vargje që rimojnë
me emra si:
At’herë trimi u ka avitë bucelat,
at’herë trimi u ka avitë fucijat;
Etj.
b.rimë foljore:
rimë foljore krijojnë ato vargje që
rimojnë me folje si:
“S’e kam lanë për pare pse nuk
pata,
s’e kam lanë, për vashë pse n’u
mund hasa. Etj.
c. Përse
shërbejnë këto rima?
Rimat i japin muzikalitet dhe
ritëm këngës ose vargjeve.
9.
a) Cila është
ngjarja kryesore në këtë fragment?
Ngjarja kryesore këtu është
kuvendi i burrave dhe diskutimi mbi martesën e Halilit.
b)A kemi këtu
ndonjë të papritur? Ç’efekt krijon ajo?
E papritura
është pjesë e krijimtarisë popullore.
E papritura
lidhet me vargun e fundit; Ja e kam marrë Tanushën e Krajlit!
10. Si jepet në vargjet e mëposhtme
diferenca midis njeriut burrë dhe njeriut trim?
*Sa shpejt
frima burrave u ka ardhë,
Sa shpejt
gjaku trimave po u xehet?
Njeriu burrë
paraqitet si njeri që shijon në mënyrën më të thjeshtë pijen. Kjo e bën atë më
argëtues. Kënga thotë më poshtë vargjeve: Kanë marrë gazin e po gazmojnë. etj
Njeriu trim jepet si gjaknxehtë që menjëherë
merr peshë nga pija. Kjo i ndez atyre kuvendimin si në rastin e këngës. Kënga
thotë më poshtë: kanë marrë llafin e po llafitin.etj.
11. Ndaluni në vargun: T’tanë për
darkë Muji i ka ndalë.
Ç’tregon fakti
që Muji i ka ftuar të gjithë për darkë ose t’tanë? Pse këtë rol e luan
Muji?
Në cilën klasë
të fjalëve bën pjesë “t’tanë“?
a) Tregon mikrpritjen etj.
b) Muji është
i pari i familjes, më i forti dhe njeriut që i dëgjohet më fort fjala, etj.
c) Peremer
12. Identifikoni në fragment momentin kur
flitet për traditën e gostitjes si edhe përdorimin e numrit tridhjetë.
Shpjegoni rolin e tyre në mesazhin që përcjellin në këto vargje.
a) vargjet ku
flitet për traditën:
At’herë trimi
u ka avitë bucelat,
at’herë trimi
u ka avitë fucijat;
i’n bucelat
plot raki,
i’n fuçijat
plot venë.
b) vargjet ku
përdoret numri tridhjetë:
tridhjetë agë
kanë me u bashku,
tridhjetë
vashat t’i kanë pru:
njat ma
t’mirën ke me e zgjedhë.
Tridhjetë agë
për hajr ta bajmë”.
c) roli i
përdorimit të tyre:
këto vargje
ndihmojnë në paraqitjen e panoramës së asaj kohe, na japin të dhëna mbi
traditat dhe zakonet popullore.
PJESA II
Balzak
Evgjeni
Grande
(fragment)
*Prifti doli.
Zonjusha Grande u ngjit në dhomën e vet dhe qëndroi tërë ditën vetëm, pa
zbritur as për të ngrënë darkë, me gjithë lutjet e Nanosë. Në mbrëmje, kur
erdhën mysafirët, ajo zbriti dhe e gjeti sallonin plot; kurrë ndonjëherë
s’patën ardhur aq shumë. Lajmi i kthimit të Karlit dhe marrëzia e tradhtisë së
tij, ishin përhapur në tërë qytetin. Po me gjithë kureshtjen që kishin
vizitorët, Evgjenia mbajti një gjakftohtësi shembullore dhe asnjë nga brengat e
brendshme, nuk u shfaq në fytyrë. Ajo u përgjigjej me buzëqeshje atyre që
tregonin interes për të ose përdornin ndonjë shprehje melankolike. Nën vellon e
mirësjelljes, ajo mundi ta fshehë fatkeqësinë e vet.
*Aty rrotull
orës nëntë, lodra mbaroi, dhe lojtarët, mbasi i paguan borxhet njëri-tjetërit,
u ngritën dhe nisën të bënin muhabet. Në çastin kur po pregatiteshin të iknin
të gjithë, mbasi ish bërë vonë, ngjau një e papritur, që buçiti dhe mori dhenë
jo vetëm në Somyr, por në të gjithë rrethin dhe në të katër prefekturat.
- Ju qëndroni,
zoti kryetar!- i tha Evgjenia zotit De Bonfons, kur ai po merrte bastumin për
të dalë. Këto fjalë prekën që të gjithë sa ishin aty. Kryetari u zverdh nga
fytyra dhe u detyrua të ulej.
- Milionat
shkuan te kryetari!- tha zonjusha Degribonku.
- Kjo lodër na
qenka ç’na qenka! Më e mira nga të gjitha!- tha prifti.
Dhe noteri
shtoi: - Këtij i doli asua me tridhjetë dhe u bë tridhjetë e një.
Gjithësecili
bëri nga një lodër fjalësh dhe ndërkohë që të gjithë shikonin trashëgimtarin të
hipur në një piedestal, majë milionave të saj. Drama, që kish filluar nëntë
vjet më parë, po merrte fund.
*T’i thuash
kryetarit në sy të gjithë botës që të rrijë aty, kjo kish vetëm këtë kuptim: se
ajo e kish zgjedhur për burrë. Në qytetet e vogla vihen re shumë zakonet dhe
nuk quhet e sjellshme ajo vajzë që i flet në një mënyrë të tillë një burri. Ato
fjalë të dala nga goja e një vajze kundrejt një burri, përbënin premtim solemn
- Zoti
kryetar, - i tha Evgjenia, me një zë mekës kur mbetën vetëm. Unë e di pse
kërkoni të bëheni burri im. Betohuni se do të më lini të lirë gjatë gjithë
jetës sime dhe nuk do të kërkoni asnjë nga të drejtat, që i lejon martesa
burrit ndaj gruas; me këtë kusht unë jam juaja. – Kur kryetari i ra më gjunjë,
ajo shtoi, - Dale se s’kam mbaruar. Unë s’kam ndër mend t’ju gënjej, zotni.
Zemrën time e ka pushtuar një dashuri që s’ka për t’u shuar kurrë. Pra,
bashkëshortit tim unë mund t’i dhuroj vetëm miqësinë time. Unë nuk dua as të
lëndoj zemrën time, as të veproj kundër ligjeve të zemrës sime. Që të mund të
quheni burri im, zot i pasurisë sime, kërkoj nga ju një shërbim shumë të madh.
- Jam gati të
bëj ç’të doni ju, - u përgjegj De Bonfonsi.
*Evgjenia
nxori nga gjiri i vet njëqind aksione të bankës së Francës dhe ia dorëzoi duke
i thënë:
- Merrni këto
një milion e gjysmë franga dhe nisuni shpejt për në Paris. Jo nesër, jo sonte
natën, po tashti në çast. Shkoni te zoti De Grasen, merrni emrat e të gjithë
kreditorëve të tim ungji, mblidhini bashkë dhe paguajini jo vetëm kapitalet, po
dhe interesin pesë për qind që nga dita e borxhit e gjer më sot. Kini kujdes
dhe merrni një dëftesë të rregullt të përgjithshme noteriale. Ju jeni vetë
gjykatës dhe më mirë nga ju s’ka kush mund ta bëjë këtë punë. Ju jeni njeri i
ndershëm, fisnik dhe i besuar Unë po i jap besim fjalës tuaj, dhe, nën
mbrojtjen e emrit tuaj, do t’u bëj ballë sot e tutje tërë rreziqeve të jetës…
Ne njihemi prej kohe aq të gjatë, sa mund të thuash se jemi të afërt. Unë nuk
besoj se ju do të dëshironit të më bënit fatkeqe. Ne duhet të jemi shumë
zemërgjerë për njëri-tjetrin.
Kryetari i ra
më gjunjë trashëgimtares së pasur, duke u dridhur nga gëzimi dhe nga ankthi.
- Do të jem
skllavi juaj, - tha ai
Për pyetjet nga 13-18 rrethoni vetëm alternativën
e saktë.
13. Mbështetja në realitetin e kohës e
bën veprën e Balzakut:
A) romantike
B) realiste
C)
sentimentaliste
D) magjike
14. Romani Evgjeni Grande bën
pjesë në:
A) Komedinë njerëzore
B) Komedinë
hyjnore
C) Romanet
kalorsiakë
D) Mitologjinë
greke
15. Kryetema e romanit Evgjeni Grande është:
A) atdheu dhe
lufta për pavarësi
B) dashuria
gjatë luftës së dytë botërore
C) vdekja si
fund i lumtur
D) kopracia dhe ndikimi i saj te njeriu
16. Fjalët që Evgjenia i thotë kryetarit,
përbënin sipas zakonit të provincës:
A) inferioritet
B) premtim solemn
C) sjellje të
zakonshme
D) pabesi të
hapur
17. Fjala zemërgjerë nga pikpamja
e formimit është:
A) e parme
B) e
prejardhur
C) e përbërë
D) e
përngjitur
18. Mënyra se si flet Evgjenia për paratë
dhe veprimet me to në paragrafin e fundit tregojnë:
A) se ajo kishte ndryshuar edhe nga paraja
B) se Evgjenia
ishte si më parë
C) lumturinë e
pamasë të Evgjenisë
D) gjallërinë
që ajo kishte fituar nga jeta
19. Gjeni dy detaje në paragrafin e parë
që tregojnë mënyrën se si Evgjenia e zotëron plotësisht veten dhe shpjegoni
nëpërmjet tyre ndryshimin që ka pësuar ajo.
a) Mbajti një
gjakftohtësi shembullore,
Asnjë nga brengat nuk u shfaq në fytyrë,
U përgjigj me buzëqeshje,
Fshehu fatkeqësinë e vet,
c) Ndryshimi
që ka pësuar Evgjeni është i lidhur me natyrën e saj.
Dikur ajo ishte shumë delikate dhe reagonte
menjëherë qoftë edhe nga një e bërtitur e të atit.
Tashmë ajo mund të fshihte fatkeqësinë e vet,
pa e kuptuar njeri.
Ajo e zotëronte veten plotësisht.
Ishte bërë me e sofistikuar.
20.
a) Lexoni
fjalinë: Nën vellon e mirësjelljes, ajo mundi ta fshehë fatkeqësinë e vet,
* Cila ishte
fatkeqësia e Evgjenisë? Fatkeqësia e
Evgjenisë është e lidhur me mosrealizimin e dashurisë së saj, por edhe me
vuajtjen që ajo po përjetonte nga sjellja e Karlit.
b) Me çfarë
është e lidhur kureshtja e vizitorëve?
Kureshtja e vizitorëve është e lidhur me faktin se si do të reagonte
Evgjenia nga lajmet mbi ardhjen e Karlit në qytet dhe thashethemet rreth tij.
21. Pse Evgjenia vendos të martohet?
(Jepni dy arsye.)
Karli kthehet
në qytet dhe nuk kujtohet më për të.
- Karli
kthehet në qytet dhe thashethemet rreth tij shkatërrojnë plotësisht ëndrrën e
saj.
- Sepse
dashuria e saj e vetme mori fund, tashmë i duhej të bënte një martesë për
interesa të caktuara.
- Për të pasur
një zot të pasurisë së saj.
- Për t’i bërë
ballë rreziqeve të jetës.
- Për të pasur
një njeri që mund të mbronte atë dhe pasurinë e saj.
- Sepse kështu
e kërkonte zakoni.
22. Ndaluni në paragrafin e dytë. Çfarë i
çudit njerëzit që rrethojnë Evgjeninë?
a) Njerëzit që
rrethojnë Evgjeninë i çudit e papritura që ishte e lidhur me kërkesën që ajo i
bën kryetarit për të qëndruar pas të tjerëve. Kjo gjë mori dhenë në qytet sepse
nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe kishte një domethënie të madhe.
b) Gjeni dhe
shpjegoni ironinë në fjalët e priftit po në këtë paragraf
* ironia: Kjo lodër na qenka ç’na qenka! Më e mira nga
të gjitha!- tha prifti.
* pse është
përdorur ajo: Për të treguar çudinë e të gjithëve, për të treguar
absurdin e lidhur me situatën dhe vendimarrjen e Evgjenisë (Karli qe kthyer me
marrëzitë e tij dhe për këtë shkak Evgjenia po martohej), për të treguar
kotësinë e kësaj martese e cila dihej përse bëhej, për të treguar dhe një lloj
ndjesie të të gjithëve aty që dukej sikur e kishin menduar këtë gjë më parë,
etj.
23. Identifikoni dy kushte që Evgjenia i
vë bashkëshortit të saj të ardhshëm. Si ndihet ai nga fjalët e saj?
a) ai nuk
duhet të kërkonte asnjë të drejtë mbi zemrën e saj,
asnjë të drejtë që ia lejon martesa burrit
ndaj gruas.
b) shërbimin
ndaj shlyerjes së borxheve të të ungjit,
kujdesin për të dhe pasurinë e saj.
c) Kryetari
ishte i gatshëm të bënte gjithçka,
u drodh nga gëzimi dhe nga ankthi,
u ndje si skllav i saj,
24. Ç’përshtypje ju jep sjellja dhe
veprimi i kryetarit pas fjalëve të Evgjenisë. Cili është konkluzioni që nxirrni
nga shprehja e fjalëve të tij të fundit: - Do të jem skllavi juaj, - tha ai.
a) Sjellja e
kryetarit është sjellja e një të binduri, e një skllavi, e një njeriu i cili
bën gjithçka për të pasur nën sundim një pasuri aq të madhe etj.
b) Gjithë
peshën e shprehjes së fjalëve të tij e mban fjala skllav. Ai pranon gjithë
kushtet e Evgjenisë pa llogaritur asgjë për veten e tij. Bindja prej skllavi
është në funksion të një interesi material shumë të madh, siç është pasuria dhe
paraja.
25. Argumentoni pse dëshira e tepërt për
pasuri e tjetërson njeriun.