DERGUAR NGA: Antonio Çikollari
Projekt ne power point per figuren e Skenderbeut. Shkarkojeni file nga ketu :)
http://www.speedyshare.com/tRSrD/projekti-i-plote21.ppsx
Blogu i gjimnazistëve shqiptarë.
Materialet ne faqen tone jane te mbrojtura nga ligjet e te drejtes se autorit. Cdo kopjim i paautorizuar do te trajtohet nga Google dhe faqja juaj do te bllokohet.
© 2012-2018
SHIKu ALL RIGHTS RESERVED
Thursday, October 24, 2013
ESE ARGUMENTUESE: Ekzistenca njerëzore, dashuria, forca, përpjekjet për ekzistencën të qënies njerëzore është tematika kryesore e veprave të Kongolit. Jepni mendimin tuaj në lidhje me këtë gjetje të autorit.
Shpesh herë gjenden shkrime të autorëve nga më të ndryshmit përsa i
përket ekzistencës njerëzore, dashurisë dhe forcës. Një ndër këta
duarartë është edhe Kongoli, i cili shkruan gjërë e gjatë për një
ekzistencializëm thuajse të pamundur për njerëzimin apo thjesht për disa
jetë të veçuara të cilat dashur pa dashur përfundojnë në rrugë pa
kthim.
Këtë e shohim thuajse në çdo vepër të tij, duke e nisur me “Ne të tre!” e
duke përfunduar me “Bolero në vilën e pleqve!”, e cila është dhe vepra e
fundit e studiuar në këtë vit shkollor. Nëse i veçojmë të gjitha veprat
nga njëra-tjetra do të mund të shihet më qartë çdo element përbërës i
jetës, i veçuar nga përgjithësimet apo fjalët të cilat dashur pa dashur i
humbasin kuptimin e saj të plotë. Tek vepra “Ne të tre!” dallohen qartë
notat optimiste të jetës të cilat bëjnë të mundur vazhdimin e saj sa më
gjatë të jetë e mundur. Në këtë vepër i shohim personazhet të veshur me
një petk të dendur që mbart në vetvete të gjithë elementët e mesipërm. Në të gjenden forca, dashuria, madje deri diku dhe ekzistenca
njerëzore. Kjo për shkak se vihet re mjaft qartë si nëpërmjet ngjarjeve
ashtu edhe nëpërmjet karakterit të personazheve, ku dallohet dëshira e
tyre për të jetuar dhe për të qenë ekzistent ndaj një bote thuajse
inekzistente. Ata nuk përpiqen të mbijetojnë, ata thjesht përpiqen të
jenë pjesë e kësaj jete, ashtu si dhe shumë të tjerë, ndaj dhe Kongoli
njihet apo përmendet për këto veçori “të pazbuluara” të jetës.
Nëpërmjet personazheve ai arrin të sjellë në jetë shumë oponentë të
cilët bëjnë të mundur dëshirën për të ekzistuar apo për të qenë të fortë
ndaj një dashurie të pafrytshme, por që me pak forcë dhe vullnet mund
të sigurojë një jetesë normale mbi një bazë anormale. Dhe ai ka të
drejtë për këtë. Gjatë fragmenteve shohim qartë dëshirën e tij për ta
patur jetën në qëndër të vëmëndjes. Kjo është diçka e mirë si për
lexuesin, por edhe për atë frekuentues të librit, i cili dashur pa
dashur gjen veten tek një personazh, fjali, shprehje apo fragment. Madje
pikërisht këtyre personave u duhet kushtuar më tepër vëmëndje. Kongoli
di të bëjë goditjet e duhura
.
Nëse do të veçoheshin elementët nga njëri-tjetri, kuptimi nuk do të
kishte më kuptim. Pra nëse marrim veç vetëm dashurinë në përgjithësi dhe
përjashtojmë ekzistencën dhe forcën, do të sigurohej diçka e plogët, pa
jetë. Sepse pa ekzistencë nuk do të kish dashuri, pa forcë gjithashtu.
Dhe ndjenja e dashurisë do të mbetej thjesh si Toka pa Diellin. E ftohtë
dhe e pakuptimtë, thjesht inekzistente. Megjithëse dashuria vjen në
lloj-lloj prizmash. Nëpërmjet autorit, dashuria e mposht atë mungesën e
ekzistencës, mposht gravitetin duke kryer një udhëtim në drejtim të
kundërt. Por ndonjëherë ajo dashuri bie pre e tij dhe dashur pa dashur
nis e të shndërrohet në një ndjenjë urrejtjeje mbi atë që po e pengon të
ngrejë krye. Ni
s të errësohet krejt papritur dhe nis e perëndon në një kohë kur ti
pret të lulëzojë. Pikërisht ky mendim do të ishte absurd. Ajo urren atë
që nuk e lejon. Pra Kongoli e ka bërë të mundur këtë transformim.
Ekzistenca pa forcën dhe dashurinë. Një kapitull komplet ndryshe. Për të
vetmen arsye sepse nëse nuk do të ishin këto, përse do të duhej
ekzistenca e njeriut? Vetëm urrejtja nuk ka kuptim. Kështu do të mund tu
bëje qejfin egoistëve, të cilët presin çastin e vetëm dhe të duhur për
të vrarë jetë të pafajshme me intrigat dhe dashakeqësitë e tyre. Prandaj
nevojitet dashuria, që të mund të ndrijë në errësirën e urrejtjes, të
mund tua pëtplasë në fytyrë shpifjet të tjerëve me të gjithë forcën e
mundshme dhe në fund fare tiu thotë: “Ju mposhta sërish, ja tek jam, mbi
ju, kryelartë. Ndërsa ju mbetët në fund të gjithçkaje. Ja se çfarë
jeni, thjesht diçka pa vlerë që mund ta shkelë
kushdo dhe kurdo…”. Megjithëse as ekzistenca dhe as dashuria nuk do të
mundë ta zhdukin dot urrejtjen. Mbase nga dashamirësia, mbase nga
triumfet që do të kenë ndaj saj.
Pikërisht kjo gjë duhet të merret parasysh tek këto vepra, prioriteti i
të mirës dhe i jetesës. Sepse për çdo kënd që arrin të kuptojë thelbin e
elementëve më të rëndësishëm të kësaj bote, asgjë tjetër nuk do të mund
të ketë kuptim. Ndaj dhe mëndjendriturit i kushtojnë një pjesë të mirë
të jetës së tyre, sepse e dinë që ia vlen dhe se ai mund nuk do të mund
tu shkojë dëm.
DERGUAR NGA: Antonio Çikollari
Saturday, October 12, 2013
Ese historiko-letrare: Iliret dhe arberit.
TEMA:ILIRET DHE ARBËRIT PASARDHËSIT TANË
Iliret jane harta jone e identitetit kurse arberit piedestali krenar I luftes per liri.Historia e tyre eshte shembellim I heroikes,trojet e tyre jane toka pjellore e trimave te pafund ndersa armet jane lavdia e pashtershme qe I bente ata fitimtare.
Neqoftese sot ecim me koken lart, neqoftese sot therrasim me zell emrin shqiptar eshte per shkak te atij ideali fisnik atdhedashes te cilin e mbarten ilire,arber deri sot te ne shqiptaret.
Fatet jane bestytni imagjinare qe shume njerez frymezohen per te mbajtur shpresen gjalle, por sot une ndihem krenare qe gjaku paraardhes diti ta shkruaje vete fatin e tij, diti ta luftoje fatin e tij dhe mesoi ta ndryshonte ate.
Ne qiejt bashkekohore valevit e pacenuar liria, rrjedh e lumtur gjuha shqipe, levizin te denje ne tokat e tyre shqiptaret sepse te paret tane e deshen dheun e tyre, me gjak mbollen frutin e lirise dhe me nder luftuan per te qene fitimtare.
Ata jane frymezimi yne fisnik,jane historia jone e skalitur me heroizem, jane eterit e tokes qe une dua dhe jetoj per te realizur endrra.
Ata jane poezia qe rimon ne gojen e cdo patrioti, jane lumi qe kthjellteson vargjet e lavdishme te himnit legjendar.
Sot e shohim qiellin me te paster sepse shpirterat hyjnore ndriten dhe pas vdekjes, sot sodisim malen me kersheri sepse pemet e larta u bene lapidare per heronjte dhe sot deti duket perrallor sepse te paret tane lundruan per te zhdukur dallget qe sillnin nenshtrim.
Faqet e histories shqiptare kullojne lufte, gjak, nder, lavdi dhe liri te cilat shpirtezojne zemrat e atyre qe e deshen atdheun,e deshen te ardhmen dhe mbi te gjitha deshen ekzistencen e tyre.
Gjaku qe mbajme ne vena,vyrtytet qe rrisim ne shpirt dhe fati qe kemi trasheguar jane vepra me humane e forteses fisnike ilire.
Dheu mbi te cilin ndertojme te ardhmen,ligjet e skalitura te nderit dhe gjuha e arte shqipe jane skulptura qe arberit e ngriten per te mbledhur shqiperine rreth shkelqeimit te saj.
Nga : Adrian Hoda, Kukes.

Subscribe to:
Posts (Atom)