Friday, November 14, 2014

Ese letrare: 70 Vjetori i Clirimit



Kalojnë vite, kalojnë edhe shekuj e kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët në mendjet e zemrat tona, në kujtesën tonë historike. Brezat që vijnë do t’i mbajnë në zemër dëshmorët, për t’i bërë ata flamuj qe valviten rrugëve e shesheve tona të lirisë.

Liria ndërtohet me jetë, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Kurse, dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martir. E popullit që synoi ta fitojë lirinë shekuj me radhë duke luftuar me gjak. Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur lart, deri në piedestalin e vetëflijimit.

Ata jetuan për ne. I kemi ne token tone te perbashket shqiptare gjithkund e gjithherë. Me një diell në gji, me një rreze në ballë. Lundrojnë mbi detin e gjakut të flijuar për liri.Në paqe e në luftë, në fushë e në mal. Sa shumë shqiptare që festojne sot për 70 vjetorin e madh te lirise se shqiponjes qe fluturon ne qiellin atdhetar. Gëzim e hare në çdo anë. Dëshmorët u ngjallën sot dhe festojnë bashkë me ne pas 70 vjetesh te lira e te qeta per Shqiperine e vuajtur e te plagosur.

Ata janë vetë liria jonë. Liria nuk erdhi nëpër rrugën e shtruar me lule.Ajo nuk erdhi si nuse me kurorë.Ardhja e saj deri te ne ishte e gjatë dhe e veshtire. Për lirinë e saj u desh luftë,mund e gjak.Këmbët e saj u gjakosën nga gjaku i luftëtarëve trima.Por jo vetëm nga ta por edhe nga gjaku i secilës moshë(pleq,fëmijë,të rinj).Ardhja e saj rezultoi me humbjen e shumë njerëzve.Dëshmorët patën vetëm një ëndërr-lirinë e cila sot vertititet e lire neper te gjitha trojet shqiptare, dielli shkelqen me shume se kurdohere tjeter ne kete dite te shenuar per Shqiperine. 
Pas 70 vjetesh me ne fund shqiptaret festojne te lumtur e te qete me zemrat e mbushura me gezim per kete dite.Shqiperia beri nje lufte heroike, nje lufte te drejte, nje lufte me shume sakrifica, me shume gjak te derdhur, me shume bij te rene. Kurre mos u harrofte sakrifica e tyre dhe qofshin perjete te nderuar ne panteonin e deshmoreve dhe martireve te ketij kombi kaq te vuajtur. Gezuar festen e clirimit!



Nga Lorena Baku, Rrogozhine 

12 comments:

  1. Beje edhe nje tjeter me te gjate ke talent ZMR ❣❣💋💋👌👌🥰🥰

    ReplyDelete
  2. Super beje edhe nje per 75 vjetorin se me duhet sesben.FLMMM

    ReplyDelete
  3. Bravo ����������

    ReplyDelete
  4. Shm e bkr ...Psake talen....
    BRAVO..

    ReplyDelete
  5. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    ReplyDelete