Lidhjet socialo-kulturore midis vendit tone dhe Perandorise Romake te Perendimit.
Me pushtimin e plotë të Ilirisë, nisi të përhapej
edhe kultura romake, duke u ndërthurur me kulturën vendëse ilire dhe duke
zhdukur pak nga pak edhe ndryshimet kulturore që ekzistonin deri atëherë midis
krahinave ilire. Një rol të rëndësishëm në përhapjen e kulturës romake në
provincat ilire ka luajtur aparati administrativo-ushtarak i pushtuesve romakë.
Vatra kryesore të përhapjes së kulturës romake u bënë ato qytete, të cilat si
pasojë e organizimit të ri administrativ u bënë qendra të rëndësishme ekonomike
dhe patën një jetë të gjallë kulturore-artistike. Dukuritë më të shumta
kulturore, të ndikuara nga Roma, zunë vend, në masën më të madhe, tek banorët e
ardhur nga Italia ose nga provincat e tjera dhe te përfaqësuesit e shtresës së
pasur vendëse.
Në provincat ilire, sikurse edhe në provincat e tjera të perandorisë romake u
zhvilluan arkitektura zyrtare, skulptura - veçanërisht portreti, arti i
mozaikut dhe piktura murale.Gjithashtu pati ndikim edhe ne shkollen ilire.Permendim
Apolonine shkolla filozofike e se ciles u be e mirenjohur ne lashtesi. Pushtuesit romakë për nevojat e tyre bënë
ndërtime të shumta, të cilat në disa raste ndryshuan planet e vjetra
urbanistike të qyteteve. Këto ndryshime në planin urbanistik të qyteteve të
vjetra në provincat jugore ilire u bënë sepse romakët nuk ngritën ndonjë qytet
të ri. Më qartë ato shihen në Buthrot e Apoloni.
Ndryshime të dukshme ndodhën edhe në kulturën
materiale e shpirtërore, veçanërisht në qytetet dhe në periferitë e tyre.
Krahas me futjen në prodhim të një sërë veglash të reja pune, gjatë shekujve të
parë të pushtimit romak hyjnë në përdorim edhe stoli të reja, një pjesë prej të
cilave lidheshin me modele veshjesh të ardhura. Një argument që përdoret për të provuar romanizimin
e ilirëve është përhapja e gjuhës latine si gjuha zyrtare e kohës. Me imigrimin e vazhdueshëm të tregtarëve dhe kolonëve
romakë drejt provincave të Ballkanit, qendra qytetare si këto qenë të parat që
përqafuan latinishten si mjeti më i volitshëm i komunikimit, në fillim përgjatë
bregdetit të Adriatikut e më pas në brendësi. Rajonet e fundit që iu nënshtruan
këtij procesi romanizimi ishin pa dyshim luginat malore të thella e të
paarritshme të Shqipërisë veriore.Edhe pse dokumentet mbishkrimore të zbuluara në
provincat ilire tregojnë se gjuha latine ka qenë gjuha e administratës dhe e
kulturës ajo nuk mundi asnjëherë t’i zinte vendin gjuhës ilire si mjet shprehës
në marrëdhëniet shoqërore e familjare, madje as në qytetet ku ilirët
bashkëjetuan me banorët italikë të ardhur. Hieronimi, një ilir nga Dalmatia, shkruante se ilirët në kohën e tij flisnin
gjuhën e tyre, e cila ndryshonte nga gjuha latine. Për më tepër, vetë prania e
gjuhës shqipe në trevat e Ilirisë Jugore dëshmon qartë kundër romanizimit të
një pjese të madhe të popullsisë së këtyre trevave.
Një fushë tjetër, ku del
qartë gjithashtu, qëndresa ilire, është onomastika, ruajtja e emrave
tradicionalë vendës, si tek njerëzit, emrat e vendeve, lumenjve, maleve etj.
Emra vetjakë ilirë ka me shumicë në mbishkrimet latine. Ilirët nuk i kishin
humbur vetitë e tyre kulturore e etnike dhe këtë e tregojnë riti i vjetër i
varrimit me vendosjen e trupit në varr dhe mënyra e ndërtimit të varreve. Në monumentet
skulpturore, kryesisht në gurët e varreve, përveç emrave ilirë, figurat e
skalitura mbajnë edhe veshjen popullore ilire. Me kalimin e
kohës perandoria nisi të dobësohet, ilirët, duke përfituar nga një traditë e
gjatë zakonesh dhe mjeshtrish ushtarake, fitoi ndikim të madh në udhëheqjen
ushtarake romake. Në të vërtetë, disa syresh mundën prej aty të bëhen
perandorë. Nga mesi i shekujve të III-të dhe të IV-të frerët e perandorisë
ishin pothuajse vazhdimisht në duart e perandorëve me prejardhje ilire: Gaius
Decius, Klaudius Gotikus, Aureliani, Probusi, Diokleciani dhe Konstantini i
Madh. Me kete shkrim te shkurter desha te evidentoj se
ilirët nuk u shfarosën dhe as u asimiluan, por ruajtën elemente të shumta të
kulturës shpirtërore e materiale, si një popullsi kompakte dhe e qëndrueshme,
se kombësia ilire i qëndroi romanizimit dhe eshte kjo nje fitore dhe nje pasuri
e madhe qe I lane brezave ne vazhdim.Eshte nje e vertete qe na ka ngritur ne
piedestalin e nje vendi me vlera qe jane mbrojtur me krenari edhe pas luftrash
,shirash apo rrebesheve njerezore.
No comments:
Post a Comment