Thursday, September 20, 2018

Ese: Nje bote pa ligje

Ligji eshte nje koncept sa abstrakt dhe i prekshem. Eshte ligji ai i cili drejton menyren si ne jetojme, por dhe si mendojme. Vete fakti qe shoqeria ka krijuar rregulla e ligje, mund te interpretohet se ligji eshte dashur si nje mekanizem rregullues i shoqerise per te garantuar vazhdimesine e saj. Ligji, megjithate nuk eshte nje mekanizem veterregullues. Ligjet jane krijuar nga perfaqesuesit e popullit, shtetaret, me qellim mbrojtjen e sigurise, drejtesise dhe interesave te qytetareve. Shpesh thuhet se ligjin e ben legjitim autoriteti, e jo arsyeja apo dituria. Por sa e lehte eshte te vendoset nje autoritet i tille me qellim mbrojten e te drejatve te njerezve? Kush vendos se cfare eshte e drejte dhe cfare nuk eshte? A jane shtetaret gjithmone te interesuar ne mireqenien e qytetareve te tyre? A nuk jane shtetaret qenie njerezore qe vendosin interesat personale para interesit publik, nje akt ky aq normal per cdo qenie njerezore?

Martin Luterking ka thene se 'Gjithcka qe kane bere nazistet ne Gjermani ishte plotesisht e ligjshme'. Nese shohim ne kontekstin shqiptar, krimet e komunizmit ne ate kohe ishin totalisht te ligjshme. Te marresh jeten e dikujt sepse mendon ndryshe nga ti ne ditet e sotme eshte jo vetem e paligjshme, por dhe absurde te mendohet, megjithate jo me larg se tridhjete vjet me pare, kjo ka qene jo vetem e ligjshme, por dhe e  konsideruar si e moralshme. Luigji i XIV ka thene ' Eshte e ligjshme sepse dua une', ndersa Bismarku ka thene se 'Ligji eshte si sallami, esht eme mire te mos e shohesh si behet'. Ligji, pra, varet nga ata qe e krijojne ate dhe qellimet e tyre. Eshte ne doren e tyre nese nje veprim konsiderohet i ligjshem apo i paligjshem. 

Nese fuqia ligjvenese vendoset vetem ne doren e dikujt, apo nje kaste te vogel njerezish, eshte e pamundur qe interesat e tyre te ecin paralelisht me interesat e qytetareve. A do te ishte me mire nje bote pa ligje sesa nje bote me ligje te diktuara nga nje mendje e semure? Historia ka treguar se po. Monarkite dhe diktaturat jane permbytur shpesh me revolucione, duke e cuar vendin ne anarki, ku ligji nuk ekziston. Megjithate, po historia ka treguar se shoqeria nuk ka mbetur asnjehere pa ligje, anarkia nuk funksionon dhe njerezit vete kane dashur te ndertojne nje sistem ligjor, por ne ndryshim nga me pare, nje sistem te drejte ku ligjet vendosen ne menyre te drejtperdrejte nga vete populli me ane te perfaqesuesve te zgjedhur nga populli; dhe kjo eshte demokracia.

Ne nje situate hipotetike, nje bote pa ligje do te shkonte vete drejt vendosjes se nje rendi shoqeror. Kjo do te ndoshte sepse do te kete gjithmone disa individe qe do te performonin me mire se te tjeret, duke fituar pushtet, para dhe vartes. Kjo ka ndodhur qe me lindjen e njerezimit. Ne tribute e lashta te njerezve te shpellave, pa patur gjithmone nje prijes te tribuve qe percaktonin rregullat e jeteses per tribune.  Njeriu ka nje fuqi te lindur per te udhehequr, ashtu sic kane edhe shume gjitare te tjere. Dikush behet pergjegjes per mbledhjen e ushqimit, disa per te mbrojtur tribuine nga kafshet grabitqare e disa perkujdesen per te vegjlit. Ne kete kendveshtrim, nje bote pa ligje do te ishte fillimi i krijimit te nje rendi te ri, sepse vete natyra njerezore priret drejt nje rendi te tille per te siguruar mbijetesen me ane te ndarjes se detyrave.