Tuesday, June 4, 2013

Ese letrare: Vetmia, kthim ne vetvete.

Te jesh i huaj, i vetem, a eshte e njejte me te qenin i vecante?
Kesaj pyetje do te mundohemi t’i pergjigjemi gjate ketij shkrimi, duke e pare vetmine nga disa kendveshtrime te njohura e te panjohura.

 Shume njerez jane te vetmuar dhe ata e perkufizojne kete si “gjeja me e keqe qe i ra”. Eshte e kuptueshme, te gjithe kane nevoje per nje njeri qe t’i rrije prane, apo ndoshta edhe per me shume, per nje grup njerezish, per nje grup miqsh.  Te dish qe do te kalosh jeten i vetem, eshte si te jesh nje njeri pa njeri, nje femije pa shtepi. Vete natyra njerezore eshte sociale, marredheniet me njerezit jane si ushqimi apo si mjekimi. Me kot nuk i vizitojme te afermit tone kur jane te merzitur, apo dhe te semure.

Mirepo, cfare thone mendimtaret apo shkrimtret rreth vetmise? A eshte ajo e keqja me e madhe, apo eshte nje e mire qe e trajtuar sic duhet na ndihmon te jetojme me te lumtur? Ideja e tjetersimit te njeriut ne shoqeri, nuk eshte nje koncept i ri. Te izolohemi, thote Kamy, te vecohemi dhe te ruajme unin prej mjedisit armiqesor, te mbrojme lirine tone te brendshme dhe te mos e cenojme ate nga marredheniet shoqerore. Marredheniet shoqerore shpesh jane konsideruar si kufizime per njeriun, i cili ne vetmi eshte me i lire, eshte vertete i lire. Egoja dhe superegoja nuk do te kishin kete kuptim, bota do te ishte edhe me e qete, edhe ndoshta me e paqte. Njerezit do te ishin me te vecante, secili i pandikuar nga mendimet apo percaktimet e te tjereve.

C’mund te themi per ne vete? A nuk jemi deshmitare qe jemi te paafte te zgjedhim kur duam te rrime vetem dhe kur te dalim? Brenda nje ore keto ndjenja mund te pershtjellohen aq shume dhe aq shpesh, saqe mund te dalim ne perfundimin se vecimi dhe bashkimi me te tjeret jane me teper te shkrira sesa te ndara.

Vetmi do te thote kthim ne vetvete, por s’mund ta perkufizojme, sepse keshtu do ta kufizonim kete koncept ende te pazbuluar, ndoshta qellimisht nga qeniet njerezore.

                                                                                                                                                                                             Sara Shiku