Saturday, November 21, 2015

ANALIZË: “Hamleti, Princ i Danimarkës” - U. Shekspir A e vrau mbretin Hamlet i vëllau Klaudi apo i biri princi Hamlet?!



- Pas vdekjes misterioze dhe të dyshimt të mbretit Hamlet të Danimarkës, si mbret i Danimarkës bëhet i vëllau Klaudi e jo biri i tij princi Hamlet. Ai varroset çuditërisht pa prezencën e të birit princit Hamlet, pasi që tek pas dy muajve që nga vdekja e ish mbretit Hamlet i biri i tij princi Hamlet kthehet në pallatin mbretëror. Nuk vonon dhe në oborrin mbretëror na paraqitet “Fantazma e armatosur” e ish mbretit Hamlet. Ajo i thotë të birit princit Hamlet se i vëllau Klaudi e ka vrarë atë duke ia derdhur helmin në vesh, kur ai po flinte në kopsht! 

- Vdekja misterioze e mbretit Hamlet dhe fjalët e Fantazmës janë momenti kyq i vazhdimsisë së dramës. Këtu diçka e mistershme po ndodh dhe detyrimisht për të zbuluar se cila është e vërteta e vdekjes së mbretit Hamlet, na lindin shumë pyetja logjike: 
- A mund dhe sa mund të besohet hipoteza që bazohet vetëm në fjalët e një Fantazme, se; Mbretin Hamlet e ka vrar i vëllau Klaudi dhe atë derisa ishte duke fjetur në gjumë?! 
- A ka mundësi që njeriu përderisa fle në gjumë, ta shoh vrasësin e tij? Jo!
- A ka Fantazmë të armatosur të tërin me çelik nga koka gjerë në këmbë?! Jo!
- A ishte Fantazma e ish mbretit Hamlet fantazmë e vërtet apo ishte inskenim dhe nga kush? Të shohim në vazhdim.
Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve substanciale, pra për të ardhur deri tek e vërteta dhe për ta zbuluar këtë mister, se çka në të vërtet kishte ndodhur në oborrin mbretëror të Danimarkës, neve na duhet që në bazë të disa shkëndijzave që na i jep autori U.Shekspiri t’i inskenojm disa nga ngjarjet substanciale e që autori pothuajse qëllimisht na i lë në gjysëm errësirë. Por para se t’i shohim ato skena substanciale, siq është skena e vrasjes së mbretit Hamlet, etj., vetvetiu na lindin shumë pikëpyetje logjike e që përgjegjiet në këto pyetje, sigurisht se na zbërthejn këtë mister dhe na qojnë drejtë zbulimit të së vërtetës. 
E pikëpyetjet e mija logjike, janë: 
- A thua vallë, pse U.Shekspir nuk na e jep në fillim skenën e vdekjes së mbretit Hamlet? 
- Pse çmenduria e princit Hamlet koincidon me vdekjen e babait të tij?
- Për çfar arsye princi Hamlet nuk ishte prezent në varrimin e babait të tij dhe ai nuk u kthye në Oborrin Mbretëror për dy muaj, që nga vdekja e të atit?
- A mund dhe sa mund të besohet hipoteza që bazohet vetëm në fjalët e një “Fantazme” se ish Mbretin Hamlet e ka vrar vëllau Klaudi dhe atë derisa ishte duke fjetur në gjumë?! 
- A ka mundësi që njeriu përderisa fle në gjumë, ta shoh vrasësin e tij? 
- A ka Fantazmë të armatosur të tërin me çelik nga koka gjerë në këmbë?!Pastaj,
- Si është e mundur që në aktin e parë, Fantazmën e armatosur e shohin Marceli, Bernardi dhe Horati, kurse në aktin e tretë gjatë konfliktit të Hamletit me të ëmën, Gertruda as nuk e pa fantazmën as nuk e dëgjoi kur fantazma po i fliste Hamletit?!
- Pse Gertruda i tha Hamletit; “Kjo është thjesht prodhim i trurit tënd/ Fantazma e jote është mendjeshkrepje”/. Pastaj,
- A ishte Fantazma e ish mbretit Hamlet fantazmë e vërtet, apo Fantazma ishte inskenim i vet princit Hamlet?!
- A ka dashur vet Hamleti që përmes inskenimit të “Fantazmës” ta zbulojë vrasësin e të atit, apo me inskenimin e Fantazmës princi Hamlet ka dashur që t’i largohet sa më shumë të vërtetës rreth vrasjes së ish mbretit Hamlet!? 
- A ia kushtoi Hamleti shfaqjen “Vrasja e Gonzagos” Klaudit apo Ofelisë?!
- Pse Ofelia te shfaqja “Vrasja e Gonzagos” reagoi e para dhe ajo e humbi torruan dhe me kureshtje e pyeti Hamletin se cila është domethënia e shfaqjes!? Pse ajo u shqetësua dhe i thotë Hamletin me ndrojtje “ç’do të thotë kjo”!? 
- Pse princi Hamlet i tha Ofelisë se mund të shpjegoj ndjenjat e asaj dhe të dashnorit tënd? 
- Pse Hamleti i thotë Ofelisë se nuk e donte, bile ia mohoi edhe dhuratat që ia kishte dhënë vet ai. 
- Pse Hamleti i thotë Ofelisë të shkojë në manastir, pra në një mënyrë Hamleti e quan Ofelinë prostitutë? 
- A bëri Ofelia vetëvrasje për shkak të vdekjes së të atit Pollonit, apo ajo bëri vetëvrasje për gabimin e saj çnderues dhe për humbjen e princit të saj, Hamlet?! Pastaj, 
- Pse U. Shekspiri nuk na tregon skenën kur Hamleti po internohej për në Angli? 
- Si u bë që Rozenkranci dhe Gildesterni të vazhdojn rrugën për në Angli pa Hamletin, kur dihet se detyra e Rozenkrancit dhe Gildesternit ka qenë që ta dërgojn Hamletin në Angli?
- Çka ndodhi në të vërtet gjatë sulmit të anijes në det, mes Hamletit dhe “piratëve”?
- Si u bë që “piratët” t’a kthejnë princin Hamlet për në Danimark, pa therrë në këmbë, kur dihet se gjahu më i vlefshëm i piratëve është zënia peng e ndonjë personaliteti, siç ishte një princ, në mënyrë që më pastaj, lirimin e tij ta kushtëzojnë me një haraç të majmë?! 
- A kanë qenë ata piratë të vërtet apo ata kanë qenë njërëzit e Fortimbrasit të Norvegjisë?
- Pastaj si u bë që vulën mbretërore, princi Hamlet ta ketë në xhep, kur dihet se vula mbretërore është vetëm një dhe ajo qëndron e ruajtur në zyrën e pallatit mbretëror? Pra, a mundet Hamleti të ketë përdorur vulë mbretërore të falsifikuar, apo Hamleti e gënjeu Horatin për ballafaqimin e tij me piratët?! Pastaj,
- Pse autori U. Shekspiri nuk na tregon jetën dhe veprimtarinë e princit Hamletit gjatë studimeve në Universitetin e Vitenbergut që ndodhet në Norvegji?!
- A ka gisht Fortimbrasi i Norvegjisë që përmes Hamletit t’i bëjë komplot mbretit Klaud? 
- Pse dhe si ndodhi që princi Hamlet në minutën e fundit para se të vdes, ia lë amanet Horatit, që si mbret i ri i Danimarkës duhet të bëhet Fortimbrasi i Norvegjisë? 
-Si u bë që menjëherë pas tragjedisë që ndodhi në oborrin mbretëror, ose më sakt një minutë pas vdekjes së princit Hamlet, vjen Fortimbrasi dhe ambasadori Anglez, dhe menjëherë Fortimbrasi i Norvegjisë bëhet mbret i Danimkarkës?! 
- A thua vallë, pse Fortimbrasi, tash si mbret i Danimarkës, ia bëri nderimet madhështore vetëm kufomës së Hamletit e jo edhe kufomave të të tjerve?! 
- A do të thotë kjo se, mos ndoshta Fortimbrasi, si ish armiku i Danimarkës e tash mbret i saj i do e respekton vetëm tradhëtarët e Danimarkës dhe i nderon vetëm shërbëtorët e tij?! 
- Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve e që këto pyetje në vete përmbajn edhe përgjegjiet, ne vetëm atëherë mund të arrijmë të zbërthejmë misterin katërshekullor të Hamletit dhe vetëm atëherë do të zbulojmë të vërtetën rreth asaj se si dhe çka ka ndodhur në të vërtet në oborrin mbretëror të Danimarkës e që autori me ose pa qëllim nuk na i jep dhe i ka mbajtur si ngjarje në gjysmë errësir dhe sekrete. 
- E Skenat logjiko-reale që burimin e kanë nga përgjegjiet e pyetjeve të më sipërme si dhe te disa shkëndijza që na i jep vet autori, simbas meje janë; 
- Princi Hamlet, pa paralajmërim, natën vonë kthehet nga Universiteti i Vittenbergut i cili universitet ndodhet në Norvegjinë e Fortimbrasit. Me të arritur në oborrin mbretëror të Danimarkës, Hamleti hynë pa trokitur në dhomën e të dashurës së tij Ofelis. Tmerrohet kur e gjen babain e tij, mbretin Hamlet duke fjetur në shtrat me të dashurën e tij me Ofelinë. Në atë çast Hamleti nga ajo pamje që po sheh, pëson një traum të rëndë psikologjike dhe gati sa nuk çmendet. Ai përderisa e shehë babain e tij që po flinte në krah e vëren veshin e tij dhe në atë gjendje të rëndë psikike dhe thyerje shpirtërore Hamleti ia derdhë babait të tij helmin në vesh dhe kështu e vret të atin përderisa ai ishte në gjumë. Hamleti pasi e kryen kët&eu ml; krim, pa u vonuar dhe pa e parë askush, ashtu siç kishte ardhur, ikën nga vendi i krimit dhe kthehet andej nga kishte ardhur... Hamleti e kryen këtë vrasje në gjendje të tronditjes së rëndë psikike, ... 
Deri te ky konkludim kemi ardhur për shumë arsye.
Kjo për Hamletin, siq dihet, ishte vrasja e tij e parë dhe psikologët e shpjegojn se kur njeriu e kryen vrasjen e tij të parë, ai njeri e pëson një turbullirë shpirtërore dhe çrregullim psikologjik dhe atij i nevojitet për tu stabilizuar psiqikisht një kohë pushimi minimum dymujore. Tani më kuptohet çart se pse çmenduria e Hamletit koincidon me vdekjen e babait të tij dhe se tash dihet se për çfar arsye Hamleti nuk ishte prezent në varrimin e të atit si dhe pse ai mungoi për dy muaj që nga vdekja e të atit, sigurisht sepse Hamletit i nevojitej kohë për stabilizim psiqik. 
Kjo pra ishte arsyeja se përse autori U. Shekspir nuk na e jep skenën e turpshme të vdekjes së ish mbretit Hamlet nga i biri i tij.
- Në anën tjetër kur Ofelia zgjohet nga gjumi, pranë saj e ka kufomën e mbretit Hamlet. Në një situatë të tillë, ajo është e detyruar ta fsheh mëkatin e saj dhe të heshtë! Ajo e dërgon kufomën e mbretit Hamlet në kopshtin e tij, dhe për ta fshehur turpin e saj, ajo alarmon rrejshëm se; Mbreti Hamlet ka vdekur nga një kafshim i gjarprit duke fjetur në kopsht. Në të vërtet ajo nuk e di se mbreti është vrarë. Ofelia mendon se Mbreti ka vdekur natyrshëm nga pleqëria ose nga ndonjë atak i zemrës, pasi që ai ishte i thyer në moshë. 
- Nga ana tjetër, Klaudi kur e sheh se trashëgimtar i fronit mbretëror, princi Hamlet nuk erdhi në varrimin e të atit, e biles ai nuk u bë i gjallë as dy muaj pas vdekjes së të atit e në anën tjetër shteti i Danimarkës duhet t’a ketë një Mbret, atëherë në mungesë të princit Hamlet, i vëllau Klaudi me të drejt e shpalli veten Mbret i Danimarkës! 
Mund të konkludojmë se mosardhja e princit Hamlet në varrimin e të atit, çmenduria dhe mungesa dymujore e princit Hamlet e kanë bërë Klaudin Mbret të Danimarkës. 
- Tash të shohim se ku ishte dhe çka bëri Hamleti gjatë këtyre dy muajve në mungesë që nga vdekja e të atit e deri pak para se të paraqitej fantazma e armatosur në oborrin mbretëror?! 
- Hamleti gjatë dy muajve në mungesë, sigurisht se ishte në Universitetin e Vitenbergut në Norvegjinë e Fortimbrasit! Ai gjatë këtyre dy muajve në munges, (që i duheshin për stabilizim psiqik e shpirtëror), me mjeshtrinë e tij prej një artisti të vërtetë e ka shfrytëzuar kohën dhe e ka bërë me përpikmëri planin e komplotit për rrëzimin e Klaudit nga froni mbretëror. Në këtë planë komploti (siq do ta shohim në fund) sigurisht se i ka ndihmuar Fortimbrasi i Norvegjis! Për këtë arsye me t’u kthyer Hamleti në Oborrin mbretëror të Danimarkës, ai për të vënë në jetë planin e tij të komplotit, fillimisht fshehurazi e angazhon kipcin e ish mbretit Hamlet, që ta luaj rolin e Fantazmës. Dhe nuk është çudi që menjëherë pasi kthimit të Hamleti në pallatin mbretëror, na paraqitet “fantazma e armatosur”. Dhe që nga paraqitja e “Fantazmës së armatosur” princi Hamlet na bëhet i gjallë. Po pra, sepse tek tash në oborrin mbretëror të Danimarkës ka filluar drama e vërtet, në inskenim dhe në regji të princit Hamlet.
- Që të arrijmë për ta zbuluar se; A ishte Fantazma e ish mbretit Hamlet, fantazmë e vërtetë apo ajo ishte e inskenuar nga vet princi Hamlet, duhet të analizojmë thellësisht bisedën e Hamletit me miqtë e tij Marcelin, Bernardin dhe Horatin. Në fakt, të vërtetën mbi vdekjen e ish mbretit Hamlet, autori U. Shekspir, nuk na e ka dhënë përmes fjalëve të “Fantazmës”, por shkëndijzat e së vërtetës rreth këtij misteri mund t’i gjejmë (në Aktin e parë), në dialogun në mes Marcelit, Bernardit dhe Horatit me Hamletin si dhe në dialogun në mes “Fantazmës” me princin Hamlet. Që në fillim kur Bernardi, Marceli dhe Horati i tregojnë Hamletit se; përderisa ishin duke ruajtur, dy netë me rradhë e kanë parë fantazmën e mbretit Hamlet... Princi Hamlet, sigurisht sa për të parë se a e kishin kuptuar ata inskenimin e tij apo jo, i pyet ata me kureshtje se;
- A ishte fantazma i mvrejtur, i zbehtë apo i skuqur!? A ishte mjekër thinjur apo jo?! A dukej si i zemëruar apo si i helmuar... etj.?! E ata i përgjigjen me naivitet:
- Fantazma i përngjante Mbretit ashtu siç ishte i gjallë, biles ishte i tëri i veshur në çelik, i armatosur nga koka gjerë në këmbë, me mjekrën përzier qime zi e qime bardh,... etj. Pasi shkojnë tre miqt e tij, Hamleti i çuditur flet me vete;”Fantazma e tim eti e armatosur”.D.m.th. As Hamleti nuk beson në Fantazmën e armatosur, por në anën tjetër sikur është i kënaqur që nuk ishte zbuluar inskenimi i Fantatazmës nga shokët e tij naiv.
- Nga përshkrimi që i bëjnë Bernardi, Marceli dhe Horati, Fantazmës së ish mbretit Hamlet, na lindin disa pyetje logjike:
- Athua vallë, a ka Fantazmë të armatosur të tërin me çelik nga koka gjerë në këmbë? Nuk ka! 
- Pastaj, a ka fantazmë të skuqur? Nuk ka! 
- A ka Fantazmë me qime të zeza? Nuk ka! ...
E vërteta kryesore zbulohet kur “Fantazma e armatosur” i thotë Hamletit; 
- “Tek po flinja/ në kopsht, pas zakonit tim/ yt ungj më vjen në gjumë me një shishe / plot me një lëng hebone të mallkuar,/ dhe helmin lepër ma kullon në vesh,/...”
- Lind pyetja logjike: Si është e mundur që ish Mbreti Hamlet, duke fjetur në gjumë, ta shohë vrasësin e tij, e ta dijë se i vëllau Klaudi ia paska qitur helmin në vesh?! 
- A ka mundësi që njeriu duke fjetur në gjumë, ta shoh vrasësin e tij!? JO! 
- Pra nga dialogu në mes Marcelit, Bernardit dhe Horatit me Hamletin, si dhe nga dialogu në mes Fantazmës me Hamletin, ne bindemi se Fantazma nuk ishte fantazmë e vërtet, por ishte një inskenim nga ana e Hamletit!.... Them inskenim sepse Fantazma as nuk mund të jetë i armatosur me çelik nga koka gjerë në këmbë, e as nuk ka mundësi që njeriu përderisa fle në gjumë, ta shoh vrasësin e tij! 
- Nga të gjitha këto fakte vijmë në përfundim se; Fantazma e mbretit Hamlet ishte një aktor i ngjashëm me ish mbretin Hamlet, e që në këtë rast mund të ishte kipci i Mbretit Hamlet që e luan rolin e “fantazmës së armatosur”. 
- Hamleti e dinte se këtë skenë të tij me “Fantazmën e armatosur“ të të atit, janë duke e përcjellur edhe Marceli, Bernardi dhe Horati… Për këtë arsye Hamleti e inskenoi Fantazmën, që përmes fjalëve të “Fantazmës” ta poshtëroj mbretin Klaud, sa më shumë të jetë e mundur para oborrtarëve dhe qytetarëve të Danimarkës dhe si të shpallët Klaudi si vrasës, atëherë ai shumë lehtë mund ta rrëzoj atë nga froni mbretëror! Përveq kësaj me inskenimin e Fantazmës Hamleti ka dashur që të ik sa më shumë nga e vërteta ç’nderuese dhe e turpshme e të atit me Ofelinë, dhe nga e vërteta rreth vrasjes së të atit nga vet ai.
- Hamleti perdori metoda që sot sigurimet e fshehta të shteteve te ndryshme e quajn; legjendim për të tjetërsuar të vërtetën e krimit që e bëjnë vet kriminelët. 
- Pra Hamleti kishte një mision e misioni i tij ishte; komploti dhe rrëzimi i mbretit Klaud nga froni Mbretëror i Danimarkës.
- Për këtë arsye për ta përfunduar misionin e tij, Hamletit i nevojitej vetëm një shkas dhe një dëshmitar qoftë ajo edhe një fjalë e një “Fantazme të armatosur”. Por pasi që Hamleti nuk kishte as shkas e as dëshmitar, atij iu dashtë ta inskenoj Fantazmën e të atit, në mënyrë që mëpastaj, ai të mund të veproj për ta përfunduar misionin e tij. 
- Se Hamleti (si një tip i sëmur skizofren) ka filluar t’i besoj gënjeshtrës së vet(inskenimit të fantazmës) na vërteton fakti se (siq thamë më lartë) përderisa në aktin e parë Fantazmën e armatosur e shohin Marceli, Bernardi dhe Horati, kurse në aktin e tretë gjatë konfliktit të Hamletit me të ëmën, Gertruda as nuk e sheh fantazmën as nuk e dëgjoi kur fantazma po i fliste Hamletit! Gertruda i tha Hamletit; “Kjo është thjesht prodhim i trurit tënd/ Fantazma e jote është mendjeshkrepje”/. Kjo vërteton se kur një tip skizofren e thur dhe e inskenon një gënjeshtër (siq bëri Hamleti me fantazmën e armatosur) Ai tip skizofren fillon ti besoj gënjeshtrës së vet dhe i bindur vazhdon të jetoj me atë gënjeshtër deri në fund dhe tani më ajo g&eum l;njeshtër për tipin skizofren është e vërteta absolute.
- Ne e dimë se Hamleti e kishte një imagjinatë të shkëlqyeshme prej regjisori dhe aktori dhe përveç inskenimit me fantazmën, ai si një regjisor profesionist e inskenoi shkëlqyeshëm shfaqjen “Vrasja e Gonzagos”. E sa i përket shfaqjes “Vrasja e Gonzagos”, duhet të sqarojmë, se; Në inskenimin e shfaqjes “Vrasja e Gonzagos”, të gjithë mendojnë se kjo shfaqje i drejtohet Klaudit! Po Klaudit, por jo vetëm Klaudit, por unë them se kjo shfaqje më tepër i drejtohet Ofelisë! Të gjithë mendojnë se me shfaqjen “Vrasja e Gonzagos” Hamleti e demaskoi Klaudin dhe e zbuloi vrasësin e vërtet të të atit. Por JO! Me inskenimin e Vrasjes së Gonzagos, Hamleti ia arriti që para syve të botës, ta shtrembëroj realitetin e vdekjes së ish mbretit Hamlet dhe ta shpallë s i vrasës Klaudin, dhe në anën tjetër ia bëri me dije të dashurës së tij Ofelisë se, vet ai është dëshmitar që e ka parë skenën e saj ç’nderuese, duke fjetur me babain e tij dhe si pasoj e kësaj edhe vdekjen e turpshme të ish mbretit Hamlet! 
- Ofelia ishte e para që e kupton mesazhin e shfaqjes “Vrasja e Gonzagos”. Përderisa ishin duke e shikuar shfaqjen Hamleti i thotë Ofelisë se “Mund të shpjegoja ndjenjat e tua si dhe të dashurit tënd, sikur t’ju shikoja të dy të më losni valle si kukulla”.Gjatë shfaqjes Ofelia e humbi torruan dhe shqetësohet. Ajo e pyet Hamletin për domethënien e shfaqjes. E pyet me ndrojtje se “ç’do të thotë kjo”?! dhe gjatë shfaqjes Ofelia e kupton mirë se ish mbreti Hamlet nuk kishte vdekur ndryshe, por atë e kishin vrarë. E nëse mbreti është vrarë, këtu ka një dëshmitar, dhe Ofelia e kupton se ky dëshmitar është vet regjisori i kësaj shfaqje, e ai ishte princi i saj, Hamleti. Nga ky moment sikur çdo gjë ka marrë fund për Ofelinë pasi që nuk mund m&eu ml; asnjëherë ajo ta shikoj në sy Hamletin dhe s’ka se si t’i flas atij më për martesë. Gjatë një bashkbisedimi Hamleti i thotë Ofelisë pesë herë me formulime të ndryshme, por që janë të njëjta që; Ajo duhet të shkoj në një Manastir. Fjala manastir ka dy kuptime; njëri është manastir ku shkohet si lloj izolomi deri në fund të jetës, dhe tjetri është shtëpi e mbyllur, që Polloni e quan shtëpi të shitjes, d.m.th. shtëpi publike, ku ka prostituta. Pra Hamleti në një farë mënyre e konsideron Ofelinë si prostitutë. 
- Cinizmi i hapur i Hamletit nuk i lë vend dashurisë, kjo tregohet mjaft qartë kur Ofelia i kthen atij dhuratat dhe Hamleti i përgjigjet se nuk ia kishte dhënë ai këto dhurata. Mbase kishte të drejtë, nuk ishte më ai Hamlet që jepte dhurata, tashmë ekzistonte vetëm Hamleti hakmarrës. Ai e pyet Ofelinë, (pas asaj çfarë ka parë); - Nëse ajo është e ndershme,- duke e ditur shumë mirë se jo! Tani e kuptojmë se Ofelia është e ç’nderuar në sytë e princit Hamlet, dhe pas kësaj ajo vjen në përfundim se sa më shpejt ajo duhet të vetëvritet.Tash e kuptojm se pse për Hamletin paska gjëra të kalbura në mbretërinë e Danimarkës. Ngjarja sa vjen e bëhet më e komplikuar: Hamleti e vret babain e Ofelisë, Pollonin. E sa i përket vrasjes së Pollonit, du het të potencojm se Hamleti e vret njeriun me një lehtësi prej krimineli, që dëshmon se kjo vrasje për Hamletin nuk është vrasja e tij e parë. Them kështu sepse psikoanalistët e dinë se; Kur njeriu e kryen vrasjen e parë në jetë, ai person e pëson një traumë të rëndë psiqike dhe nga ajo traumë i njëjti person, (vrasësi) mëpastaj mund të kryej pa problem edhe vrasjen e dytë, e kështu me rradhë me një lehtësi prej një vrasësi serik sepse vrasja i bëhet rutinë. 
Njëjtë si Hamleti i cili e kishte këtë turbullirë dhe traum psikologjike që në vrasjen e tij të parë, (kur e kishte vrarë të atin,) kurse nuk kishte kurrfar turbullire psikike në vrasjen e tij të dytë, kur e vret Pollonin sepse vrasja (si akt kriminal) për Hamletin ishte bërë rutinë!!! Kjo vrasje me aq lehtësi, dhe pakurrëfarë brejtje të ndërgjegjies, sikur ta kishte mbytur një mi, tregon se në trurin e Hamletit ka një çarje të thellë psiçike dhe tregon se ai është një i sëmur nga shkizofrenia. E nga një i sëmur skizofren mund të pritet gjithçka, ... 
- Në anën tjetër kur Ofelia kërkoi audienc në oborrin Mbretëror, ajo kërkon audiencë, jo për t’a qarë të atin Pollonin, por ajo kërkoi audiencë për të shprehur lamtumirën e saj të fundit sepse ajo me veprimin e saj ç’nderues e kishte humbur përgjithmonë princin e saj Hamletin! Më vonë shihet se ajo bënë vetëvrasje! Pra kjo është mënyra se si Hamleti deshi ta varroste nderin e babait të tij dhe të Ofelisë e mbi të gjitha nderin e tij.
- Ky është shpjegimi logjik i vetëvrasjes së Ofelisë! Në të kundërtën nuk ka logjikë që Ofelia të bëjë vetëvrasje vetëm pse i vdiq i ati i saj Polloni. Nuk ka asnjë rast në botë, që përkundër dhembjes ndaj vdekjes së të atit, asnjë vajzë kurr nuk ka bërë vetëvrasje vetëm pse i ka vdekur babai i saj, sepse vdekja e babait, siq thotë populli, është ”vdekje me rend”. Kurse në anën tjetër, ka me dhjetëra e qindra raste të vajzave të reja, që kur janë çnderuar dhe si pasoj e atij çnderimi, kanë humbur të dashurin e tyre, ato vajza edhe kanë bërë vetëvrasje. Pra Ofelia bëri vetëvrasje sepse me veprimin e saj çnderues, humbi të dashurin e zemrës, humbi princin e saj Hamlet, pra Ofelia për gabimi n e saj dhe për mos mundësinë e martesës së saj, me princin e saj Hamlet u vetëvra! 
- Të rikthehemi te reagimi dhe largimi i Klaudit, gjatë shfaqjes “Vrasja e Gonzagos”. Ai reagim i Klaudit nëse e shikojm drejt dhe pa paragjykime është reagim normal, është reagim në vetëmbrojtje ndaj një provokimi të hapur që po i bëhej mbretit Klaud nga Hamleti. Gjithëkush që do të ishte në vendin e Klaudit dhe të shpallej si vrasës i të vëllaut, ai do të reagonte njëjtë, ashtu siç reagoi Klaudi. Dihet se njeriu më rëndë e përjeton dhe më keq reagon ndaj një shpifjeje se sa ndaj një të vërtete. Shfaqja “Vrasja e Gonzagos” që e inskenoi Hamleti, më kujton veprimin e një terroristi që e fsheh krimin e tij duke e fajsuar dikënd tjetër që atij ia kishte zënë rrugën e në këtë rast princit Hamlet ia kishte “zën& euml; rrugën” mbreti Klaud!
- Duhet të kemi parasysh se Klaudi, që nga fillimi deri te inskenimi i “Vrasjes së Gonzagos” nuk kishte asgjë kundër princit Hamlet. Përkundrazi Mbreti Klaud që në takimin e parë, pas kthimit të Hamletit në oborrin mbretëror, ai i thotë Hamletit me dashuri se; Ti je oborrtari i parë, trashëgimtari dhe mbreti i ardhshëm i Danimarkës. Kjo tregon se Klaudi nuk kishte asnjë ambicie për ta vrarë princin Hamlet. Biles mbreti Klaud shumë lehtë ka mundur ta eliminoj Hamletin kur Hamleti e vrau Pollonin, por jo, Klaudi as nuk e burgosi e as nuk e vrau Hamletin. Ndoshta ky është gabimi i vetëm i Klaudit që nuk e zbatoi ligjin për ta burgosur një vrasës siq ishte Hamleti,(sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin) dhe këtë lëshim për Hamletin, Klaudi e pagoi shumë shtrenjt. 
Pra vijmë në përfundim se që nga fillimi deri te inskenimi i “Vrasjes së Gonzagos” Klaudi nuk kishte asgjë kundër princit Hamlet. Mirëpo gjërat ndryshojn rrënjësisht që pas inskenimit të shfaqjes “Vrasja e Gonzagos” sepse tek tash Klaudi e ndien vetën të rrezikuar dhe të kërcënuar për vdekje nga një skizofren siq ishte Hamleti. Për këtë arsye Klaudi merr masa ndaj Hamletit. Prandaj pas provokimit që i bëhët te inskenimi i “Vrasjes së Gonzagos” çdo veprim i Klaudit kundër Hamletit, është i arsyeshëm sepse është veprim në vetëmbrojtje! Klaudi duhet të kuptohet drejt, sepse këtu po bëhet fjalë për jetë a vdekje! Pra Klaudi ose duhet ta vras Hamletin ose ai do të jetë i vrarë nga Hamleti! Pastaj
- Lind pyetja; Pse Hamleti nuk e vret Klaudin kur ai kishte mundësi?! Përgjegjia është se; Jo që Hamleti nuk dëshironte ta vras se përderisa Klaudi ishte duke u falur dhe nëse ky e vret Klaudin atëhere shpirti i Klaudit do të shkojë në parajsë e gjepura të tjera, por e vërteta është se Hamleti e dinte shumë mirë se Klaudi nuk është ai i cili ia kishte vrarë babain e tij. Këtë fakt përveq të tjerash e thotë vetë Hamleti te shfaqja “Vrasja e Gonzagos” në një moment Hamleti si rrëshqitasi (pa e pyetur askush) thotë se aktori që do t’ia derdh helmin në vesh viktimës duke fjetur është njëfarë Luciani i nipi i mbretit!!! E dihet se Mbreti është Klaudi kurse nipi i mbretit është vet Hamleti. Pra zakonisht e vërteta zbulohet përmes një shk ëndijëze që na dha vet ai dhe ne vijmë në përfundim se personi që ia kishte kulluar helmin në vesh duke fjetur ishte vete Hamleti.


- Se Hamleti e dinte fare mirë se Klaudi nuk është ai i cili ia kishte vrarë babain e tij mund ta shohim në fund kur Hamleti e vrau Klaudin. Aty fare qart shihet se këtë nuk e bëri në shenjë gjakmarrje ndaj babait të tij por për hakmarrje. Hamleti para se të dalë në dyluftim me Laertin, askund nuk vërehet dhe nuk e shohim se ai e ka në plan për ta vrarë Klaudin dhe për t’ia marr gjakun e të atit! Ndoshta vdekja e Klaudit të jep përshtypjen se Hamleti e merr gjakun e babait, por jo! Hamleti e vrau Klaudin për arsye se Klaudi e kishte mashtruar duelin e tij me Laertin duke ia lyer majën e shpatës së Laertit me helm. Këtu vlen të theksohet se Laerti e kishte blerë vet helmin, nga një mjek i rrugës. Pra ideja që ta lyej me helm majën e shpatës nuk ishte e Klaudit por ideja dhe helmi ishte i Laertit. 



- Krejt në fund, Hamleti e vetzbuloi misionin e tij të turpshëm; Ai në duelin me Laertin, dhe i plagosur për vdekje, një minutë para se të vdes, ia la amanet Horatit që me votën e tij vdekse, si mbret i Danimarkës të bëhet armiku numër një i Danimarkës, Fortimbrasi i Norvegjisë?! Amaneti i Hamletit flet mjaft qart se Hamleti lëre që e konsideronte atdheun e tij Danimarkën si një burg por ai këtë “burg” të quajtur Danimarkë e bëri dyfish burg, sepse e burgosi nën okupimin dhe sundimin e Fortimbrasit të Norvegjis. Siq shihet krejt në fund Hamleti i bëri një shërbim shumëfishë më të madhë Fortimbrasit të Norvegjisë se sa që ishte vet kërkesa e Fortimbrasit që ti rikthej disa viseve që i kishte humbur Fortimbrasi plak. Hamleti ia dha Fortimbrasit jo vet&eum l;m ato vise por ai ia dha nën sundim të tërë Danimarkën! Për këto shërbime të mëdha Fortimbrasi (kur erdhi një minutë pas tragjedisë së katërfisht në oborrin mbretëror të Danimarkës), ai ia bëri nderimet më të larta vetëm kufomës së Hamletit e jo edhe kufomave të të tjerëve! Pse? Sepse, Hamleti e kishte kryer misionin e tij të turpshëm në mënyrë të shkëlqyeshme! Simbas këtij përfundimi me të drejt konkludojm se e gjithë ngjarja dhe tragjedia në oborrin mbretëror të Danimarkës e mban firmën dhe ishte e dirigjuar nga Fortimbrasi i Norvegjisë ose më mirë me thënë, shërbimi sekret i Norvegjisë i ka ndihmuar Hamletit që të kryej komplotin e tij kundër mbretit Klaud! Pra këtu e shohim se Hamleti gjatë t&e uml;rë kohës ka pasur një mision tradhëtie, si ndaj mbretit Klaud poashtu edhe ndaj të atit ish mbretit Hamlet e posaqërisht ai kishte një mision tradhëtie ndaj atdheut të tij Danimarkës.
Them kështu për arsye se tjetër shpjegim nuk mund të ketë amaneti dhe vota e Hamletit për ta bërë mbret të Danimarkës armikun e Danimarkës, Fortimbrasin e Norvegjisë!
- Vlen të theksohet se; gjithë këtë sekret të kësaj ngjarje tragjike që ndodhi në Mbretërin e Danimarkës e ka ditur vetëm një person e ai është miku më i ngushte i tij Horati.
Hamleti e ngarkon Horatin që të rrojë e ta tregoj tërë ngjarjen që ndodhi, por jo edhe sekretet e tij. Hamleti i thotë Horatit para se të vdes;
“Ja, po vdes, Horat; / Ti rron; tregoju çështjen time drejt / Atyre që s’e dinë mirë, Të tjerat mbesin Heshtje”. Kujdes, fjala e fundit e Hamletit para se të vdes është Heshtje! Pra sekretet e Hamletit nuk ka guxuar as Horati t’i tregoj, por duhet që ato t’i mbajë sekret, në Heshtje!
- Dhe në epilog Horati tregon: “U them atyre që s’e dinë / Si rrodhi puna: do t’dëgjoni .../
... , një plan që u zbërthye / Dhe kundër vetë shpikësve u kthye”... Lind pyetja; Kush ishte shpikësi i këtij plani?!
Përgjegjia dihet; Shpikësi i këtij plani ishte vet Hamleti. Dhe siq u pa në fund, kundër vetë Hamletit, ky plan u kthye.
Kështu thotë Horati... dhe kështu në të vërtetë ndodhi!
- Nga e gjithë kjo që u tha më lartë, vijmë në përfundim se autori Uiliam Shekspir, thënë me një fjali, tragjedinë “Hamleti, princ i Danimarkës” e ka shkruar duke u bazuar mbi planet sekrete, inskenimet dhe komplotin e princit Hamlet kundër mbretit Klaud.



Autor: Rexhep Tërshnjaku, prof.