Zanafilla hyjnore e punës së rilindasve i kishte rrënjët te
domosdoshmëria për tu kujtuar bashkatdhetarëve të vetë, se, këta të fundit, nuk
ishin një popull dosido dhe as pahistori, e më tepër nuk kishin më të voglën
arsye që të ndiheshin të ftohtë apo armiqësorë ndaj atdheunt të tyre. Por, të
ndiheshin krenar për atë gjenezë të kahershme historike që i identifikonte si
të tillë. Kjo përkonte me shumë luftra, ngjarje, personazhe, dhe epope
(fatmirësisht të lavdishme) dhe duhet të ishte burim frymëzimi për shqiptarët e
“fjetur” të kohës.
Në
ndryshim me periudhën e pararilindjes, kur shqipëtarët ishin të shpërndarë dhe
të pa paorientuar, ky “revolucion” ishte vendimtar dhe jo vetëm i përgatiti,
por, edhe hodhi në “mësymje” rilindasit me qëllim zgjimin e popullit të vet
duke e ndriçuar mendërisht atë. Shqiptarët intelektualë të kohës, pra
rilindasit tanë vlerësuan pozitivisht strategjinë e ngritjes lartë të figurave
kombëtare
Vetë koha po diktonte nevojën e një ringjallje
së ndjenjës kombëtarë si në kohën e Gjergji Kastriotit, kur ky hero
shqiptaro-evropian, si ortodoks, musliman apo katolik, u flijua me predikimin e
bukur të shqiptarisë. Te ky personazh pothuajse laik, që shqiptarinë e vendosi
mbi veten dhe mbi fetë që e shoqëruan për “së largu”, rilindasit gjetën
etalonin frymëzues të lëvizjes së tyre fisnike. Gjetën pikën e bashkimit midis
figurës së këtij heroi dhe fisnikërisë etno-morale që populli i “tij”
trashëgonte. Ata morën nga heroi kombëtar, personazhin me formën e tij, por më
tepër i kushtuan vëmendje anës thelbësore të këtij heroi, atdhedashurisë dhe
qëllimit që kishte, bashkimit kombëtar të shqiptarëve.
Sami
Frashëri është ideologu më i shquar i lëvizjes sonë kombëtare. Si udhëheqës
ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga
personalitetet më të rëndësishëm të Rilindjes.Ai ishte njeri me horizont të gjerë dhe dha
ndihmesë të shquar për kulturën tone. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti
edhe të drejtat e kombit shqiptar. Ai shkroi në turqisht dramën
Besa me subjekt shqiptar.
Veprat e Samiut në turqisht
përshkrohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar të Perandorisë
Osmane. Me to ai i sillte ndihmesë të vlefshme mendimit përparimtar. Duke
goditur bazat e pushtetit feudal të sulltanëve ai i ndihmonte njëkohësisht edhe
popullit të vet në luftën për liri, edhe popullit turk në luftën për përparim.
Krijimtaria e Samiut në gjuhën shqipe është e lidhur tërësisht me idealet e
lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare.
Pa dyshim ai është një nga themeluesit e saj. Për shkollat e para shqipe Samiu
botoi këto vepra: “Abetare e gjuhës shqipe„(1886), “Shkronjëtore e gjuhës
shqipe„(gramatikë e shqipes,1886) dhe “Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe
një fjalor të gjuhës shqipe, që nuk i dihet fati.
Naum
Panajot Bredhi, i mbiquajtur Veqilharxhi, është pionieri i lëvizjes sonë
kulturore patriotike të shekullit XIX. Ai është ideologu i parë i Rilindjes në
Shqipëri, një nga ata që u hapën udhën ideve të reja politike e kulturore kombëtare.
Në vitet `40 të shekullit XIX
lëvizjet çlirimtare në Shqipëri kishin marrë hov, por atyre u mungonte një
program kombëtar dhe një platformë ideologjike e përpunuar. Veqilharxhi ka
meritë se në shkrimet e tij formuloi i pari kërkesat themelore të Rilindjes.
Punën e tij si atdhetar iluminist e nisi me
krijimin e një alfabeti origjinal të gjuhës shqipe, të përbërë prej 33
shkronjash. Me këtë alfabet hartoi dhe libra për mësimin e shqipes. Të parin
libër, që është e para abetare për mësimin e gjuhës shqipe, Veqilharxhi e botoi
më 1844 me titullin “Evëtar„. Këta libra të Veqilharxhit u pritën me entuziazëm
nga patriotët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shumë njerëz mësuan të shkruanin me
alfabetin e tij.
Ai
flet me dhembje për gjendjen tepër të prapambetur të popullit shqiptar. Këtë e
shpjegon me pushtimet e vazhdueshme të të huajve, me ndryshimet politike e
fetare, sidomos me “lënien pas dore të lëvrimit të gjuhës sonë kombëtare„. Ata
shqiptarë që shkolloheshin nëpër vende dhe shkolla të huaja, shpesh mërgonin
larg atdheut në vend që të ishin “mirëbërës„, etër e mësonjës të atheut e të
kombit tonë.
Veqilharxhi
mendon se, që të dalim nga gjendja e rëndë, duhet të shkruajmë gjuhën tonë e të
përhapim arsimin shqip, të përhapim farën e diturisë, e cila do të sjellë
gjithë të mirat më pas. Padituria është fatkeqësi, mendon autori, një e keqe e
madhe, që barazohet me skllavërinë. “Ato kombe që kanë mbetur në padije, u
shëmbëllejnë thjesht skllevërve„. Një komb mund të dalë nga mjerimi dhe
prapambetja, kur të fillojë të lëvrojë gjuhën kombëtare. Gjuhën tonë ne duhet
ta shkruajmë me “shkronja të veçanta kombëtare„, na mëson Veqilharxhi. Kështu,
shpreson ai, edhe ne do të vihemi në rradhën e kombeve të qytetëruara.
Në këtë mënyrë e formulonte ai njërën prej kërkesave të mëdha të lëvizjes sonë
kombëtare, duke u nisur nga parimi i drejtë se një popull mund të kulturohet
vetëm me anë të gjuhës së vet amtare.
Vepra e Veqilharxhit luajti rol të madh gjatë Rilindjes. Rilindësit e njihnin
si paraardhës dhe ushqenin për të një nderim të madh. Me idetë e tij iluministe
dhe me veprimtarinë e tij në dobi të kombit e të gjuhës shqipe. Veqilharxhi
fitoi dashurinë dhe respektin e bashkatdhetarëve patriot.
Figura
qëndrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave
të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri. Naimi
dha ndihmesën e vet për krijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë,
përkrahu dhe përhapi programin e saj. Më 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte
në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë “Shqipëria”, në të cilën shpalli idetë
kryesore të Rilindjes. Me këtë krijim Naimi niste rrugën e poetit kombëtar. Më
1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së
Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Gjithë forcat dhe talentin
ia kushtoi çështjes kom
bëtare, punoi
për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi libra për të, shkroi vjersha,
përktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë,
për botim edhe të shumë veprave të autorëve të tjerë. Lëvizja kombëtare,
idealet e çlirimit të Shqipërisë, të përparimit e të qytetërimit të saj, u bënë
faktori themelor që ndikoi në formimin e Naimit si poet e atdhetar.
Me 1883-`87 De Rada nxorri revistën e parë shqiptare “Flamuri
i Arbrit„, që u bë tribinë atdhetarizimi dhe mbrojtëse e interesave tona
kombëtare ndaj synimeve grabitqare të shovinistëve fqinjë dhe të imperializmit
austriak e italian, duke shtruar kërkesën për autonominë e Shqipërisë.
Në
këtë kohë ai përfundoi poemën e gjatë “Skënderbeu i pafat„, poemën “Gjon
Huniadi„ variantin e fundit të “Serafina Topisë„, me titull “Një pasqyrë e
jetës njerëzore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e
shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), mori pjesë në Kongresin XII të
orientalistëve ne Romë, ku foli për gjuhën tonë dhe, me përpjekjet e tij u cel
një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.
Në këtë periudhë ai ishte përsëri mësues i
shqipes në Shën-Adrian. Vdiq me 1903, në moshën nëntëdhjetëvjeçare, në një
dhomë të shkretë, pa dritë, pa zjarr, pa bukë, duke lënë pas pikëllimin e
gjithanshëm të arbëreshëve.
Faleminderit shume!
ReplyDeleteKa shum informacion un doja nje ese per rilindasit nuk dua informacion
ReplyDeleteNa plasi kari
DeleteDoja disa emra te rilindasve
ReplyDelete