Eksperimentimi I veshtire dhe I shkurter I Shqiperise ne
demokraci nuk dha rezultate per zgjidhjen e problemeve te saj.Disa krijuan
pershtypjen se vetem nje qeveri e centralizuar monarkiste mund te jepte nje
zgjidhje.Ne vazhden e ketyre ngjarjeve,
ne Shtator 1927 Shqiperia u shpall mbreteri e trashegueshme, parlamentare dhe
demokratike.Ahmet Zogu u shpall mbret I shqiptareve, e jo mbret I
Shqiperise.Titulli dukej mese I pershtatshem, pasi emri Zogu perkonte me
shqiponjen e zeze dykrenare te flamurit, dhe Ishte mbret I popullit te vet. Ky
dallim duhet te kete qene mese I kuptueshem per Greqine dhe Jugosllavine, te
cilet padrejtesisht kishin aneksuar tokat e shqiptareve, bashke me popullsine.
U krijua keshtu mbreteria me e re ne Europe.Kjo u pasua me
ndryshime qe I shkonin per shtat nje
mbreterie, packa se binte ne kontrast me
gjendjen e mjerueshme te Shqiperise.Kostumet formale ishin
elegante.Pallati mbreteror ishte I rrethuar me mure te larta dhe festat qe
organizoheshin ishin porsi ato te mbreterive te huaja, me gosti, shampanja,
akullore nen shandanet me qirinj vezullues.U ngriten ndertesa moderne.Bulevardi “ Zogu I” ne Tirane ishe I
gjere dhe I shtruar bukur, mirepo ne te nuk kaloshin vecse karroca te
ngarkuara, bicikleta apo gomere.Ai menjehere mbaronte ne nje rrepire, ku niste
lagjja e varfer e qytetit.
Mbreti Zog arriti te vinte ligjin dhe rregullat ne nje vend
qe nuk I kishte njohur fare ato.Brenda shtate vjetesh xhandarmeria spastroi
vendin nga kusaria.U nxorr jashte ligjit zakoni tradicional dhe I prapambetur I
gjakmarrjes ne Veri . Ai ia doli mbane atje ku Turqit kishin deshtuar, pasi
c’armatosi nje popull I cili se kishte ndare pushken nga vetja.U miratua kodi I
pare penal dhe civil.Struktura shoqerore ishte e vjeteruar.Dalloheshin vetem dy
klasa te popullsise.Nderkohe qe motoja e
Fan Nolit e kishte udhehequr popullin drejt “Lirise, barazize dhe vellazerise”,
Zogu ishte I vendosur per te mos vene
dore mbi strukturen e popullsise per shkak te trazirave ne gjirin e popullsise.
Zogu trashegoi nje shoqeri agrare.Metodat bujqesore ishin te
prapambetura dhe gjysma e tokave pjellore iu dhane shtete fqinje.Zogu u mor
fillimisht me tharjen e kenetave malarike si ajo e Maliqit.Gjithashtu qeveria e
ij nxiti futjen e te rinjve ne Shkollen Bujqesore te Kavajes, te themeluar nga
nje agjenci amerikane, Fondacioni I Lindjes se Aferme.Askush tjeter ne Shqiperi
nu k ishte perpjekur me pare per njohuri bujqesore.Te rinjte u pergatiten rreth
permiresimit te farave,pleherat, ujitjen, permiresimin racor etj.
Ne aspektin industrial , Shqiperia ishte nje nder vendet me
pak te zhvilluara ne bote.Burimet natyrore ekzistonin por ishin te
pashfrytezuara.Per “fat te mire” jetesa
e shumices se popullisese ishte fare e thjeshte dhe nevojat ishin te pakta,
ndaj dhe sasia e importeve, megjithese shume me e madhe se ajo e eksporteve nuk
ishte shume e larte.Qeveria e Zogut ngriti centrale elektrike ne disa qytete te
medha.Ne qytetin e elbasanit u be prova e pare e dritave elektrike te rrugeve,
nje mbremje te vitit 1934.U ndertua hidrocentrali I pare, ne Vithkuq afer
Korces.
Transporti ishte fare
I prapambetur; nuk kishte asnje kilometer hekurudhe, kurse lumenjte
ishin te palundrueshem.Qeveria ndertoi disa pista te pashtruara per sherbimin
ajror postar dhe te pasagjerve.U ndertuan shume ura.Numri I tyre u rrit nga 360
ne vitin 1921 ,ne 2674 ne 1936.Qeveria
mundesoi nje system te mire te komunikimit nepermjet sherbimit te poste-
telegrafit , mirepo sherbim te pershtatshem telefonik kishte vetem
xhandarmeria.
Me 1936 u krijua ne nivel kombetar Enti kombetar I Turizmit
per nxitjen e turizmit.Kjo agjenci lehtesoi ceshtjen e pasaportave dhe vizave,
u perpoq per permiresimin e rrugeve dhe transportit, per modernizimin e
hoteleve, inventarizimin e vendeve historike e piktoreske dhe per pergatitjen e
hartave dhe te filmave dokumentare.Numri I turisteve ne vitin 1937 u rrit ne
5936, nga 3742 qe ishte ne 1936.
Ne vend kishte problem serioze ne lidhje me shendetesine.Me
huate e Italise, qeveria permiresoi
spitalet ne cdo qender prefekture dhe ngriti klinika ne disa qytete te medha.Me
1932, gazeta “New York Herald Tribute” njoftonte se “Spitali I ri me 250 shtreter ne Tirane ka dhoma
operacioni dhe sektor radioskopie qe jane fjala e fundit nga Berlini” .Ndihma u
dhane dhe nga Kryqi I Kuq Amerikan.U ngriten klinika per femijet dhe nenat,
meqense numri I vdekshemerise foshnjore
ishte mjaft I larte.
Meqenese ne shumicen
e familjeve, te gjithe pjestaret detyroheshin te punon ne ore te zgjatura neper
fusha ose ne dyqanet e vogla. Shkollimi I femijeve dukej nje luks I panevojshem.Qeveria
u perpoq te eliminonte propaganden shkombetarizuese qe ishte e pashmangshme ne
shkollat e agjencive te huaja dhe percarese.Umbyllen shkollat greke,rumune e
turke.Per te luftuar analfabetizmin u hapen reth 500 klasa te vecanta qe e
rriten numrin e njerezve qe dinin shkrim dhe kendim nga 5 perqind ne 15
perqind.U permiresua Liceu I Korces, Normalja e Elbasanit, shkolla Bujqesore e
Kavajes, shkolla Teknike ne Tirane etj.Meqenese arsimi I larte nuk ishte I mundur Brenda vendit, nga shteti
u dhane rreth 60 bursa cdo vit per
studime jashte vendit.Dialektet e ndryshme I ndanin shqiptaret ne ato te Veriut
dhe ato te Jugut.Per bashkimin e popullsise qeveria I beri thirrje te gjithve
te perdornin dialektin e Elbasanit.Nisen te botoheshin gazeta si “Ilyria” dhe
“Perpjekja shqiptare” . Jeta kulturore nisi te lulezonte.
Ndonese mbreti Zog ishte nje mysliman I mire, nguli kembe qe
shteti te ishte asnjanes, pa fe zyrtare, dhe qe ushtrimin e lire te besimit
duhet ta gezoshin te gjitha fete.Qeveria dhe sistemi shkollor nuk duhet te
mbante anen e asnje besimi.Ata vune si fe shqiptarine, duke I quajtur
nenpunesit dhe mesueit si apostuj dhe misionare.Simbolet e shenjta shqiptare
nuk ishin kryqi dhe gjysmehena, por flamuri dhe mbreti.Himnet qe idealizonin
kombin, Skenderbeun, heronjte e luftes mbizoteronin oret e muzikes neper
shkolla.Pjesa e pare e leximit ne shkollat filore niste me fjaline :“Une jam
shqiptar.Vendi im eshte Shqiperia”
Ne mars 1937 u mor nje hap gjigand drejt emancipimit te
gruas.Parlamenti I tij I reformuar ndaloi poligamine dhe percen tradicionale
per grate muslimane.U organizuan kurse mesimore vecanerisht per grate, ku vihej
theksi te higjena familjare, punet shtepiake dhe rritja e femijeve me nje fryme
te re lirie.
Lordi Donogal I Britanise beri nje udhetim neper Shqiperi ne
vitin 1938. Ne shkrimin e tij ne gazeten “Sunday Dispatch” ai shprehu habine e
madhe qe kushtet e jeteses ishin shume
me te mira se ajo qe ishin raportuar me pare.Rruget ishin me te gjera se te
Jugosllavise.Qytetaret ishin te veshur mire dhe te sjellshem.Ne Tirane, kishte hotele
te klasit te pare, ushqim te mire, dyqane me parfume, filma per aparatin e tij
fotografik Laika dhe orendreqes te mire.Ai u shpreh pozitivisht per aeroportin
e Tiranes, per grate e cliruara nga percja, per qytetin- port te Durresit dhe
se fundmi per sjelljen dashamirese te njerezve.
Shume mbreter , ashtu si male,
mund te vleresohen me mire nese shihen nga larg.Ne mendimin tim, qeverisja e
Zogut perben nje periudhe me rendesi te madhe per historine e Shqiperise.Ne katermbedhjete
vjetet e qeverise se tij kombetare u
arrit shume.Ne menyre te permbledhur them se u arrit zhdukja e percarjes dhe
konsolidimi i popullsise se copezuar.U zhvillua ndergjegja kombetare per
identitetin shqiptar.U hodhen themelet e ingranazhit qeveritar dhe vendi u
pershkua nga nje fryme e re zhvillimi.Hartimi I reformave ne leter, vertete nuk
eshte dicka e lehte, por venia ne zbatim e tyre eshte akoma me e veshtire.Edhe
pse Zogu u veteshpall mbret, ai nuk u tregua asnjehere mizor.Ai I shtypi
rivalet e sfiduesit politike, por me se shumti me ane te internimit, jo
ekzekutimit. Mbreteria e tij pati nje karakter demokratik dhe per mendimin
tim ka plotesuar nje kapitull te ndritur te historise
shqiptare.
Bibliografia
Jacques, E.
(1995). Shqiptaret.
Punoi
: Resa
Shkurt
2012
Pretty cool!
ReplyDelete