Monday, September 24, 2012

Rruga e Turqise drejt europianizimit


Gjate Luftes se Pare Boterore Turqia mori  pjese ne anen e bllokut qendror. Disfata pati rrjedhoja shume te renda per vendin. Forcat e armatosura te Antlantes pushtuan thuajse gjithe territorin turk.Turqia rrezikonte te shperbehej duke humbur jo vetem territoret me etni turke, por dhe ato me etni ne ndryshme. Per te mbrojtur interesat kombetare te vendit,ne Prill te 1920 ne Ankara u mblodh Asambleja Kombetare. Ajo zgjodhi nje qeveri te re te drejtuar nga Mustafa Kemali.
Ai mori masa per te perballuar situaten. U shpall gjendje e jashtezakonshme dhe u mobilizua popullsia. Ne kete kohe shenohet perparimi me i shpejte i Turqise ne rrugen e europianizimit te saj.

Menjehere u miratuan ligje kushtetuese qe siguronin te drejtat dhe lirite e njeriut sips modelit te kodit penal Italian. Ne menyre qe Turqia te ecte para, ndryshimi duhet te niste nga vete shoqeria, prandaj u moren masa per emancipimin e gruas, heqjen e mbulimit te tyre dhe integrimin ne boten e jashtme, permiresimi I koncepteve mbi menyren e jeteses, denoncimin e dogmave, paragjykimeve dhe mendimeve mediokre. Ai thoshte se "Ndryshimi shoqëror mund të vijë 1-edukimi i nënave të afta të cilat janë të mire informuara rreth jetës, 2-duke i dhënë liri  grave, 3-nje njeri mund të ndryshojë moralin e tij, mendimet, dhe ndjenjat me një jetë të përbashkët me një grua; kur ekziston një tendencë e lindur për nje dashuri të ndërsjellë.”

Sipas kodit të ri, femrat fituan  barazine me burrat ne çeshtje të tilla si trashegimia dhe divorci. Ai besonte se ishte shkencërisht e pamundur qe te arrihet  progres dhe për t'u bërë të civilizuar në qoftë se ndarja gjinore do te vazhdonte si kohët osmane. Reforma te tjera u moren per edukimin e te rinjve me ndjenja paqesore dhe humane. U  promovuan metoda moderne te mesimdhenies nivel te arsimit fillor.

-U ndermoren politika ekonomike qe reflektonin realitetin e periudhes se tij.Pas LIB,per shkak te mungeses se investitoreve potenciale per ndermarrjen e aktiviteteve te fuqishme private,qeveria e tij hapi fabrika te shumta shteterore per tekstilin,bujqesin dhe makinerite.Ne menyre qe teeliminohej kontrolli I jashtem I ekonomise,iu dha perparese cdo investitori ne Turqi,ndihmuar keta nga sistemi I ri bankar.

- Mustafa Kemali e  kishte  konsideruar zhvillimin e një rrjeti hekurudhor kombetar si nje tjeter hap te rendesishem ne industrializim. Me 1927 u  ndertua  një rrjet i gjere hekurudhor  ne nje kohe shume te shkurter. Kemali urdheroi gjithashtu integrimin e objektivave të ndertimit te rrugeve ne planet e zhvillimit. U asfaltuan 4,450 km rruge  dhe u ndertuan 94 ura.


- Mustafa Kemali ndermori nje largim radikal nga reformat e meparshme te themeluara nga Perandoria Osmane. Për here te pare ne histori, ligji islamik u nda nga e drejta laike . Ai thoshte se 
feja e Islamit do te vazhdoje perpara ne qofte se ajo do te pushojë se qenuri nje instrument politik, siç ishte ne te  kaluaren 2 shtator qeveria leshoi ​​nje per dekret mbylljen e të gjitha rendeve sufiste dhe teqetëU urdherua qe  llozhat e dervisheve te shndërroheshin ne muze, si Mevlana Museum ne Konia. Gjykatat islamike u mbyllen dhe gjithcka vendoseshe sipas ligjeve civile. Shprehja institucionale e Sufizmit u be e paligjshme ne Turqi. Heqja e kalifatit dhe reformat e tjera kulturore u takuan me kundershtime te forta. Elementet konservatore nuk ishin te kenaqur dhe ata filluan sulmet mbi reformatoret Qemaliste.

"Ne duhet te çlirojme  konceptet tona drejtësise, ligjet tona dhe institucionet tona ligjore nga zinxhiret te cilet, edhe pse jane te papajtueshem me nevojat e shekullit tone, ende mbajne nje kontroll të shtrenguar mbi ne

- 1927, Muzeu i Skulptures hapi dyert e tij. Skulptura ishte praktikuar pak Turqi per shkak te traditës islame shmangur idhujtarine . Kemal besonte se "kultura është themeli i Republikës së Turqisë." dhe pershkroi ideologjine  Turqisë moderne si "nje krijim i patriotizmit perzier me ideale humaniste te  larta." Ai gjithashtu theksoi artet popullore fshatit, si një burim i kreativitet turk.
-Ne pranveren e vitit 1928, Mustafa Kemal u takua Anakara me disa gjuhetarë dhe profesore nga mbare Turqia, dhe i tregoi atyre nje plan tij per e perdorur nje alfabet të ri per gjuhën e shkruar turke në bazë te nje alfabet latin të modifikuar. Alfabeti i ri turk do të shërbente si një zevendësim për shkrimin e vjetër te gjuhes por si nje zgjidhje per problemin e shkollimit Turqi. Kur ai i pyeti se sa kohë do te nevojitej  per te zbatuar alfabetin e ri ,shumica e profesorëve i thane rreth tre deri në pese vjet. Kemal u tha qe do të deklarohet botërisht, "ne do të bëjmë atë 3-5 muaj".

Keto dhe shume reforma te tjera te ndermarra nga Mustafa Kemal Ataturku, jo vetem shpetuan Turqine nga rreziku i shperberjes qe ishte pas LIIB, por e cuan ate para me hapa te medhenj. Keto reforma me nje karakter kaq demokratik dhe novator dhe rezultatet e tyre  tregojne qe nje qeverisje mendjehapur vepron drejtpersedrejti ne popull,ne zhvillimin e vendit dhe mbi te gjitha ne ate qe cdo shoqeri duhet te arrije nje dite : clirimin nga menyrat e kushtezuara ne te cilat sheh dhe jeton.


                                                                                                                                                     © Sara Shiku

6 comments: