Marredheniet e dy figurave, sipas historianeve jane bere
me intensive gjate kohes, kur qellimi i tyre ishte i perbashket. Bonapartit i
interesonte dobesimi i Perandorise Osmane, pasi donte te pushtonte Egjiptin,
ndersa Ali Pasha donte te fuqizonte akoma me shume pashallekun dhe te shkeputej
nga vartesia e Perandorise. Ishte viti 1797, kur Bonaparti pushton sundimet e
shtetit venedikas, te cilat shtriheshin edhe ne ishujt e bregdetin jonian. Ne
kete kohe, kufijte e Frances u shtrine deri ne kufijte e Pashallekut te
Janines. Bonaparti kishte bere plan per te pushtuar Egjiptin, gje qe do i vinte
kunder Perandorine Osmane. Per te lehtesuar ndermarrjen Ushtarake ne Egjipt,
Franca perkrahte fuqizimin e pashallareve t Rumelise dhe prirjet e tyre
veteqeverisese ne dem te pushtetit qendror te sulltanit. Keshtu, komandanti
francez i Korfuzit u urdherua ta perkrahte Ali Pashe Tepelenen ne forcimin e
pushtetit te tij brenda pashallekut dhe jashte tij. "Perforcimi i ketij
sundimtari shqiptar, theksonte Bonaparti, - ishte ne interes te
Republikes" thuhet ne historine e Shqiperise. Ne saje te kesaj perkrahjeje, qe e shfrytezoi ne dobi te synimeve te tij,
Ali Pasha ndermori ne gusht te vitit 1797 nje sulm te befasishem kunder
bregdetit shqiptar te Himares. Para kesaj, me lejen e francezeve, kishte futur
floten e tij ne Kanalin e Korfuzit. Si rrjedhim, ai shtiu ne dore pjesen
kryesore te ketij bregdeti qe nga Butrinti deri ne Porto Palermo. Sic citon
Godo ne librin "Ali Pashe Tepelena", shume studiues thone se pashai
ishte nje bashkudhetar fatlum i Napolonit dhe se ai arriti ate fame per shkak
te ndikimit te revolucionit francez. Godo e hedh poshte kete teori duke thene
se te dhenat nuk perqasen. "Ai
ishte pasha ne Janine, sundues ne Shqiperine e Jugut dhe ne nje pjese te madhe
te Greqise, nderkohe qe Napoloni ishte nje toger i artilerise", thote
Godo. Sipas tij, Napoloni dhe Aliu, paten pika takimi, por kurrsesi s'mund te
thuhet se ky i dyti u rrit nen shkelqimin e te parit. Nderkohe, Aliu e braktisi
aleancen me Bonapartin, gjate kohes kur ky filloi fushaten kunder Egjiptit,
sapo e pa qe me bashkimin e aleances ruso-osmane me Anglin?, ai do te humbiste.
Ndikimi i Bonapartit ne pashallekun e Janines
Ali Pashe Tepelena pranoi te zbatohet ne shtetin e tij
legjislacioni freng i barazimit, ku myslimanet te kishin te drejta te barabarta
me te krishteret. Franca dergoi tek Ali Pasha specialiste per organizimin e
shtetit dhe te ushtrise, e cila u zgjerua ne kohe lufte deri ne pesedhjetemije
ushtare. Napoleoni ne Janine ngriti fonderi per derdhje topash te cdo kalibri,
arme te ndryshme, si dhe punishte per prodhim baruti. Franca e pajisi Aliun me
anije lufte, organizoi mjetet e komunikacionit dhe rendin me organizatore te tij.
Ne pashallekun e Janines kudo u vendos qetesia.
Zbulohet gjihashtu
dhe nje leterkembim i perandorit te
Frances, Napoleon Bonaparti, me Ali Pashe Tepelenen. Leter e rralle qe
gjeniu ushtarak ia ka derguar strategut shqiptar, te cilin Papa i Romes e krahasonte
me Skenderbeun. Madje Hygoi "Aliun e Janines dhe Napoleonin e
Frances", i shikonte "bri njeri-tjetrit si tigri me luanin".
Letra eshte pergjigjja qe Bonaparti i ka derguar Ali
Pashe Tepelenes. "E mora letren qe me kishte nisur sekretari juaj", shkruan
Bonaparti me 9 korrik te vitit 1807. Nje leter me pak radhe, por ne te cilen
flitet per miqesine mes dy burrave te shtetit. Ne kete leter, Bonaparti e
siguron udheheqesin shqiptar per mbeshtetjen e tij. Ai, madje, thote se do te
urdheroje gjeneralet franceze per t'ju bindur Ali Pashe Tepelenes. Kjo leter
eshte shkruar 10 vjet, pasi ky e braktisi aleancen me francezet, pas fuqizimit
te frontit ruso-turk, kur keta u bashkuan me anglezet, kundra Bonapartit.
Por serish, Ali Pasha ka arritur te fitoje miqesine me
nje prej pushtuesve me te medhenj te botes. Per diplomacine e tij, kane shkruar
edhe studiues britanike. "Diplomacia e Ali Pashes trajtohet si nje rryme
me vete ne mesimin e diplomacise", citon Sabri Godo, librin e studiuesit
anglez Begel "Ali Pasha dhe Britania e madhe". Ky liber u
rekomandohej si tekst shkollave te mesme te Anglise.
nice
ReplyDelete