Wednesday, March 27, 2013

"Makbeth", subjekti, koment dhe analize (Shekspir)


Tragjedi Shekspiriane


Subjekti :
Makbethi na paraqitet si nje luftetar I guximshem dhe ambicios qe po kthehej nga lufta me  mikun e tij Bankuo.Rruges ata takojne tre magjistrica te cilat I tregojne nje profeci qe thoshte se Bankuo  do te linde mbreter, ndersa Makbethi do te fitoje nje titull te larte dhe do te behet mbret.
Kur kthehet ne atdhe, mbreti I Skocise, Dunkan I jep nje titull te larte.Ambicja e shtyn ate me shume te deshiroje fronin ,ndersa e shoqja Lady Makbeth e manipulon akoma me shume.Gjtihasthu profecia e magjistareve  dhe ambicia personale e shtyn ate te vrase mbretin Dunkan gjate nje  gostie ne pallatin e tij.Djemte e mbretit largohen te frikesuar nga Skocia. Ato ia vejne fajin sherbetoreve te dehur, ndersa vete fiton fronin.
Megjithate ketu nis bjerrja e Maktbehtit, I cili na paraqitet si nje tiran.Pas vrasjes ate nis ta denoje ndergjegja,  megjitate nga frika se mos Bankuo do te kujtone profecine, vendos ta vrase dhe ate e te birin e tij,I biri shpeton.
Ne nje gosti , Makbethit I shfaqet fantazma e Bankuoit, dhe ai vendos te takoje perseri magjistaret, Ato I thone se ai duhet t’I druhet  Makdufit, por nga ana tjeter ai nuk mund te mundohej nga ndonje njeri I lindur nga nje nene, dhe derisa pyjet perballe keshtjelles te spostoheshin.Nderkohe Lady Makbeth vuan nga ecjet sonabul ne gjume dhe vret veten.
Makdufi dhe ushtria e tij angleze nis te avancoje drejt keshtjelles se Makbethit. Makbethi del te luftoje, sheh qe pyjet ishin spostuar sepse ushtria I kishte prere per ti perdorur si mbrojtje, dhe Makdufi I thote qe ai ka lindur nga nje operacion cesarian. Ne dyluftim Makdufi e vret Makbethin dhe mer fronin bashke me djalin e Bankuos. Ata premtojne se do te bejne mire per Skocine.
Temat :
Fuqia  malifike e ambicjes se tepert.
Ishte ambicja ajo qe shtyu ciftin Makbeth te kryente mbretvrasjen, kete krim te rende. Ambicja per pushtet eshte e madhe, por dhe gjakatare. Gjithashtu ajo con ne dhune, dhe thuhet se nje here te perdoret dhuna, eshte e veshtire ta ndalesh ate. Ky krim merr permasa biblike “ nje ze me thirri mos fli me”
Lidhja mes gjinise ( mashkullore)  dhe forces
Zonja Makbeth e shtyn  te shoqin te kryeje krimin duke vene ne dyshim burrerine e tij. Ajo thote se me mire te ishte ajo vete burre, per tab ere ate krim. Keshtu vendoset nje barazim mes burrerise dhe dhunes. Nga ana tjeter edhe femra ka po aq fuqi sa mashkulli, vecse ne nje menyre tjeter. Magjistaret dhe zonja perdorin manipulimin per te arritur ate cka duan.
Ndryshimi midis mbreterimit dhe tiranise.
Dunkani eshte quajtur gjithnje mbret gjate tragjedise, ndersa Makbethi I trazuar eshte nje tiran qe perdor dhunen dhe vrasjen per te eliminuar armiqte. Nderkohe qe mbreti kurorezon Makbethin nga fitorja ne ufte, vete Makbethi sjell trazira ne Skoci ( koha e keqe- simbol) . Malkomi eshte ai qe premton per nje qeverisje serisht te drejte te denje mbreterore e Skocise.
Motivet :
-          Halucinacionet
-          Dhuna
-          Profecite

Simbolet :

-Gjaku- faji
-Moti I keq – korrupsioni moral dhe politik

Personazhet :

Makbethi na paraqitet njeheresh si  I guximshem, ambicios dhe I  trazuar nga dilemat.
Ai paraqitet ne rrethana te jashtezakonshme. Ndjenja e fajit e bren ate gjate gjithe kohes, dhe e ndien se ndeshkimi  eshte I pashmangshem, sepse ashtu sic vrau ai Bertin, mund ta pesoje edhe vete.
Dilemat e tij jane mbi lakmine e papermbajtshme per pushtet dhe ndjenjes se detyres si mbret. Ai ka shume imagjinate, madje ajo e ndikon me shume se arsyeja e tij.

Zonja Makbeth  eshte gjithashtu e etur per pushtet, krenare, e ashper, urdheruese.

Ky cift eshte ne bashkeveprim, ata nuk zevendesojne njeri tjetrin.Te dy I lidh ambicja dhe krimi. Nga ana tjeter  lakmia e zonjes nuk njeh kufi. Ajo eshte me gjakftohte dhe I mungon imagjinata. Megjithate ajo nuk mund te quhet e lige, as Makbethi, sepse I rendon ndjenja e fajita , aq sa e shtyn ne vetevrasje.

Magjistricat  here duken si karikatura, here supernatyrale dhe paranormal e here marrin rolin e  personazhit me te rrezikshem ne tragjedi. Fjalet e tyre mistike, mund te duken edhe si loje fjalesh ( nga barku I nenes) . Fjalet e tyre mund te merren edhe si  parashikime te fatalitetit te pashmangshem ( pyjet qe leviznin) , edhe si nje shtyse psikologjike per Makbethin , I cili pa fjalet e tyre ndoshta nuk do te  kishte arritur ta vrsite mbretin.

Mesazhet  :

Karakteri demokratik e humanist. Idete perparimatare te rilindjes, barazia midis njerezve, e drejta e mendimit te pavarur, e ndjenjes se lirise, himnizimi I virtytit, qeverisja e drejte, ndeshkimi per fajet, pergjegjesite per veprimet etj.

                                                                                                                                                 © Sara Shiku

11 comments: