Monday, September 24, 2012

Roli i Fan Nolit ne histori


Fan Stiliano Noli eshte nje figure e larte e histories se Shqiperise . Noli njihet ne histori si burre shteti, por qe zgjati pak kohe qendrimi i tij ne krye te vendit.
Ne periudhen e pas luftes se Pare Boterore, Shqiperia kishte nevoje per nje rikonstrukturim baze te institucioneve shteterore si dhe reforma te shumta ne fusha te ndryshme te jetes shoqerore te atehershme. Eshte Qershori i vitit 1924 kur u krye revolucioni nga nje grup njerezish intelektuale me ne krye Nolin i cili rrezoi asokohe Ahmet Zogun dhe erdhi vete ne pushtet.


Duke pasur shpresen per nje ndryshim nga mbreteri monarkike ne nje republicke demokratike , Noli u perkrah nga nje mase e gjere popullore. Por edhe pse formalisht statuti Lushnjes nuk e nderroi kete titullim te shtetit , organet monarkiste mbeten formale pa pasur nje rol konkret.
Me te ardhur ne pushtet , Noli shpalli programin prej 20 pikash I cili synonte futjen e vendit ne rrugen demokratike . Qeveria zotohej: a) Te ruante dhe te forconte pushtetin demokratik nepermjet carmatimit te pergjithshem, denimit te shkaktareve te vllavrasjes ,rivendosjes se sundimit ligjor. b)Te demokratizonte dhe te persoste aparatin shteteror duke bere per kete qellim reforma rrenjesore ne te gjitha deget e administrates c) Te crrenjoste feudalizmin duke marr nje varg masash qe do te conin ne permiresimin e gjendjes se mjeruar te fshatarsise dhe te masave punonjese te qytetit , te lehtesonte hyrjen e kapitalit te huaj, por edhe te mbronte e te organizonte kapitalet e vendit. d) Ne fushen e politikes se jashtme ,do te perpiqej te vendoste mardhenie miqesore me te gjitha shtetet, ne menyr te vecane me shtetet fqinje ,dhe te ngrinte autoritetin e shtetit shqiptare ne arenen nderkombetare 
Nje pike e rendesishme e planit reformues ishte dhe reforma agrare gje qe ngjalli pakenaqesi ne masat e burokracise . Qeveria zotohej se pas kryerjes se reformave dhe stabilizimit te gjendjes ne vend , do te kryenin zgjedhjet e fshehta qeveritare qe do ti jepnin ligjmerine qeverise se Nolit.
Edhe pse ne pamje te pare reformat ishin shum pozitive per vendin. Qeveria e Nolit deshtoi sepse se pari: a) feudalet ,fisniket dhe borgjezia nuk e mbeshteti sepse pozita e tyre rrezikoheshin. b) Qeveria e Nolit nuk u njoh asnjehere nga nderkombetaret, pasi u quajt qeveri e cila erdhi ne pushtet me dhune dhe jo ne menyr te ligjshme sepse ishte nje revolucion dhe jo me zgjedhje te rregullta.c) Dhe me kryesorja reforma agrare aq e pritur nga shtresat popullore nuk u vu asnjehere ne zbatim , gje qe krijoi shum pakenaqesi ne masat e thjeshta te popullates te cilat mbeshtetnin qeverin e Nolit.
Si rrjedhim revolucioni i qershorit se bashku me qeverine e Nolit deshtoi duke u rrezuar nga Ahmet Zogu Fan Stilian Noli u largua ne Amerike dhe nuk u kthye me kurre ne Shqiperi , por veprimtarine letrare nuk e nderpreu asnjehere deri sa u nda nga jeta .Edhe pse qeveria deshtoi , Noli solli nje perparim me reformat e tij edhe pse te mbetura ne leter ,ne mentalitetin e shtet formimit ne Shqiperi.

Gjendja e shoqërisë ëshë një faktor shumë më objektiv sa i përket rolit që luan shkrimtari në të. Shoqëria që gjendet në jostabilitet social dhe politik, në konfuzion të ideologiisë dhe të religjionit, në momente të caktuara është më e prirur që të pranojë rolin dhe idetë e shkrimtarit.
Me veprimtarinë e shumëanshme ai dha ndihmesë të çmuar në formimin e kulturës demokratike shqiptare. Një pjesë të mirë të forcave të tij ai ua kushtoi gazetarisë dhe publicistikës, duke drejtuar me ndërprerje gazetën “Dielli”, themeloi dhe drejtoi gazetën “Republika”. Ai është një ndër mjeshtrit e poezisë shqiptare, lirikat e tij ngërthejnë përgjithësime të rëndësishme artistike. Noli shprehu aspiratën e shtresave demokratike për liri dhe tokë, për drejtësi dhe përparim.
 

Fan Noli i kushtoi vëmëndje të posaçme edhe studimeve historike. Në këtë fushë interesat e tij u përqëndruan rreth jetës së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Njeri me interesa të gjera krijuese ai u mor edhe me muzikologji; monografia e tij “Bethoveni dhe Revolucioni francez” në gjuhën angleze, u çmuan lart nga specialistë dhe personalitete të shquara. Fan Noli la përkthime mjeshtërore të disa veprave të shkrimtarëve të shquar përparimtarë botëror, si Shekspiri, Ibseni, Servantesi etj. 

3 comments: