Vdekja eshte ajo qe na tremb me shume, me shume se cdo gje
ne kete jete.
Kujt I trembemi me
shume, vdekjes tone, apo vdekjes te njerezve tane me te dashur? Cfare eshte me
e dhimbshme te mendosh, qe diteve tona do I vije fundi, apo qe ne ditet tona
nuk do na shoqerojne me njerezit tane te dashur? Misteri I vdekjes eshte ai qe
na fut ne panik, padituria jone na shtin friken. Eshte vetem nje mashtrim kur
mendojme qe vdekja eshte fund I jetes, kur ne te vertet mund te jete nje fillim
I ri. Shpeshhere mendojme se vdekjen nuk
e njohim, kur ne fakt e kemi ndjere veten te kemi vdekur ne udhetimin qe e quajme
jete. Sepse ka njerez te cilet pavarsisht
se jane te gjalle, e ndjejne veten te vdekur, ashtu sic ata te cilet jane te vdekur
jetojne pergjithmone.
Vdekjen e ndjejme kur
na largohen nga jeta njerezit qe me shume duam dhe bashke me to dhe nje pjese e
jona. Mendoj qe kjo eshte ajo qe na tremb me shume, ta pranojme vdekjen. Te
pranojme qe s’mund te bejme asgje per njerezit qe ikin e qe s’mund t’i kemi me
prane. Nuk na dhemb te mendojme qe do ikim aq sa na dhemb kur mendojme sa
njerez lendojme me ikjen tone. Jane te tjeret qe e jetojne vdekjen dhe jemi ne
ato qe perjetojme. Jemi ne qe e ndjejme dhimbjen e vdekjes se te tjereve dhe
gjithmone do ndjejme friken cfare mund te ndodhe pas vdekjes tone.
nice :)
ReplyDeleteshum shum bukur bravo kjo ese per mua ishte nje frymzim per te shkruar nje ese te ngjashme me tenden por jo dhe aq te bukur
ReplyDeleteNje poezi shume e bukur dhe teper e dhimbshme.
ReplyDelete