"Neper dy pika kalon nje dhe vetem nje drejtez."
Njeriu i shekullit te ri, bashke me revolucionin
teknologjik, solli dhe ate te mendimit shkencor. Ne ndryshim nga koha e
mesjetes ku cdo ndodhi, fenomen apo objekt I atribuohej nje qenieje me te
larte, shekulli I ri krijoji nje tjeter objekt kulti: shkencen. Fizika me
perparimet qe ajo solli na mundesoi te kishim nje pamje me te qarte te
realitetit ne te cilin jetojme. Nderkohe, matematika si mema e shkencave, na
ofron nje ambjent te pershtatshem per te formuluar teorite tona. Matematika
eshte ekzakte, nuk lejon devijime apo interpretime sipas deshires; ajo eshte e
akullt dhe konstante, njelloj sic nuk mund te kundershtojme qe neper dy pika
kalon nje dhe vetem nje drejtez.
Megjithe saktesine qe na ofron matematika si nje shkence
ekzakte, ajo eshte e modeluar sipas kendveshtrimit tone te realitetit pra nuk
eshte absolute. Kjo do te thote qe ne
nje realitet te ndryshem nga ky I yni, keto ligje dhe rregulla nuk do te ishin
te vlefshme, ne te njejten menyre neper 2 pika do tem und te kalonin mijera
drejteza.
Para disa vitesh keshilli i qytetit te Monzes ne Itali
ndaloi njerezit qe kishin peshq te kuq, ti mbanin ata ne akuarime te
rrumbullaketa. Arsyetimi ishte qe eshte mizore ti mbash peshqit ne nje akuarium
me faqe te perkulura, pasi peshku ka nje perceptim te shtremberuar te
realitetit. Por nga e dime ne qe kemi nje perceptim te drejte dhe te
pashtremberuar te realitetit? Perceptimi I peshqve ne akuarium eshte I ndryshem
nga I yni, por a mund te jemi te sigurte qe eshte me pak I vertete? Ky
perceptim nuk eshte si I yni, por megjithate peshku mund te formuloje ligje
shkencore qe shpjegojne realitetin dhe levizjen e trupave qe veshtrojne jashte
akuariumit. Megjithese levizja e objekteve do te ishte ne nje vije te lakuar,
peshku mund te formulonte ligje te cilat ishin te verteta dhe do te kryenin
parashikime per levizjen e trupave. Sigurisht qe ligjet e tyre do te ishin me
te veshtira se tonat, por thjeshtesia eshte ceshtje shijeje.
Nje tjeter shembull eshte shikimi,qe realizohet nga truri, I cili merr nje seri
sinjalesh nga nervi optik. Keto sinjale perpunohen nga truri dhe formojne
figuren ne menyren si e perceptojme ne. Keshtuqe kur dikush thote “shoh nje
karrige”, nuk sheh tjeter gje vec driten qe karrigia ka perthithur dhe ia ka
transmetuar trurit.
Keto shembuj na cojne ne nje konkluzion shume te rendesishem
per filozofine dhe menyren e perceptimit: Nuk ka nje koncept realiteti te
pavarur nga teoria apo vrojtimi. Ne vend te tij neve bazohemi ne nje realitet
te varur nga nje model vrojtimi. Ky lloj
realiteti I perkon dhe menyres si ne I perceptojme objektet ne jeten e
perditshme.
Pra ky njeri I shekullit te ri, ka ngritur kultin e tij, I
cili nuk ka kufizime apo detyrime dhe nuk kerkon perkushtim. Dhe ky kult I
pershtatet me se miri realitetit qe secili prej nesh jeton.
No comments:
Post a Comment