Sunday, November 11, 2012

Ese filozofike : C'eshte njeriu?

Jemi njerez dhe shpesh e konsiderojme veten si superiore, zoterues te tokes ku jetojme dhe te afte te marrim  lehte ate c'ka duam. A eshte e drejte t'a qujme veten si qenien me komplekse? Pse duhet te konsiderohemi ne maje te piramides se evolucionit kur ka plot kafshe te tjera me aftesi qe ne nuk i kemi?
Nuk jemi as vrapuesit e as notaret me te shpejte, shqisat tona kane ndijime shume me te dobeta se te kafsheve te tjera, nuk jemi ata qe orientohen lehte me diellin, nuk mund te shohim mire naten, dhe perseri mbahemi si qeniet me te forta, me te pershtatura dhe dominante ne planet.

C'jemi? U be mijera vjet qe nuk pergjigjemi dot. Kemi arritur te zhbirojme galaksite, te ndajme atomin, te gjurmojme driten, dhe ende s'jemi marre me veten tone. Ka nje pengese, ndoshta sepse njeriu e ka te veshtire te perkufizoje veten e vet, e ka te veshtire te eksperimentoje me specien e vet, ose ndoshta mendja jone eshte e projektuar ne ate menyre qe te mos zbuloje te fshehtat tona.
Disa thone se njeriu eshte nje kafshe me arsye. Kafshe na bejne instiktet. Instiktet na shtyjne te plotesojme nevojat baze per te jetuar. ID-ja, thote Frojdi, eshte nje pjese e erret, ne nendergjegjen tone, ku ne menyre kaotike zhvillohen instiktet : uria, etja, uria seksuale dhe ruajtja nga dhimbja. Keto i kemi te perbashketa me gjithe kafshet, ndersa ato qe na diferencojne jane deshirat tona dhe kufizimet qe na ve shoqeria.
Egoja na ben te realizojme nje set funksionesh psikologjike : gjykimin, ambicjen deluzionin, agresivitetin , etj ,me pak fjale gjitcka qe mund te na duhet per te plotesuar nejovat qe vijne nga zeri i brendshem i instikteve. Superegoja eshte ajo c'ka e frenon instiktet tona kafsherore, na ben njerez te afte te jetojme ne nje shoqeri ku ka ufizime moralee  shoqerore. Ndersa instiktet na shtyjne te veprojme ne nje menyre teresisht te lire, superegoja na kufizon, na tregon c'eshte e mire e c'eshte e keqe, si duhet te veprojme drejt ne nje mjedis nderveprues.

Me kete analize, s'mund te themi qe jemi teresisht te krijuar nga natyra, dhe teresisht ne dore te saj. Njeriu ka ne dore sjelljen e tij, pershtatjen dhe intelektin. S' mund te konsiderohemi si kafsha me e sofistikuar pa futur ne loje arsyen tone, ate c'ka na diferencon dhe na ben te bashkeveprojme. Pa tolerance, pa komunikim, qenia njerezore, e cila dikur jetonte e vetme, si nje gjuetare e thjeshte, nuk do te organizohej per te krijuar struktura me komplekse, ku ndeshen bashke interesat e perbashket, por dhe ato te ndryshme.

Njeriu eshte nje epiqender emocionesh dhe ndjenjash. Ngacmimet me te forta njerezit i marrin nga nje proces i vecante; jo nga dhimbja apo uria sic mund te ndodhte tek kafshet, por nga ngjarje, ndodhi qe shkaktojne emocione. Njerezit kane thene qe vdekja eshte vdekja e tjetrit, qe dashuria eshte motorri qe leviz boten... Njerezit ia atribuojne jeten e vet ndjenjave, jane pre e tyre. Ndjenjat influencojne aq shume sa cdo veprim joni varet nga to, nga gjendja jone shpirterore. Njerezit shtrojne pyetjen nese duhet vepruar me arsye apo me zemer. Njerezit besojne dhe kane shprese, me pak fjale jemi shume te vecante, pikerisht nga kjo pjese qe na ben njerezore, nga ndjenjat humane, ato qe na mbrojne nga instiktet e egra qe duan thjesht mbijetese.

Kjo teme eshte shume e gjere, madje dhe e kote, por njekohesisht dhe mbreteresha e temave, nese arrijme t'i vejme kuroren.

10 comments:

  1. eseja me e bukur qe kam lexuar

    ReplyDelete
  2. eseja me e bukur qe kam lexuar

    ReplyDelete
  3. eseja me e bukur qe kam lexuar

    ReplyDelete
  4. Absolutisht njeriu eshte qenia me komplekse.Pse disa njerez
    jane me lufte me veten per emocione, te cilat ato duan t'i kontrollojne dhe si perfundim nuk munden dot ta bejne?!He...Ndoshta sepse brenda nesh veprojne edhe elemente te tjere qe jane mbi ne,elemente te paeksploruar qe veprojne shumehere brenda nesh pa miratimin tone.Prania e tyre ne te vepruar na ben ne nje qenie komplekse.Po ndermarja e nje udhetimi ne trurin e njeriut,a nuk lidhet kjo me nje kompleksitet me shkronja kapitale ?!...

    ReplyDelete