Shpesh herë gjenden shkrime të autorëve nga më të ndryshmit përsa i
përket ekzistencës njerëzore, dashurisë dhe forcës. Një ndër këta
duarartë është edhe Kongoli, i cili shkruan gjërë e gjatë për një
ekzistencializëm thuajse të pamundur për njerëzimin apo thjesht për disa
jetë të veçuara të cilat dashur pa dashur përfundojnë në rrugë pa
kthim.

Nëpërmjet personazheve ai arrin të sjellë në jetë shumë oponentë të
cilët bëjnë të mundur dëshirën për të ekzistuar apo për të qenë të fortë
ndaj një dashurie të pafrytshme, por që me pak forcë dhe vullnet mund
të sigurojë një jetesë normale mbi një bazë anormale. Dhe ai ka të
drejtë për këtë. Gjatë fragmenteve shohim qartë dëshirën e tij për ta
patur jetën në qëndër të vëmëndjes. Kjo është diçka e mirë si për
lexuesin, por edhe për atë frekuentues të librit, i cili dashur pa
dashur gjen veten tek një personazh, fjali, shprehje apo fragment. Madje
pikërisht këtyre personave u duhet kushtuar më tepër vëmëndje. Kongoli
di të bëjë goditjet e duhura
.
Nëse do të veçoheshin elementët nga njëri-tjetri, kuptimi nuk do të
kishte më kuptim. Pra nëse marrim veç vetëm dashurinë në përgjithësi dhe
përjashtojmë ekzistencën dhe forcën, do të sigurohej diçka e plogët, pa
jetë. Sepse pa ekzistencë nuk do të kish dashuri, pa forcë gjithashtu.
Dhe ndjenja e dashurisë do të mbetej thjesh si Toka pa Diellin. E ftohtë
dhe e pakuptimtë, thjesht inekzistente. Megjithëse dashuria vjen në
lloj-lloj prizmash. Nëpërmjet autorit, dashuria e mposht atë mungesën e
ekzistencës, mposht gravitetin duke kryer një udhëtim në drejtim të
kundërt. Por ndonjëherë ajo dashuri bie pre e tij dhe dashur pa dashur
nis e të shndërrohet në një ndjenjë urrejtjeje mbi atë që po e pengon të
ngrejë krye. Ni
s të errësohet krejt papritur dhe nis e perëndon në një kohë kur ti
pret të lulëzojë. Pikërisht ky mendim do të ishte absurd. Ajo urren atë
që nuk e lejon. Pra Kongoli e ka bërë të mundur këtë transformim.
Ekzistenca pa forcën dhe dashurinë. Një kapitull komplet ndryshe. Për të
vetmen arsye sepse nëse nuk do të ishin këto, përse do të duhej
ekzistenca e njeriut? Vetëm urrejtja nuk ka kuptim. Kështu do të mund tu
bëje qejfin egoistëve, të cilët presin çastin e vetëm dhe të duhur për
të vrarë jetë të pafajshme me intrigat dhe dashakeqësitë e tyre. Prandaj
nevojitet dashuria, që të mund të ndrijë në errësirën e urrejtjes, të
mund tua pëtplasë në fytyrë shpifjet të tjerëve me të gjithë forcën e
mundshme dhe në fund fare tiu thotë: “Ju mposhta sërish, ja tek jam, mbi
ju, kryelartë. Ndërsa ju mbetët në fund të gjithçkaje. Ja se çfarë
jeni, thjesht diçka pa vlerë që mund ta shkelë
kushdo dhe kurdo…”. Megjithëse as ekzistenca dhe as dashuria nuk do të
mundë ta zhdukin dot urrejtjen. Mbase nga dashamirësia, mbase nga
triumfet që do të kenë ndaj saj.
Pikërisht kjo gjë duhet të merret parasysh tek këto vepra, prioriteti i
të mirës dhe i jetesës. Sepse për çdo kënd që arrin të kuptojë thelbin e
elementëve më të rëndësishëm të kësaj bote, asgjë tjetër nuk do të mund
të ketë kuptim. Ndaj dhe mëndjendriturit i kushtojnë një pjesë të mirë
të jetës së tyre, sepse e dinë që ia vlen dhe se ai mund nuk do të mund
tu shkojë dëm.
DERGUAR NGA: Antonio Çikollari
No comments:
Post a Comment