Tuesday, March 29, 2016

ESE : “ Modeli antik i epit te Lahuta e Malcise “ .

Letersia shpesh here nuk ka qene thjesht nje “krijimtari”. Shume here ajo ka qene nje pasqyre realitetesh, luftrash, betejash apo edhe fantazie qe te nderthurura bashke kane dhene vepra te pavdekshme. Ne letersine boterore mund te renditim me qindra te tilla, por veprat “Iliada”dhe “Odisea” jane padyshim kryevepra boterore dhe muze per cdo shkrimtar. Edhe pse i perkasin antikitetit grek, ato kane vlera universale qe gjejne vend edhe ne shoqerine e diteve te sotme. Per kete ato jane bere objekt frymezimi per shume e shume krijues nga e gjithe bota. Nje rast tipik eshte ai i poetit shqiptar At Gjergj Fishta. Bazuar mbi veprat homerike ai krijoi pasurine e tij me te madhe, “Lahuten e Malcise “. Per shqiptaret kjo e fundit ashtu si veprat homerike per popullin grek ,eshte nje thesar i cmuar i etnogjenezes. Pare ne nje plan krahasues, mes tyre do te gjejme nje numer te madh te perbashketash , aq sa duken sikur jane histori te njejta te dy popujve te ndryshem. Pra Fishta per te krijuar Lahuten ka marre si model veprat e antikitetit , pra veprat homerike.

 Sapo hapim veprat e Homerit ndeshjen e pare e kemi me formulen aq klasike te hyrjes qe e takojme ne te dyja veprat e tij . “Kendo hyjneshe menine e Akil Pelidit “ te “Iliada” dhe te njejten gje shohim edhe te “Lahuta e Malcise” “Ndihmo Zot si m’e ndihmue “. Pra tek te dyja gjejme te njejten formule hyrese. Te dy poetet I drejtohen “Hyjnive”, te mbinatyrshmes per t’iu dhene forcen dhe guximin te shkruajne. Kjo formule ka qene karakteristike per veprat e antikitetit dhe Fishta e huazoi ate te Lahuta e Malcise. Si tek veprat homerike ashtu edhe te Lahuta e Malcise kemi te bejme me me poeme epiko-lirike-heroike. Epike , sepse te dyja trajtojne ngjarje. Perkatesisht veprat homerike luften greko-trojane dhe pasojat e saj dhe Lahuta e Malcise luften shqiptaro-malazeze dhe perpjekjet per liri. Me lirizmin ndeshemi qe ne vargjet e pare te seciles veper. Te veprat homerike edhe pse shpesh here poeti tregohet asnjeanes , serish lirizmi nuk mungon , si ne pershkrimin e ngjarjeve ashtu edhe te personazheve . “Shume hidhnime dhe kobe akejve ju solli dhe ne ne humnere gremisi /qindra shpirtra burrnore fatosash “(Kenga 1 ) . Te Lahuta e Malcise , poeti nuk eshte neutral , per me teper ai mban anen e shqiptareve sepse edhe vete ishte nje shqiptar. As ketu lirizmi nuk mungon. Poeti ka bere nje nderthurje te habitshme mes lirizmit dhe epizmit. Ky I fundit del qarte ne shperthimet lirike te tij, ne pershkrim personazhesh etj. “ Qi per mbret e troje t’veta /mos t’iu dhimet gjaja as jeta/ Po te desin, si Oso Kuka/ qe ashtu tue deke,. Ahu! Nder ato suta” (Kenga 4) . Dhe se fundi nje poeme heroike , sepse ne brendesi te saj flitet per bemat e heronjve dhe qellimet e tyre te larta ne luften per mbrojtje. Faqe pas faqeje shohim se struktura eshte ajo qe I karakterizon te dyja dhe I bashkon me njera-tjetren. Te dyja jane strukturuar ne forme monokolone , nje tjeter e perbashket kjo mes tyre.                           

 Te dyja veprat kane marre tema qe lidhen me mbrojtjen e kufijve dhe te nderit te kombit. Ndalemi te veprat homerike. Nese shohim “Iliaden “ arsyeja e luftes mes grekeve dhe trojaneve thuhet se eshte Helena. Faktikisht nje arsye tjeter e luftes eshte edhe mbrojtja e kufijve nga ana e te dyja paleve. Por rrembimi i Helenes i shtyu drejt nje lufte per ta mbrojtur nderin. Nese e shohim edhe Lahuten e Malcise , lufta ndermjet shqiptareve dhe malazezeve zhvillohet po per te njejtat motive, mbrojtja e kufijve territoriale dhe ajo per mbrojtjen e nderit. Pra ne kete pike shohim nje te perbashkete mes tyre. Territoret per kohen qe flasim jane nje pike e rendesishme per keto vepra. Per Greqine, sepse percaktonin fuqine e cdo principate dhe per Shqiperine , sepse pas shekujsh te tere pushtimi dhe roberie do te vendoseshin kufijte perfundimtare dhe te shpallej pavaresisa. Motivet e njejta I bashkojne gjithashtu me njera-tjetren. Te te dyja veprat hasim motive si : lufta ne emer te kombit, ne mbrojtje te kufijve dhe nderit , motivi I dashurise per atdheun apo ai I trimerise dhe forces burrerore. Nese I shohim me kujdes , do te verejme te njejta tipe personazhesh. Ato mund t’I klasifikojme ne dy grupe te medhe per te dyja veprat, personazhe reale apo historike dhe personazhe mitologjike. Te veprat homerike persa I perket ndarjes se pare mund te klasifikonim :Odisene , Akilin, Agamemnonin, Paridin dhe sigurisht Helenen. Ne ndarjen e dyte do te kishim perendite e Olimpit . Ndersa ne Lahuten e Malcise do te kishim ne ngarjen e pare: Oso Kuken , Kraj Nikollen, Abdullah Drenin, Marash Ucin etj. Ne grupimin e dyte kemi personazhe si: shtrigat, kucedrat, oret , zana t, flockat, lugatin, dragonjte etj. Ne Lahuten e Malcis ene ndryshim nga veprat Homerike kemi edhe nje grupim te trete personazhesh, atje ku bejne pjese personazhet autoriale te tille si: Tringa , Pater Gjoni , motra e Avdi Hises etj. Ketyre personazheve poe tet ju kane veshur tipare te njejta si: trimeria, bukuria, guximi apo ndershmeria. Per me teper ne kengen e nente te Lahutes se Malciase na del fare qarte mbeshtetja e Fishtes mbi veprat homerike. Kjo duket kur Zanat veshtrojne trimat shqiptare dhe I krahasojne ata me persoanzhet homerike:

Se ata akejt na kenkan njallun /Qi t’larg Trojen paten kallun ‘”Porsi t’isht nje fort dragonit/Fort mi njaka Agamemnonit"

Persa u perket personazheve mitologjike te Lahuta e Malcise ata nuk kane ne dore fatin e heronjve si te veprat homeike, perkundrazi ata thjesht ndihmojne heronjte,por nuk mund te vendosin per rezultatin e luftes.
Fishta gjithashtu ka marre nga veprat homerike dhe ligjerimin apo gjuhen e tij qe e ka perdorur me se miri te Lahuta e Malcise. Ajo eshte nje gjuhe koncize dhe mjaft e pasur me figura letrare si: hiperbola , metafora, epiteti, krahasimi apo antiteza. Figura qe mbizoteron eshte ajoe hiperboles. Ne kete menyre Fishta ashtu si edhe Homeri ka arritur ta jape ngjrjen me permasa te jashtezakonshme. Keto duken qarte ne pershkrimin e betejave , apo edhe heronjve, sepse vetem keshtu ngjarja mund te fitonte legjendaritet . Nje e lement tjeter qe I bashkon fuqimisht keto vepra eshte edje dramcitet I cili rrjedh si nje rryme e nendheshme dhe e I shoqeron keto vepra nga fillimi deri ne fund . Dramaciteti shfaqet kudo ne te dyja veprat si te betejat, kuvendet, mbledhjet apo luftimet mes paleve. Pershtatje mes tyre shohim edhe ne llojine vargut dhe te rimes. Kjo zgjedhje nga ana e poeteve ju ka dhene mundesi atyre qe ta shtrijne mendimin dhe ta bejen ate sa me te qarte per syrin e lexuesit. Rima e perputhur ju ka dhene mundesi veprave te pershkruhen nga nje muzikalitet qe I bene dhe me intersante dhe me pak te lodhshme. Ngjrjet dhe mjediset shpesh here te shkaktuar nga prania e te mbinatyrshmes jane dhene po ashtu te mbinatyrshme. Folklori ka pasur nje vend te madh ne veprat homerike dhe Fisjta meqe morri nje model prej tyre, huazoi edhe kete gje, folklorin. Me teper ai eshte I pranishem te figurat e mitologjise shqiptare dhe asaj te perendive olimpike.

Pra , sic mund ta shohim nga trajtimi qe beme per mbehtetjen e Fishtes ne modelin antik te epit , arrijme ne perfundimin, se ai ka marre nga ky I fundit nje game te gjere elementesh duke I nderthurur ato bukur me njeri-tjetrin. Keshtu mundi te na sjelle nje veper te paarritshme te mbeshtetur mbi modelin e epit te antikitetit. Per keto arsye ndermjet tyre mund te gjejme kaq shume te perbashketa.      


Faleminderit Laura nga Korca!

1 comment:

  1. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    ReplyDelete