Në këtë novelë personazhi kryesor është Akaki Akakieviç (një nëpunës i thjeshtë,i pakët nga trupi,pak si i vrarë lije,pak si kuqal,pak si tullac aty mbi ballë,me ca rrudha në të 2 faqet).Ai punonte në një dikaster prej shumë kohësh dhe merrej me kopjimin e dokumenteve që i jipnin.Nëpunësit e rinj talleshin me të,bënin shakara,tregonin trillime për të dhe për zonjën e shtëpisë ku rrinte Akaki Akakieviçi,një plakë nja 70 vjeçe.Thoshnin se ajo e rrihte,e pyesnin se kur kishte në mendje të martohej me plakën,i hidhnin copa letre në kokë duke i thënë se binte borë.Por Akaki Akakieviç nuk fliste kurrë,vetëm kur ngacmimet beheshin aq të mëdhaja sa nuk e linin të punonte ai thoshte vetëm:"Pse më ngisni?Më lini reha t!"
Akaki Akakieviç e donte aq shume punën e tij saqë njëherë ,kur nje drejtor zemërmirë donte ta shpërblente atë për vjetërsinë në punë i dha një punë të thjeshtë,por me rëndësi më të madhe sesa puna qe ai bënte,ai e refuzoi duke thënë:"Jo,nuk e bëj dot.Më mirë më jipni diçka për të kopjuar."
Nuk përkujdesej fare për rrobat që vishte;uniforma e tij e kishte humbur ngjyrën e parë të gjelbër dhe kishte marrë një ngjyrë si të zbardhur e të kuqëremtë,sikur të ishte pluhurosur me miell.Jakën e kishte aq të ngushtë e të ulët saqë qafa,megjithëse nuk ishte shumë e gjatë,i dilte nga jaka dhe dukej si qafë lejleku.
Sapo dilte nga puna,ai shkonte menjëherë në shtëpi,hante çfarë të gjente dhe kur e ndjente se ngopej ai çohej dhe vazhdonte të kopjonte shkresat e punës.Akaki Akakieviçi nuk dilte asnjëherë pasditeve si cdo njeri tjetër por punonte i mbyllur në shtëpi.Mbasi kopjonte sa i donte zemra,binte të flinte i kënaqur,duke u menduar me buzën në gaz:ç'do t'i dërgonte vallë ,perëndia nesër për të kopjuar?Rroga e tij ishte qesharake,vetem 400 rubla ne vit.
Një ditë ai vuri re se manteli i tij ishte ngrënë e holluar si sitë në disa vende.Stofi ishte vjetëruar kaq shumë sa dukej tejpërtej,astari ishte ronitur aq shumë sa era shkonte tej e matanë.Të gjithë në zyrë talleshin me mantelin e Akaki Akakieviçit.Madje ata nuk e quanin atë"mantel",por"dolloma".
Kur shkoi në dikaster me mantelin e ri,të gjithë e uruan dhe me këtë rast punonjësit e dikasterit u mblodhën në shtëpinë e ndihmësshefit për të pirë caj e për të luajtur së bashku.Rreth orës 12 të natës Akaki u nis për të shkuar në shtëpi,por rrugës atij i vodhën gjënë më të shtrenjtë që kishte(mantelin e tij).Për ta gjetur atë ai i kërkon ndihmë një gjenerali,i cili e trajtoi shumë keq Akaki Akakievicin.
Pas kësaj ngjarjeje Akaki u sëmur rëndë dhe pas pak ditësh vdiq.Nëpër Petërburg,nisën të hapen thashetheme se në urën Kanklin,bredh natën një i vdekur me fytyrë nëpunësi që kërkon një mantel të grabitur.Një nga nëpunësit e dikasterit e kish parë me sytë e tij të vdekurin dhe e kish njohur menjëherë se ishte Akaki Akakievici. Ky i vdekur i kishte dalë njëherë edhe gjeneralit dhe i kish marrë mantelin.Që nga ajo natë fantazma nuk u duk më.Sic duket,manteli i gjeneralit i vinte shumë mirë pas trupit.
Nga Elena
me thuaj nje tekst rrefimtar(tregimtar)
ReplyDeletehee ma beni cikk se mu lodh truni :pp
ReplyDelete:)
ReplyDeletevepra me e bukur qe kam lexuar ;)
ReplyDeleteJu lutem analizën e zambaku i kuq anatole franc
ReplyDeleteËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
ReplyDeleteEmail: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.