Blogu i gjimnazistëve shqiptarë.
Materialet ne faqen tone jane te mbrojtura nga ligjet e te drejtes se autorit. Cdo kopjim i paautorizuar do te trajtohet nga Google dhe faqja juaj do te bllokohet.
© 2012-2018
SHIKu ALL RIGHTS RESERVED
Friday, November 14, 2014
Subjekti : Eugjen Onjegini - Pushkin
Kjo vepër mbështëtet mbi tre personazhe kryesore: dy djem djaloshi aristokratik Eugjen Onjegin, që vjen sallonet mondane te kryeqytetit, dhe poeti romantik Vladimir Lenski, i ri aristokrat nga provinca: dy vajza, motrat Tatjana dhe Ollga Larina, qe banojne ne nje province me Lenskin, te fejuarin e Ollges. Dy motrat kane natyre te ndryshme nga njerea-tjetra: Ollga është nje vajze e gjalle e capkene, kurse Tatjana shpirtbute e elankolike.
Nga ana tjeter Onjegini është nje i ri i edukuar sipas modes se aristokracise franceze te gjysmes se pare te shekullit XIX, ai paraqitet si nje "dandi" skeptik, egoist, disi i zymte dhe i velur nga jeta, meqenese ndihet i papershtatshem me mjedisin ku është rritur dhe disi i "tepert". Onjegini ka ardhur nga Peterburgu per te kaluar veren ne province, ku ka pronat e familjes. Ketu ai ze miqesi me Lenskin i cili e prezaton motrave Larina.
Tatjan bie menjehere e dashuri me djaloshin e ri dhe nuk pret qe ky tja shprehe dashurine, por ajo e hedh vete hapin e pare dhe ia shpreh dashurine Onjeginit ne nje leter te mrekullueshme, ku shfaqet tere ndjeshmeria dhe bota shpirterore e vashes se re. Onjegini ia kthen pergjigjen me nje leter te ftohte e moralizuese, duke i kujtuar asajt se nuk është e udhëS qe një vashë e re të verbohet nga pasioni.
Gjate nje balloje te organizuar mes te rinjsh, Onjegini per te kaluar kohen, vendos te provoje nese është i zoti ti fitoje zemren Ollges. Mbas letres se Tatjanes, Onjegini i pandeh mendje lehta te gjitha vashat e provinces dhe i duket vetja superior dhe beson se cdo vajze është gati te lere koken per te.
Kjo loje nuk i pelqen Lenskit,i cili e sfidon Onjeginin ne duel.Onjegini edhe pse perpiqet ti mbushe mendjen Lenskit qe te mos e zhvillojne duelin nuk ia del dot.Dhe Onjegini i stervitur mire na artin e shpates e vret Lenskin. Mbash shum peripecish dhe nje kohe te gjate, Onjegini kthehet ne Shen-Peterburg dhe nis te frekuentoje serish jeten e salloneve mondane.Mbas disa kohesh ai degjon per nje grua nga hiret e saj shnerrisnin te gjithe sallonet dhe nuk ishte tjeter vecse Tatjana te cile ai dikur e kishte perbuzur.
Tani është rradha e Onjegint te ndjeje nje dashuri te cmendur per Tatjanen. Ai e ka kuptuar se dashuria e sinqerte është gjeja me e cmuar ne jete dhe ky zbulim ia heq si me magji merzine e dershperimin, duke e mbushur jeten e tij me nje qellim te larte. Vecse me kot i pergjerohet Tatjanes, ai qe kishte qene aq i ftohte ndaj pergjerimeve te saj.
Derisa nje dite prej ditesh ai arrin ta gjeje te vetme Tatjanes te falur Tatjanes per qendrimin e tij te dikurshem, gjithe duke i pohuar se dashuron,se kurre nuk kishte rreshtur se dashuruari e se vashdonte ta dashuronte me afshin e shpirtit, por ajo shprehet qarte e prere se kurre nuk do te behej e tija, sepse kurre nuk do ta tradhetonte burrin e saj i cili kishte pasur aq shume besim tek ajo dhe e kishte pranuar per grua.
Lexo analizen e letres se Tatianes ketu: http://essematura.blogspot.co.uk/2012/10/letra-e-tatianes-koment-dhe-analize.html
Lexo analizen dhe komentin e plote te vepres ketu: http://essematura.blogspot.co.uk/2012/10/eugjen-onjegini-koment-dhe-analize.html
Subjekti : Manteli- Gogol
Në këtë novelë personazhi kryesor është Akaki Akakieviç (një nëpunës i thjeshtë,i pakët nga trupi,pak si i vrarë lije,pak si kuqal,pak si tullac aty mbi ballë,me ca rrudha në të 2 faqet).Ai punonte në një dikaster prej shumë kohësh dhe merrej me kopjimin e dokumenteve që i jipnin.Nëpunësit e rinj talleshin me të,bënin shakara,tregonin trillime për të dhe për zonjën e shtëpisë ku rrinte Akaki Akakieviçi,një plakë nja 70 vjeçe.Thoshnin se ajo e rrihte,e pyesnin se kur kishte në mendje të martohej me plakën,i hidhnin copa letre në kokë duke i thënë se binte borë.Por Akaki Akakieviç nuk fliste kurrë,vetëm kur ngacmimet beheshin aq të mëdhaja sa nuk e linin të punonte ai thoshte vetëm:"Pse më ngisni?Më lini reha t!"
Akaki Akakieviç e donte aq shume punën e tij saqë njëherë ,kur nje drejtor zemërmirë donte ta shpërblente atë për vjetërsinë në punë i dha një punë të thjeshtë,por me rëndësi më të madhe sesa puna qe ai bënte,ai e refuzoi duke thënë:"Jo,nuk e bëj dot.Më mirë më jipni diçka për të kopjuar."
Nuk përkujdesej fare për rrobat që vishte;uniforma e tij e kishte humbur ngjyrën e parë të gjelbër dhe kishte marrë një ngjyrë si të zbardhur e të kuqëremtë,sikur të ishte pluhurosur me miell.Jakën e kishte aq të ngushtë e të ulët saqë qafa,megjithëse nuk ishte shumë e gjatë,i dilte nga jaka dhe dukej si qafë lejleku.
Sapo dilte nga puna,ai shkonte menjëherë në shtëpi,hante çfarë të gjente dhe kur e ndjente se ngopej ai çohej dhe vazhdonte të kopjonte shkresat e punës.Akaki Akakieviçi nuk dilte asnjëherë pasditeve si cdo njeri tjetër por punonte i mbyllur në shtëpi.Mbasi kopjonte sa i donte zemra,binte të flinte i kënaqur,duke u menduar me buzën në gaz:ç'do t'i dërgonte vallë ,perëndia nesër për të kopjuar?Rroga e tij ishte qesharake,vetem 400 rubla ne vit.
Një ditë ai vuri re se manteli i tij ishte ngrënë e holluar si sitë në disa vende.Stofi ishte vjetëruar kaq shumë sa dukej tejpërtej,astari ishte ronitur aq shumë sa era shkonte tej e matanë.Të gjithë në zyrë talleshin me mantelin e Akaki Akakieviçit.Madje ata nuk e quanin atë"mantel",por"dolloma".
Kur shkoi në dikaster me mantelin e ri,të gjithë e uruan dhe me këtë rast punonjësit e dikasterit u mblodhën në shtëpinë e ndihmësshefit për të pirë caj e për të luajtur së bashku.Rreth orës 12 të natës Akaki u nis për të shkuar në shtëpi,por rrugës atij i vodhën gjënë më të shtrenjtë që kishte(mantelin e tij).Për ta gjetur atë ai i kërkon ndihmë një gjenerali,i cili e trajtoi shumë keq Akaki Akakievicin.
Pas kësaj ngjarjeje Akaki u sëmur rëndë dhe pas pak ditësh vdiq.Nëpër Petërburg,nisën të hapen thashetheme se në urën Kanklin,bredh natën një i vdekur me fytyrë nëpunësi që kërkon një mantel të grabitur.Një nga nëpunësit e dikasterit e kish parë me sytë e tij të vdekurin dhe e kish njohur menjëherë se ishte Akaki Akakievici. Ky i vdekur i kishte dalë njëherë edhe gjeneralit dhe i kish marrë mantelin.Që nga ajo natë fantazma nuk u duk më.Sic duket,manteli i gjeneralit i vinte shumë mirë pas trupit.
Nga Elena
Ese letrare: 70 Vjetori i Clirimit
Kalojnë vite, kalojnë edhe shekuj e kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët në mendjet e zemrat tona, në kujtesën tonë historike. Brezat që vijnë do t’i mbajnë në zemër dëshmorët, për t’i bërë ata flamuj qe valviten rrugëve e shesheve tona të lirisë.
Liria ndërtohet me jetë, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Kurse, dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martir. E popullit që synoi ta fitojë lirinë shekuj me radhë duke luftuar me gjak. Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur lart, deri në piedestalin e vetëflijimit.
Ata jetuan për ne. I kemi ne token tone te perbashket shqiptare gjithkund e gjithherë. Me një diell në gji, me një rreze në ballë. Lundrojnë mbi detin e gjakut të flijuar për liri.Në paqe e në luftë, në fushë e në mal. Sa shumë shqiptare që festojne sot për 70 vjetorin e madh te lirise se shqiponjes qe fluturon ne qiellin atdhetar. Gëzim e hare në çdo anë. Dëshmorët u ngjallën sot dhe festojnë bashkë me ne pas 70 vjetesh te lira e te qeta per Shqiperine e vuajtur e te plagosur.
Ata janë vetë liria jonë. Liria nuk erdhi nëpër rrugën e shtruar me lule.Ajo nuk erdhi si nuse me kurorë.Ardhja e saj deri te ne ishte e gjatë dhe e veshtire. Për lirinë e saj u desh luftë,mund e gjak.Këmbët e saj u gjakosën nga gjaku i luftëtarëve trima.Por jo vetëm nga ta por edhe nga gjaku i secilës moshë(pleq,fëmijë,të rinj).Ardhja e saj rezultoi me humbjen e shumë njerëzve.Dëshmorët patën vetëm një ëndërr-lirinë e cila sot vertititet e lire neper te gjitha trojet shqiptare, dielli shkelqen me shume se kurdohere tjeter ne kete dite te shenuar per Shqiperine.
Pas 70 vjetesh me ne fund shqiptaret festojne te lumtur e te qete me zemrat e mbushura me gezim per kete dite.Shqiperia beri nje lufte heroike, nje lufte te drejte, nje lufte me shume sakrifica, me shume gjak te derdhur, me shume bij te rene. Kurre mos u harrofte sakrifica e tyre dhe qofshin perjete te nderuar ne panteonin e deshmoreve dhe martireve te ketij kombi kaq te vuajtur. Gezuar festen e clirimit!
Nga Lorena Baku, Rrogozhine
Ese: Demokracia
Pushteti ne demokraci eshte konceptuar , si një mënyrë sundimi në një shoqëri të ndarë , pa qenë e nevojshme të përdoret forca apo dhuna.
Me nje fjale demokracia duhet te jete udhëheqje E popullit, NGA populli dhe PËR popullin.
Qe te realizohet forma demokratike ne nje shtet, nuk mjafton vetem mirefunksionimi i strukturave dhe mekanizmave institucionale, por duhet te vendoset nje raport i ndersjellte i shtetasve dhe shoqerise me shtetin. Nje shtet mund te arrije te demokratizohet, ne rast se edhe shtetasit e tij e duan dhe kontribuojne ne kete proces.
Ashtu si individi qe mund te prishe rregullin dhe shtetin, ashtu dhe shteti mund te demtoje individin. Fatkeqesisht ne realitetin tone ndodhin te dyja...
Edhe filozofet i kane kushtuar nje rendesi te vecante lidhjes dhe raportit qe duhet te kete shteti me shoqerine.Menyra me e mire per te njohur njerine e
ndershem, eshte te analizosh natyren e shtetit te tij, si dhe te kerkosh se cdo te thote drejtesi ne ate shtet.
Shteti eshte i lumtur nese cdo qytetar i marre vecmas eshte i lumtur nga shteti i tij. Eshte shume e rendesishme per nje shtet qe te qeverise,dhe te kujdeset vecanerisht per qenien e tyre te lumtur. kjo menyre e te shpjeguarit te lidhjes shtet – individ , eshte nje nga menyrat me bindese dhe me objektive.
Jo vetem njeriu eshte i destinuar nga natyra te jetoje ne shtet, por edhe shteti, si cdo bashkesi tjeter, eshte krijuar me nje qellim te mire, dhe ekziston per nje qellim qe te siguroj te miren e njeriut ne shkallen me te larte, domethene jeten e tij morale dhe intelektuale.Pasi nje popull qe do te qeveriste gjithmone mire, nuk do te kishte nevoje te qeverisej.
Nga Besiana, Tirane. Faleminderit Besiana!
Subscribe to:
Posts (Atom)