Të jesh ekzistent nuk do të thotë të jetosh, por të jesh hija e atyre që
të rrethojnë, të biesh në sy dhe të kesh vëmendjen e personave të cilët
çdo kush do të donte t’i kishte pranë. Gëzimi më i madh i njeriut
është të ekzistojë për këdo, veçanërisht për një person, ose për një
grup njerëzish që në jetë marrin emrin familje.
Ekzistencializmi shihet kudo, tek kushdo që ti vetë hedh sytë. Nëse sheh
dikë të qeshë, të luajë, të vrapojë, apo të marrë frymë do të thotë që
po sheh dikë që ekziston, që është kapur fort pas të ashtuquajturës jetë
dhe po lufton me çdo kusht që të jetë pjesë e saj. Këtë gjë nuk mund ta
blesh apo ta shesësh, sepse nuk ka valutë për të. Këtë gjë vetëm mund
ta falësh. Por si mund të jesh kaq human me diçka që shumica e jetëve
nuk besojnë? Çdo kush të është mirënjohës nëse për një çast të vetëm ti
i hedh sytë. Me këtë gjest e bën atë ekzistent ndaj një bote
joekzistente. Pikërisht ky gjest është humanizëm, pra ekzistencializmi
&eu
ml;shtë humanizëm.
Në një rast tjetër ti je arsyeja e jetës së dikujt tjetër në këtë botë.
Ekzistenca jote mban në jetë prindërit e tu, të afërmit, të dashurin e
jetës sënde dhe ti nuk e vë re se sa shumë i rëndësishëm je për ta. Si
mund të tregohesh ti humanist ndaj tyre? Mjafton të jetosh, të ekzistosh
dhe të mirmbash të ashtuquajturën jetën tënde të sigurtë dhe bashkë me
ty do të ekzistojnë dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish.
E njëjta gjë vlen dhe për ty. Ti ekziston falë prindërve të tu, jeton
për shkak të dikujt apo diçkaje e cila përpiqet të ekzistojë për shkakun
tënd. Dhe në këtë mënyrë krijohet një zinxhir ekzistentësh që qëndrojnë
të lidhur fort me njëri-tjetrin. Nëse një prej tyre humbet apo resht së
ekzistuari, të tjerat po të njëjtin fat do të kenë. Forca është e
barabartë ndërmjet të gjitha hallkave, sepse ashtu është dhe forca
edashurisë ndërmjet tyre, e barabartë. Pra, ja tek iu përgjigjëm dhe
pyetjes mundimtare se përse ne ekzistojmë. Ne ekzistojmë prej dashurisë
dhe për dashurinë.
A mund të paraprijmë ne dobësimin e një hallke? Sigurisht që jo, kjo për
shkak se akrepat e orës janë koherent, nuk mund të të paralajmërojnë
për diçka që do të ndodhë, por për atë që po të ndodh në atë çast. Ti
thjesht përpiqu të jesh ekzistent për veten tënde dhe hallkat e tjera do
të jenë po në të njëjtën formë. Ti ekziston si ti, përpiqesh të ruash
dhe të përballosh atë peshë që të është besuar, për të tjerat kujdesen
ata që kanë përgjegjësi. Ti përgjigju për atë që të takon, ekzisto jo
për humanizëm, por për një arsye më të madhe se kaq, për të jetuar dhe
për të përballuar atë përgjegjësi që të takon.
E gjitha kjo është humanizmi të cilin ti ke për detyrë ta bësh, sepse
çdo kush e di se ti nuk do të dëshiroje këputjen e hallkave që ndodhen
sipër teje. Ekzistenca e tyre mundëson dhe tënden. Ky është humanizmi
yt, të ekzistosh për të bërë të mundur ekzistencën e hallkave që ndodhen
pas teje. Sigurohu të ekzistosh pra.
Nga: Antonio Cikollari, Tirane
Blogu i gjimnazistëve shqiptarë.
Materialet ne faqen tone jane te mbrojtura nga ligjet e te drejtes se autorit. Cdo kopjim i paautorizuar do te trajtohet nga Google dhe faqja juaj do te bllokohet.
© 2012-2018
SHIKu ALL RIGHTS RESERVED
Bukur, Bravo!
ReplyDeletete lumte, ! e goditur.vetem pjesa e pare ,nje paragraf shume i vogel esht pak ga8im ne koncept megjithate te lumte !
ReplyDeleteEkzistencializmi lidhet me filozofine e lirise se njeriut per te zgjedhur ate qe eshte dhe fatin e tij; me pergjegjesine qe mban vec ai dhe jo rrethanat per veprimet e veta dhe me detyren qe i del po njeriut per shkak te kesaj lirie per te kontribuar ne dobi te te tjereve. Nuk ka te beje me ekzistencen, pavaresisht ngjashmerise ne term.
ReplyDeletePS. E gjeta esene per tradhetine, humanitetin dhe dashurine shume me te arrire se e mesipermja :)
Kendshem
ReplyDeleteYlllllll mo
ReplyDeleteQemal Stafa, boll pate esera per filozofin ketu
ReplyDeleteËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
ReplyDeleteEmail: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.