Sunday, March 31, 2013

Ese argumentuese : Migjeni, shkrimtari qe tronditi themelet e shoqerise shqiptare.


Ne tere vepren e tij, Migjeni trajton nje teme shoqerore ekistencialiste, me karakter polemizues dhe te drejtperdrejte. Ai shkruan per jeten e njeriut ne situatat e veshtira ekzistencialiste, e pare nepermjet shfaqjeve psikologjike. Mesazhi qe pershkon gjithe vepren e Migjenit eshte domosdoshmeria e shnderrimeve te formave te shoqerise shqiptare. Situatat e mbijeteses cojne dhe bejne reale shembjen e te gjitha kulteve, te gjitha besimeve dhe bindjeve, dmth atyre fetare, politike, atdhetare, pa perjashtuar dhe ato morale.

Migjeni shfaq vazhdimisht idene se jeta shoqerore kushtezohet nga jeta materiale, se vlerat morale e shpirterore shkatarrohen ne kushtet e mjerimit dhe vuajtjeve te shumta. Me dhembje e revolte ai tregon se dinjiteti legjendar i malesorit, se nderi i malesores dhe i qytetares se varfer kane marre fund ne luften per ekzistence, ne veshtiresine per t’i siguruar femijes nje cope buke e per ta shpetuar nga vdekja. Migjeni shprehu bindjen se per sa kohe nuk do te permbyseshin idhujt e vjeter, gjithcka ne jeten e qytetit e te fshatit do te mbetej ne mjerim.

Skicat e tij shquhen per antikonformizem te theksuar, ne kuptimin e mospajtimit jo thjesht me nje shoqeri te caktuar, ten je kohe te caktuar, por me gjendjen absurd njerezore. Poezite e tij jane nje shuplake cmitizuese ndaj miteve tashme te rreme. Ai i tronditi themelti e shoqerise shqiptare, jo sepse shkruajti me nje stil sarkastik apo te ashper, por sepse preku ato tema qe shqiptaret i kishin per zemer, e i mbanin si krenari, nderkohe qe gjithcka qe ata besonin, ishin vec dekorime.
Migjeni i zhveshi, i grisi flamujt e melankilise, i theu malet jashte cdo konteksti shoqeror e i dha nje dush te ftohte euforise himnizuese te kohes.

                                                                                                                                                     © Sara Shiku

14 comments:

  1. Mjerimin e kemi komshi nuk eshte e nevojshme te shfaqim me nje femi eskimez te mjeruar!

    ReplyDelete
  2. shum e bukur dhe domethenese

    ReplyDelete
  3. pale sa veta do e ken marr ket kshuqe spo rrezikoj tkpus nji 4 me deshire

    ReplyDelete
    Replies
    1. Neve esete i hedhim me idene per ti ndihmuar nxenesit apo studentet qe te drejtohen pak a shume. Dmth te bazohen tek eseja jone dhe te krijojne dicka te tyren

      Delete
  4. ka pasur te drejte

    ReplyDelete
  5. Migjeni e pa te verteten ne sy sado e dhimbshme ishte ajo.E paraqiti realitetin shqiptar ashtu sic ishte i zhytur mes varferise,mjerimit dhe skamjes.Veprat e tij mbeten te pavdekshme,

    ReplyDelete
  6. As un nk po e marr shabllon kte

    ReplyDelete
  7. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  8. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete