Monday, January 28, 2013

ESE Letrare: "Ti dashuri je liri, ti dashuri je roberi"

Bazuar ne liriken e L. Poradecit



"Ti Dashuri je Liri, ti Dashuri je Roberi"


Pa dyshim qe per njeriun, ndjenja me e bukur qe mund te provoje ne jete eshte dashuria. Ajo dashuri e cila eshte nje force madhore, te ngre peshe shpirtin, te ben me te mire, nje force universale dhe misterioze njekohesisht. Per dashurine jane thurur poema, romane te tera, jane bere serenata, flijime dhe sakrifica, qe ne fillimet e njerezimit. Dashuria na vjen ne shume forma, dashuri per nje djale ose vajze, dashuri per atdheun, dashuri per prindin, per jeten apo dhe per sende ndonjehere. Mirepo sado qe kjo ndjenje me gjithe lartesine e saj na mbush me gaz dhe emocion, nuk eshte gjithmone kaq shperblyese.

Dashuria eshte bipolare, ajo nuk vjen gjithmone me gaz e lumturi, dashura ka vuajtje, ka brenga me rrjedhen e vrullshme qe sjell. 

Kur nje njeri dashuron, ai harron gjithcka te trishte dhe fluturon me mendime per vashen e bukur apo djalin e zemres. Behet njeri me i mire, dashuron dhe gjerat me te vogla qe gjen cdo dite perreth, ndihet sikur do te pushtoje boten. Padyshim qe dashuria i jep njeriut nje force sa tokesore aq edhe qiellore ne shpirt. Dhe gjithe keto gjera pozitive e bejne njeriun me te lire, te afte te beje gjithcka, me forcen dhe vullnetin e duhur per te arritur dhe me te pamunduren.
Mirepo dashuria nuk ka vetem keto ane te mira te saj, sic permendem dhe me pare, ajo eshte bipolare.

Dashuria shpesh na ben te vuajme, na roberon shpirtim me skutat e saj te erreta dhe kthetrat qe nuk te leshojne, dashuria na roberon. Ajo na roberon kur personi i cili duam nuk na e kthen ndjenjen po aq te paster. Dhe njeriu thyhet ne shpirt, zemra i copetohet, por dashurine nuk mund ta lere dot menjane...ajo qendron aty, e palevizur dhe kokeforte. Dashuria eshte roberuese kur personi i zemres ndodhet larg, i distancuar...dhe ne ndjejme mall, nje mall akoma me roberues se refuzimi, nje mall vajtues. Sado qe perpiqemi te mbledhim copat e zemres se roberuar dhe t'i ngjisim serish, ajo na e thyen serish, nuk do t'ja dije.

Megjithate, sado roberuese ne shpirt apo sado me jete dhe gaz te na mbushe dashuria, mund te themi qe ajo eshte nje ndjenje universale, e paperseritshme dhe mbi te gjitha e domosdoshme per njeriun. Dashuria eshte eliksiri i jetes, ajo na ben qe te bejme cmendurite me te medha. Dashuria thyen cdo barriere, ajo kerkon ne kembim vetem pak besim.

11 comments:

  1. kjo ese me pelqen shume si nga struktura ashtu edhe nga fjalet qe ke zgjedhur per ta bere..te lumte ...

    ReplyDelete
  2. flm flm paola ;) mundohemi nga pak

    ReplyDelete
  3. asgje... si te gjithe edhe ju... :P

    ReplyDelete
    Replies
    1. nje ese e arrire do te thoja komplimenta bravo :P

      Delete
  4. dashuria ka fjalet e saj magjike qe lindin nga shpirti dhe nuk ka nevoje per shprehje te tipit Copy-paste sic na u servir ne essene pak me lart......... per te shkruar mbi dashurine mos ju referoni asnje materiali tjeter vec zemres tuaj ....... fjalet qe ju dikton ajo jane me origjinalet dhe me te arrirat.......

    ReplyDelete
    Replies
    1. Na trego pak nga qenka kopjuar kjo ese? :)

      Delete
  5. co nai link ku e kn kopju , e sigurohu mir para se te folesh ;)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jo pra na e sill ti nga qenka kopjuaar. Ne fakt, neve na kopjojne :/

      Delete
  6. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    ReplyDelete