Friday, March 20, 2015

Analize: Gjenerali i ushtrise se vdekur - Ismail Kadare


SHKRIM INTERPRETUES-VLERËSUES

Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është një krijim i shkëlqyer me të cilin Kadare ka befasuar lexuesit dhe kritikët. Një roman që përcjell jo vetem emocione por edhe mesazhe të forta.


Në roman takojmë njerëzit e një populli të vogël, por krenar për luftën qe kanë bërë, të cilët dinin te respektonin traditat,të respektonin mikun, të respektonin të vdekurit, qofshin ata armiq. Takojmë një general dhe një prift, të cilët kanë ardhur në Shipqëri rreth njëzet vite pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, për te nxjerrë nga toka e shkulur nga harresa dhe vdekja atë cfare ka mbetur nga krenaria e kombit të tyre. Në vepër ndeshim situata ironike, veprime komike, pjesë të dhimbshme por skena më dramatike është ajo e ballafaqimit të gjeneralit me plakën shqiptare Nicë e cila kishte vrarë e me pas kishte groposur Kolonelin Z. tek pragu i portës, pasi ai i kishte perdhunuar vajzen e cila pas këtij veprimi kisht e vrare veten, dhe rinxjerrë eshtrat e tij te futura në një thes e ia leshon gjeneralit para këmbëve. Kulmi i befasueshmerisë arrin në momentin që gjenerali lëshon ne greminë zbulimin më te madh të udhëtimit të tij në këtë vend të huaj e të egër për të, eshtrat e kolonelit, ato që duket se janë shtysa kryesore që i jepnin motivim misionit të tij e nga të cilat ai priste të mirte lavderimin që i takonte për këtë mision.



Një ushtri e shndëruar në “disa ton fosfor e kalcium”, një general që shfaqet kryelartë e zemërgurë e shndërohet në një oficer të vdekjes dhe krijon një ushtri fantazëm, nje popull fitimtarë i betejës por i gjymtuar moralisht e shpirtërisht me kujtime të ndrydhura e tmere te vecanta, janë argumentat që na servir Kadare për të shfaqur dramacitetin dhe kotësinë e një lufte. Prandaj libri meriton të vlerësohet si një thirrje e fortë për paqe.



Nga: Viola, Gjirokaster

3 comments:

  1. Me mire s'behet, seriozisht .. Bravo Viola :D

    ReplyDelete
  2. e bukur po analize e shkurter :/

    ReplyDelete
  3. E pash pas një viti , por e paparë si analizë. Brv Viola :)

    ReplyDelete