Friday, March 20, 2015

Ese historike: Rëndësia e epokës së Gjergj Kastriot Skënderbeut

 Përfshirja e një pjese të mirë të territorit shqiptar nën sundimin osman, krijoi një përshtjellim të madh në mjedisin shoqëror të kohës. Ankthi, pasiguria dhe mëdyshjet, përzier me ndjenjën e revoltës dhe të kryengritjes, ishin tiparet dalluese të një shoqërie e cila befas u gjend nën një sistem politik dhe ekonomik krejt të ri e të panjohur më parë, përballë një kulture e një feje që ndryshonin shumë nga kultura, feja dhe tradita vendase. Shprehës kryesor i frymës liridashëse të popullit të vet, u bë një pinjoll i familjes së Kastriotëve. Ky ishte Gjergj Kastrioti.

 Ndonëse u largua i vogël nga vendlindja, në thellësi të vetedijes së tij ai ruajti të gjallë dashurinë për fenë, traditën dhe tokën e të parëve. Personaliteti i fuqishëm i Skënderbeut, funksionet e tij të rëndësishmë si Kryetar i lidhjes së Lezhës dhe Komandant i Përgjithshëm i ushtrisë, aftësitë e tij të veçanta si udhëheqës në fushën politike dhe ushtarake, si dhe roli dhe kontributi i tij në luftën çlirimtare kundër-osmane, bënë që autoriteti i tij të forcohej gjithnjë e më shumë. Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të për hershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme. 

Lufta për liri kundër sundimit osman që zhvilluan shqiptarët nën udhëheqjen e Gjergj KastriotitSkënderbeut, ka një rëndësi të jashtëzakonshme si në rrafsh shqiptar, ashtu edhe ndërkombëtar. Për herë të parë shqiptarët u bashkuan në një organizëm sikundër ishte Lidhja e Lezhës, e udhëhequr nga Skëndërbeu. Ky bashkim rreth një çështjeje të tillë siç ishte liria e një populli, u bë modeli mbi të cilën u mbështetën shqiptarët sa herë që ishte fjala për nevojën e bashkimit të tyre për qëllime të mëdha në shekujt vijues. 

Rëndësia e epokës së Skënderbeut ne rrafsh ndërkombëtar qëndron në atë që lufta e shqiptarëve për liri rreth një çerek shekulli, pengoi vërshimin osman drejt Evropës Perëndimore, shpëtoi Perëndimin nga një kërcënim serioz. Kjo është arsyeja që figura e heroit shqiptar është nderuar e nderohet aq shumë në të gjithë botën e qytetëruar. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. 

Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore dhe historike që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare. Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës

Analize: Gjenerali i ushtrise se vdekur - Ismail Kadare



SHKRIM INTERPRETUES-VLERËSUES


Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është një krijim i shkëlqyer me të cilin Kadare ka befasuar lexuesit dhe kritikët. Një roman që përcjell jo vetem emocione por edhe mesazhe të forta.



Në roman takojmë njerëzit e një populli të vogël, por krenar për luftën qe kanë bërë, të cilët dinin te respektonin traditat,të respektonin mikun, të respektonin të vdekurit, qofshin ata armiq. Takojmë një general dhe një prift, të cilët kanë ardhur në Shipqëri rreth njëzet vite pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, për te nxjerrë nga toka e shkulur nga harresa dhe vdekja atë cfare ka mbetur nga krenaria e kombit të tyre. Në vepër ndeshim situata ironike, veprime komike, pjesë të dhimbshme por skena më dramatike është ajo e ballafaqimit të gjeneralit me plakën shqiptare Nicë e cila kishte vrarë e me pas kishte groposur Kolonelin Z. tek pragu i portës, pasi ai i kishte perdhunuar vajzen e cila pas këtij veprimi kisht e vrare veten, dhe rinxjerrë eshtrat e tij te futura në një thes e ia leshon gjeneralit para këmbëve. Kulmi i befasueshmerisë arrin në momentin që gjenerali lëshon ne greminë zbulimin më te madh të udhëtimit të tij në këtë vend të huaj e të egër për të, eshtrat e kolonelit, ato që duket se janë shtysa kryesore që i jepnin motivim misionit të tij e nga të cilat ai priste të mirte lavderimin që i takonte për këtë mision.



Një ushtri e shndëruar në “disa ton fosfor e kalcium”, një general që shfaqet kryelartë e zemërgurë e shndërohet në një oficer të vdekjes dhe krijon një ushtri fantazëm, nje popull fitimtarë i betejës por i gjymtuar moralisht e shpirtërisht me kujtime të ndrydhura e tmere te vecanta, janë argumentat që na servir Kadare për të shfaqur dramacitetin dhe kotësinë e një lufte. Prandaj libri meriton të vlerësohet si një thirrje e fortë për paqe.



Nga: Viola, Gjirokaster