Thursday, January 31, 2013

ESE: "Cfare me thone 100 vjet pavaresi e vendit tim"


“Çfarë më thonë 100 vjet pavarësi e vendit tim”.





Flamuri po ngrihej lart e më lart. Nën tingujt e himnit të flamurit dhe të brohorimave të qytetarëve, ai valvitej krenar mbi qytetin e Vlorës, në të njëjtën mënyrë si 100 vjet më parë. Ja, më në fund arriti në majë. Shqipëria mbushi 100 vjet shtet i pavarur. 28 Nëntori i këtij viti shënoi jo vetëm ditëlindjen e Shqipërisë, por edhe një përvjetor të rëndësishëm të shpalljes së pavarësisë. U mbush plot një shekull nga dita kur në Vlorë, u ngrit flamuri kuq e zi nga patriotët shqiptarë me në krye Ismail Qemalin. Në ditëlindjet e miqëve e të afërmve urojmë gjithnjë “U bëfsh edhe 100 vjeç!”. Por unë Shqipërisë i uroj më shumë, se 100 vjet ajo i mbushi. Uroj që vendi im të rrojë sa të jetë jeta, uroj që  Shqipëria të jetojë përjetë!
            Është një ndjenjë që i bashkon të gjithë shqiptarët, kudo që janë, pa asnje dallim. Është ndjenja kombëtare dhe dashuria për vendin e tyre. Ky 100 vjetor i bashkoi shqiptarët më shumë se kurrë. Të ardhurit nga trevat jashtë Shqipërisë si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia etj, si edhe nga vendet e Evropës ishin të shumtë. Rrugët e qyteteve kryesore, sidomos Tiranës dhe Vlorës, ishin mbushur me shqiptarë nga të gjitha krahinat. Në pamundësi për të ardhur, kishte edhe shumë emigrantë të cilët e festuan 100 vjetorin e pavarësisë në vendet ku jetojnë.
            Festimet ishin madhështore, si kurrë më parë në Shqipëri! Përgatitjet kishin filluar që para disa muajsh  për festimin e ditës së pavarësisë. Pjesëmarrja e qytetarëve ishte shumë e madhe. Sheshet e rrugët u mbushën plot dhe kudo ndihej patriotizmi dhe atdhedashuria. Koha ishte e keqe, frynte erë dhe binte shi, por kjo nuk i pengoi njerëzit të merrnin pjesë në aktivitetet e organizuara. Ata nuk dolën nga detyrimi apo për ndonjë miting politik. Dolën nga dashuria për atdheun! Nuk kisha parë ndonjëherë kaq shumë shqiptarë të mbledhur bashkë.
            Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe patriotëve shqiptarë, të cilët bën të mundur shpalljen e pavarësisë në 28 nëntor të vitit 1912. Ata sakrifikuan shumë nga jeta e tyre për vendin tonë. Shqipëria bëri një shekull e pavarur falë përpjekjeve të këtyre atdhetarëve. Për këtë arsye, gjatë festimeve të 100 vjetorit, figurat e tyre u lartësuan e u vlerësuan nëpërmjet ekspozitave e monumenteve.
            Gjatë festës së pavarësisë ra në sy një problem i madh, kombi shqiptar vazhdon të jetë i copëtuar. Shqipëtarëve të trevave jashtë Shqipërisë, iu desh të kalonin kufirin për të hyrë në Shqipëri. Vendimet e marra në konferencën e Londrës përbëjnë ende një plagë për kombin shqiptar. Shteti shqiptar mbushi 100 vjet i pavarur, por kufinjtë e tij përfshijnë vetëm një pjesë të territoreve ku jetojnë shqiptarët. Kosova është shtet më vete, në jug disa nga trevat shqiptare i përkasin Greqisë, në lindje Maqedonisë, në veri Serbisë e në veriperëndim Malit të Zi. Në vitet në vazhdim duhet të përpiqemi sa më shumë që t’i rrëzojmë këta kufinj, jo vetëm në zemrat dhe mendjet tona, por edhe në harta. Jemi një komb, një gjak ndaj duhet të kemi një shtet e një flamur. Shqipëria është e copëtuar dhe tani e në vazhdim duhen bërë përpjekje për ta bashkuar atë, të bëhemi të gjithë një shtet i vetëm.
             Pavarësia kurorëzoi një Shqipëri të lirë ndërsa 100 vjetori kurorëzoi një Shqipëri në zhvillim. Sot vendi ynë është në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Evropë. Shqipëria është antare e NATO-s dhe po bën përpjekje për tu integruar në BE. Momentalisht janë duke u plotësuar kushtet për tu bërë vend kandidat. Vendi është duke bërë përmirësime të ndjeshme në fusha të ndryshme, ekonomi, politikë, transport etj.
100 vjet pavarësi kanë ndikuar në zhvillimin dhe stabilizimin e ekonomisë dhe industrisë. Pas rënies së komunizmit, marrdhëniet me shtetet e tjera kanë rritur importet dhe eksportet. Mjaft i zhvilluar në Shqipëri është edhe turizmi. Kushtet klimatike dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë kanë ndikuar në zhvillimin e turizmit dhe tërheqjen e turistëve nga e gjithë bota. Transporti gjithashtu është zhvilluar shumë gjatë një shekulli. 100 vjet më parë, udhëtimi i Ismail Qemalit drejt Vlorës, hasi probleme për shkak të transportit, (karoca me të cilën ai udhëtonte u demtua dhe mbeti në rrugët e përbaltura nga shiu). Sot, një rrjet rrugor i standardeve evropiane lidh Shqipërinë me vendet fqinje. Më e rëndësishmja është Rruga e Kombit e cila lidh Shqipërinë ,e Kosovën, dy shtetet ku jetojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve.
             Shqipëria është zhvilluar dhe ka ecur shumë përpara, por ajo ka ende shumë rrugë për të bërë. Duhet bërë ende shumë përpjekje që Shqipëria të bëhet një vend i mirfilltë i Bashkimit Evropian. Një tjetër detyrë e rëndësishme e Shqipërisë është bashkimi kombëtar, duhen bërë përpjekje të mëdha që ky qëllim të arrihet dhe të gjithë të jemi një shtet e të kemi një flamur. 100 vjet pavarësi për mua  janë fillimi i një Shqipërie të madhe, të zhvilluar dhe me qytetarë të denjë. Edhe një herë, rrofsh moj Shqipëri përjetë!

Monday, January 28, 2013

ESE Letrare: "Ti dashuri je liri, ti dashuri je roberi"

Bazuar ne liriken e L. Poradecit



"Ti Dashuri je Liri, ti Dashuri je Roberi"

Pa dyshim qe per njeriun, ndjenja me e bukur qe mund te provoje ne jete eshte dashuria. Ajo dashuri e cila eshte nje force madhore, te ngre peshe shpirtin, te ben me te mire, nje force universale dhe misterioze njekohesisht. Per dashurine jane thurur poema, romane te tera, jane bere serenata, flijime dhe sakrifica, qe ne fillimet e njerezimit. Dashuria na vjen ne shume forma, dashuri per nje djale ose vajze, dashuri per atdheun, dashuri per prindin, per jeten apo dhe per sende ndonjehere. Mirepo sado qe kjo ndjenje me gjithe lartesine e saj na mbush me gaz dhe emocion, nuk eshte gjithmone kaq shperblyese.

Dashuria eshte bipolare, ajo nuk vjen gjithmone me gaz e lumturi, dashura ka vuajtje, ka brenga me rrjedhen e vrullshme qe sjell. 
Kur nje njeri dashuron, ai harron gjithcka te trishte dhe fluturon me mendime per vashen e bukur apo djalin e zemres. Behet njeri me i mire, dashuron dhe gjerat me te vogla qe gjen cdo dite perreth, ndihet sikur do te pushtoje boten. Padyshim qe dashuria i jep njeriut nje force sa tokesore aq edhe qiellore ne shpirt. Dhe gjithe keto gjera pozitive e bejne njeriun me te lire, te afte te beje gjithcka, me forcen dhe vullnetin e duhur per te arritur dhe me te pamunduren.
Mirepo dashuria nuk ka vetem keto ane te mira te saj, sic permendem dhe me pae, ajo eshte bipolare.
Dashuria shpesh na ben te vuajme, na roberon shpirtim me skutat e saj te erreta dhe kthetrat qe nuk te leshojne, dashuria na roberon. Ajo na roberon kur personi i cili duam nuk na e kthen ndjenjen e paster. Dhe njeriu thyhet ne shpirt, zemra i copetohet, por dashurine nuk mund ta lere dot menjane...ajo qendron aty, e palevizur dhe kokeforte. Dashuria eshte roberuese kur personi i zemres ndodhet larg, i distancuar...dhe ne ndjejme mall, nje mall akoma me roberues se refuzimi, nje mall vajtues. Sado qe perpiqemi te mbledhim copat e zemres se roberuar dhe ti ngjisim serish, ajo na e thyen serish, nuk do tja dije.
Megjithate, sado roberuese ne shpirt apo sado me jete dhe gaz te na mbushe dashuria, mund te themi qe ajo eshte nje ndjenje universale, e paperseritshme dhe mbi te gjitha e domosdoshme per njeriun. Dashuria eshte eliksiri i jetes, ajo na ben qe te bejme cmendurite me te medha. Dashuria thyen cdo barriere, ajo kerkon ne kembim vetem pak besim.

STUDIM: "Demokracia dhe Zhvillimi"

DEMOKRACIA DHE ZHVILLIMI

Indeksi

1. Hyrje
2. Vjen më parë demokracia apo zhvillimi?
3. Demokracia si kusht për zhvillimin
3.1 Përballja
4. Përmbledhje
5. Bibliografia

Hyrje
Në këtë temë do paraqes dy ide shumë të lakuara në periudhën në të cilën jetojmë. A është demokracia ajo që gjeneron zhvillim ekonomik për një vend apo ndodh e kundërta? Të diskutosh rreth tyre është bërë dicka mjaft e rëndësishme dhe është në vështrimin e mjaft autorëve si në lëmin politik si dhe të atyre në fushën ekonomike. Në një sistem botëror gjithnjë e më të globalizuar, ku kryefjala është arsimimi dhe zhvillimi teknologjik, është mjaft e rëndësishme të kuptosh se kush është lidhja që ekziston midis demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Si këto dy faktorë ndikojnë në procesin e konkurencës së kapitalit njerëzor, ekonomik dhe inovacionit teknologjik.
Me anë të kësaj pune jam përpjekur të jap një vështrim të përgjithshëm dhe modest rreth kësaj teme të gjërë.


Vjen më parë demokracia apo zhvillimi?

Argumenti se demokracia është fryt i pjekur i zhvillimit ekonomik – e njohur si teoria e modernizimit – ka qënë hedhur nga Lipset që në 1959 dhe më pas i është nënshtruar verifikimit empirik nga Barro 1999, Glaeser 2004, Dijankov 2003. 
Ideja në të cilën bazohet kjo rrymë është e dyfishtë. 
Vetëm në vendet ku shtetasit e të cilëve kanë arritur tashmë një nivel të caktuar të arsimit do të jenë në gjendje për të zgjedhur, një udhëheqës demokratik të aftë për të qeverisur. Kjo është një tezë e parashikuar nga John Deëey në fillim të shekullit të njëzetë. Ai kishte vërejtur se nivelet e larta të arsimit janë një parakusht i demokracisë sepse ndihmojnë qytetarët në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre me mjete paqësore duke përdorur negociatat dhe duke vlerësuar të drejtën e votës. 

Ideja tjetër është se vetëm në vendet ku prosperiteti ekonomik është arritur nga shumica e qytetarëve votimi universal nuk lejon që parlamenti të aprovoj politika të gabuara rishpërndarëse, të cilat mund të rrezikojnë në të ardhmen rritjen ekonomike të një vendi. Ndërsa në vendet ku përqindja e atyre që jetojnë në varfëri është e lartë, demokracia rrezikon të jetë e rrezikshme, sepse të varfrit do të votonin në masë për politika dhe programe zhvillimi (ëelfare) të cilat do t’i ndihmonin në përmisimin e kushteve të jetesës.

Kjo linjë mendimi gjen zbatim në rastet e Koresë, Tajvanit dhe të Kinës vende të cilat kanë deklaruar se mund të mbështeten vetëm në burimet kombëtare për të zhvilluar vendin. Korea e Jugut dhe Tajvani kanë patur një zhvillim të vrullshëm të bazuar në politika në favor të kapitalit fizik dhe njerëzor por që në thelb mbeten politika diktatoriale. Ndërsa rasti i Kinës është më i ndryshëm pasi Kina ka nisur një periudhë tranzicioni drejt demokracisë. Megjithatë ky tranzicion i nisur nga Deng mbetet vetëm në fazën e hapjes së tregut por qëndron larg parimeve themeltare të demokracisë. Në mënyrë të drejtpërdrejt kjo gjë varet nga niveli arsimor tëpër i ulët i Kinës. Në këtë vend dhe pse propagandohet e drejta e arsimimit dhe barazisë gjinore realiteti është krejt tjetër. Ka një disnivel të theksuar midis qyteteve dhe fshatrave. Numri i atyre që studiojnë në qytete është gjithmonë në rritje por në fshatra numri i familjeve që dërgojnë fëmijët në shkolla është tëpër i ulët. Më të diskrirminuarat janë vajzat kjo për arsye të mentalitetit vendas që e konsideron cdo shpenzim për të bijat e tyre të pavlerë. Gjithë kjo situatë krijohet si pasojë e nivelit ekonomik tepër të ulët, të ardhura për frymë të pa mjaftueshme për të përballuar arsimimin sidomos atë të lartë . 

Mendoj se i vetmi rast që konfirmon këtë tezë mbetet ai i Koresë. Deri në vitin 1946 dy Koretë ishin të ngjashme përsa i përket profilit etnik, kulturor, ekonomik dhe social . Më pas për një sërë motivesh gjeopolitike, pjesa jugore e vendit përqafoi kapitalizmin ndërsa veriu i vendit komunizmin. Për rreth tridhjetë vjet të dy vendet ishin nën diktaturë por me rezultate ekonomike thelbësisht të ndryshme. Situata ekonomike e këtyre vendeve ishte aq e ndryshme sa që Korea e Jugut në 1980 arriti të bëhej një vend demokratik me një rrogë për frymë prej 1589 dollare. Ndërsa Korea e Veriut, edhe sot e kësaj dite diktaturë, rregjistroi të ardhura për frymë prej 768 dollarë. Pabarazia midis këtyre vendeve vazhdon të jetë dhe më e madhe 

Demokracia si kusht për zhvillimin

Diametralisht e kundërt është teza e atyre që mbështesin idenë se demokracia është hapi i parë për të zhvilluar më pas vendin ekonomikisht. Rëndësia për t’i vënë kufij pushtetit ekonomik të pranuar dhe nga qeverisja e një vendi gjen shprehje në autorë si Buchanan e Tulock 1962 dhe North 1990. Kjo ide përkrahet dhe nga autorë më kontemporan si Hall dhe Jones 1999, dhe më së fundmi nga Daron Acemoglu . Këta autorë kanë publikuar një sërë kërkimesh, të bazuara në fakte empirike, të cilat mbrojnë idenë që institucionet demokratike gjenerojnë zhvillim.
Ideja e parë mbi të cilën bazohen këto kërkime është ajo që e shikon demokracinë si një mekanizëm që krijon dhe shpërndan informacion. Kjo do të thotë që të lejoj qytetarët të shprehin mendimet e tyre në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me efikasitetin e politikave dhe ndërhyrjeve që qeveritë bëjnë. Kjo gjë do ishte mjaft e favorshme dhe për politikanët të cilët do e përdornin si një feed-back.

Arsyeja e dytë pse një vend përfiton nga institucione demokratike është që këto institucione arrijnë të mbledhin kapital social, faktor thelbësor për zhvillimin e një vendi. Të arrish në këtë nivel demokracie është e nevojshme të kesh një popullsi shumë mirë të arsimuar, e cila është e aftë të ingranoj interesin publik dhe të veproj njëkohësisht me të. Mbetet detyra e një demokracie të shëndoshë të inkurajoj pjesmarrjen e popullsisë së saj në shoqërinë civile dhe debatin publik. Sipas këtyre autorëve kjo arrihet me anë të investimeve publike të vazhdueshme, që mbajnë të ndezur aparatin motivues të qytetarve . Duke bërë këtë gjë zhvillimi ekonomik i një vendi është gjithmonë në l&e uml;vizje.
Në përmbledhje të kësaj ideje mund të thuhet se demokracia shërben në pakësimin e disniveleve ekonomike e shoqërore brenda një vendi, gjë që ul dhe shkallën e pasigurisë ekonomike. Një ekonomi tregu për të funksionuar ka nevoj për siguri. Vetë nocioni i racionalitetit ekonomik bazohet tek siguria, në ekonomi një subjekt shumë i pasigurtë është i paaftë të marr vendime ekonomike pasi për të bërë këtë ka nevoj të ketë një prespektivë. Zemra e dinamikës kapitaliste është “ kreativiteti shkatërrues” sipas Schumpeter. Kjo gjë sjell dhe shumë pasiguri. Kjo është arsyeja pse realizimi i ëelfare state shikohet si një krijim që i ka lejuar sistemit ekonomik të jetë shumë konkurues gjë që në thelb sjell pasi guri. 

Në fakt vendet e Europës së Veriut që sot për sot kanë sisteme ekonomike të bazuara në një konkurencë tepër të fortë, janë dhe vendet që shpenzojnë më shumë për të përmbushur nevojat personale. Investimet në shërbime sociale krijojnë premisat për zhvillimin e institucioneve të afta për të përballuar konfliktet sociale dhe favorizojnë sipërmarrjen e lirë edhe pse është më shumë e prirur drejt riskut. Megjithatë e gjithë kjo rrit produktivitetin e përgjithshëm të sistemit.


Përballja


Cila nga tezat e lartë shpjeguara është më bindësja? Kjo është një pyetje që e ka shumë të vështirë përgjigjen. Arsyeja është që kërkimet ekonomike bazohen vetëm në studimin e realitet ekonomik vetëm të një vendi dhe e kanë të vështirë të gjejnë një emërues të përbashkët ekonomik që të bëjnë krahasime midis shteteve. Kjo gjë anashkalon ekzistencën e lidhjeve shkakësore . Për këtë arsye sic shpjegon dhe Acemoglu është e nevojshme të merren parasysh ndryshimet ndërmjet vendeve. Duke marrë parasysh këtë studiuesit janë përpjekur t’i japin përgjigje pyetjeve si: Nëse Kolumbia do pasurohej më shumë a do mund të bëhej më demokratike se SHBA?
Sipas Acemoglu është kjo metoda që duhet të ndjekin autorët e modernitetit , gjë që nuk e bëjnë. Nëse merren parasysh ndryshimet që ekzistojnë ndërmjet shteteve apo dhe brenda një shteti arrihet në konkluzionin që mund të kalohet nga demokrcia në zhvillimin ekonomik dhe jo e kundërta.
Kjo nuk do të thotë që pas 50 apo 100 vjetësh, arsimimi dhe të ardhurat për frymë të mos jenë vendimtare për demokracinë .


Historia ekonomike na mëson që një krizë e gjatë ekonomike prodhon një demokraci dhe shumë të rralla janë rastet kur një zhvillim i madh ekonomik sjell kapërcimin e diktaturës. Përballë situatave të një depresioni të tejzgjatur ekonomik është shumë e lehtë për një diktaturë të rrëzohet – sic është rasti i vendeve të Evropës Lindore ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Sipas Acemoglu në shoqëritë jo demokratike, ku pushteti politik është në duart e një partie të vetme ndodh që kontrolluesit e pushtetit ekonomik të mbajnë një nivel të ulët taksash, gjithashtu krijojnë dhe barriera në hapjen e tregut vendas drejt ekonomisë së tregut kjo për të ruajtur pushtetin e tyre të pacënuar. Në shoqëritë demokratike ndodh e kundërta: pushteti politik bën që dhe shtresat në nevojë të përfitojnë nga një sistem taksash rishpërndarëse. Gjithashtu prodhuesit ekzistues në treg nuk arrijnë të vendosin barriera që ndalojnë futjen në treg të prodhuesve potencial.
Në fazat e para të krijimit sistemet diktatoriale shënojnë nivele të larta të rritjes ekonomike kjo sepse gjenerata e parë e sipërmarrësve dhe prodhuesve nuk kanë nevojë për konkurencë e mbi të gjitha konkurencë teknologjike për të pasur një performancë të lartë ekonomike.
Por kjo gjë nuk është e vlefshme kur flitet për një kohë afat gjatë, kur ndryshimet teknologjike ecin me ritme mjaft të larta. Në raste të tilla kosto për të përballuar izolimin e tregut të brendshëm është shumë më e lartë se ajo që vjen nga liberalizimi. Të mos lejosh mekanizmin e konkurencës të funksionojë do të thotë të pregatitesh për krizë dhe për rrënim të sistemit politik. Për këtë arsye rruga e demokracisë është ajo më e sigurta për zhvillimin ekonomik në një periudhë afatgjatë.

Përmbledhje


Nëse marrim si të mirëqen faktin që demokracitë liberale respektojnë të drejtat themeltare të njeriut nuk është e pranueshme ideja e atyre që mendojnë se fillimisht duhet aktivizuar leva e zhvillimit ekonomik për të arritur tek demokracia. Kjo sepse nuk mund të sakrifikohen të drejtat e gjeneratës aktuale në mënyrë që të gëzojnë gjeneratat që do të vijnë.
Këta autorë shpalosin një mesazh mjaft të rëndësishëm sipas të cilit demokracia është një produkt mjaft delikat dhe për pasoj duhet të kujdesemi ta ruajmë atë.
Konkluzioni në të cilin arrij është i dyfishtë. Në rradhë të parë demokracia nuk mund të mbrohet vetëm nga një sistem shumë partiak por duhet të jetë e gjithë shoqëria civile ajo që duhet të marr rolin e vigjiluesit të demokracisë në vend.
Në rradhë të dytë është e nevojshme që principi i demokracisë të shtrihet dhe në sferën ekonomike. Demokracia e shtrirë vetëm në sferën politike është e prirur të mos zgjasë shumë ose të mos jap maksimumin e saj. Në këtë sens është i rëndësishëm pluraliteti i formave të sipërmarrjes së lirë, organizimi i tregjeve të kapitaleve, zhvillimi i sistemit bankar, respektimi i të drejtave të pronësisë e kështu me rradhë. Duhet të ndërhyet në të gjitha këto fusha nëse duam të kemi një demokraci të shëndoshë dhe vitale.

Biografia

• Jerome S. Bruner, Verso una teoria dell’istruzione, fq. 67-68, Armando Editore, Roma, 1999.
http://www.de.unito.it/web/member/segreteria/WP/2011/13_WP_Saccone.pdf
• Michael Alvarez, José Antonio Cheibub, Fernando Limongi, Adam Przeworski, Democracy and Development, CUP, Cambridge 2000, 
http://nd.edu/~mcoppedg/QPA/PrzEtAl.pdf
• Robert J. Barro, Determinants of Democracy, “Journal of Political Economy”, n. 107, 1999, pp.158-18
• J. Schumpeter, Capitalismo, Socialismo e Democrazia, Etas Libri, Milano, 2001.
• Daron Acemoglu, Simon Johnson, James A. Robinson, Pierre Yared, From Education to Democracy, NBER, 11-204, Mars 2005.
Robert Hall, Charles I. Jones, Why Do Some Countries Produce so much more Output per Worker than Others, Quarterly Journal of Economics, CXIV, 1999.




DERGUAR NGA: RONALD GJELI, DURRES

Thursday, January 24, 2013

Ese letrare : Libri, miku yne me i mire

Besoj se te gjitheve na ka qelluar te kemi lexuar ndonje liber aq perfshires saqe s'e kemi kuptuar as si ka kaluar koha, as qe jemi vetem ne dhome. Personazhet na duken si miq te vjeter, vuajme me to, qajme per to apo dhe lutemi per to. Nga e ka valle origjinen kjo lidhje e vecante  e njeriut me librat?  A kane librat nje force te tille sugjestionuese qe na prek ndergjegjen, apo akoma me thelle, nenndergjegjen tone? De se fundmi, a ia vlen te perfshihemi ne kete bote te trilluar ?


Sa slogane jane perdorur ne vite per te bindur njerezit te lexojne, te kuptojne bukurine e fjales, forcen e saj dhe aftesine per te ndryshuar mendimet dhe njenjat tona! Librat jane dhe thesar, dhe burg. Nuk eshte e habitshme te perfshishesh aq shume ne nje histori, sa te nxjerresh perfundime dhe parime per jeten tende. Mund te lexosh Hamletin, dhe te vendosesh qe do te kerkosh drejtesine dhe te verteten. Mund te lexosh Migjenin dhe te kerkosh te thyesh tabu!
Dhe pse pa jete, ato shpesh transmetojne shume me teper se nje bisede mes miqsh, sepse librat permbajne mendimet me te zgjuara e me te vlefshme te kohes, ato te cilat nuk i kane lene t'i marre era. Kjo i ben librat te kene nje force motivueve dhe sugjestionuese te konsiderueshme. Bota e librit eshte aq e pasur saqe ti ndiehesh gjithnje inferior, i perulur ndaj rrjedhes se tij, i paafte te nderhysh apo te ndryshosh ate c'ka libri thote, pra eshte si te kesh nje shok qe eshte gjithnje me i mire se ty, nga  cili ti meson pa krijuar komplekse te marredhenieve njerezore.

Libri permban art, dhe arti na ushqen shpirtin. Liria dhe gjendja e shkrimtarit transmetohet ne nje menyre fare te natyrshme. Ti ndiehesh i perfshire ne nje situate sa intelektuale dhe familjare. Ky mik, libri, te jep pergjigje pa i bere ti pyetje, te jep ndihme pa ia kerkuar ti, pra libri eshte i shkruar dhe i projektuar per njerezit. Vete natyra njerezore ka nevoje per nje bote te dyte, qe ta perfshije dhe ta largoje ndonjehere nga ajo realja, si te jete nje kure apo nje mekanizem i pavullnetshem mbrojtes. 

A eshte leximi nje nevoje baze jetesore? Ndoshta jo, por sigurisht qe eshte nje nevoje. Eshte nje nevoje, jo vetem sepse na pelqen te lexojme, por edhe sepse leximi na edukon, dhe ndikon ne sjelljen dhe kulturen tone. Nuk mund te jemi te pacenueshem nga kulturat qe na rrethojne, do te influencohemi nga ato edhe ne menyre te pavullnetshme Ceshtja eshte qe kjo influence te te jete pozitive dhe te na sherbeje per mire dhe kjo arrihet vetem nepermjet informimit dhe leximit , ndaj duhet te mbajme gjithnje ne liber ne cante.


                                                                                                                                    S. Shiku

Tuesday, January 15, 2013

Analizë e veprës "Sikur të isha djalë"



Romani "Sikur të isha djalë" ishte një jehonë e kësaj lëvizjeje shoqërore dhe një nga veprat ku ajo u pasqyrua më gjerë e në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Romani ka formën e një ditari, të mbajtur nga personazhi kryesor i tij, vajza e re, Dija. Nëpërmjet shënimeve të saj lexuesi njihet me jetën e përditshme të një familjeje të zakonshme qytetare shqiptare, ku ndihet edhe prapambetja e theksuar shoqërore, edhe pozita e mjeruar e gruas në familje, e cila duhet të bëjë një jetë të mbyllur brenda mureve të shtëpisë e sipas ligjeve patriarkale. Bota shpirtërore, ndjenjat dhe dëshirat e saj duhet të ndrydhen e të shuhen, ndryshe shfaqja e tyre shkakton skandal në familje dhe në shoqëri. Për sa kohë jeton në familjen e saj, duhet të vendosë për gjithçka babai, e kur të martohet, të vendosë burri. Kështu, ajo është një skllave, që duhet të lindë fëmijë të cilët do të bëhen përsëri viktimë e këtyre ligjeve të egra sunduese në shoqërinë shqiptare të viteve `30. Dija, ashtu si qindra e mijëra vajza, vuan nga këto ligje të egra, që nuk pyesin për ndjenjat, për dashurinë e për dinjitetin e saj. Por në dallim nga ato, ajo nuk do të nënshtrohet, nuk do të mbysë gjithçka që për të është e shenjtë dhe nis të kundërvihet. Kundërvënia ndaj rregullave e ligjeve patriarkale fillon që me dëshirën e saj për të vajtur në shkollë, me përpjekje për të zgjeruar kulturën nëpërmjet librave, me protestën për të mos u mbuluar me ferexhe etj. Dashuria për Shpendin, të cilin e njohu rastësisht te shoqja e saj, megjithëse duket sikur ia zbukuron e ia pasuron jetën e mjerë prej jetimeje e prej vajz e të mbuluar me ferexhe, kthehet në një tragjedi për të. Nga njëra anë dashuria e saj bëhet tepër dramatike për shkak të fanatizmit të egër, izolimit brenda mureve të shtëpisë, nga ana tjetër , mungesa e ndonjë shprese se mund të bashkohej ndonjëherë me Shpendin në kushtet kur për gjithçka duhet të vendoste i ati, i cili as që mendon se vajza mund dhe duhet të ketë ndjenjat dhe dëshirat e saj që duhen nderuar. Vendimi i tij për ta martuar Dijen me një burrë të moshuar, sepse është tregtar i pasur, e shkatërron përfundimisht jetën e saj.
Gjithnjë e hajthme, e dobët, e trishtuar, e zhytur në mendime të zymta e munduar nga pamundësia për t`u takuar me të dashurin e saj Shpendin, dhe me parandjenja se gjithçka do të përfundonte keq, e fyer vazhdimisht nga njerka e saj, e fyer nga i ati, e papërfillur dhe e përbuzur nga shoqëria, ajo sëmuret rëndë nga tuberkulozi dhe vdes, pak kohë pasi e kanë martuar me përdhunë. Edhe përpjekjet e disa njerëzve me pikëpamje përparimtare të fisit të saj, edhe përpjekjet e Shpendit për ta rrëmbyer e për të kur nga Shqipëria dështojnë. Fati i çdo vajze ishte përcaktuar; nënshtrimi dhe bindja ndaj ligjeve patriarkale, mbytja e dëshirave dhe e dashurisë, ndryshe e priste turpërimi dhe asgjësimi fizik. Por kjo kundërvënie tragjike e humbet, deri diku, forcën e saj për shkak të disa dobësive artistike të romanit siç janë p.sh. mendimet e zgjatura, arsyetimet moralizuese; që janë dhënë nga pozita sentimentale e jo realiste, të cilat shpesh zëvendësojnë veprimin konkret të personazheve me ankime, psherëtima etj. Megjithatë vepra, sidomos në kohën kur doli, e tronditi opinionin publik dhe pati një jehonë të madhe te lexuesi shqiptar, pasi heroina e tij tregohet e vendosur në luftën e vet kundër botës së vjetër, kundër normave etiko-morale të saj, pavarësisht se nuk arrin dot dhe s`kishte se si, në mënyrë individuale, të gjentë një rrugëzgjidhje për një problem aq të rëndësishëm shoqëror. "Duhet të luftojmë në daçim të rrojmë si njerëz" - shkruan ajo në ditarin e sa j. Por dihet që kundërvënia individuale ndaj shoqërisë është gjithmonë dramatike ose tragjike. Asnjë mjet, asnjë motiv që sjell autori në vepër, nuk e shpëton dot. As largimi nga vendi. Kritika ka pohuar disa herë që autori nuk arrin të sjellë një zgjidhje të drejtë me arratisjen e Dijes dhe Shpendit jashtë vendit. Po, në të vërtetë, ky nuk është një gjykim i saktë. Autori pikërisht duke sjellë dështimin e kësaj përpjekjeje, i tregon lexuesit se s`mund kurrsesi që kjo të jetë zgjidhja. Ky motiv është ndoshta nga më realistët në roman. Jo ikja nga e keqja, po përplasja e lufta me të mund të sjellin ndryshime në ligjet dhe opinionin e egër e të prapambetur shoqëror.
Dija është personazhi më i realizuar në roman, me një botë të bukur shpirtërore, me një psikologji të qartë dhe natyrë tërheqëse. Ajo i kundërvihet krejtësisht mjedisit ku u rrit dhe demaskon gjithë mënyrën e organizimit të jetës familjare e shoqërore shqiptare.
Personazhet e tjera si Shpendi, Irena, babai, njerka etj., janë më tepër skicime.
Proza e Stërmillit ka tiparet e një proze sentimentale me meditime të shumta e përshkrime të imta të vuajtjeve e të dashurisë, po edhe me shprehje moralizuese e deklarime retorike, të cilat i japin asaj ngjyra pak artificiale dhe mangësi në zbërthimin psikologjik të personazheve. Megjithatë, aty ka mjaft ndjenjë e dhembje të sinqertë, gjë që e tërheq lexuesin. Këto tipare lidhen, në radhë të parë me natyrën artistike të Stërmillit si shkrimtar sentimental. Po, duke qenë se ato ndihen edhe në disa prozatorë të tjerë të viteve `20-`30 si Postoli, Grameno, deri diku edhe te Spase etj., mund të themi se janë edhe tipare të prozës sonë ende të dobët, e cila në këtë kohë megjithëse përpiqet të trajtojë probleme shoqërore të rë ndësishme të realitetit shqiptar, mbeti sentimentale.

Thursday, January 10, 2013

ESE: Analize e nje pikture te Van Gog


Vincent Van Gogh – Luledielli


Ka shume vepra arti qe shetisin neper te gjitha galerite e botes, dhe jane bere sinonime te vete emrit te artistit apo teknikes. Pikturat e shumta te lulediellit te van Gogh jane nje nga ky shembull. Sapo dikush e sheh kete ben nje lidhje te menjehershme ne mendje ndermjet emrit te artistit dhe piktures, por gjithashtu dhe ndermjet artistit dhe influences se tij ne zhvillimin e artit nepermjet ketyre pikturave. Ne momentin qe dikush sheh keto piktura fillon dhe ve re aspekte qe duket sikur rrjedhin nga nje veper tek tjetra . Ngjyrat jane vibrante dhe shprehin emocione ne menyren me tipike te lidhura me jeten e luleve te diellit: nga ngjyra te verdha te shnderritshme qe shprehin lulezimin e plote e deri tek kafe te thata qe shprehin rrudhjen dhe vdekjen; prezantohen te gjitha fazat e endura ndermjet ketyre te kundertash polare. Ndoshja kjo teknike eshte arsyeja se pse njerezit terhiqen nga kjo picture; ndjesia e permbushjes qe ndodh nga te paret e cdo sprektri te jetes dhe avash avash e me thelle te kuptuarit se si te gjitha qeniet e gjalla jane te lidhura me njera tjetren.
Ekzistojne disa vepra te kesaj serie pikturash (secila nga to eshte lehtesisht e identifikueshme qe mban firmen e Van Gogut) neper te cikat ka vetem disa detaje te vogla qe i dallojne. Ne menyre te pergjithshme paraqitja kryesore e piktures, se bashku me pozicionimin e vete luleve te diellit mbetet e njejte. Me poshte mund te shohim zonat e vecanta te ndryshimeve neper piktura te ndryshme.



  Ne te majte mund te shohim dy piktura luledielli te nje serieme te njejtin emer; megjithate keto dy vepra kane disa ndryshime teper te vogla.
1.    Ka ndryshime ne strukturen e petaleve te disa nga luleve. Tek numri 1 mund te shohim se si  vepra e dyte eshte me e mbushur ne detajin perkates.
2.    “Syri” ne qender te lules ka ngjyra te ndryshme. Ne te paren ka me teper nje ngjyre jeshile ne te verdhe, ndersa ne te dyten te zeze te theksuar.
3.    E njejta gje ndodh dhe me piken 3, ku ngjyrat e perdorura jane te ndryshme.

Megjithese pikturat e luleve te diellit te Van Gogut jane shume te ngjashme ne shume aspekte, secila qendron vecmas sin je veper unike arti. Van Gogu filloi te pikturonte luledielli pasi u largua nga Hollanda dhe u vendos ne France ne kerkim te krijimit ten je komuniteti artistik. Pikturat e par ate series u krijuan per te dekoruar dhomen e gjumit te mikut te tij, Pol Ganguin. Shumica e tyre u pikturuan ne Arles, France rreth viteve 1888-1889.

Tuesday, January 8, 2013

ESE: Don Kishoti i Mances : Boten prapa desh ta kthente dhe me ushte ta mberthente!


Boten mbrapa desh ta kthente dhe me ushte ta mberthente!


Don Kishoti, ky kalores me pazmore idealiste qe deshiron te ktheje kohen mbrapsh, eshte bere nje figure simbol pergjate koherave. Mund te duket paradoksale : Te kthesh kohen mbrapa? A eshte e mundur? A eshte gjeja e duhur?

Keto pyetje Don Kishoti i kishte te zgjidhura ne mendjen e vet. Ai niset i vetem , i bindur, i verbuar nga vetebesimi dhe i zhytur ne boten fantastike te librave ne kerkim te te pamundures, por njekohesisht edhe endrres se tij. Nuk e dime si t’a percaktojme kete hero tragjikomik ;  te ndershem dhe te zgjuar, apo nje njeri i mberthyer nga kthetrat e cmendurise?

Kete problem rrok dhe romani i madh i Servantesit.  Spanjollet e asaj kohe jetonin ne nje rreth te mbyllur ku korrupsioni, pandershmeria dhe injoranca po mbytnin cdo mendje te lire. Don Kishoti nuk pranon te bjere pre e kesaj fryme, por merr ushten duke besuar ne natyren e tij romantike  dhe naive se me te do te ktheje kohet e vjetra, kohet e lavdishme te Spanjes dhe te kaloresve legjendare per te cilet lexonte tere diten ne libra.

Ky veprim ne pamje te pare duket sa qesharak, dhe i thelle, por duhet te pranojme dhe qe ndryshimi dhe ecja perpara e kohes nuk duhet dhe nuk mund te ndalet. Revolucioni i Don Kishotit nuk do te sillte medoemos te mira, madje eshte qesharake te duash te kthesh kohen pas. Don Kishoti eshte sa qesharak me manierizmat e tij, sa edhe i mencur. Ai njeh mire literaturen dhe historine dhe ndoshta simbolizon njerezit e mencur qe mund te bien pre e budallallekut te tyre.

Ne nje kontekst me te gjere, mesazhi lidhet me ata njerez te cilet bien ne krahet e fantazise me teper sec duhet dhe ne nje moment te caktuar realiteti I zbret me kembe ne toke, dhe e gjitha kjo eshte ne perpjestim te zhdrejte.  

A ka ende sot Don Kishote?  Sigurisht qe po ; artistet e vertete dhe bohemet kane qene dhe do te jene Don Kishote, fatkeqesisht per jeten e tyre qe shkon si nje iluzion, dhe fatmiresisht per boten qe  ende ushqen njerez japin tere jeten per pasionin e tyre dhe qe besojne tek endrrat aq shume saqe humbasin ne to.

Si perfundim mund te themi qe sado paradoksale mund te duket, sado jashte kohe apo “te cmendur” keta njerez mund te jene, botes i nevojiten Don Kishote, pasi jane ata njerez te cilet te vetem me endrrat e tyre, marrin guximin te ndryshojne boten, gje te cilen te tjeret jane te dobet dhe nuk e bejne. 

                                                                                                                                                     © Sara Shiku

Koment dhe Analize "Palimpsest"- Martin Camaj


Hyrje ne poezine e Martin Camaj



Poezia e M. Camaj mbetet nje dukuri me permasa europiane dhe kombetare njeherezi. Autori i “Nji fyell nder male”, “Kanga e verrinit”, “Djella”(novele), “Legjenda”, “Lirika mes dy motive”, “Poezi”, “Drandja”, “Rrathe”, “Shkundullima”, “Karpa”, “Poezi”, eshte shembulli mbase me elokuent i modernitetit shqiptar.
Krijimtaria e tij u zhvillua sipas gjedhesh te lira dhe modern. M.Camaj eshte shkrimtari me pragmatik ne letersine shqipe, prane L.Poradecit. Lirika europiane e shek.20 nuk na ofron nje porte ku mund te hyjme lehtesisht, pasi ajo perben nje sturkture komplekse, me plot te panjohura. Mbit e gjitha flitet per sundim te enigmes dhe erresires.
Vecori te poezise se Camajt
Poezia e Camajt ka preokupim shprehjen e vetvetes, kapjen e nje ndijimi, kujtimi.
A-     Poezia e Camajt dallohet per shkrirje traditash poetike, qofshin te kaluara apo te reja, modern.
Nga tradita shqiptare e te kaluares dallojme:
1-      Reflekse te De Rades- ne drejtim te sintetizmit dhe vizionit universal mbi jeten;
2-      Reflekse nga Mjeda – ne drejtim te teknikes se vargezimit virtuoz e klasik;
3-      Mbeshtetje ne folklore, sidomos ne ate te trevave veriore;
4-      Mbeshtetje dhe shfrytezim i i mitologjise shqiptare;
Nga tradita modern dallojme:
1-      Camaj eshte ndikuar fort nga hermetizmi (Ungareti) dhe me pas gjejme shfaqje te theksuara te simbolizmit e te strukturalizmit (ne gjuhe).

B-      Poezia e Camajt nuk dallohet per mesazhe te drejtperdrejta, port e nenkuptuara, parabolike, qe arrihen perms asociacionesh te njepasnjeshme.
C-      Poezia e Camajt perjetohet e interpretohet sin je tekst i hapur qe lejon nje numer te pafund leximesh.
D-     Vitet e fundit poezia e Camajt u be shume abstaguese, ku kuptimesite qarkullojne te mbishtresuara, so nje lloj palimpsesti poetic; duke punuar fort me gjuhen, ai arriti te mbishtresoje shumekuptimesi tekstore.
E-      Camajn e terheq thelbi i dukurive, pra shfaqja e gjithkoheshme e tyre; ajo universalja. Kjo ka cuar ne mbivendosje te detajeve, figurave, e imazheve te epokave te ndryshme. Nuk i interesojne angazhimet e drejtperdrejta historike apo shoqerore.
F-      Tek Camaj shfaqet dukuria e arkaizmit estetik, dmth vjeterimi i kohes, shtimi i distances se poetit me ngjarjen e rrefyer.
G-     Prirja hermetike-moderne e beri poezine e Camajt mjaft eliptike (qe dmth te kete pak fjale por shume nenkuptime) me kapercime te befa imazhesh e idesh, i dha trajten e nje kolazhi poetic.
H-     Poezia e Camajt eshte mjaft e kursyer, maksimalisht estetike, shpesh deri ne kufijte e aforizmave poetike
I-        Poezia e Camaj ka fjalor poetic teper te perzgjedhur. Cdo fjale ka vend te pandryshueshem. Vargu pergjithesisht eshte i lire, ka ritem e muzikalitet te brendshem qe krijohet nga:
-          Asonancat (thyerja e vargjeve, shpesh asimetrike, cezura te papritura), sidomos nga stili i nje rrefimi te qete e te distancuar.
J-       Poezia e Camaj eshte shkruar ne variantin e gegerishtes letrare. Nga faza e dyte deri ne fund, poezia e Camaj qe meditative, me disa rrafshe emocionale e kuptimore, me shume kumte poetike brenda teksteve pergjithesisht te shkurter.
Ne te gjitha poezite e mi aka principe metrike (te fshehta) qe nuk e prishin ritmin e rradhitjen e gjuhes” do te shpjegohej Camaj per poezine e tij. Por, do te shtonim qe poeti ruan ritmin e radhitjen e natyrshme te gjuhes, por jot e botes.
Te gjitha poemat e M. Camaj kane si karakteristike fragmentaren, Ne menyre me te qarte kjo gje manifestohet ne poemat e shkurtra. Poezia “Gjarpijt e zez” ndertohet me disa efekte te qarta grafike bardhe e zi, por qe mund te sugjerojne dhe me shume ngjyra. Ne projektin poetic te Camajt hidhet drite verbuese: e jeta e tyne asht e bardhe,/e bardhe nen diell,/ e jeta e bardhe e bardhe,/ nen diell e bardhe, e bardhe. Vetem ne pese vargje mbiemri “i bardhe” perdoret 7 here, emri “diell” dy here- insistimi i poetit eshte sugjestiv, gjuha nuk eshte me komunikim porn je gjenerator gjendjeje, posacerisht drite, e ngjashme me pikturen moderne.

Friday, January 4, 2013

Projekt ne anglisht mbi Ekoturizmin

->Our Goal:
-To contribute as much to the development of rural and mountainous areas, but always in respect to nature.
-To discover natural places protected but at the same time give you accommodate welcoming and comfortable home.


->Definition of key terms


Tourism
Tourism is the act of persons travelling to and staying in places outside their usual environment for some time for leisure, business or any other purpose.
Tourist
A tourist is a person who travels for recreation, holiday, business, religion, sport, family reasons, professional or intellectual pursuits, staying at least 24hrs but not more than one year.
Sustainable tourism
The development of a region’s tourism industry in such a way as to not damage or deplete the resources and attractions that make the region attractive to tourists.
Ecotourism
Ecotourism (also known as ecological tourism) is responsible travel to fragile, pristine,and usually protected areas that strives to be low impact and (often) small scale. It can also be referred to as Green Tourism.
Green Tourism
Responsible travel to natural areas which conserve the environment and improve the welfare of the local people.


TOPIC:ECO TOURISM

AIM:  THIS PROJECT AIMS AT ENABLING STUDENTS ANALYZE THE CONCEPT OF ECO TOURISM,PROMATE SUSTAINABLE USE OF NATURAL ENVIROMENT,AND BUILD ON THEIR INTERS IN BECOMING BETTER INFORMED TO MANAGE ECO TOURISEM SITES EFFECTI-EFFECT ON THE INFRASTURCTURE.

Ecotourism is often misunderstood for sustainable tourism, cultural tourism or responsible tourism. So what does it mean?

 Is the environment being cared for? Is there genuine effort to help the local economies?Are resources being left intact for future generations? Is the local culture being honored,valued, and not just photographed?

These questions will cut through the semantics and allow one to judge if Ecotourism is being practiced at a certain area.


Recycle, keep the world clean
Conclusions and Recommendations

Summary
Through this research, we learnt quite a lot about Green Tourism, Ecotourism and caring for the environment. We also came to know that the majority of the people around us do not keep the environment in their minds while carrying on with their daily lives.
This has had an outstanding effect on tourism.
We see Ecotourism as a major tourist attraction in the next 10
years, but why wait that long?
We found out that the few who practise Ecotourism do not have the confidence to rely on it alone to attract foreign or even local tourists. Regardless of lack of knowledge of green tourism by the public, we still come to the conclusion that GREEN TOURISM IS A FACT!

Recommendations
We would like to recommend that the appropriate Ministries educate Albanians on Ecotourism and its benefits to individuals and to the environment. We would also like to recommend it to improve infrastructure in all areas especially those leading to tourist attractions such as roads which have a great influence on the opinions tourists retain of a site.The laws against poaching, illegal logging and fishing should be enforced. More funds should be directed to the protection of our nature reservoirs. This way we can both care for our environment and increase Green Tourism.We have reason to believe that if these recommendations are considered, Ecotourism would have a positive effect on the tourism industry of Albania.

Ecotourism is a form of tourism involving visiting fragile, pristine, and relatively undisturbed natural areas, intended as a low-impact and often small scale alternative to standard commercial (mass) tourism. Its purpose may be to educate the traveller, to directly benefit the economic development and political empowerment of local communities, or to foster respect for different cultures and for human rights. Since the 1980s ecotourism has been considered a critical endeavour by environmentalists, so that future generations may experience destinations relatively untouched by human intervention. Generally, ecotourism focuses on socially responsible travel, personal growth, and environmental sustainability. Ecotourism typically involves travel to destinations where flora,fauna, and cultural heritage are the primary attractions. Ecotourism is intended to offer tourists insight into the impact of human beings on the environment, and to foster a greater appreciation of our natural habitats.
Responsible ecotourism includes programs that minimize the negative aspects of conventional tourism on the environment and enhance the cultural integrity of local people. Therefore, in addition to evaluating environmental and cultural factors, an integral part of ecotourism is the promotion of recycling, energy efficiency, water conservation, and creation of economic opportunities for local communities.

There are many different benefits that can be derived from Ecotourism if it is used as a tool by local communities rather than large outside interests. 
1. It is a promising means of advancing social, economic and environmental objectives in developing countries.
2. It offers countries new opportunities for small enterprise investments and
employment.
3. It increases national stake in protecting their biological resources.
4. It earns the country foreign exchange which may be used in improving other sectors or handling other challenges being faced by the country such as poverty.
5. It creates job opportunities for the individuals situated in the lower strata of the society. This way their living standards are improved.
6. It benefits the surrounding community and cares for the environment, reducing
negative effects such as global warming.


Derguar nga: Anxhela Tirane