Friday, May 24, 2013

"Hamleti" Subjekt, koment dhe analize (Shekspir)


Tragjedi Shekspiriane
Shqiptari Aleksander Moisi ne rolin e Hamletit (Respekte!) :P

Subjekti :
Fantazma a mbretit te vrare te  Danimakres shfaqet ne Elsinore, dhe shihet fillimisht nga Horatio dhe nje sherbetor.Horatio I thote birit te mbretit te vdekur, Hamleitit, I cili vendos te takoje fantazmen.Nga ajo , ai kupton se I  ati eshte vrare nga xhaxhai I tij, Klaudius me helm ne vesh.Xhaxhai I tij I kishte zene fronin dhe kishte marre nenen Gertrude per grua.
Hamleti tronditet dhe  per te zbuluar te verteten, nis te shtiret si I cmendur.Ofelia, e dashura e tij bashkepunon me te atin, Polonin dhe mbreterit per te zbuluar te verteten e Hamletit.Duket sikur Hamlet eshte vertete I marre, dhe ai bashkohet me trupen e teatrit per te  vene ne skene nje tragjedi ku perhskruhet menyra si Klaudi vrau mbretin.Klaudi nuk e perballoi sot dhe u largua nga shfaqja, duke e siguruar keshtu Hamletin per fajsine e tij.
Ndersa hyri ne dhomen  e nenes, ai vret Polonin I cili ishte fshehur ne dollap.Pas kesaj Ofelia cmendet, dhe Laerti vellai I saj kthehet nga Franca.Klaudi  shtyn Laertin kunder Hamletit, dhe vendos qe gjate nje dyluftimi rutine, te helmoje shpaten e Laertit, nderkohe qe Hamleti ishte debuar per ne Anlgi, por u kthye prape prej sulmeve pirate.Ai u kthye gjate funeralit te Ofelise e cila vdiq e mbytur ne lume.
Me pas, Klaudi e merr ne gosti ku kishte vere te helmuar, per Hamletin.Gertruda e pi gabimisht dhe vdes, Laerti plagos Hamletin me shpaten e helmuar, dhe me pas veten.Hamleti detyron Klaudin te pije veren e helmuar dhe vdesin te gjithe.Kur vijne norvegjezet per t dhene lajme te luftes, I gjejne te gjithe te vdekur.Ka mbijetuar Horatio miku I Hamletit I cili tregon historine e Hamletit.
Personazhet :
Hamleti : karakter kompleks.Intelektual, akademik, I sjellshem.
I lekundur, misterioz, I pasigurte , enigmatic , I rrembyer, melankolik.Ai ka dy karakteristika : gjakftohtesine ne kohe rreziku dhe shpejtesine rrufe ne veprim.Tragjizmi I tij qendron ne faktin qe  planet e medha shpirterore te tij , perballe fatalitetit te vdekjes humbasin kutimin e tyre.Dilemat e tij jane te shumta por permendim ate qe c’ka eshte jeta ? detyre apo e drejte e njeriut?A duhet vendosur puna dhe misioni para dashurise?  - fati ironic. Hamleti eshte nje hero I vetmuar  ku kompromisi me kriminelin dhe hiprokizia e jetes nuk I lene vend per te jetuar sic ai do.Hamleti nuk deshiron te vrase mbretin per ti marre fronin, por ai ka ideale humaniste.Ai  brengoset per lumturine e pergjithshme dhe do ta ndreqe ate “ kjo bote u shtur” ..

Klaudi : personazhi antagonist, tiran, egoist, I lig, burracak.
Fjalet e tij hipnotizojne por dhe helmojne veshet, njelloj si krimi I tij.

Gertruda : sharmante, karakter I pasur por shpesh keto duken si cilesite e saj te vetme, pasi nuk ka mendime te kthejjta ne situate kritike.

Fabula : Melankolia e Hamletit, hakmarrja per vdekjen e mbretit Hamlet,kurthe dhe dredhi.
Nenfabula : Dashuria e Ofelise dhe Hamletit, Laerti ne France, cmenduria e Ofelise.

Temat : Hakmarrja, cmenduria, lakmia, udheheqesi ideal, spiunimi dhe fuqia e artit jane vetem disa prej temave qe trajtohen ne kete tragjedi kaq te gjere.Tema te tjera jane :

Pamundesia e te qenurit I sigurte. – vete tragjedia me shume na shtron pyetje sesa na jap ergjigje.Pyetjet  shtrohen qe ne rrafshin fantazmagorik dhe abstract “ A duhet besuar fantazma, apo eshte nje krijim I se keqes? “ , ne rrafshin tokesor “ Si mund te veprojme kur kemi te bejme me nje krim pa deshmitare? “ , ate psiklogjik “ Si mund te kuptojme shpirtin e nje njeriu dhe te vertetat e tij vetem duke pare reagimet apo gjestet? “ etj.

Kompleksiteti I aksioneve  - Hamleti mendon shume per veprimet e tij, jo vetem persa I perket siguire, por dhe gjendjed emocionale, shpirterore etj.Ndryshe nga ai persnazhet e tjere veprojne pa u menduar gjate, por mesa duket , veprimet e pamenduara mire cojne ne demin e vete personazhit.Kujtojme ketu Klaudin me helmin dhe Laertin ne dyluftim.

Misteri I vdekjes : Hamleti obsesionohet me vdekjes.Ai e shef ate edhe ne aspektin shpirteror ( fantazma e tea tit), edhe fizik (kafka e Jericos).Ai gjithashtu e sheh vdekjen si nje mundesi per te shpetuar nga jeta  torturuese dhe dilemat e tij, por misteri pertej vdekjes eshte ai cka e mban njeriun ende ne jete.

Shteti si nje trup I semure : mund te themi keshtu, sepse mesa duket,mireqenia e  Danimarkes varet nga familja mbreterore.Para se te vinte Klaudi, Danimarka nen nje qeverisje te mire ishte e qete, ndersa tashme ajo eshte kthyer  ne nje trup te infektuar nga korruptimi I Klaudit dhe Gertrudes.Ne fund kemi tone optimiste per fatin e Danimarkes.

Mesazhet :

Ide te thella humaniste,  ngrihet kulti I njeriut me virtyte  qe ngadhejen ne luften kunder se keqejes dhe bjerrjes qe jane rrenjet e nje shoqerie ne mjerim. Thirrja qe I ben Hamletit nenes se tij  eshte universal ne dhimbjen qe percon; aty ku ka shprese virtyti mund te lulezoje dhe njeriu mund te gjeje fuqine Brenda vetes qe te permiresoje jeten e tij dhe cilesite e tij te brendshme “ Jeto me gjysmen me te paster”

Motivet :

1.Incesti (Klaudio- Gertrude, Laerti – Ofelia, Hamlet- Gertrude)
2.Urrejtje ndaj femres  (Lidhja mes seksualitetit femeror dhe bjerrjes )
3.Veshet dhe degjimi ( fjalet perdoren si per te komunikuar,ashtu dhe per te shtremberuar realitetin)

Simbolet :

Kafka e Jericos.

Procesi fizik I vdekjes dhe dekompozimit e habit Hamletin.Ai kujton seJeriko ishte  gaztori I babait te tij, dhe tani ishte ngrene nga krimbat dhe I kishte mbetur vec kafka.Ky fat do t’I perfhije te tere, madje dhe vete mbretin.Mbreti do te jete dhe vete nje dite ushqim per krimbat qe do te perdoren per te peshkuar, e peshqiit ushqim per njerezit.Ne kete menyre, Shekspiri jep ne menyre artistike rrjedhen e jetes per te gjithe njerezit njesoj)

Kjo tragjedi eshte shkruar me varg te bardhe.Shekspiri perdor pesekembeshin jambik per te krijuar ndjesite tingelluese sepse ky varg ka aftesine e krijimit ten je ritmi qe rrit ndjesite emocionale.Ky varg dallohet nga perdorimi I nje zakonereje te patheksuar dhe nje zanoreje te theksuar prapa saj.

Gjetjet artistike :

1.Tensioni I trefishte – vrasja e mbretit, cnderimi I nenes, krimi ndaj babait
2.Fantazma – ne mungese te deshmitareve te gjalle krijon piken e lidhjes
3.Drama Brenda drames
4.Marrezia e shtirur.

Ligjerimet poetike :

1. lirika e dashurise Hamlet- Ofeli
2.poezia elegjiake – cmenduria e ofelise
3.Komike- komedianet dhe gazmoret
4.misteri – fantazma
5. monologue shperthyes
6. poezia e larte tragjike.


http://www.youtube.com/watch?v=CnqOMWuc218  Zeri i mrekullueshem i Alenksander Moisi-ut :'(

© Sara Shiku

Wednesday, May 22, 2013

Ese letrare: Gjeometria e tiranise.


Izolimi eshte ajo cka e perforcon me teper tiranine e ushtruar nga njerzit e ‘’medhenj’’ kundrejt atyre me ‘’te vegjelve’’ nepermjet dhunes e presionit psikologjik.


Edhe pse evolimi e persosshmeria e jetes njerezore mund te themi se ka arritur kulmin, dhuna ekziston ende si nje fenomen teper shqetesues per shoqerine. Duke e pare ne nje hap kohor me te larget mund te themi se dhuna ka lindur me njerezimin, duke arritur kulmin me skllaverine e diktaturat. Pra lufta per ekzistence ishte ajo qe bente diferencimet. Ashtu sic thote edhe ligji i natyres pas cdo perballjeje ai qe fiton eshte gjithmon me i fuqishmi e me i forti, ndersa me i dopti eshte i destinuar te pranoje fatin e tij e te nenshtrohet ose te vdese.

 Ne kohen e diktatures tirania ka arritur te fitoje me teper hapesire, pra nje udheheqes mbi te gjithe e nje popull i nenshtruar i cili I bindet urdherave e deshirave te tiranit. Ne nje vend te izoluar i cili ka shkeputur cdo lidhje me fqinjet e i sheh ata sin je rrezik kombetar edhe presjoni psikologjik sa vjen e rritetduke e pare tiranin jo sit e tille, por si hero duke e ngritur ‘’madheshtine’’ e tij ne pied estal e duke e bere ate te pavdekshem duke hyre thelle ne psikologjine e nje populli te tere. 
Te nenshtrosh nje popull me ane te dhunes e ta besh ate te te adhuroje njekohesisht eshte vertet e cuditshme, por ky eshte dhe celsi i tiranise nje individ mbi te gjithe ne nje vend te izoluar e larg syve te te tjerve, I cili shihet si e vetmja shprese per te gjithe kjo eshte ajo cka arrin diktatura e tirania.

Wednesday, May 1, 2013

"Mbreti Lir" subjekti, koment dhe analize (Shekspir)


Tragjedi Shekspiriane mbeshtetur ne gojedhene te kelteve.



Subjekti :
Mbreti Lir eshte mbreti I Anglise. Ai vendos te lere fronin e tij dhe t’a ndaje mes tre vajzave te tij, Gonerilit, Reganit dhe Kordelias. Ai I vendos ato para nje prove ku do te shihte se cila nga vajzat do ta donte me shume. Dy vajzat e medha  nisin ta manipulojne me fjale, ndersa Kordelja, vajza e vogel thote se ajo e do babain e saj ashtu sic do femije. Prandaj ai nuk I jep asaj nga tokat e veta, por e mallkon  dhe  e debon ate nga shtepia. Nderkohe  Kordelja shkon ne France pasi mbreti I Frances ishte ne dashuri me te. Me pas  Liri e kupton se c’gabim te rende kishte bere pasi dy vajzat e debojne nga shtepia dhe e lene ne shi.
Nderkohe  Konti I Glosterit  ka gjithashtu probleme familjare. Djali I tij I madh, Edmundi, eshte I adaptuar . Ai nuk e pranon dot kete dhe thur nje intrigue sikur djali tjeter , Edgari do te vrase babane e tyre. Ndaj Glosteri e debon Edgarin dhe mban prane vetes Edmundin. Kur Glosteri merr vesh qe Lirin e kane braktisur te bijat, e ndihmon ate. Regan dhe I shoqi I saj ,  e masakrojne per kete, dhe ai perfundon serisht tek Edgari, ku shkoi dhe Liri.
Nje ushtri franceze niset kundra Anlgise, e kryesuar nga Kordelja. Edmundi lidhet me dy motrat, dhe Albani, I shoqi I Gonerilit eshte shume I shqetesuar rreth ceshtjes se Lirit, dhe per pasoje ate e vrasin. Nderkohe ushtria e Kordelias mundet dhe ajo dhe I ati mbahen peng. Nga ana tjeter ushtria angleze e Edmundit dhe motrave thyhet nga ajo e Edgarit. Glosteri tenton te vrase veten, Edgari vret Edmundin, Gonerili vret motren e saj per shkak te xhelozise ndaj Edmundit dhe me pas kryen vetevrasje , Glosteri vdes, Kordelja ekzekutohet dhe Liri vdes I thyer n zemer me trupin e saj nder duar.
Personazhet:
Mbreti Lir -  ka nje karakter te dyfishte e kontradiktor ku spikasin: despotizmi mizor me humanizmin e thelle, mendja cinike me ate plot kureshtje, dyshimi me pastertine shpirterore. Ai eshte nje karakter qe eshte formuar nen ndikimin e raporteve te caktuara shoqerore. Edhe ne moshe te madhe, mbreti ka nje krenari te tepruar, e vetem me dinakeri mund t’ia fitosh zemren. Kjo ka ndikuar keq e ne edukimin e vajzave , dhe vete Shekspiri thote keshtu. Edhe ato jane impulsive e I binden mbretit sa per sy e faqe, dhe kur u cenohet interesi  bejne veprime ekstreme. Mbreti Lir vetem kur mbetet jashte kupton te verteten. Ai peson nje goditje te tmerrshme, saqe cmendet. Gjate zhvillimit te ngjarjeve ndryshon dhe mendimi I lexuesit per mbretin. Ne fillim mbreti duket sikur I intereson me shume aparenca se  e verteta. Kordelja eshte vazja e tij e preferuar ne fillim, dhe ai ndoshta e di qe ajo e do me shume, por nuk mund ta pranoje pergjigjen e saj indiferente. Me vone ai meson nga gabimet e tij.
Kordelja – Karakteristikat e saj jane bukuria fizike e shpirterore, ndershmeria, perkujdesja, dashuria etj. Ajo kontraston me karakteret e dy motrave. Ajo eshte personifikimi I virtytit, dhe nga ana tjeter nje viktime e pafajshme e padrejtesive te botes.
Edmundi – eshte antagonisti I tragjedi. MEgjithate karakteri I tij eshte kompleks, pasi ai nuk vepron vetem per interesa te tipit dedhira per pushtet, ambicja per sa me shume, por sepse nuk mund te lejoje qe shoqeria ta shohe si nje bastard, sic e cilesoi dhe vete babi I tij. Ai eshte shume I ftohte, porsi dhe shoqeria  ka trajtuar ate, dhe vetem ne fund te tragjedise shfaq nje shenje dobesie, kur sheh qe Gonerili dhe Regani kishin vdekur per te.
Regan dhe Gonerili- jane personazhe negative. Ne fillim ato duken te zgjuara, aq te zgjuara sa t’ia hedhin babait te tyre. Me pas ato tregohen te pashpirta dhe shume ambicioze, te pangopura. Nuk kane meshire as kur perzene babain e tyre dhe as kur verbojne Glosterin. Ne fund ato duan te kenaqen me Edmundin, por e keqja I kthehet mrapsht duke I vrare ato te dyja nga duart e njera tjetres.
Temat :
Drejtesia  
Autoriteti kunder kaosit – Liri s’eshte vetem nje baba, por edhe nje mbret. Ai ia le trashegim fronin e tij vajzave, por nga ana tjeter kjo qeverisje I sjell kaos Anglise.
Pajtimi – Edhe pse Liri e deboi Kordelia, ajo vazhdoi ta doje babain e saj dhe madje ta mbroje ate. Edhe Liri I cili u tregua aq I ashper me te, u lidh me shume se me cdo njeri tjeter.
Motivet :
Cmenduria -  Nga vuajtet  dhe tronditjet e medha, Liri cmendet dhe kjo cmenduri e shoqeron tere tragjedine.Personazhit te tij tragjik I bashkangjitet dhe persnazhi komik I Lolos. Nen pamjen e tij qesharake fshihet nje dituri e urtesi dhe nje zemer e madhe. Ai misheron urtesine popullore dhe e sheh jeten me sy te mprehte dhe e di te verteten.
Tradhetia – fillimisht mes femijeve dhe babait, dhe vellait me villain. Ne marredhenien e Kordelias dhe te atit forcohet ideja qe zemra e tradhetise eshte  mospasja e  nje gjykimi te drejte.
Simbolet
Shiu dhe shtrengata e madhe - simbol I krimit me te tmerrshem : uzurpimi I pushtetit dhe mosmirenjohja ndaj prindit. Ky krim I dyfishte ka prishur gjithe ekuilibrat natyrore mbi te cilet ngrihet jeta shoqerore dhe ajo individuale. Gjendja shpirterore e mbretit te shperfillur jepet pikerisht me kete shtrangate. Ajo mund te jete gjithashtu simbol I natyres qe I ben thirrje mbretit te shohe te vertetat, simbolizon drejtesine hyjonore qe eshte e thyer nga veprimet e njerezve, por edhe gjendjen ne te cilen Liri po le vendin e tij.
Verbimi -  verbimi fizik I Glosterit eshte gjithashtu metaforik. Si ai si Liri kane te dy femije te ndershem dhe te pandershem , dhe ata jane te verbuar per sa kohe nuk shohin te verteten, por mbajne anen e te keqinjve. Ato jane te verbuar nga fjalet, dhe nuk mund ta shohin te verteten .
Mesazhet :
Ajo percjell ide humaniste. Liri nis te ndieje dhimbje per te varfrit dhe urrerjte e zemerim te thelle kunder krimineleve, hipokrizive dhe sistemit shoqeror. Fataliteti I pashmangshem e heronjve  lidhet me denimin e tyre per te ikur nga bota e se keqes qe u solli aq shume vuajtje sa qene gjalle. Kjo tragjedi eshte kunder erresires se despotizmit te kishte pushtuar Europen ne Rilindjk, dhe kjo shfaqet me kundershtimin e hapur ndaj mbretit te Kordelias dhe Kentit. Ne fund ka shprese dhe kjo jepet me fjalet “Ju miq te dashur, te dy tok sundoni, Dhe rregullojeni shtetin e percare.”

                                                                                                                                              © Sara Shiku